20.02.2013 Views

Udhëzime didaktike UNE DHE TE TJERET 1 - Ministria e Arsimit

Udhëzime didaktike UNE DHE TE TJERET 1 - Ministria e Arsimit

Udhëzime didaktike UNE DHE TE TJERET 1 - Ministria e Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVES

U N Ë D H E T Ë T J E R Ë T

(Udhëzime të përgjithshme )

DORACAK PËR MËSUESEN/IN

1

PRISHTINE, 2010

MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS

TEKSTE MËSIMORE PËR SHKOLLËN SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË

DIASPORË

Autorë/e:

Besa Lezha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, Muhamet Rahmeti, Nexhat Maloku, Nexhmije

Mehmetaj-Thaqi, Rifat Hamiti, Rizah Sheqiri, Shefkije Islamaj, Xhevat Syla.

Hartuese e këtij doracaku:

Nexhat Maloku

Koordinatorë:

Arif Demolli, Basil Schader, Nuhi Gashi

Projekti është mbështetur nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut (Instituti IPE -

Internacional Project in Education) dhe Fondi i Llotarisë i Cyrihut (Lotteriefonds des

Kantons Zürich) në Zvicër.

2

FLETORJA TEMATIKE “UNË DHE TË TJERËT”

Doracaku për mësuesen/mësuesin

Fletorja tematike „Unë dhe të tjerët” është punuar në bazë të kurrikulës së shkollës shqipe

të mësimit plotësues. Kjo fletore është menduar që të punohet me nxënësit e nivelit të

parë (rëndom klasa e parë, e dytë dhe e tretë). Natyrisht mendohet që nxënësit kur të

fillojnë me nëntemat veç të kenë përfunduar me alfabetizimin në gjuhën shqipe, pra me

njohjen dhe mësimin e atyre shkronjave të cilat janë ndryshe nga shkolla vendore në të

cilën nxënësit vijojnë mësimin.

Duke qenë të vetëdijshëm që një pjesë e nxënësve nuk do t’i fitojnë shpejt aftësitë e të

lexuarit dhe të shkruarit kemi shkuar në drejtimin që të bëjmë tekste të shkurta e të

kuptueshme për këtë nivel. Por nuk janë të gjitha tekstet të një niveli. Disa prej tyre janë

me kërkesa më të larta dhe kërkojnë njohuri pak me të përparuara gjuhësore dhe

shkathtësi leximi. Në aspektin e përmbajtjes janë trajtuar ngjarje të cilat janë të njohura

për jetën e fëmijëve të kësaj grupmoshe. Mbarështrimi i nëntemave është bërë në bazë të

kërkesave didaktike të mësimit plotësues në mërgatë. Këto nëntema mund të klasifikohen

në pesë nëngrupe, si: nxënësi dhe prezantimi i tij, nxënësi dhe familja, nxënësi dhe

Atdheu, nxënësi dhe ambienti dhe nxënësi dhe të tjerët.

Tek këto nëntema nuk janë përfshirë në mënyrë të gjerë elemente gjuhësore dhe letrare,

ngase këto do të jenë të përfshira në fletoret tjera tematike. Natyrisht se mbrenda këtyre

nëntemave ka mjaft elemente gramatikore të cilat nuk paraqiten të veçanta si gramatikë,

por janë të inkorporuara në përmbajtje të këtyre nëntemave si dhe në pjesën e fletëve të

punës.

Përmes këtyre nëntemave është trajtuar jeta e nxënësit të kësaj moshe në një ambient ku

ndeshen kultura të ndryshme, ku fëmija njihet me ato kultura dhe njëkohësisht dallon

kulturën dhe identitetin e vet, duke mos e përjashtuar askë dhe në të njëjtën kohë duke e

formuar identitetin e vet si një qytetar modern me kulturë të përgjithshme, por edhe me

veçoritë e të qenit shqiptarë, veçori këto që pasurojnë shpirtin e fëmijës shqiptar në

rrethanat e bashkëdyzimeve të kulturave të ndryshme.

Përmes këtyre nëntemave synohet të arrihen këto objektiva:

1. Leximi i teksteve dhe kuptimi i tyre. Nxënësit e përjetojnë të lexuarit në gjuhën

shqipe si një pasuri dhe përmes kuptimit të asaj që lexojnë janë në gjendje që në

jetën e përditshme të marrin pjesë aktive në biseda të ndryshme si dhe të ndjekin

emisione nga televizioni apo radioja.

2. Zgjerim i aftësive në të folurit duke u nisur nga përmbajtja e nëntemave për të

dalë tek nxënësi dhe raporti i tij me përmbajtjen. Nxënësit janë në gjendje të

shprehin ndjenjat e tyre si dhe të tregojnë (në bazë të moshës së tyre) për ngjarje

të ndryshme, apo të paraqesin tekste mbi tema të caktuara.

3. Zhvillimi i të shkruarit, duke përdorur fjalë të reja, duke shkruar fjali nga ato më

të thjeshtat e deri tek ato me kërkesa më të zgjeruara. Ata ia lexojnë njëri-tjetrit

tekstet që shkruajnë, duke dhënë edhe vlerësimet për to. Ata përkthejnë fjalë të

3

ëndësishme në gjuhën e vendit ku jetojnë dhe shohin se edhe përmes gjuhës

shqipe mund të shprehin mendime nga më të ndryshmet me shkrim.

Duke qenë se në shumicën e vendeve ku jeton një numër i madh i fëmijëve tanë u

kushtohet kujdes i veçantë katër komponentëve gjuhësorë: të lexuarit, të shkruarit, të

folurit dhe të kuptuarit e asaj që dëgjohet (shiko edhe portofolin evropian të gjuhëve),

teksti është bërë ashtu që këto kompetenca gjuhësore të ushtrohen vazhdimisht në situata

nga më të ndryshmet. Këtu është me rëndësi që mësimdhënësit të përdorin forma të

ndryshme mësimore, duke filluar nga puna individuale, puna me ortak, puna në grupe,

puna në punishte etj., forma mësimore këto të cilat e bëjnë mësimnxënien më atraktive

për nxënësit. Natyrisht edhe forma frontale mund të aplikohet në situata të ndryshme

mësimore. Por, duke njohur specifikat e mësimit plotësues, kemi shkuar qëllimisht në atë

drejtim që nxënësit të kenë materiale në të cilat do të mund të punojnë në mënyrë të

pavarur. Kjo sepse mësimdhënësi është gjithnjë në aktivitet me nivele të ndryshme

mbrenda një klase, pra nuk është gjithnjë në dispozicion të nxënësve. Në këtë drejtim

është menduar që një mësimdhënës do të ketë tri nivele mbrenda një klase, e në raste

krejt të veçanta edhe ndonjë nxënës që kërkon trajtim të veçantë.

