20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Veli LECAJ: ROLI I TREGTISË SE JASHTME NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË

KOSOVËS

Kosova vështruar nga aspekti historik ishte pjesa më e pa zhvilluar e ish-Jugosllavisë,

krahasuar me ish pjesët tjera federale dhe në relacionet ballkanike e evropiane.

Baza ekonomike që trashëgoi Kosova në ish-Jugosllavi,është faktor me ndikim të madh për

zhvillimin ekonomik gjatë periudhës së mëvonshme,edhe pse në politiken zhvillimore ish-

Jugosllave, politika e zhvillimit të barabartë ekonomik parashtrohej si qëllim i rëndësishëm.

Në teorinë e zhvillimit ekonomik është konstatuar dhe vërtetuar përmes analizave empirike

,se ekziston lidhshmëria e ngushtë dhe reciproke mes sistemit ekonomik dhe zhvillimit

ekonomik shikuar nga aspekti sektorial dhe territorial.

Sistemi ekonomik përkufizon rregullatorin kryesor në procesin e prodhimit i cili përmes

nënsistemeve dhe mekanizmave të tij si sistem i financimit të riprodhimit të zgjeruar,

sistemi i planifikimit,sistemi i çmimeve ,sistemi i marketingut,sistemit devizor ,sistemit

monetar kreditor,sistemit politikës së jashtme,sistemi i tregtisë së jashtme etj. mundëson

realizimin e qëllimeve të projektuara në kuadër të ekonomisë kombëtare në tërësi.

Ndërsa politika e zhvillimit ekonomik formulon objektivat dhe masat për sendërtimin e tyre

në rrafshin sektorial,shtetëror, rajonale e më gjerë.

Zhvillimi bashkëkohor i ekonomisë botërore dëshmon për thellimin e ndërvarësisë

ekonomike,financiare e informative midis vendeve.

Por edhe zhvillimi ndërkombëtar tekniko-teknologjik dhe migrimi i fuqisë punëtore,janë po

ashtu faktorë tjerë mjaft të rëndësishëm që karakterizojnë karakterin dhe ndërvarësinë

reciproke ndërkombëtare të ekonomisë.Rëndësi të madhe në strukturën e sistemit ekonomik

të çdo vendi ka edhe tregtia e jashtme si pjesë përbëre e tij.

Çështja e rolit të eksportit dhe importit në zhvillimin ekonomik, sot e kësaj dite mbetet

çështje thelbësore e sigurimit të pozitës konkurruese në tregun ndërkombëtar.

Është vështirë të imagjinohet funksioni i një ekonomie në gjendje të izoluar nga ekonomitë

tjera ,pra nga tregu i mallrave dhe shërbimeve,tregu i kapitalit,tregu i fuqisë punëtore e

kohëve të fundit dhe ai i informacioneve.

Edhe ndër varshmëria ekonomike i ka pasojat dhe përparësitë e veta gjatë zhvillimit

ekonomik, të cilat kanë reflektuar në çdo ekonomi dhe do të reflektojnë po ashtu edhe në

ekonominë e Kosovës.

Dihet se hapja e ekonomive botërore dhe ndër varshmëria ekonomike mes tyre ka ndikuar

në humbjen e vendeve të punës për një numër të konsiderueshëm të punëtorëve. Mundësitë

për të lëvizur përtej kufijve, për të gjetur një jetë më të mirë janë rritur kohëve të fundit. Kjo

ka ngritur zërat se vendet e punës në vendet e zhvilluara po zaptohen nga të huajt. Në këtë

kontekst duhet potencuar se Kosova ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të vet

~ 633 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!