28.04.2013 Views

Issue 1 - Shef Domi

Issue 1 - Shef Domi

Issue 1 - Shef Domi

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nga Ahmet Engin Ll..B LL.M

Ne vijim te vendimit të Dhomës së

Lordëve në një numër çështjesh emigracioni

siç ishte çështja “Baiai” rregullat

e emigracionit ne lidhje me

martesën kanë ndryshuar.

Më përpara vetëm ata që

ishin në MB me viza pse kishin të

drejtë qëndrimi në MB për një periudhë

për më shumë se gjashtë muaj,

mund të ishin në gjendje të aplikonin

për një certifikatë aprovimi për t’u

martuar në MB. Çdo person me vizë

më pak se gjashtë muaj nuk mund të

aplikonin për këtë certifikatë martese

ne MB. Për më tepër nëse një përson

kishte një vizë për ose për më shumë

se gjashtë muaj, por nëse kishte më

pak se tre muaj të mbetur në vizë nuk

ishte në gjendje të merrte një certifikatë

aprovimi martese në MB.

Kushtet e mësipërme detyruan njerëzit

që s’mund t’i plotësonin këto kushte

për t’u martuar në Britani që të shkonin

mbrapsht në vendin e tyre të origjinës,

të martoheshin dhe më pas të aplikonin

për vizë martese për të ardhur përsëri

në MB. Një pjesë e aplikantëve refuzonin

të ktheheshin në vendin e tyre të

origjinës dhe të martoheshin dhe të

kryenin martesën atje pasi rrezikonin

edhe të mos merrnin vizën për të ardhur

përsëri në MB.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Tani

është e mundur martesa në MB edhe

nëse përsoni akoma nuk e ka të zgjidhur

problemin e statusit, kjo bazuar në

ndryshimin e rregullave të emigracionit

dhe vendimit të Dhomës së

Lordëve.

Kështu ata që edhe emigrantët ilegalë,

ata që kanë kaluar afatin e qëndrimit të

vizës apo kohës së përcaktuar të qëndrimit,

ata që janë të refuzuar në

kërkesën për leje qëndrimi, njerëzit ilegalë

prezentë në MB mund të martohen

në Britani dhe nuk duhet të

kthehen në shtetin e tyre për t’u martuar

apo për të aplikuar për certifikatë

martese.

Vendimi thotë që pavarësisht

stutusit njerëzit duhet të ndjehen

të lirë të martohen në MB në të

kundërtën do të shkeleshin të drejtat e

njeriut.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë se ju

mund të martoheni si të doni dhe kur

të doni. Ndryshimet e rregullave të emigracionit

certifikata e martesës edhe

mund të refuzohet në çështje të

ndryshme.

Ndryshimi mes të tashmes dhe të kaluarës

është se njerëzit edhe pa status të

rregullt qëndrimi mund të aplikojnë

për certifikatë aprovimi për martesë në

MB. Garantimi i certifikatës për

martesë do të varet nga Home Office

nëse ata mendojnë se lidhja mes çiftit

është e vërtetë dhe e besueshme.

Aplikimi për një certifikatë aprovimi

martese duhet të përgatitet nga një

avokat i specializuar në ligjet dhe praktikat

e ligjit të emigracionit në MB. Ka

shumë mënyra për të vërtetuar që marrëdhënia

në çift është e vërtetë dhe e

besueshme por ju duhet të kërkoni

ndihmën e nevojshme në mënyrat sesi

të provojë këtë në dritën e rrethanave

personale.

Është e mërzitshme dhe e

vështirë që nuk ka të drejtë apeli

kundër refuzimit të certifikatës së

aprovimit për martesë në MB.

Kështu nëse aplikimi juaj dështon për

shkak të mungesës së informacionit

dhe ose për shkak të mungesës së

dokumentacionit të kërkuar, atëherë

nuk keni të drejtë apeli dhe gjykata e

emigracionit nuk do të përfshihet në

këtë çështje për ta rishikuar refuzimin.

Kjo do të thotë se përgatitja e aplikimit

tuaj ka rendësi jetike sepse ju nuk do

të keni një shans të dytë për të aplikuar

në Gjyqin e Emigracionit.