Është me shumë rëndësi që në këtë drejtim të bashkëpunohet edhe me prindër, në

mënyrë që ata t’i përkrahin fëmijët në shtëpi si dhe të flasin me ta duke ua mundësuar

atyre që të njohin realitetin ku jetojnë dhe të marrin informacione mbi jetën e prindërve

në Atdheun e origjinës së tyre.

Duke bashkëpunuar do të arrihet që nxënësit të zgjerojnë njohuritë e tyre në gjuhën

shqipe si dhe të edukohen në një frymë demokratike e të tolerancës, duke ruajtur veçoritë

kombëtare shqiptare dhe duke marrë elementet më të përparuara të kulturës botërore.

Forcimi i identitetit kombëtar dhe pasurimi i tij me elemente të kulturës përparimtare

botërore forcojnë tek nxënësit pavarësinë e tyre dhe i përgatitin ata për sfidat që i pret e

ardhmja.

Udhëzime praktike për realizimin e nëntemve

Tek realizimi i nëntemave duhet pasur parasysh kohën të cilën e kemi në shfrytëzim.

Shfrytëzimi me sukses i kohës është me rëndësi primare në mësimin plotësues. Në

planifikimin e mësimit nisemi nga situata që ne kemi tri nivele mbrenda një klase.

Në fillim të orës mësimore për 7-10 minuta do të jepen udhëzime nga mësimdhënësi për

të tri nivelet se çfarë duhet të punojnë nxënësit. Kështu mbeten 30 min. kohë për punë të

drejtpërdrejtë me tri nivele, para nga 10 minuta për secilin nivel. Po themi kushtimisht

kështu sepse mund të jetë edhe që një nivel kërkon më shumë shfrytëzim të drejtpërdrejtë

të mësimdhënësit dhe e kundërta. Pesë deri dhjetë minutat e fundit të orës së parë do të

shfrytëzohen për të bërë kontrollin e të mësuarit të të tri niveleve. Pas pushimit në orën e

dytë gjithashtu secili nivel do ta ketë në shfrytëzim të drejtpërdrejtë mësimdhënësin 10-

12 minuta, ngase 15 minutat e fundit të orës së dytë do të përdoren për kontrollin e

arritjeve gjatë dy orëve mësimore, dhënien e feedback-ut nxënësve si dhe udhëzimet për

detyrat e shtëpisë.

Fletores tematike i bashkangjiten edhe udhëzimet didaktike të cilat e ndihmojnë

mësimdhënësin që të bëj një përgatitje të suksesshme të orës mësimore. Por këto

udhëzime janë vetëm në vija të përgjithshme të vlefshme, sepse klasat e mësimit

plotësues ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra dhe është detyrë e secilit mësimdhënës që të

4

ëj një përgatitje në vija të imta për klasën e tij/ e saj. Në kohën e sotme gati është jo e

rëndomtë të mos kesh çasje në internet. Duke pasur parasysh këtë fakt, mbetet detyrë e

secilit mësimdhënës që të hulumtojë edhe materiale plotësuese për nëntemat e caktuara.

5

1. KUSH JAM UNË (faqe 5)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Nx. mësohen të prezantohen dhe të shprehin dëshirat, aftësitë

dhe hobin që kanë.

prezantimit.

* Gjuhësore: Nx. aftësohen të shprehen rrjedhshëm me gojë e me shkrim gjatë

* Pedagogjike-sociale: Nx. aftësohen të kuptojnë dhe çmojnë dallimet që

ekzistojnë në mes të shokëve në dukjen fizike dhe në fushën e dëshirave.

Përgatitja e mësuesit: Mësuesi/ja shfrytëzon ilustrimet në faqen 1 të FT për të zhvilluar

bisedën dhe motivuar nx. Që më parë i ka porositur që secili nx. të marrë me vete nga një

pasqyrë.

Realizimi:

* Hapi i parë: ( 8 - 10 min.) M. kërkon nga nx. individualisht të prezantohen.

(emri, mbiemri, klasa dhe vendi nga vjen);

* Hapi i dytë: ( 20 - 25 min.) Çdo nx. lexon një fjali nga teksti faqe 5 e pastaj i

përgjigjen me shkrim pyetjeve të det. fq.7.

* Hapi i tretë ( 15 - 20 min.) Nx. lexojnë përgjigjet e tyre e pastaj angazhohen që

ta portretojnë veten, duke u shikuar në pasqyrë.

* Hapi i katërt: ( 15 – 20 min.) Diskutim në rreth: Përshkrim i portretit: Ku

ndryshoj unë nga shoku im/ shoqja ime.

* Hapi i pestë ( 10-15) Kryerja e det. 3. Nëse diskutimi zgjat më shumë, atëherë

kjo detyrë u ipet nx.për ta kryer në shtëpi.

2. DITA E PARË E SHKOLLËS (faqe 8)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Të kuptuarit dhe të interpretuarit e ngjarjes. Njohja me dy

zakonet shumë të njohura popullit tonë( mikpritjen dhe besën).

* Gjuhësore: Pasurimi dhe zgjerimi i fjalorit të nx. me fjalë e shprehje të reja nga

tregimi e poezia dhe të aftësuarit e tyre për të shprehurit me shkrim.

* Pedagogjike-sociale: Zhvillimi i ndjenjës së dashurisë për mësimin e gjuhës

amtare, dhe ndjenjës së shoqërimit.

Përgatitja e mësuesit: M. përgatitë folien në të cilën duket ilustrimi nga faqja 3 e tekstit,

6

ose edhe ndonjë pamje që i përgjigjet përmbajtjes së mësimit.

Realizimi:

* Hapi i parë: ( 8 - 10 min.) M. kontrollon detyrat e shtëpisë. Përmes pyetjeve dhe

përgjigjeve komentohet ilustrimi që është i vendosur në diaprojektor. M. kërkon nga nx.

që të përgjigjen me fjali të plota.

* Hapi i dytë: ( 20 - 25 min.) M. e lexon tekstin në tërësi, kurse nx. përcjellin

leximin e tij. Pastaj sqaron fjalët e panjohura, i shkruan në tabelë duke i përkthyer e

shkruar edhe në gjuhën e vendit. Në vazhdim lexojnë nx. tekstin dhe poezinë, duke e

ndarë njësinë në tri tërësi logjike. Pastaj lexohen edhe vargjet e poezisë nga disa nx.

