28.04.2013 Views

Issue 1 - Shef Domi

Issue 1 - Shef Domi

Issue 1 - Shef Domi

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

NgA MUHAMEd VElIU

Emigrantët shqiptarë në Itali dhe

Greqi janë duke u mashtruar

nga trafikantë të qenie njerëzore

të cilët u thonë se në Angli mund të

futen lirisht përmes aeroporteve Skoceze.

“The Albanian” ka mësuar se gjatë

muajit të shkuar, janë arrestuar 13

shqiptarë të cilët përmes pasaportave

të falsifikuara kanë tentuar hyrjen nga

aeroporti Gllasgout.

Personat e arrestuar me pasaporta të

falsifikuara i kanë deklaruar policisë se

kishin paguar nga 8 deri në 10 mijë

euro për të udhëtuar me këto pasaporta

drejt Skocisë.

Ajo që atyre nuk u është

treguar ka të bëjë me ndëshkimin nga

gjykatat angleze nëse do të kapeshin

me dokumente identifikimi të falsifikuara.

Nga dëshmitë e shqiptarëve të kapur

është zbuluar i gjithë mekanizmi i këtij

trafiku.

Ata janë shprehur se pasaportat u përkisnin

qytetarëve Italian apo Grek të

cilet ja kishin shitur trafikantëve shqiptarë.

Këta të fundit veçse kryenin

ndërrimin e fotografive të këtyre pasaportave.

Burime pranë “UK Border Agency” në

Skoci thanë për The Albanian se personat

e kapur kanë dalë përpara

gjykatës së krimeve dhe janë dënuar

me nga një vit burg siç e parashikon

ligji.

Po të njëjtat burime kanë shprehur

AKTUALITET 1 TETOR FAQE 4

Zbulohet linja e trafikut

shqetësimin e tyre për numrin në rritje

të shqiptarëve të cilët tentojnë hyrjen

në Britani përmes dokumentave të falsifikuara.

Britania e Madhe mbetet një

prej destinacioneve kryesore për të

emigruar nga shqiptarët.

Masat shtrënguese në portet e Francës

apo Belgjikës e ka ulur ndjeshëm numrin

e personave që mbërrinin ilegalisht

në Britani.

Por, këto masa kanë krijuar një tjetër

trafik. Atë të përdorimit të pasaportave

të falsifikuara që është vepër penale e

dënuar me burg.

Edhe në ato raste kur shqiptarët

mundet të hynë në Britani, ata nuk

mund të jenë të suksesshëm në pranimin

e azilit.

Që prej disa vitesh Shqipëria dhe

Kosova cilësohen si vende të sigurta,

qytetarët e të cilëve mund të aplikojnë

për azil por shanset e pranimit të aplikimit

janë minimale.

Vazhdon racizmi ndaj

shqiptarëve në Britani

Përsëri racizëm ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Pas goditjes së dy vëllezërve

shqiptarë disa javë më parë në një sulm të pastër me motive raciste në zonën Winchester

, kësaj radhe pre e sharjeve dhe provokimeve me karakter racist kanë qenë

lojtarët e klubit shqiptarë Albo Fantasy.

Një gazetë lokale në perëndim të Londrës shkruan se lojtarët shqiptarë kanë kërcënuar

se do të dalin “Sportsman’s Senior Sunday Football League” pas sharjeve dhe provokimet

raciste, që morën në ndeshjen e fundit.

Sharjet dhe provokimet kanë vazhduar gjatë të gjithë ndeshjesh, duke u kthyer më pas

në një incident të dhunshëm mes shqiptarëve dhe britanikeve racist.

Te paktën 30 shqiptarë dhe britanikë u përleshën ne parkingun një stadiumi, menjëherë

pas përfundimit të ndeshjes Albo Fantasy kundra Southwood në të cilën shqiptarët

humbën 2 me 1.

Klubi shqiptarë Albo Fantasy ka disa vite që është krijuar dhe e ka qendrën në Fulham

të Londrës, ku shumica e lojtarëve janë shqiptarë.

Zëdhënësi i Albo Fantasy, Altin Loka, ka pohuar me mediat lokale se lojtarët e tij u

provokuan duke u ofenduar gjatë të gjithë ndeshjesh nga një grup djemsh britanik.

Ekipi shqiptarë ka kërkuar nga sekretari i ligës Ron Halfacre, të ndëshkohen fajtorët e

këtij sulmi racist.

Halfacre ka deklaruar se “Është në pritje të një raporti zyrtar për atë që ndodhi të

dielën gjatë ndeshjes”.

Itali-Greqi-Skoci

13 shqiptarë të kapur me pasaporta falso

Arrestohet në Rinas, teksa

kthehej nga Londra 37-vjeçari

Një 37-vjeçar që sapo kthehej nga Londra ka përfunduar në prangat e oficerëve të

policisë në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur gjatë vitit

1998.

I prangosuri është Ardian Garupi, banues në Shkodër. "Ardian Garupi, 37

vjeç, lindur e banues në fshatin Kosmaç, komuna Bushat në Shkodër, është kapur nga

forcat e policisë në Rinas, pak minuta ka hyrë në tokën shqiptare", - bëri të ditur policia.

Garupi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është deklaruar fajtor në

vitin 2001 nga ana e Gjykatës së Shkodrës, për veprat penale të "Vrasjes me dashje"

dhe "Armëmbajtjes pa leje".

Sipas vendimit të gjykatës, 37-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim

ndërkombëtar, më 28 korrik të vitit 1998, në fshatin Barbullush të komunës Bushat, ka

vrarë te magazinat e plehrave kimike shtetasin Bahri Xhani. Pas arrestimit në aeroportin

e Rinasit, ai i është dorëzuar autoriteteve të burgjeve dhe tashmë do të vuajë

dënimin e dhënë nga ana e Gjykatës së Shkodrës tetë vjet më parë.

Fairlane partnners

Bëjmë

Servisimin,

riparimin

e të gjitha

llojeve dhe

modeleve

të automjeteve

përfshirë edhe

air conditioner

(klima)

-Skanimin e problemeve

elekronike si dhe

rregullimin e tyre,

-Goma, Regjistrimin

e gomave

-Saldime, -Modifikime,

si dhe të gjitha shërbimet

e tjera

OFERTË

SPECIALE

SERVISIM

+ MOT

PREJ £99

BEJMË

KONTROLLIN

TEKNIK

(MOT)

Çertifikata është

e liçensuar

Ing Besim Sylaj

118-120 LONDON

ROAD MITCHAM

SURREY CR4 3LB

MOB:07985195104

ginobesim@hotmail.com

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!