Views
7 years ago

Infocom Albania Magazine 08/2016

  • Text
  • Magazine
  • Subscriptions
  • Mobile
  • Mund
  • Celulare
  • Cilat
  • Vodafone
  • Smartphone
  • Tyre
  • Edhe
  • Deri
  • Infocom

TEKNOLOGJI Bateritë,

TEKNOLOGJI Bateritë, zhvillimi ka vonuar! Dy dekada më parë, shtëpitë kishin mjaftueshëm priza për të mbështetur të gjitha nevojat e anëtareve të tyre. Ndërsa sot, ndodh krejt e kundërta. Mjafton t’i hidhni një sy prizave përpara se të flini gjumë dhe do të shihni që janë të mbingarkuara duke furnizuar me energji pajisje të ndryshme. Për shembull, nëse familja juaj përbëhet nga 4 anëtarë (2 fëmijë mbi 12 – 13 vjeç), automatikisht lind nevoja për të patur secili nga 1 smartphone dhe 1 tabletë, pra nevojiten 8 priza që këto pajisje të karikohen. Madje, nëse ju apo fëmija juaj një smartwatch atëherë, totalit të prizave duhet t’i shtoni edhe disa të tjera. Keni menduar ndonjëherë përse ndodhin të gjitha këto? Thjesht sepse sa më shumë besim keni tek fuqia përpunuese e superkompjuterit që mbani në xhepin tuaj, po aq pasiguri keni tek autonomia e tij. Dikush mund të thotë që problemi nuk është edhe aq i madh, pasi kudo që të ndodhemi mund të gjendet një prizë afër ose një karikues universal për të karikuar pajisjen tone sapo të shfaqet mesazhi “bateri e ulët”. Por shpesh dëgjojmë njoftime për zbulimet e reja që sjellin shpresë për përdoruesit. Dëgjojmë për eksperimente që hapin rrugët duke rritur densitetin fuqisë ruajtëse, që rezistojnë më shumë se 1000 cikle karikimi/shkarkimit dhe janë tepër të holla. A janë reale këto të dhëna? Po - por jo në një bateri të vetme. Teksa një lloj baterie mund të projektohet për densitet të lartë, madhësi të vogël dhe jetëgjatësi të madhe, ngarkesa termike për shkak të dendësisë, së shpejti do të shkatërrojnë përbërjen e tyre. Një tjetër bateri mund të ndërtohet për të patur jetëgjatësi, por përmasat e saj domosdoshmërisht do të jenë edhe ato të mëdha. Një bateri e tretë mund të ofrojë 36

një kombinim të kënaqshëm të karakteristikave të dëshirueshme, por kostoja do të jetë e ndaluar për përdorim komercial. Prodhuesit e baterive janë të vetëdijshëm për nevojat e konsumatorëve dhe ofrojnë produkte që i përshtaten më mirë aplikimeve specifike. Industria e telefonisë celulare është një shembull i përshtatjes së zgjuar. Fokusi vendoset tek madhësia e vogël, dendësi e lartë e energjisë dhe çmim i ulët, ndërsa jetëgjatësia është prioriteti më i ulët. Por gjërat po bëhen gjithnjë dhe më të komplikuara, kur koncepti i Internetit of Things gradualisht të hyjë në jetën tonë dhe së shpejti trupin tonë. Të gjitha këto “gjëra” kërkojnë energji, e cila shpesh herë nuk është aspak e lehtë për t’u zëvendësuar. Dhe këtu shfaqet problemi më i madh. Kur wearables nga life style gadgets bëhen health implants dhe mbeten pa energji, nuk përbejnë më një zgjidhje. Dhe nëse mendoni se po flasim hipotetikisht, sa vallë duhet duhet të mbajë bateria e një stimuluesi kardiak dhe për sa kohë ka të drejtë mbajtësi i saj të "harrojë" pa e ndryshuar? Por përveç shëndetit, ka shumë përbërës të "zgjuar" të realitetit të ardhshëm të cilat kanë nevojë për pavarësi nga kabllot. Pajisje të telemetrisë, sensorë, matës inteligjent dhe më shumë të tjerë, duhet të punojnë gjithandej, pa patur nevojë të kenë afër çdo lloj burimi energjetik. Këtu pra, hyjnë bateritë të cilat “refuzojnë” të ndjekin ligjin e zhvillimit të elektronikës, duke mbajtur ende "lidhur" pajisjet "portative" tek prizat elektrike dhe në çdo lloje “power bank-u”. Këto të fundit mund të evitojnë prizat por janë "të padurueshëm" sa i përket peshës. Edhe me teknologjitë më të përparuara që prej vitesh gjenden në linjën e prodhimit vërejmë se raporti peshë - kapacitet mbetet në nivel 1 me 1, ndërsa të gjitha ato teknologjitë premtuese që janë prezantuar deri më tani, janë ende në fazën e hulumtimit, d.m.th larg nga prodhimi dhe përdorimi komercial. Kur ( “kur” dhe “nëse”) të arrijnë në fazën e zbatimit, do të ngrihet natyrisht çështja e kostos dhe nuk do të jenë aspak e çuditshme nëse do të shohim që kostot e pajisjes do të tejkalojë kostot e prodhimit të vetë pajisjes. Ky vlerësim nuk është i tepruar, duke pasur parasysh se që nga viti 1990 kostoja e përpunimit të fuqisë ka rënë mijë herë, kostoja e kapacitetit për miliamper është përgjysmuar . 37

© 2016 by INFOCOM MAGAZINE