* Hapi i tretë: ( 20 - 25 min) Nx. angazhohen t'u përgjigjen pyetjeve me shkrim të

det. 2. fq. 4. Pasi t'i kenë shkruar nx. përgjigjen i lexojnë ato një nga një.

* Hapi i katërt: ( 10 - 15 min.) Nx. i thellojnë njohuritë duke iu përgjigjur

pyetjeve të det. 3, fq.4. Këtu kërkohet angazhimi i M. duke zhvilluar bashkëbisedim dhe

duke i shkruar pushimet në tabelë( P. Verore, P. e Vjeshtës, P e Krishtlindjes, dhe P. e

Pashkëve.)

* Hapi i pestë ( 10 - 15 min. )Angazhohen nx. që të shkruajnë disa fjali për ditën e

tyre të parë në shkollë. Pastaj disa nx. i lexojnë përshtypjet e tyre. Për detyrë shtëpie nx. u

jepet t'i mësojnë vargjet e vjershës përmendësh.

3. NË PUSHIMET VERORE (faqe 10)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Nx. mësojnë vendet ku mund t’i kalojnë pushimet dhe çka ofron

çdo vendpushim.

* Gjuhësore: Nx. mësojnë teknikën e të lexuarit sipas roleve, t’i shprehin

mendimet e përjetimet e tyre të me gojë dhe shkrim. Pasurojnë fjalorin me fjalë dhe

shprehje të reja.

* Pedagogjike/sociale: Tek nx. kultivohet ndjenja dhe dëshira për t’i kaluar

pushimet në Atdhe, dhe për t’i njohur e dashur të afërmit e tyre.

Përgatitja e mësuesit: Mësuesi përzgjedh foto, dhe pamje të detit, liqenit, fshatit, pyllit

etj Të njëjtat mund edhe t'i tregojë në diaprojektor.

Realizimi:

7

* Hapi i parë: (8 – 10 min.) Mësuesi paraqet pamjet e lartpërmendura, i komenton

ato dhe pastaj zhvillon një bashkëbisedim me nxënës kush, ku dhe si i ka kaluar pushimet

verore.

* Hapi i dytë: ( 20 - 25 min) Nx. lexojnë tekstin sipas roleve, duke e përsëritur

leximin e tekstit 2 herë. Pastaj M sqaron fjalët që konsideron se nx. nuk i kuptojnë dhe

shpjegon ku gjenden Durrësi, Brezovica, Struga dhe si duket qeni i Sharrit.

* Hapi i tretë:( 20 - 25 min.) Nx. kryejnë detyrën 2, faqe 6 e pastaj i lexojnë

tekstet e shkruara.

* Hapi i katërt ( 10 - 15 min.) Nx. shkruajnë disa fjali për pushimet e veta, detyra

3, fq. 6 e pastaj edhe disa prej tyre i lexojnë ato para shokëve.

* Faza e katërt:( 10 - 15 min.) Nx. vizatojnë diçka nga pushimet e veta verore.

4. ATDHEU IM (faqe 12)

Objektivat e njësisë mësimore:

Realizimi:

Përmbajtësore: Nx. mësojnë të njohin dhe të duan atdheun e tyre, mësojnë

dialogun.

Gjuhësore: Nx. mësojnë fjalë të reja, bëjnë krahasime gjuhësore me gjuhën e

vendit ku jetojnë.

Pedagogjike/sociale: Nx. zhvillojnë ndjenjën e dashurisë për atdheun, respektojnë

përkatësinë nacionale të të tjerëve.

Përgatitja e mësuesit/mësueses: M. Përgatit hartën e atdheut si dhe hartën e

vendit ku jetojnë nx.fletë vizatimi, disa fotografi me pamje të vendeve të

rëndësishme ose DVD me pamje nga atdheu. Përgatit disa fletë pune shtesë për

disa nivele.

• Hapi i parë: (4-6 min.): Nx. ulen në rreth, prezantohen, tregojnë prej nga vijnë

familjet e tyre dhe në hartën e cila vendoset në mes vënë nga një shenjë tek fshati

a qyteti prej nga janë.

8

Hapi i dytë (10-15 min.): Mësuesi lexon tekstin Atdheu im, ngadalë qartë e

rrjedhshëm. Pastaj nx. lexojnë tekstin. M. u ndihmon atyre ne kuptimin e fjalëve

të paqarta.

Hapi i tretë(20-25 min) Nx. punojnë sipas udhëzimeve për punë thelluese që jep

m. në detyrat në faqen 8.

Hapi i katërt(10-15 min) Nx. në bashkëpunim me m. shikojnë se a i kanë bërë

detyrat si duhet, ata përmirësojnë përgjigjet aty ku është e nevojshme.

Hapi i pestë((15-20 min) Nx. bëjnë punë të pavarur individuale, shkruajnë një

tekst për vendin ku tash jetojnë.

Hapi i gjashtë( 6-10 min) Nx. paraqesin punimet e tyre me shkrim para klasës.

Hapi i shtatë(5-10 min) M. i lavdëron nx. për punën e tyre. Vlerëson rezultatet e

treguara. Jep udhëzime për detyrat e shtëpisë.

5. UNË DHE TË TJERËT (faqe 14)

Objektivat e njësisë mësimore:

Realizimi:

Përmbajtësore: Nx. njohin vetveten dhe të tjerët. Mësojnë të respektojnë të tjerët

dhe veten e tyre e shohin si një pjesë të botës.

Gjuhësore: Nx. ushtrohen të përdorin drejt foljet e ndryshme, pasurojnë fjalorin e

tyre shprehës, bëjnë krahasime gjuhësore

Pedagogjike/sociale: Nx. mësojnë të jenë tolerant, të respektojnë mënyrat e

ndryshme të jetesës.

Përgatitja e mësuesit/mësueses: Hata e botës, disa fotografi me pamje të njerëzve

me ngjyrë të ndryshme, tekst plotësues (p.sh., libri i A. Devës: Duart tona), fletë

pune shtesë për disa nivele (sipas përbërjes së klasës)

Hapi i parë: (3-5 min): Nx. flasin për vete dhe për klasën e rregullt në të cilën

shkojnë. M. u shtron pyetje të ndryshme lidhur me prejardhjen e nx. Nx.

shkruajnë në çfarë elementesh janë ndryshe nga fëmijët e nacionaliteteve e

religjioneve të tjera

9

Hapi i dytë (5-10 min):Nx. punojnë në grup: Detyra mund të jetë që ata të lexojnë

tekstin dhe në fletore një grup të shkruaj për Gëzimin dhe dëshirat e tij, grupi

tjetër të shkruaj se si duken dhe çka bëjnë fëmijët e tjerë.

