29.07.2013 Views

NJEREZIT E PRESIDENTIT - Gazeta Express

NJEREZIT E PRESIDENTIT - Gazeta Express

NJEREZIT E PRESIDENTIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

28

Sport

redaktor: Valdet Hasani

e-mail: valdet.hasani@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Gashi mund ta

lë Helsingborgun

Pas një viti të suksesshëm me Helsingborgun, me të cilin u

shpall nënkampion i Suedisë dhe shkoi në fi nale të Kupës,

Ardian Gashi mund të largohet nga ky ekip për shkaqe

familjare. Mirëpo, udhëheqësit e Helsingborg shpresojnë

që familja e futbollistit të transferohet në Suedi dhe

29 vjeçari ta respektojë kontratën.

Ardian Gashi ishte njëri prej

futbollistëve më të mirë të

Helsingborgut në sezonin që

përfundoi të dielën. Futbollisti

kosovar ia siguroi këtij ekipi

vendin e dytë, por edhe fi nalen

e Kupës së shtetit.

Mirëpo, e ardhmja e mesfushorit

kosovar nuk është e sigurt

në Suedi. 29 vjeçari, edhe pse

ka kontratë edhe dy vjet me

nënkampionin e ri të Suedisë,

mund të kthehet në Norvegji

për motive personale.

“Nuk dëshiroj të flas për

jetën time private. Ne e kemi

përpara ndeshjen finale të

Kupës. Do të fl asim pasi të përfundojë

sezoni komplet”, ka

thënë Gashi për gazetën suedeze

Helsingborgs Dagblad.

Kjo e përditshme mëson se

familja e futbollistit jeton në

Norvegji, bashkëshortja e tij

punon atje, kështu që gjakovari

mund të rikthehet në vendin

të cilin e përfaqëson që nga

vitit 2004, Norvegji, pasi ndien

mall për gruan dhe për fëmijët

e tij.

“Është e vërtetë që kemi

diskutuar shumë herë gjatë

sezonit. Shpresë e jona është

që familja e tij të transferohet

këtu në Suedi, por të shohim se

si do të rrjedhin gjërat. Ajo që

është e qartë është se futbollisti

ka kontratë trevjeçare me

ne”, theksoi drejtori sportiv i

Helsingborg, Jesper Jansson.

Menaxhmenti i Helsingborg

po shpreson që ta gjejë

një zgjidhje për Gashin dhe

familjen e tij, në mënyrë që

lojtari me përvojë ta vazhdojë

karrierën e tij në Suedi.

“Adriani ka një vlerë të

jashtëzakonshme për skuadrën

dhe do të mbetet njëjtë i

rëndësishëm edhe në të ardhmen,

nëse qëndron këtu. Ai

ka një qëllim fi tuesi dhe natyrisht

ka mbetur i zhgënjyer

që nuk e ka bërë një gjë të tillë

në të kaluarën”, tha në fund

Jansson.

Schalke nuk e

shet Farfanin

Trajneri i Schalke 04, Felix

Magath, e ka hedhur poshtë

mundësinë e largimit nga Gelsenkirchen

të sulmuesit peruan

Jeff erson Farfan. “Nuk e kam

ndërmend ta shes Farfanin. Ai

FOTO: PETRIT RRAHMANI

është vetëm 26 vjeç dhe është

nj futbollist që punon shumë,

edhe pse është e vërtetë se ka

mundur të shënojë më shumë

gola”, u shpreh trajneri gjerman

për tabloidin e njohur Bild.

Valon Konushevci

valon.konushevci@gazetaexpress.com

Prishtinë, 9 nëntor —

Pas dhunës së shkaktuar ditëve të

fundit në futbollin kosovar, Federata

e Futbollit e Kosovës (FFK) të hënën

shqiptoi dënimet ndaj klubeve, tifozët

e të cilave shkaktuan eksese

nëpër stadiume.

Kështu, Komisioni Disiplinor i

FFK-së dënoi Vëllaznimin me katër

ndeshje moslojë në stadiumin e vet,

pas eksesit që ndodhi në ndeshjen

kundër Prishtinës. I njëjti dënim i është

shqiptuar edhe Lepencit, tifozët

e të cilit rrahën gjyqtarët në ndeshjen

e Ligës së Parë kundër Ramiz

Sadikut.