Nuk duhet të

ktheheni në Shqipëri

apo Kosovë për të

marrë viza martese.

Ndryshimi në ligjin

britanik të emigracionit

në lidhje me martesat

nuk ishte vetëm përmbledhja

e mësipërme.

Në vazhdim të

ndryshimeve të rregullave

përsa i përket

certifikatës së aprovimit

për matesë për aplikantët

në MB, të tjera

ndryshime janë urdhëruar

prej Dhomës së

Lordëve.

Që nga vendimi i

gjykatës së Apelit në

Mahmood në 2005, personat

që ishin të martuar

duhet të ktheheshin

mbrapa në shtetin e

tyre, përshembull në

Kosovë apo në Shqipëri

për të aplikuar për vizë

martese. Ishte argumentuar

që çdo përson i

lejuar më parë, veçanërisht

hyrësit e

paligjshëm, ata që

kishin dështuar në

kërkesën për azil, ata që

kanë qëndruar më tepër

nga viza apo leja e qëndrimit,

pra në

përgjithësi njerëzit pa

status të rregullt qëndrimi,

pa të drejtë qëndrimi

në MB në bazë të

martesës duhet të vendoseshin

ne disa pozicione

më të ndërlikuara

për shkak të hyrjes së

paligjshme në UK, apo

për shkak të dështimit

të kërkesës për azil në

krahasim me të tjerët

kalojnë nëpër më

shumë peripetci për tu

pajisur me vizë

martese.

Gjithsesi që kur

Dhoma e Lordëve dërgoi

vendimin e saj për

çështje të ngjashme

rregullat e vendosura

nuk janë shumë të justifikueshme.Shkurtimisht

thuhet që nëse

një përson përmbush

AKTUALITET

kërkesat për vizë martese, atyre nuk u

kërkohet që të kthehen mbrapa në

shtetin e tyre të origjinës për të marrë

viza dhe insistojnë se që atyre duhet t’u

garantohet e e drejta për të qëndruar në

MB.

Praktika e mëparshme për t’u kërkuar

njerëzve të kthehen mbrapa në shtetin

e tyre të origjinës për të aplikuar për

vizë martesë vetëm sa rrit burokracitë

e panevojshme dhe një ndër ato që

thuhet është që “ është një lloj burokracie

që Kafka nuk e ka pare”

Kjo do të thotë që edhe përsonat pa status

të rregullt qëndrimi nuk duhet të

shkojnë në shtetin e tyre për të marrë

viza martese pasi te jenë martuar në

MB. Ata mund të aplikojnë në Home

officëë për të drejtën e qëndrimit në

MB bazuar në martesë dhe lidhje

familjare ndërkohë që janë present ne

MB. Çdo praktikë kundërshtimi me

këtë do të ishte në kundërshtim me

ligjin thuhet në vendim.

Në lidhje me aplikimet për

leje për të qëndruar në Mbretërinë e

Bashkuar nga njerëzit të cilët dëshirojnë

ta rregullojnë qëndrimit të tyre në

Mbretërinë e Bashkuar, duhet të kihet

parasysh se familja dhe aspektet e jetës

private të Nenit 8 të Konventës Evropiane

për të Drejtat e Njeriut gjithashtu

1 TETOR FAQE 5

Ju mund të martoheni në Mbretërinë e

Bashkuar edhe nëse jeni ilegal ose nuk

keni status te rregullt qëndrimi

mund të angazhohen në raste të

martesës

Për implikimet e mundshme të të drejtave

të Nenit 8 në rastin tuaj këshillohet

fuqimisht që ju të kërkoni ndihmë

profesionale nga specialistët ligjorë të

emigracionit në Mbretërinë e

Bashkuar.

Nëse doni të bëni ndonjë pyetje në lidhje

me përmbajtjen e këtij neni, apo

nëse ju dëshironi të diskutoni çështje

të emigracionit tuaj me një avokat të

imigracionit në CSS & Co Legal Services,

ju gjithmonë mund të na kontaktoni

në 0208 888 5808 dhe / ose 075

367 91 310/320.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!