Hapi i tretë( 5-7 min) Grupet bëjnë prezantimin e punës së tyre. M. vlerëson

suksesin e grupeve.

Hapi i katërt (10-15 min): Nx. lexojnë tekstin. M. u ndihmon për të lexuar sa më

qartë e rrjedhshëm

Hapi i pestë (15-20 min): Nx. punojnë në faqen 10 në detyrat e ndryshme për të

cilat m. jep udhëzime paraprakisht.

Hapi i gjashtë (5-10 min) M. kontrollon punën e nx. jep udhëzime për

përmirësime.

Hapi i shtatë (8-10 min) Nx. ngjyrosin globin

Hapi i tetë (5-7 min) M. kontrollon punën e bërë të nx. jep vlerësime dhe udhëzon

nx. për detyrat e shtëpisë.

6. FAMILJA E ALBANËS (faqe 16)

Objektivat e njësisë mësimore:

Realizimi:

Përmbajtësore: Nx. mësojnë të tregojnë se ku jeton familja e tyre, mësojnë të

duan familjen dhe të tjerët, mësojnë të dinë se çfarë është mërgimi

Gjuhësore: Nx. zgjerojnë leksikun, mësojnë të dallojnë emrat e përveçëm

Pedagogjike/sociale: Nx. mësojnë të njohin identitetin e tyre, të duan

bashkatdhetarët e tyre dhe të tjerët, të kuptojnë jetën në shoqëri

Përgatitja e mësuesit/mësueses: M. siguron fotografi të familjeve në kohë të

ndryshme, pamje të jetës së familjeve ne atdhe, përgatit detyra shtesë për nivele të

ndryshme brenda një niveli

• Hapi i parë: (3-5 min):Nx. diskutojnë në rreth. Ata tregojnë për familjet e tyre.

Bëjnë dallimin e familjeve më herët dhe tash (sipas fotografive)

10

Hapi i dytë (8-10 min): M. lexon tekstin, ngadalë dhe me ndërprerje, nx. e thonë

të gjithë pas çdo ndërprerjeje. Pastaj nx. lexojnë. M. kontrollon leximin, ndërhyn

ku është e nevojshme. Jep sqarime për fjalët e vështira.

Hapi i tretë(15-20 min): Nx. bëjnë punë individuale, secili prej tyre vizaton

familjen e vet. M. udhëzon, ndihmon, këshillon.

Hapi i katërt (10-15 min) Secili nx. paraqet para nx. të tjerë familjen e vet duke u

munduar të japë sa më shumë informacione për familjen.

Hapi i pestë( 15-20 min) Nx. kalojnë tek f. 12 punojnë sipas udhëzimeve që jep

m.

Hapi i gjashtë (5-8 min): M. kontrollon punën e bërë, jep udhëzime për

përmirësime, ndihmon nx. e dobët

Hapi i shtatë (8-10 min): Nx. e aftë punojnë në detyrën nr. 6

Hapi i tetë (5-7 min): M. kontrollon punën e nx. jep lavdërime për punën e bërë,

jep udhëzime për punë të mëtejshme si dhe për detyra të shtëpisë.

7. FAMILJA DHE FAREFISI (faqe 18)

Objektivat e njësisë mësimore :

* Përmbajtësore: Njohja dhe emërtimi i afërsisë dhe raporteve familjare dhe

farefisnore.

* Gjuhësore: Nx. zgjerojnë fjalorin e tyre aktiv dhe mësohen të zhvillojnë dialog

dhe të përgjigjen drejt e rrjedhshëm..

* Pedagogjike-sociale – Të zhvilluarit e ndjenjës së dashurisë dhe respektit ndaj

të afërmve dhe farefisit.

Përgatitja e mësuesit: M. përgatit në shtëpi fletë pune, ku paraqiten persona të moshave

dhe gjinive të ndryshme, trungun familjar( nga një edhe në folie për diaprojektor).

Realizimi:

* Hapi i parë:( 8 – 10 min.) M. vendos folien në diaprojektor dhe e komenton me

nx. Në vazhdim zhvillohet një bashkëbisedim me nx. përmes pyetjeve e përgjigjeve,

lidhur me anëtarët e familjes që jetojnë këtu, në Atdhe apo diku tjetër.

11

* Hapi i dytë:( 20 – 25 min.) M. lexon tekstin e nx. e përcjellin dhe nënvizojnë

fjalët që nuk i kuptojnë. Në vazhdim sqaron fjalët dhe i shkruan në tabelë në të dy gjuhët.

Kërkon nga nx. t'i shkruajnë edhe ata. Pastaj teksti lexohet edhe nga ana e nx. sipas

roleve.

* Hapi i tretë:( 20-25 min.) M. thellon njohuritë tek nx. duke u sqaruar se kush

përbënë familjen e ngushtë, kush familjen e gjerë dhe kush farefisin. Pastaj nx.

plotësojnë fjalitë e detyrës 1, fq. 15.

* Hapi i katërt:( 20 - 25 min.) M. kontrollon saktësinë e përgjigjeve të det. 1, duke

i lexuar nx. nga një zgjidhje-fjali, e pastaj nx. lexojnë ( një nx. dy vargje) të

poezisë”Mysafirët”

Në vazhdim nx. angazhohen të kryejnë det.3, fq. 15

Materialet plotësuese: Fleta e punës: F+F-7. Nx. rrumbullaksojnë përgjigjen e saktë.

Prejnë pjesët e ilustrimit dhe numrin e zgjidhjes e ngjesin në katrorin e parë, e kështu me

radhë. Në vazhdim nx. edhe e ngjyrosin ilustrimin në tërësi

8. NJË DITË NË SHTËPINË TONË (faqe 20)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Nx. mësojnë për punët që kryejnë anëtarët e e familjes, pra edhe

fëmijët dhe për vizitën që ua bëjnë të afërmit.

* Gjuhësore: Nx. mësojnë që veprimet që bëjnë anëtaret e familjes quhen folje.

Ata mësojnë rendin e foljes në strukturën e fjalisë në gjuhën shqipe.

* Pedagogjike-sociale: Tek nx. zhvillohet ndjenja për të kryer punë të caktuara në

bashkësinë familjare.

Përgatitja e mësuesit: M. përgatit folien ku gjendet ilustrimi i fq. 15 të FT dhe materialin

plotësues ( fletë pune ) për foljet.

Realizimi:

* Hapi i parë:( 8 - 10 min) M. pasi kontrollon detyrat e shtëpisë zhvillon një

bashkëbisedim me nx. lidhur me punët e çdo anëtari të familjes, e pastaj komenton edhe

ilustrimin të përgatitur më parë në folie dhe të vendosur në diaprojektor.

