28.04.2013 Views

Issue 1 - Shef Domi

Issue 1 - Shef Domi

Issue 1 - Shef Domi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kastriot dervishi

Në kohën kur Kina komuniste kishte

ndërprerë prej disa vitesh të gjitha marrëdhëniet

ekonomike me Shqipërinë

dhe kur kjo e fundit kishte hyrë në një

krizë vërtetë të rëndë ekonomike, një

rreze shprese u afrua në vendin më

stalinist të Europës. Do të vinte në

Shqipëri politikani i njohur gjerman

Franz Jozef Shtraus.

Udhëheqësi komunist Enver

Hoxha ndodhej në një gjendje të rëndë

shëndetësore, ndërsa vendi drejtohej

nga një dyshe vërtet dyshuese se Nexhmije

Hoxha e Ramiz Alia. Çfarë ishte

në të vërtetë ofrimi i ndihmës nga Republika

Federale Gjermane, pikërisht

në kohën kur midis të dy vendeve nuk

kishte as marrëdhënie diplomatike dhe

kur në Shqipëri një jehonë të madhe

kishin akoma (siç kanë ngelur ende

edhe sot) ngjarjet e Luftës së Dytë

Botërore.

Në prag të zhvillimeve të papritura

në lidhje me vizitën e Shtrausit,

Shqipëria komuniste tregonte kokëfortësinë

e saj për lidhje me vende apo

qeveri nga të cilat vendi nuk kishte

asnjë përfitim. Kështu më 8 gusht 1983

u vendosen marrëdhënie diplomatike

me Bahreinit në nivel ambasadorësh

ndërsa pak muaj më vonë më 4 tetor

1983, Qeveria Shqiptare njohu Qeverinë

e Kamboxhias. Në Shqipëri mbërriti

më 22 nëntor 1983 një delegacion

qeveritar i Voltës së Sipërme i kryesuar

nga ministri i Informacionit,

Adame Turs. Vendi shkoi drejt një

mbylljeje gjithnjë e më të thellë,

ndërsa u vu re një dëshirë hapjeje me

fqinjin e jugut.

Vizita

“private”

e Shtrausit

I njohur si politikan model në vendin

e tij, por edhe si një nga negociatorët

më brilantë e më të spikatur në çështje

ndërkombëtare, me një nisëm gjysëm

zyrtare, do të vinte në vitin 1984 në

Shqipëri kryeministri i Bavarisë,

Franz Josef Shtraus.

Udhëheqja komuniste e

Shqipërisë e ka pritur Shtrausin me

dëshirën sabotuese dhe me një shpërfillje

e cila i kalonte të gjitha normat

diplotatike.

Në takimin me zëvendëskryeministrin

Manush Myftiu është shtruar fillimisht

çështja e vendosjes së marrëdhënieve

diplomatike midis dy

vendeve, ndërsa pala shqiptare ka

këmbëngulur në pagimin e reparacioneve

(dëmshpërblimeve) të luftës,

çështje e cila ishte mbyllur për të

gjitha vendet më 1953 me marrëveshjen

e Londrës. Pala shqiptare kërkonte

që Republika Federale Gjermane

(RFGJ), në kundërshtim me kushtetutën

e saj, t’i paguante Shqipërisë një

shumë të caktuar, që do të shkaktonte

kundërveprimin e të gjitha vendeve që

kishin qenë dikur në luftë me Gjer-

maninë, për të kërkuar edhe ata para.

RFGJ kishte kërkuar të vendoste

marrëdhënie diplomatike me

Shqipërinë edhe pas vitit 1973, kohë

kur kishte vendosur të tilla marrëdhënie

me të gjitha vendet që kishte

qenë në luftë. Qeveria Shqiptare kishte

HISTORI

Si kundërshtoi udhëheqja

komuniste ndihmën gjermane?

Franz Jozef

Shtrausi dhe

misionet e tij

në Shqipëri

kërkuar sërish pagimin e reparacioneve

që në vitin 1975 kishin pasur sipas saj

vlerën e rreth 4 miliardë dollarëve,

ndërkohë që BS kishte mëtuar nga ana

e tij kohë më parë, një shumë prej 420

milionë dollarësh.

ramiz Alia

kundër lidhjes

me rFgJ-në

Pas vdekjes së Enver Hoxhës më 11

prill 1985, politika e Shqipërisë nuk do

të kishte asnjë ndryshim nën drejtimin

e ri. Kjo dukej qysh në hapat e parë të

tij publikë. Ramiz Alia në gusht 1985

bëri vizitat e para si sekretar i parë i

PPSH-së. Për Korçën ai tha ishte

“qyteti i dytë” i Enver Hoxhës dhe për

këtë qëllim atje ishte vendosur të ngrihej

përmendorja e tij. Alia pasi përmendi

palëvizshmërinë në rrugën e

Enver Hoxhës dhe sulmoi superfuqitë,

u ndal në marrëdhëniet e posaçme me

Greqinë duke i kushtuar një rëndësi të

posaçme librit të Enver Hoxhës “Dy

popuj miq”, duke nënvizuar se politika

e Shqipërisë ndaj Greqisë kishte qenë

gjithnjë e fqinjësisë së mirë. Politika e

jashtme e Shqipërisë e përpunuar sipas

Alisë nga Enver Hoxha mbetej “e

palëvizshme”.

Bisedimet e

Vjenës midis

delegacioneve

gjermane dhe

shqiptare

Në vijim të përpjekjeve për normalimin

e marrëdhënieve midis dy

shteteve, në mars 1986, në Vjenë u

zhvilluan bisedime midis dy delegacioneve

të kryesuara nga drejtori politik

i Ministrisë së Punëve të Jashtme të

1 TETOR FAQE 16

RFGJ-së, Braunmyler, dhe drejtori i

Institutit të Marrëdhënieve

Ndërkomëtare, Sofokli Lazri. Pala

shqiptare ka mbajtur qëndrimin e parë

në lidhje me reparacionet dhe takimi

është mbyllur pa përfundim pasi sërish

janë përmendur kushtetutat e të dy

vendeve, ndërsa jepet përshtypja sikur

pala gjermane lutet dhe ajo shqiptare

ka interes të mos lidhë marrëdhënie me

çdo mënyrë që t’i vijë.

Takimi i

Tiranës. Komunistët

refuzojnë

çdo ndihmë

Dy muaj më vonë, më 19 maj 1986

vjen në Tiranë, sërish Franz Josef

Shtraus, së bashku me Edmund

Stoiberin. Këtë herë ata u pritën nga

kryeministri Adil Çarçani. Gjermanët

kanë propozuar kreditim në shuma të

mëdha për Shqipërinë, duke e thënë

hapur se ato nuk do të kërkoheshin më,

pasi gjë gjë të tillë, RFGJ e kishte bërë

edhe me vende të tjera. Kjo sepse

forma e pagimit të reparacioneve e

vinte në pozitë shtetin gjerman si me

kushtetutën e tij, ashtu edhe me mëtimet

që mund të vinin menjëherë nga

shtete të tjera. Pala shqiptare e cila

ishte në një krizë të vërtetë ekonomike,

nxirrte vazhdimisht preteksion se e

ndalonte kushtetuta marrjen e kredive,

gjë e cila po të kishte vullnet politik,

zgjidhej brenda dy javëve me anë të

një sesioni të jashtëzakonshëm të Kuvendit

Popullor, me një riformulim të

përgjithshëm të nenit përkatës. Shtraus

ka propozuar edhe projekte të vërteta

ekonomike afatshkurtra e afatgjata, të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!