28.04.2013 Views

Issue 1 - Shef Domi

Issue 1 - Shef Domi

Issue 1 - Shef Domi

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NgA AlBAN ByTyQI

Proverba të huaja dhe fjalë popullore

përshkruajnë se një popull

gjithmonë zgjedh atë udhëheqje

që meriton. I ndjeri Zef Pllumi, në librin

e tij, “Rrno për me Tregue”, i përshkruan

shqiptarët si njerëz ambicioz

për drejtim dhe udhëheqje – secili

mbret. Ky mund të jetë shpjegimi qe

shqiptarët kanë numrin më të madh të

politikanëve për GDP, si dhe numrin

më të madh të grupimeve politike që

gjoja piksynimi kryesor i të cilave

është e mira e shqiptarëve. Gjithsesi,

shpesh thuhet, ose thuhej që biznesi

më fitimprurës në shqiptari ishte

formimi i grupimeve politike. Fitimprurja,

normalisht nuk është për anëtarësinë

edhe pse mund të jetë nga

anëtarësia. Shumicën e kohës, ata që

marrin lavdinë, dhe rrallë herë

përgjegjësinë, gjithmonë sigurojnë që

arat dhe brigjet ti kultivojnë me vila

dhe hapësira të mëdha ku një klasë e

tërë punëtore shërben për arritjen e

shifrave maksimale fitimprurëse.

Fatmirësisht, jo të gjitha

këto grupime partiake ia arritën të marrin

besim të mjaftueshëm për të

përvetësuar pushtet përfaqësues brenda

Parlamentit; por mjaft! Rezultati i zgjedhjeve

të fundit dha një mesazh të

qartë, që mbase nuk është nevoja për

mbretëri të reja por për ushtarë për të

shërbyer brenda pushteteve ekzistuese.

Spastrimi i disa pushteteve klanore,

është pamohueshmërisht meritë e një

nga politikanëve më me përvojë në trevat

shqiptare, Edi Ramës. Ky i fundit,

i etur për pushtet absolut, politikan me

përvojë, sajoi diskriminimin me ligj

kundër kundërshtarëve të vegjël, dhe

solli disa risi të vjetra.

Risia më e fundit, e cila i

përket lashtësisë së demokracisë

shqiptare, ishte rezultati 93% me të

cilin ai detyroi veten të jetë kryetarë i

partisë më të madhe në vend; të paktën

sipas shifrave të zgjedhjeve të fundit.

Kjo risi, është normalisht e përngjashme

me risitë që Sali Berisha ka

sjellë në historinë politike shqiptare.

Kopjimi nuk është vetë çështje identiteti

por edhe çështje morali. Sigurisht

që Edi Rama duhet ta ketë komentuar

si një shfaqje politike zgjedhjen e fun-

AKTUALITET 1 TETOR FAQE 11

Retorika dhe Risitë e Vjetra

dit të Sali Berishës në krye të Partisë

Demokratike; pyetja lind si ndjehet Edi

Rama për vetë-seleksionimin e tij me

93%? A mund të përshkruhet kjo si një

qasje prej një politikani që mishëron

politikën e “re”?

Leximi i shifrave dhe historisë

tregon se ai ka kopjuar shumëçka

nga kundërshtari i tij, Sali Berisha.

Për shembull, kur Berisha pat humbur,

rrethanat janë çështje për historianët

apolitik, ai pat ngritur popullin në

demonstrata. A nuk duket kryekëput, e

njëjta qasje kjo e Edi Ramës kur thotë,

“është koha për protesta.” Ndoshta

është gabim të mendohet kështu, por

mendoj se Shqipëria ka nevojë për

vazhdimësi dhe stabilitet me qëllim që

shqiptarët të mos ndalin hovin kolektiv

të ndërtimit për të dalë në turma si

në kohët e lashta. Me apo pa Ramën,

shqiptarët duhet të vazhdojnë ndërtimin

e vendit të tyre.

Në një nga prononcimet e tij

të fundit, Rama citohet të ketë thënë,

ndër të tjera, se gjoja ai kërkon të

mbrojë votën e popullit shqiptarë.

Prononcimet dhe raportet e publikuar

deri tani nga organizata vëzhguese

shqiptare dhe ndërkombëtare, lënë për

të kuptuar se, zgjedhjet e qershorit

ishin zgjedhjet më të mira.

Të jenë më të mirat në krahasim

me të kaluarat, ndofta nuk do të

thotë shumë, por zgjedhjet u raportuan

si të lira dhe të ndershme me përjashtim

të disa ngjarjeve si akuza që G99ta

nuk e ngriti kurrë ndaj Erion Braçes.

Sidoqoftë, mungesa e një mos-reagimi

njerëzor në shkallë republike, sigurisht

fakton që elektorati shqiptarë, qofshin

ata besimtarë të topave mediatikë, qofshin

simpatizant personal të Edi

Ramës, qofshin edhe 93%-shi i anëtarësisë

së PS-së; tregon se tani është

koha për punë dhe jo për protesta.

Më tutje, mund të thuhet se

fjalë të mëdha si “të ruaj votën e shqiptarëve”

janë thjeshtë retorika të së

kaluarës. Kumbojnë që nga koha kur

Berisha ishte kryeopozitar. Mbase

Rama nuk ka shumë përvojë në ruajtjen

e interesave të shqiptarëve në Par-

lament, por Kuvendi dhe debatet ndërmjet

përfaqësuesve të mandatuar, janë

vendi i duhur dhe njerëzit e zgjedhur

për të ruajtur interesat e shqiptarëve

nëse diskutojmë përtej të Djathtës dhe

së Majtës; dhe personale nëse flasim

për Edi Ramën. Sigurisht shqiptarët

kanë të drejtë të ndihen të zhgënjyer

ngaqë kryeopozitari i tyre nuk i përfaqëson

ata në Parlament; ka shumë

arsye, shumicën e të cilave nuk mund

t’i faktojmë dhe plot opinione të cilat

nuk dua të bëj boze duke i përsëritur.