* Hapi i dytë: ( 20 - 25 min.) Nx. lexojnë tekstin e shkurtër e pastaj i përgjigjen

pyetjeve në fq. 16.

12

* Hapi i tretë:( 15 – 20 min.) Nx. i lexojnë përgjigjet e dhëna dhe përmirësojnë

gabimet eventuale në strukturen e fjakive e pastaj kryejnë edhe det.2, fq. 21.

* Hapi i katërt:( 10 – 15 min.) Nx. kryejnë detyrën në fletën e punës ( MP)

“Foljet” duke i plotësuar fjalitë me foljen përkatëse.

* Hapi i pestë ( 8 – 10 min.) Nx. lexojnë fjalitë e shkruara dhe në fund M. ua

shpërndan nx. fletën e punës “ Të gjithë punojnë diçka” për detyrë shtëpie dhe jep

udhëzime se si duhet të kryhet kjo detyrë.

9. BANESA JONË (faqe 22)

Objektivat e njësisë mësimore:

Realizimi:

Përmajtësore: Nx. mësojnë të japin informacione mbi vendbanimin e tyre, dinë të

përshkruajnë ambientin që i rrethon

Gjuhësore. Nx. mësojnë fjalë të reja, mësojnë të përdorin fjalitë pyetëse, mësojnë

intonacionin e fjalive pyetëse, shenjat e pikësimit bëjnë krahasime gjuhësore

Pedagogjike/sociale: Nx. zhvillojnë ndjenjën e forcimit të miqësisë me

shokët/shoqet, mësojnë të kultivojnë miqësinë me të tjerët.

Përgatitja e mësuesit/mësueses: Fotokopjohet një pamje e një ndërtese banimi, e një

shtëpie, përgatiten fletë pune shtesë për nivele të ndryshme, fjalori shqip – gjuha e vendit

ku jetojnë nx.

Hapi i parë: (3-5 min) Nx. ulen në rreth, m. vendos fotografi të ndryshme në mes. Nx.

kanë për detyrë të dallojnë mënyrat e ndryshme të banimit, si dhe tregojnë shkurtimisht

se ku banojnë ata.

Hapi i dytë (8-10 min) Nx. lexojnë në role tekstin. M. përcjell mënyrën e të lexuarit të nx.

ndihmon ku është e nevojshme.

Hapi i tretë (15-20 min) Nx. kalojnë në faqen 18 ku pasi m. ka dhënë udhëzimet mbi

mënyrën e realizimit të punëve punojnë në dyshe.

Hapi i katërt (5-10 min.) kontrollim i punës së bërë, udhëzime plotësuese, përkrahje sipas

nevojës.

13

Hapi i pestë (15-20 min.) punë individuale, vizatim i banesës, emërtimi i dhomave të

ndryshme

Hapi i gjashtë(5-10 min) prezantim i punës së bërë para klasës, nx. paraqesin banesën e

tyre

Hapi i shtatë (8-10 min) detyra me nivele të ndryshme, përforcim i nëntemës

Hapi i tetë( 5-7 min) kontrollim i punës, dhënie e udhëzimeve për detyrë shtëpie,

10. SHKOLLA JONË (faqe 24)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Nx. mësohen t’i emërtojnë në gjuhën amtare kthinat dhe lokalet

përcjellëse të një objekti shkollor dhe personelit që punon në shkollë;

* Gjuhësore: Nx. pasurojnë dhe zgjerojnë fjalorin e tyre duke lexuar fjalë dhe shprehje të

reja.

* Pedagogjike-sociale: Te nx. kultivohet ndjenja për të respektuar dhe ndihmuar

personelin shkollor.

Përgatitja e mësuesit: Përgatitet në folie ilustrimi ku shihen personat që punojnë në

shkollë

Realizimi:

* Hapi i parë:( 8 - 10 min.) M. kontrollon detyrat e shtëpisë pastaj përmes pyetjeve e

përgjigjeve nx. përshkruajnë si duket shkolla e tyre, ku mësojnë e pastaj u përgjigjen edhe

pyetjeve të mësuesit/es për personelin që punon në shkollën e tyre dhe punët që kryejnë

ata;

* Hapi i dytë:( 20 – 25 min.) M. lexon tekstin ngadalë dhe udhëzon nx. të nënvizojnë

fjalët e panjohura, të cilat pastaj i sqaron, duke i shkruar në tabelë në të dy gjuhët e të

cilat i shkruajnë edhe nx. Pastaj nx. ( sa më shumë) lexojnë tekstin duke e ndarë në dy

tërësi logjike dhe poezinë” Shkolla ime”.

* Hapi i tretë:( 20 - 25 min.) Nx. plotësojnë me shkrim detyrat 2, 3 e pastaj kontrollohen

nga mësuesi duke i angazhuar nx. që së pari t'i lexojnë fjalitë e det. 3 e pastaj edhe t'i

përshkruajnë në fletoret e tyre.

14

* Hapi i katërt:( 10 - 15 min.) Nx. angazhohen të kryejnë det.4, ku duhet t'i lidhin me

shigjetë emrin e personelit shkollor me punën që bëjnë ata. Në vazhdim shkruajnë kush

tjetër punon në shkollën e nx.që janë në klasë ( mjeku, punëtori social, gjellëbërësja etj)

* Hapi i pestë ( 10 – 15 min.) Nx. angazhohen ta mbarojnë det. 5 , për t'u lënë mundësi që

ta vazhdojnë me prindër në shtëpi.

11. NË KLASËN E SHKOLLËS SHQIPE (faqe 26)

Objektivat e njësisë mësimore:

Përmbajtësore: Nx. mësojnë të dallojnë klasën e shkollës shqipe nga klasat e

tjera, mësojnë përbërjen e një klase të tillë, mësojnë të vlerësojnë gjuhën e tyre

amtare

Gjuhësore: Nx. mësojnë fjalë të reja, dinë t’i përdorin ato në vendin e duhur,

mësojnë të dallojnë emrat e përveçëm prej atyre të përgjithshëm

• Përgatitja e mësueses/mësuesit: M. sjell me vete një film të shkurtër me pamje

Realizimi:

Pedagogjike/sociale: Nx. kultivojnë dashurinë për gjuhën e tyre amtare, e shohin

atë si një pasuri plotësuese në vendin ku jetojnë

nga atdheu, fotografi të vendeve të rëndësishme të atdheut, hartën e trojeve

shqiptare, përgatit detyra plotësuese për nivele të ndryshme.

Hapi i parë (5-8 min) Nx. flasin se pse vijnë në shkollën shqipe, si ndjehen ata në

mësim, m. orienton bisedën

Hapi i dytë (8-10 min) M. lexon tekstin, nx.e përcjellin atë. Pastaj secili nx. lexon

një pjesë të tekstit.

