29.07.2013 Views

NJEREZIT E PRESIDENTIT - Gazeta Express

NJEREZIT E PRESIDENTIT - Gazeta Express

NJEREZIT E PRESIDENTIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët e Botës

Nëse shikoni televizionin

amerikan …ju mund të

mendoni se gjithçka ka të bëjë me

mundjen dhe me veshjen e bikinive.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Hillary Clinton

Sekretare Amerikane

e Shtetit duke folur

në Australi mbi

perceptimet se SHBA’të

po formësohen nga

reality show si Keeping

Up with the Kardashians.

Stabiliteti atje ka efekt në

stabilitetin e rajonit.

Benigno Aquino

President i Filipineve

për rëndësinë e

zgjedhjeve në Burma

në rajonin e Azisë

Juglindore; Ai i ka

quajtur zgjedhjet “jo

inkluzive” pasi që lideri

i opozitës Aung San

Suu Kyi është ende nën

arrest shtëpiak.

Ky është kulmi i

jetës sime si prift.

Ati Zawadski,

Prift katolik, pasi

punëtorët në Poloni

ngritën në Poloni

statujën më të lartë të

Krishtit 170 këmbë (52

metra) statuja ndodhet

në Swiebodzin.

Max: 18 °C

Min: 8 °C

Max: 18 °C

Min: 5 °C

E mërkurë, 10 nëntor 2010

Gazeta redaktohet nga Kolegjiumi

Politikë: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com, Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com,

Ballkanexpress: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com,

Arte: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com

Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Shpesh duket

se politikanët

bisedojnë

për “seksin

e engjëjve”

ndërkohë që

publiku, elektorati

apo masa e gjerë e

popullsisë, sido që

t`ia vëmë emrin,

është mbërthyer

në politikën e

protestës, apo

antipolitikën,

e refl ektuar në

mospjesëmarrje,

mbyllje anomike,

mungesë

solidariteti

shoqëror dhe

kapitali social.

IlirKalemaj

Politika dhe

antipolitika

Tam-tamet e liberalizimit të vizave fi lluan

të bien në Tiranë! Fishekzjarre, mitingje

entuziaste, deklarata patetike në një garë

për të rrahur sa më tepër gjoksin për kapjen

e vendit të fundit në Ballkan në këtë

proces.

Ah, bashkë me Bosnjën një jo-tamam

shtet, në konsolidim e sipër dhe Kosovën,

që për shkak të idiosinkracisë së saj, nuk

mund të garojë ende si e barabartë me

vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor,

në garën e integrimit apo qoftë edhe të

përmbushjes së kushteve teknike për liberalizmin.

Lajmi i mosmarrjes së statusit të vendit

kandidat, në një kohë që e merr Mal i Zi

fqinj, për mos të përmendur Maqedoninë

dhe Kroacinë që e morën disa vjet

më parë, kalon nën tisin e heshtjes qeveritare,

ndërkohë që daullet e integrimit

bien për të tjerë veshë.

Miliona euro u shpenzuan për t`iu

treguar shqiptarëve të mirat që solli integrimi

në NATO, a thua njerëzit janë kaq

jashtëtokësorë sa kanë nevojë t`iu shpjegohet

se futja në një strukturë (qoftë kjo

dhe vetë jashtë kohe, qëllimi apo funksioni)

është më mirë se qenia jashtë saj.

Në fakt, edhe sot nuk kuptohet mirë

se çfarë solli ky integrim (euro)-atlantik,

pasi pjesa e parë e fjalës së përbërë është

ende në një rrugëtim që i ngjan mundimeve

të Sizifi t.

Le të shpresojmë që ky liberalizim vizash

mos të shoqërohet me thirrje histerike

për “fi tore historike” që, në fakt, as nuk

është meritë e një faktori apo aktori politik

dhe as nuk është një qëllim në vetvete.

Përkundrazi, edhe kjo ngjarje (e quajtur

historike) vlen të shihet në sy kritik dhe

të vihen në pah kostot afatshkurtra dhe

afatgjata për ekonominë e vendit.

Për më tepër, “integrimi evropian” apo

“liberalizimi i vizave” janë disa nga “shënjuesit

bosh” që në vetvete nuk prodhon

politikë, pra është një term, që së bashku

me terma të ngjashëm si “demokraci”,

“shtet i së drejtës”, “ekonomi tregu” nuk

prodhon asnjë lloj pozicionimi ideologjik

apo debati të çfarëdollojshëm duke qenë

një term konsensual apriori.

Me fjalë të tjera, nuk ka debat pro dhe

kundra për sa i përket këtyre termave,

nuk prodhojnë një dialektikë të caktuar,

dhe nuk kontribuojnë në vetvete në

asnjë lloj debati me vlerë për sa i përket

alternativave të zhvillimit.

Për fat të keq dhe ndoshta edhe për shkak

të racionalizmit shoqëror dhe mungesës

së kultivimit të mendimit kritik,

shqiptarët zënë vendet e para për sa i përket

euro-entuziazmit, pa vënë asnjëherë

në dyshim të mirat dhe të metat që vetë

ky proces sjell, duke na vënë në pozita

qesharake krahasuar me fqinjët tanë të

afërt ballkanikë, si kroatët apo sllovenët,

fjala bie, ku përqindja e euro-skeptikëve

gati-gati kalon atë të euro-entuziastëve

dhe jo krejt pa arsye.

Nga ana tjetër, vihet re një politizim i

skajshëm i asaj që në vetvete është apolitike,

fjala bie, objekteve arkitekturore, si

puna e piramidës, ndërkohë që nga ana

tjetër sfumohet dhe kalohet në plan të

dytë ajo që është e mirëfi llti politike.

Nëse politika mund të kuptohet ose

si (a) art qeverisjeje; (b) si çështje (politika)

publike; (c) si dialektikë kompromisi

dhe konsensusi, apo si (d) fuqi dhe

shpërndarje burimesh, duket se këtu te

ne, politika nuk konceptohet në asnjë

nga këto rrafshe. Përkundrazi, shpiken

çështje edhe kur këto nuk ekzistojnë, a

thua nuk ka gjë tjetër për t`u diskutuar.

Shpesh duket se politikanët bisedojnë

për “seksin e engjëjve” ndërkohë që publiku,

elektorati apo masa e gjerë e popullsisë,

sido që t`ia vëmë emrin, është

mbërthyer në politikën e protestës, apo

antipolitikën, e refl ektuar në mospjesëmarrje,

mbyllje anomike, mungesë solidariteti

shoqëror dhe kapitali social.

Po ashtu duhet të jesh i verbër mos të

dallosh edhe një skepticizëm të thellë

ndaj një makinerie burokratike të politizuar

dhe propagande shpesh fëmijërore

në retorikën dhe përmbajtjen e saj.

Bombardimi i lajmit politik që nuk

përmban kurrfarë politike, debate ideore

dhe me vlera të munguara, ka sjellë në

mënyrë metaforike një “çiljetizim të politikës”,

dhe politizim të gjithçkaje tjetër,

duke prodhuar një situatë sa të amullt,

aq dhe paradoksale.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!