05.06.2013 Views

Parku Nacional Mali Sharr - ammk-rks.net

Parku Nacional Mali Sharr - ammk-rks.net

Parku Nacional Mali Sharr - ammk-rks.net

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MMPH – Instituti për Planifikim Hapësinor

Parku Nacional “Mali Sharr” – Plani i zhvillimit hapësinor

Vendbanimet për rreth Parkut

Gjithsejt janë 38 vendbanime-fshatra të cilat gjinden në distancë

4km’ prej kufirit të parkut, të cilat kanë ndikim direkt dhe indirekt

në park dhe anasjelltas. Në këto vendbanime jetojnë mbi 40.000

banorë. Karakteristikë e tyre është se akoma kemi të bëjmë me

familje tradicionale, familje të mëdha me mbi 8 anëtarë për

familje dhe i takojnë tipit të grumbulluar të banimit. Sa i përket

mënyrës së ndërtimit këto vendbanime kanë pësuar

transformime. Deri në vitet e pesëdhjeta ka dominuar tipi i

shtëpive një katëshe dhe dy katëshe, të ndërtuara nga materialet

ndërtimore natyrore: guri, balta-lloçi, qerpiçi, druri, pullazet me

kashtë ose me rrasa të gurit. Sot hasim në një ndryshim, si për

nga ana e përdorimit të materialeve për ndërtim, po ashtu edhe

nga ana funksionale. Këto ndryshime fillojnë nga vitet e ’60-’70ta

e sidomos pas viteve ’99. Edhe lufta e vitit 99’ ka pas ndikim të

madh në humbjen e vlerave tradicionale, dhe kështu sot, ka

mbetur një numër shumë i vogël pothuajse simbolik i këtyre

ndërtimeve.

Kur është fjala për vendbanimet-fshatrat për rreth Parkut, territori

i të cilave shtrihet në kullosat e larta të Maleve të Sharrit,

pikërisht, në kufirin ndërmjet arave të bjeshkës dhe kullosave të

larta, i gjejmë vendbanimet sezonale verore, stanet e bjeshkës, të

cilat popullata vendase i quan edhe “koliba”. Këso stanesh hasim

në: Zaplluzhë, Pllajnik, bjeshkët e Mushtishtit dhe Grejkovcit etj.

Ndërhyrja e teknologjisë moderne, materialet e reja ndërtimore,

kanë pasur ndikim të madh në humbjen tradicionale të të

jetuarit, të ndërtuarit dhe të traditave tjera karakteristike për viset

rurale. Ndikim të madh në këtë çështje kanë të punësuarit në

diasporë, të cilët kanë sjellë frymën e ndërtimit nga vendet e

perëndimit. Vendbanimet tradicionale kanë humbur vitalitetin e

tyre me ndërhyrjen e teknologjisë moderne të ndërtimit, e

njëherit edhe ndikim në stagnim të veprimtarive bujqësore. Viset

rurale po e humbin dita më ditë funksionin primar të tyre.

50

Foto: Gornjasellë, 2008

Vendbanimet të cilat gjenden në afërsi të kufirit me Parkut,

gjithmonë kanë pasur kushte të mira për zhvillimin e blegtorisë,

bletarisë, pemëtarisë, dhe që njihet si veprimtari primare e këtyre

banorëve, me prodhimin karakteristik të “Djathit të Sharrit”.

Krahas rënies së fondit të blegtorisë në këto vendbanime

gradualisht ka rënë edhe interesimi për përpunimin e bulmetit,

momentalisht në funksion janë vetëm një numër i vogël i

blegtorëve. Edhe ata pak blegtorë që gjenden në stane, kanë

ndryshuar zakonet tradicionale dhe mënyrën e jetës. Sot në

stane qëndrojnë dy vetë, bariu dhe një anëtar tjetër i cili e

përcjell bulmetin stan-shtëpi dhe anasjelltas. Të paktë janë ata të

cilët prodhimet i përdorin për përfitime komerciale.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!