Hapi i tretë (10-15 min.) Nx. punojnë punë individuale në faqen 22 m.

paraprakisht i udhëzon për punë

Hapi i tretë (5-7 min) M. kontrollon punën e nx. ndihmon, sqaron jep udhëzime të

mëtejme për punë

15

Hapi i katërt (15-20 min) M. paraqet para tërë nx. një film me pamje të ndryshme

nga atdheu, tregon hartën e trojeve shqiptare

Hapi i pestë(5-10 min) Nx. ndahen në grupe. Secili grup flet për një vend ku

jetojnë shqiptarët autoktonë, pra një grup flet çfarë ka parë në video mbi

Shqipërinë, grupi tjetër mbi Kosovën, grupi i tretë mbi Maqedoninë etj.

Hapi i gjashtë(5-8 min) Nx. bëjnë detyrën numër 4 nga faqja 27

• Hapi i shtatë (3-5 mni) M. kontrollon punën e bërë të nx. i lavdëron ata, u jep

udhëzime për detyrat e shtëpisë

12. SHTATË MOTRAT (faqe 28)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Nx. mësojnë ditët e javës të fliten e të shkruhen drejt. Mësojnë

disa gjëegjëzat dhe zgjidhjen e tyre.

* Gjuhësore: Nx. mësojnë çka janë gjëegjëzat.

* Pedagogjike-sociale: Nx. aftësohen që t'i përdorin ato në të folurit e përditshëm

dhe t'i zgjidhin ato.

Përgatitja e mësuesit: M. përgatit edhe fletë pune me gjëegjëza tjera të lehta për fëmijë,

zgjidhjet e të cilave janë në fund të fletës, por jo sipas renditjes së gjëegjëzave.

Realizimi:

* Hapi i parë:( 8-10 min.) M. kontrollon detyrat e shtëpisë e pastaj bisedon për

gjyshërit dhe rolin e tyre në familje, për dashurinë e fëmijëve ndaj tyre dhe për atë se çka

u mësojnë ata nipave e mbesave. Përmes bashkëbisedimit arrihet gjer ke nocioni ”

gjëegjëza”, pas së cilës mësuesi mund t’i thotë dy apo tri gjëegjëza të lehta, të cilat nx.

mund t’i zgjidhin nga përvoja.

* Hapi i dytë:( 15 – 20 min.) Dy nx. lexojnë tekstin dhe mundohen t’ zgjidhin

gjëegjëzat ( shkronjat e alfabetit dhe ditët e javës ). Pastaj lexohen edhe katër gjëegjëzat

tjera. Në bazë të fotografisë nx. do të mundohen t’i zgjidhin; ( Atdheu, yjet, bleta, libri)

* Hapi i tretë:( 20 – 25 min.) Nx. shtojnë njohuritë duke i lexuar katër fjalitë dhe

duke biseduar me mësuesin/en e pastaj plotësojnë me shkrim pyetjet të det.1 dhe në fund

16

i lexojnë ato, për të parë se a janë përgjigjur drejtë.

* Hapi i katërt:( 15 – 20 min. ) M.së pari lexon poezinë” Ditët e javës” vet e

pastaj angazhon nx. të lexojnë nga një strofë së pari në heshtje 2-3 herë e pastaj edhe me

zë.Në vazhdim edhe ushtron me nxënës ta thonë si shfaqje teatrale.

Për detyrë shtëpie u jepet nx. ta mësojnë përmendësh nga një strofë të kësaj vjershe dhe

një deri në dy gjëegjëza.

13. UNË U NDIHMOJ PRINDËRVE (faqe 30)

Objektivat e njësisë mësimore :

* Përmbajtësore: Nx. mësohen t’i dallojnë dhe emërtojnë llojet e shitoreve,

artikujt ushqimorë në gjuhën shqipe.

* Gjuhërore: Nx. mësohen të komunikojnë shqip në situata të ngjajshme ( në

shitore )

* Pedagogjike-sociale: Nx. edukohen t'i ndihmojnë prindërve në kryerjen e

punëve të shtëpisë dhe raporteve të mira në familje dhe rrethin shoqëror.

Përgatitja e mësuesit: M. përgatitet për njësinë mësimore duke e shikuar udhëzimin

didaktik për ecurinë e orës dhe punon edhe ndonjë fletë pune në mbështetje të

përmbajtjes së njësisë dhe të kreativitetit të vet.

Realizimi:

* Hapi i parë:( 8 – 10 min. ) M. kontrollon detyrat e shtëpisë e pastaj paraqet në

projektor një pamje rruge me shumë shitore me mbishkrime për llojin e tyre. Në vazhdim

zhvillon një bashkëbisedim rreth asaj, kush e çka u ndihmon prindërve në shtëpi.

* Hapi i dytë:( 15 – 20 min.) M. lexon tekstin dhe udhëzon nx. t'i nënvizojnë fjalët

e panjohura. I shenon ato në tabelë dhe i sqaron duke i shkruar edhe në gjuhën e vendit.

Pastaj edhe nx. e lexojnë tekstin duke e ndarë në dy tërësi logjike. Leximi përsëritet dy

deri tri herë.

* Hapi i tretë:( 20 - 25 min.) Nx. angazhohen t'i përgjigjen pyetjeve me gojë,

det.1, fq.31 dhe të shtojnë njohuritë e pastaj ( në çifte ose në grupe ) t’i shkruajnë gjërat

ushqimore sipas llojit të shitoreve, det. 2, fq.31. Kontrollohet saktësia e klasifikimit të

gjërave ushqimore, duke i angazhuar nx. t’i lexojnë zgjidhjet.

17

* Hapi i katërt:( 15 – 20 ) Nx. angazhohen të kryejnë det. 3, fq. 31. e pastaj edhe e

lexojnë nga dy nx. ( blerësi dhe shitësi) Luhen edhe role nga nx. ( blerësi dhe shitësi),

duke i lënë të zgjedhin llojin e shitores.

* Hapi i pestë: ( 10 – 15 min.) Nx. angazhohen të kryejnë det. 4, fq.26-

përkthimet.

Detyra 4. mund kryhet në klasë një pjesë dhe pjesa tjetër të jepet për detyrë shtëpie.

