20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mirëpo, përkundër progresit të shënuar kohën e fundit në fushën e hulumtimeve dhe

inovacionit, nuk mund të thuhet se është arritur përmirësim substancial sa i përket integrimit

të Kosovës në ZEH.

Përputhshmëria e prioriteteve të Kosovës me prioritetet e vendeve tjera të rajonit

Një nga qëllimet e punimit në fjalë ka qenë edhe vlerësimi i përputhshmërisë së prioriteteve

të Kosovës me prioritetet e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe vlerësimi i

mundësive të pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta hulumtuese në fushën e Energjisë. Në

dy takimet e përfaqësuesve të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor pjesëmarrëse në

projektin WEB-INCO.NET që u mbajtën në margjina të Konferencës së dytë Evropiane për

Energjinë (E2C) në Maastricht më 17 dhe 18 Prill të vitit 2012, u identifikuan prioritetet e

përbashkëta që do të mund të përkraheshin nga BE-ja në kudër të FP7. Prioritetet e tilla të

cilat përputhen mjaft mirë me prioritetet e Kosovës janë:

Menaxhimi i integruar i rrjedhave të lumenjve

Prodhimi i biogasit nga mbeturinat

Gjenerata e dytë e bio-karburanteve

Lidhja e hidrocentraleve të vogla në rrjet, integrimi në sistem, operimi dhe kontrolli

Pompat gjeotermale në ndërtesat energji-efiçiente

Ndërtesat me neto zero-konsum të energjisë

Përfundimet

Analiza aktuale e aktiviteteve hulumtuese dhe zhvillimore në fushën e Energjisë në Kosovë,

dëshmon që përkundër një progresi të kufizuar që është shënuar viteve të fundit, ndërtimi i

një sistemi të qëndrueshëm hulumtues kërkon një përkushtim të vazhdueshëm dhe shumë të

koordinuar të institucioneve vendimmarrëse. Në rend të parë kërkohet një qasje strategjike

që tejkalon politikat ditore dhe që garanton një vazhdimësi të ndërtimit të infrastrukturës së

nevojshme hulumtuese dhe zhvillimore. Nga SWOT analiza e prezantuar mund të

përfundohet që si pikënisje e ndërtimit të sistemit modern hulumtues, nevojitet fillimi i

implementimit të PKSH nëpërmjet planifikimeve përkatëse buxhetore. Në punim është

treguar gjithashtu që përkundër kompetencave të caktuara të institucioneve vendore për

hulumtime në fushën e energjisë, mungesa e projekteve të përbashkëta rajonale dhe

evropiane paraqet një pengesë serioze për integrimin e mirëfilltë të Kosovës në zonën

evropiane të hulumtimeve. Prandaj, një rëndësi e veçantë kërkohet ti kushtohet përmbajtjes

së aplikacioneve për përkrahje në FP7 sidomos në aspektin e cilësisë së tyre. Përvoja e

vendeve të rajonit dëshmon që përkrahja financiare simbolike e aplikacioneve të tilla do të

mund të ishte vendimtare për arritjen e qëllimit të dëshiruar.

~ 377 ~

Recensentë:

Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu

Prof. dr. Januz Bunjaku

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!