Çfarëdo qofshin ato, Edi Rama i di më

mirë se askush tjetër; nëse e kam

gabim, atëherë ai nuk meriton të jetë as

përfaqësues dhe as kryeminister.

Deputeti laburist, John Grogan,

mik i shqiptarëve, shpesh herë

thotë se gjetja e balancës së pushtetit

është arritja më e madhe e një politikani.

Pra pranimi se kur ka patur

Vendimi tre gjykatësve “Në Shqipëri

homoseksualët nuk persekutohen”

Gjykata i refuzon azilin lesbikes shqiptare

>>>Vijon nga faqe 3

“Ka prova të mjaftueshme se nëse apelusja Kransiqi dëbohet

që do të thotë ndarje nga partnerja e saj, ajo mund të shkojë në

vetëvrasje” ka thënë gjykatësi Lord Justice Sedley gjatë

dhënies së vendimit. E ndërsa Emine Krasniqi banuese në

Birmingham i shpëtoi dëbimit nga Anglia, ajo tani po prêt

zgjidhjen e çështjes së azilit për partneren e saj 20 vjeçe më të

re në moshë Albana Lamaj. Historia rozë mes dy shqiptareve

filloi kur ato u takuan në Angli. Krasniqi ndihmoi Lamajn në

rritjen e një fëmije që kjo e fundit kishte me një partner të

sajin.

Një tjetër arsye e lejimit të dy shqiptareve lesbike

në Angli nga gjykata ishte përdhunimi që atyre u kishin bërë

ushtarët serb gjatë konfliktit. Largimi nga një burrë violent dhe

ndarja me dy fëmijët e gjatë luftës nga Emine Krsniqi, fitoi

simpatinë e gjykatësve britanikë, të cilët urdhëruan ministrinë

e Brendshme britanike Home Office për anullimin e vendimit

për ti dëbuar.

E ndërsa dy shqiptaret lesbike, duket se i dhanë fund ankthit

të dëbimit nga Anglia,shumë meshkuj shqiptarë që kanë

kërkuar azil si homoseksualë të janë në pritje të fitimin të

lejeqëndrimit në Angli, pasi sipas tyre ata janë të persekutuar

seksualialisht në Shqipëri.

Krasniqi ish e martuar

Gjykatës së lartë angleze i është thënë nga pala mbrojtëse e

Emine Krasniqit, se ajo në Kosovë ishte e martuar me një

burrë 15 vjet më të madh në moshë. Ai ishte një burrë violent.

Ajo u mundua të krijonte një familje, por kur u ndanë ajo

humbi edhe dy fëmijë një djalë dhe një vajzë të cilët i mori

bashkëshorti.

Gjatë konfliktit ajo së bashku me vajzën u përdhunuan, nga

ushtarët serb. Krasniqi mbërrit në Angli si azilante në Maj të

vitit 2000. Kërkesa për azil ju refuzua në vitin 2004, kohë në

të cilën ajo bashkëjetonte me Albana Lamajn. Ndërsa aplikimi

për azil i vetë Lamajt, dështoi gjatë një gjyqi në gjykatën e

apelit, por aplikimi për një fitimin qëndrimi nën bazën e marrjes

në mbrojtje të drejtave të njeriut, pritet të shqyrtohet.

mjaft, kuptimi se nuk mund të jesh i

gjithmonshëm, i pazevëndësueshëm

dhe i pa-mposhtur janë bekimi dhe

çlirimi më i nevojshëm që mund të

jenë rezultat i aplikimit të logjikës.

Normalisht, që nuk pritet që Edi Rama

i sapo ‘zgjedhur’ me 93% të anëtarësisë

socialiste të japë dorëheqje – por

të jetosh në dijeni se humbja e parë

mund t’mos jetë e fundit është një

tjetër çlirim që vjen si rezultat i përvojës.

Ndoshta përvoja e humbjes si

rrjedhojë e arrogancës, mund të ndihmojë

me eliminim e kësaj të dytës;

edhe nëse nuk sjell asgjë tjetër. Që të

mos jetosh në një ishull, kjo është

mjaft!

Në një takim që Edi Rama

pat pasur me grupin gjithë-partiak parlamentar

të Parlamentit Britanik në

nëntor të vitit 2008, në të cilin pata

fatin të isha i pranishëm, Rama pat

thënë; unë nuk ndjek rrugën e Ilir

Metës për ta larguar Berishën me

forcë. Berisha largohet me fletë votimi.

Tani duket se Rama i ka harruar këto

parime pasiqë Meta është në pushtet.

Rama është në krye të një opozite që

duket se po e përdor si dybek për të

tundur interesat e tij, gjalpi i të cilës do

të ishte pushtetimi i Edi Ramës. Siç

është shtjelluar në këtë shkrim, në politikën

shqiptare risitë nuk i sjell Edi

Rama. Risia e vërtetë e politikës

shqiptare ishte bashkëpunimi ndërmjet

të djathtës dhe të majtës, Berisha –

Meta; ska marrëveshje politike pa

afekte dhe interesa anësore. Rama

thjesht kopjoj të vjetrat, i ngjyrosi me

fjalime fasadë dhe priti që ne t’i jemi

mirënjohës për lart-madhninë e tij diktatoriale.

Bar Restorant "Valona"

Kerkon te punesoje nje

kuzhinier

Kandidatet duhet te kene

eksperience ne pune,

te jete profesional/e

Rroga shume e

kenaqshme

kontaktoni sa me pare

Agronin:07823889577

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!