14. FESTAT E FUNDVITIT (faqe 32)

Objektivat e njësisë mësimore

Përmbajtësore:Nx. mësojnë të njohin festat e ndryshme, mësojnë të përshkruajnë se si

festojnë familjet festat e fundvitit

Gjuhësore: Nx. zgjerojnë leksikun e tyre shprehës, mësojnë shenjat e ndryshme të

pikësimit

Pedagogjike/sociale: Nx. mësojnë të respektojnë festat e religjioneve të ndryshme,

mësojnë të duan farefisin si dhe njerëzit e nacionaliteteve të tjera

Përgatitja e mësuesit/mësueses: M. sjell CD me këngë për festat e fundvitit, përgatit

fletë pune me detyra të niveleve të ndryshme

Realizimi:

Hapi i parë: (3-5 min) M. i ul nx. në rreth. Nx. flasin se çfarë festash i festojnë ata në

familjet e tyre

Hapi i dytë: (10-15 min) Nx. lexojnë në heshtje tekstin, nënvizojnë fjalët e vështira për ti

kuptuar, pastaj lexojnë me radhë me zë nën përkujdesjen e m. M. u sqaron atyre për fjalët

e paqarta

Hapi i tretë((10-15 min) Nx. punojnë individualisht në detyrat e faqes 33, pasi që m. veç

u ka dhënë sqarimet e nevojshme.

Hapi i katërt (5-10 min) M. kontrollon detyrat e realizuara, jep udhëzime për ata nx. që

kanë vështirësi në punë

Hapi i pestë(10-15 min) M. bashkë me nx. këndojnë këngën “Mirë se vjen o Vit i Ri”

Hapi i gjashtë (10-12 min) Nx. shkruajnë një kartolinë (shih detyrën nr. 5)

18

Hapi i shtatë (10-12 min) Nx. vizatojnë një bredh

Hapi i tetë (3-5 min) M. kontrollon punën e bërë, jep udhëzime për punë plotësuese, si

dhe jep detyrat e shtëpisë.

15. DITËLINDJA (faqe 34)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Nx. mësojnë si dhe me kë mund ta festojnë ditëlindjen. Mësojnë

edhe festat tjera familjare.

* Gjuhësore: Nx. mësojnë të shkruajnë ftesa dhe urime për ditëlindje. Mësojnë

edhe të urojnë dikë me rastin e ditëlindjes.

* Pedagogjike-sociale: Tek nx. kultivohet ndjenja e socializimit, e festimit e jetës

së përbashkët dhe integrimit të plotë në shoqërinë e vendit;

Përgatitja e mësuesit: M. përgatit një ilustrim feste të ditëlindjes në folie dhe ndonjë fletë

pune në përputhje me përmbajtjen e njësisë.

Realizimi:

* Hapi i parë:( 8 – 10 min.) M. kontrollon detyrat e pastaj bisedohet për festat e

ndryshme ( kombëtare, fetare, familjare ), ku në mesin e festave familjare përmendet

edhe ditëlindja. M. pyet nx. kur e kanë ditëlindjen dhe si e festojnë atë.

* Hapi i dytë: ( 15 – 20 min. ) M. lexon tekstin kurse nx. e përcjellin me

vëmendje. Pastaj tekstin e lexojnë edhe disa nx. Kështu veprohet edhe me tekstin e

vjershës.

* Hapi i tretë: ( 20 - 25 min.) M. lexon pyetjet një nga një të det. 1, fq. 35, kurse

nx. i përgjigjen me gojë e pastaj edhe me shkrim. Në vazhdim një nx. lexon pyetjen tjetri

lexon përgjigjen e shkruar dhe kështu bëhet edhe kontrollimi i detyrave.

* Hapi i katërt: ( 15 - 20 min.) Nx. angazhohen të kryejnë det. 2, fq. 35 e pastaj

disa edhe i lexojnë përgjigjet. Pastaj nx. kryejnë edhe det. 3, fq. 35 ( vizatimi )

M. shfrytëzon edhe materialet mësimore për ditëlindjen nga Fletoret tjera Tematike,ku

paraqitet ndarja në festa Kombëtare: 28 Nëntori, 17 Shkurti, 7 Marsi; Fetare: Fitër

Bajrami e Kurban Bajrami, Pashkët dhe Krishtlindja; Familjare: Ditëlindja, Fejesa,

Martesa etj)

19

16. KËRKIMI I FALJES (faqe 36)

Objektivat e njësisë mësimore:

Përmbajtësore: Nx. mësojnë të njohin sjelljet e ndryshme të bashkëmoshatarëve, mësojnë

të gjejnë rrugë për të gjetur mundësi të pajtimit

Gjuhësore:Nx. zgjerojnë leksikun e tyre

Pedagogjike/sociale: Nx. mësojnë të zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore, zhvillojnë

kompetencat e tyre personale

Përgatitja e mësimdhënësit: M. sjell disa pamje me konflikte të ndryshme në shkollë,

përgatit fletë plotësuese pune për nivele të ndryshme

Realizimi:

Hapi i parë (3-5 min) M. i ul nx. në rreth dhe diskuton me ta rreth bashkëjetesës në klasë

dhe në shoqëri. Nx. flasin për përjetimet e tyre.

Hapi i dytë (8-10 min): M. lexon tekstin duke u shprehur sa më bukur tek dialogjet. Pastaj

nx. e lexojnë tekstin duke e ndarë atë sipas roleve.

Hapi i tretë (10-15 min) Nx. bëjnë punë individuale në faqen 32. (detyrat 1-4)

Hapi i katërt(5-8 min) M. kontrollon punën e bërë të nx. jep udhëzime shtesë për ata që

kanë vështirësi

Hapi i pestë(10-15 min) Punë me partner: Detyra numër 5

Hapi i gjashtë (5-7 min) Prezantim i punës së bërë me partner,vlerësim nga ana e m. dhe

e nx.

Hapi i shtatë (8-10 min) Punë në detyrën nr. 6.

Hapi i tetë (3-5 min) M. lavdëron nx. për punën e bërë, jep udhëzime për punë të

mëtejshme dhe për detyrat e shtëpisë.

20

17. VAJZAT LUAJNË FUTBOLL (faqe 38)

Objektivat e njësisë mësimore:

Përmajtësore: Nx. mësojnë se si djemtë ashtu edhe vajzat mund të marrin pjesë

në aktivitete të ndryshme, mësojnë të respektojnë gjininë e kundërt, mësojnë të

jenë tolerant.

Gjuhësore: Nx. pasurojnë leksikun e tyre, mësohen të përdorin shprehje të

përshtatshme në situata të caktuara jetësore.

Pedagogjike/sociale: Nx. zhvillojnë vetëdijen e tyre për gjininë tjetër, zhvillojnë

kompetencën e respektit të ndërsjellë

• Përgatitja e mësuesit/mësueses: M. sjell në klasë fotografi me pamje të sporteve të

ndryshme, përgatit fleta pune me nivele të ndryshme

Realizimi:

Hapi i parë: (5-7 min. ) Nx. pasi i shikojnë fotografitë e sjella nga m. diskutojnë

për to. Theksojnë cilat janë sportet tipike të djemve dhe vajzave, në cilat sporte

janë të dy gjinitë të përfaqësuara etj.

