20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Murteza OSDAUTAJ: GJENDJA E HULUMTIMIT SHKENCOR NË

BALLKANIN PERËNDIMOR DHE NË KOSOVË

Hyrje

Ky studim ka për qëllim të paraqesë gjendjen e hulumtimeve shkencore në

Ballkanin Perëndimor në kontekst të shpjegimit të arsyeve historike dhe politike të

prapambetjes dhe në kontekst të gjetjes së mundësive të reja që edhe në këtë aspekt

ky rajon evropian të mund të krahasohet me rajonet e tjera të Evropës me qëllim të

rritjes ekonomike, zhvillimit të përgjithshëm shoqëror dhe politik të të gjitha vendeve

që njihen si shtete të Ballkanit.

Gjendja e përgjithshme

Deri në vitet tetëdhjeta gjendja e hulumtimeve shkencore dhe investimet në

këtë fushë në Ballkanin Perëndimor nuk dallonte shumë me zhvillimet e

përgjithshme evropiane. Dihet se ish-Jugosllavia kishte marrëveshje bilaterale dhe

multilaterale me pjesën me të madhe të vendeve evropiane që shtriheshin prej

aspekteve të hulumtimeve të përbashkëta në shkencë deri në njohjen automatike të

diplomave. Gjendja e tillë kishte bërë që disa nga universitetet dhe institutet

kërkimoro-shkencore të ish-Jugosllavisë të njiheshin për cilësi kulminante të

hulumtimit shkencor dhe për një qasje inovative të këtyre hulumtimeve që kishin

bërë të mundur një orientim të industrisë së atëhershme për prodhime me standarde

të pranuara evropiane.

Kjo situatë nuk do të zgjaste shumë ngase vitet 1990-1995 do të shënojnë

rrënimin përfundimtar të shtetit të atëhershëm. Shkatërrimi i shtetit u manifestua me

luftëra të njëpasnjëshme dhe me ndarjen suksesive të ish njësive federale që rezultoi

me krijimin shteteve të reja. Shkatërrimi nga lufta, ndryshimi i strukturës ekonomike

dhe shkatërrimi i saj nga lufta, ikja e pandalshme e kuadrit drejt vendeve

perëndimore dhe ShBA-së, rënia e të ardhurave për kokë banori si dhe ndryshimi i

prioriteteve kombëtare të vendeve të veçanta do të ndikojnë në një rënie të

përgjithshme të sasisë dhe cilësisë së hulumtimeve shkencore të këtyre vendeve dhe

me këtë, edhe një rënie në rangimin këtyre vendeve në krahasim me vendet

perëndimore.

~ 15 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!