Dënimit nuk i ka shpëtuar as Drenica,

e cila do t’i luajë tri ndeshje pa

praninë e shikuesve në shtëpi, për

shkak se disa tifozë drenicas kishin

sulmuar fi zikisht, pas ndeshjes me

Hysin, gjyqtarin e atij takimi.

Mirëpo, për dikë këto vendime

janë qesharake, duke pasur parasysh

dhunën e madhe që po shkaktohet

nga e cila po rrezikohen edhe jetë

të njerëzve.

Nënkryetari i Prishtinës, Afrim

I lidhur me një kontratë me

Aston Villan deri në qershor

të vitit 2011, John Carew

mund të largohet nga klubi

anglez në janar. Sulmuesi

norvegjez, i cili në të

kaluarën ka luajtur në Lyon,

Roma e Valencia, e ka kriti-

Muçiqi, thotë se në çdo vit nëpër

stadiumet kosovare po shkaktohet

dhunë, pikërisht për shkak se dënimet

nuk janë efi kase për ta luftuar

huliganizmin.

“Sinqerisht nuk më gëzojnë këto

dënime që i pësuan këto klube,

shkaku i disa huliganëve që nuk

e meritojnë të shikojnë futboll as

në televizor e lëre më në stadium.

Megjithatë, këto dënime janë masë

minimale, sepse edhe në të kaluarën

kemi pasur dënime të ngjashme, por

asgjë nuk po përmirësohet. Kjo tregon

se drejtuesit e futbollit nuk po

bëjnë punë të mirë për t’i parandaluar

ekseset e tilla”, deklaroi Muçiqi

për Express.

Andaj, ai thotë se gjatë pushimit

dimëror drejtuesit e futbollit duhet

t’i korrigjojnë disa nene në aktet

normative të FFK-së. Sipas Muçiqit,

në rregulloret e garave duhet

të ashpërsohen dukshëm nenet që

përcaktojnë dënimet në rastet kur

shpërthen dhuna.

“Pjesa e dytë e kampionatit

gjithsesi se duhet të fillojë me

ndryshime të atyre neneve të rregulloreve,

të cilat duhet të jenë shumë

më të ashpra ndaj huliganizmit”,

E mërkurë, 10 nëntor 2010

Carew largohet në janar?

kuar publikisht trajnerin e tij

aktual, Gerard Houllier, i cili

e ka përjashtuar mundësinë

e vazhdimit të kontratës

për futbollistin norvegjez.

Carew është bërë shënjestër

e ekipeve italiane Sampdoria

e Cesena.

DËNIME QESHA

Dënimet e shqiptuara nga Federata e Futbollit e Kosovës skuadra e Prishtinës i

vlerëson si qesharake. Nënkryetari i klubit bardhekaltër, Afrim Muçiqi, thotë se

me dënime të tilla është e pamundur të ndërpritet dhuna nëpër stadiume. Ai e

këshillon FFK-në që të ashpërsojë dënimet, nëse dëshiron ta luftojë huliganizmin.

theksoi ai.

Sipas tij, FFK’ja në bashkëpunim

me Ministrinë e Sportit, por edhe federatat

e tjera, duhet ta hartojnë një

ligj për parandalimin e huliganizmit

dhe të bëhet trysni në Parlamentin e

ardhshëm që ta miratojë atë.

“Masat për ndërprerjen e dhunës

duhet të merren sa më shpejt, e jo të

pritet që deri të vdesë dikush nëpër

arenat tona sportive, sepse atëherë

mund të jetë vonë”, shtoi Muçiqi.

Ndërkohë, edhe njohësi i mirë

i futbollit kosovar, aktualisht trajneri

i Hysit, Arbnor Morina, thotë

se ka ardhur koha që dhuna në

futbollin tonë të ndalohet. “Duhet

gjetur mënyra për parandalimin e

kësaj, variante të atilla që janë të

mundshme për Kosovën, sepse futbolli

ynë është në krizë fi nanciare

dhe me fi nanca lidhet shumëçka”,

tha ai.

“Organet e rendit duhet të jenë

më syçelë dhe t’i identifi kojnë aktorët.

Njerëzve të atillë policia duhet

t’ua ndalojë hyrjen nëpër stadiume.

Kur luhen ndeshjet, ata njerëz

duhet të obligohen që të paraqiten

në polici dhe të mbahen aty derisa

të përfundojë ndeshja, në mënyrë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!