Hapi i dytë(8-10 min. ) M. lexon tekstin, sqaron fjalët e vështira, pastaj nx.

lexojnë secili një pjesë të tekstit.

Hapi i tretë (10-15 min.) Nx. punojnë individualisht pasi kanë marrë udhëzimet

për punë nga m.

Hapi i katërt (5-7 min.) M. kontrollon punën e nx. jep udhëzime plotësuese,

sqaron, ndihmon aty ku është e nevojshme

Hapi i pestë (10-15 min) punë në grupe. Nx. luajnë rolet e tekstit përmes

paraqitjes teatrore. Ata ushtrojnë gjatë kësaj kohe. Për të mos penguar mësimin

me nx. e tjerë ata mund të dalin në korridor të përgatiten për rolet e tyre.

Hapi i gjashtë (5-7 min) prezantim para klasës i pjesës teatrore sipas përmbajtjes

së tekstit. M. vlerëson paraqitjen skenike të tyre.

21

Hapi i shtatë (10 – 15 min.) Punë individuale. Secili nx. paraqet mënyrën se si

luhet një lojë (detyra thelluese nr. 7.) pastaj gjen pamje të asaj loje dhe i ngjet në

fletore ose mundohet të vizatojë ndonjë element të asaj loje.

Hapi i tetë (5-10 min.) M. kontrollon punën e nx. vlerëson, jep udhëzime për

përmirësime.

Hapi i nëntë (3-5 min.) M. lavdëron nx. për punën e bërë jep udhëzime për detyra

shtesë dhe detyra të shtëpisë.

18. QETËSI ( PJESË TEATRALE, faqe 40)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Nx. të mësohen për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të

kërkuar ndihmë nga të tjerët në kohë dhe moment të caktuar.

* Gjuhësore: Nx të mësohen të lexojnë e luajnë një rol në një pjesë teatrale.

* Pedagogjike-sociale: Nx.të mësohen të sillen si duhet me të tjerët; të zhvillohet

tek ata ndjenja e autokritikës dhe të aftësohen për t’i kaluar situatat e këtilla gjatë jetës:

Përgatitja e mësuesit: M. përgatitet për realizimin e njësisë mësimore duke u bazuar në

udhëzimet didaktike. Ai mund të zgjedh edhe prezantimin e ndonjë pjese teatrale të

përshtatshme për fëmijët.

Realizimi:

* Hapi i parë:( 8 - 10 min.) M. bashkëbisedon me nx. rreth marrëdhënieve në mes

vëllezërve e motrave, për respektin ndaj njëri tjetrit, për ndihmën reciproke e për

zënkat eventuale.

* Hapi i dytë:( 15 – 20 min.) Kalohet në punën me tekst, ku M. mund ta lexojë

vetë tërë tekstin ( pra të dy rolet ) por mund ta marrë një nx. më të mirë për njërin rol.

Pastaj lexojnë edhe nx. tjerë. ( me që teksti është paksa i gjatë 3 nx. lexojnë rolin e

Benit tri nx. lexojnë rolin e Zanës)

* Hapi i tretë: ( 10 – 15 min.) Fjalët dhe shprehjet e dhëna në fq.44 përkthehen në

gjuhën e vendit dhe shkruhen nga nx. me ndihmën e M. Në vazhdim nx. bisedojnë mes

veti e pastaj edhe me M. për të përcaktuar “fajin” e Benit e Zanës.

* Hapi i katërt:( 15 – 20 min.) Nx. angazhohen t'i kryejnë det. 1. dhe 3. fq. 44 e

22

pastaj edhe të lexojnë atë që kanë shkruar. M. për detyrë shtëpie u jep nx. të mësojnë

përmendësh një pjesë apo edhe në tërësi njërin nga rolet.

19. SHOQJA IME STELA (faqe 42)

Objektivat e njësisë mësimore:

* Përmbajtësore: Nx. mësojnë çka i ka ndodhur Stelës, si ka vepruar shoqja e saj

shqiptare dhe si i informoi Stela prindërit se ku gjendet. Mësojnë edhe për dy zakone

shumë të njohura tek shqiptarët. ( mikpritjen dhe besën )

* Gjuhësore: Nx. pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja që përmban letra e

Steles dhe thënja e nënës së saj.

* Pedagogjike-sociale: Te nx. të zhvillohet ndjenja për t'i ndihmuar të tjerët kur

kanë nevojë, si dhe të kultivohet ndjenja e mikpritjes, kur dikush vjen në shtëpi;

Përgatitja e mësuesit. M. përgatitet për njësinë mësimore duke zbatuar udhëzimet

didaktike. Përgatitë edhe ndonjë fletë pune ku shihet mikpritja shqiptare dhe fjala e urtë

“Bukë e kripë e zemër”

Realizimi:

* Hapi i parë:( 8 – 10 min. ) M. zhvillon një bashkëbisedim për shokët/ shoqet më

të mirë/mira . Kush quhet shok i mirë/ shoqe e mirë. Pas kësaj bisedohet për ndonjë rast

kur nx. i kanë ndihmuar dikujt ose kanë pasur nevojë t’u ndihmojnë të tjerët këtyre.

* Hapi i dytë:( 20 – 25 min.) M. lexon pari tekstin, kurse nx. nënvizojnë fjalët e

panjohura, i sqaron ato dhe i shkruan në tabelë në të dy gjuhët të cilat i shkruajnë edhe

nx. në fletoret e tyre. Në vazhdim lexojnë edhe nx.duke e ndarë tekstin në katër tërësi

logjike. Leximi përsëritet dy-tri herë.

* Hapi i tretë:( 15 – 20 min.) M. lexon pyetjet kurse nx. përgjigjen me gojë. Në

vazhdim nx. i përgjigjen pyetjeve edhe me shkrim e pastaj një nx. lexon pyetjen e nx.

tjetër lexon përgjigjen e shkruar. Në këtë mënyrë kryhet edhe kontrollimi i detyrës.

• Hapi i katërt:( 15 – 20 min.) M. angazhon nx. t'i kryejnë det. 2 dhe 5, në fq. 43 e

pastaj edhe i kontrollon detyrat duke i lexuar nx. ato. Në fund dikush nga nx. rrëfen gjithë

tregimin. Për detyrë shtëpie nx. u jepet të kryejnë det. 3 dhe 4, fq.43.

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!