20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

jashtë, ndikimi i të cilëve në ekonominë e vendit është i jashtëzakonshëm. Për më tepër,

Kosova ka një bilanc tejet negativ tregtar që tregon pozitën e dobët konkurruese të Kosovës

në tregun botëror.

Pavarësisht nga niveli i zhvillimit ekonomik dhe sistemit ekonomiko-shoqëror, tregtia e

jashtme luan një rol të rëndësishëm duke u paraqitur kështu si një komponent zhvillimore e

domosdoshme dhe e patjetërsueshme.

Tregtia e jashtme, jo rrallë mundëson furnizimin e tregut kombëtar me të mira materiale për

konsum apo për investime të mëtejme për procesin e riprodhimit në ekonominë e

vendit,por nga ana tjetër krijon mundësin që të eksportohen të mira materiale jashtë

vendit,proces ky që mundëson funksionimin normal të zhvillimit ekonomik kombëtar.

Kosova do të duhej synuar që me përpikëri të aplikoj këtë forme të funksionimit të

zhvillimit ekonomik.

Por do të ishte interesant që të theksohen shkurtimisht çështjet kryesore që e kanë përcjellur

realitetin e ekonomisë së Kosovës para luftës deri në vitit 1999 dhe pas kësaj periudhe kur

Kosova realisht edhe u pavarësua.

2.Tregtia e jashtme në Kosovë para vitit 1999

Sistemi ekonomik Jugosllavë njihej si sistem në mes të dy sistemeve botërore,nga njëra anë,

i bazuar në tregun e lirë dhe në anën tjetër në sistemin ekonomik të llojit Sovjetik.

Prandaj sfera e prodhimit dhe e këmbimit brenda dhe jashtë Jugosllavisë janë bazuar në

mekanizmat e tregut, ndërsa elementi socialist-vetëqeverisës në lidhje me pronën mbi mjetet

e prodhimit dhe qeverisjen, kishte pronësi shoqërore që nënkuptonte së punëtorët ishin

pronarë të këtyre mjeteve të punës,për dallim nga shumë shtete tjera socialiste lindore që

pronësia mbi mjetet e punës ishte e karakterit shtetëror.

Mjetet nëpër Organizata të Punës së Bashkuar(OPB) i qeverisnin me nikoqirllëk punëtorët të

cilët kishin rolin kryesor në strukturat vendimmarrëse të OPB-ës, përmes këshillit të

punëtorëve si organ i tyre,edhe pse asetet(mjetet e ndërmarrjes së sotme) e tyre i takonin

shoqërisë.

Qasja e tillë liberale në ekonominë Jugosllave nuk zgjati shumë kohë,sepse diku pas viteve

të shtatëdhjeta filloi të rritet me të madhe roli i shtetit në ekonomi ndërsa aktiviteti i pavarur

i ndërmarrjeve u kufizua në masë të konsiderueshme.

Rritja e rolit të shtetit në ekonomi arsyetohet me atë se mekanizmat e tregut në ekonomi

ndikuan që të paraqiten ciklet të shpeshta ekonomike në ekonominë Jugosllave, të rritet

niveli i papunësisë , erdhi deri te rritja e disparitetit të jashtëm dhe të brendshëm, rritja

kontinuele e borxheve të jashtme dhe deficitit tregtar, përkundër që zhvillimi ekonomik

Jugosllavë, u fokusua në zhvillimin rapid industrial me norma të larta të investimeve në

industrinë prodhuese.

Mirëpo,sidomos gjatë kësaj periudhe deficiti tregtar rritej në mënyrë drastike,sa që borxhi i

jashtëm arrin shifrën prej disa miliarda dollarë,me që rast u kufizua edhe aktiviteti i

bizneseve të asaj kohe që shoqërohej me pengimin e themelimit të ndërmarrjeve të reja në

tregun Jugosllavë, normalisht përfshirë edhe Kosovën si pjesë të saj. 582

582 Dr.Skender Berisha “Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare”Universiteti i Prishtinës,1998,fq.231

~ 634 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!