29.07.2013 Views

PRESIDENCEN OSE NE OPOZITE - Gazeta Express

PRESIDENCEN OSE NE OPOZITE - Gazeta Express

PRESIDENCEN OSE NE OPOZITE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

20 ARTE

Tavanxhiu në Egjipt

Megjithëse situata në Egjipt vazhdon

të jetë e tensionuar, në qytetin e tij

jugor, Aswan, ditë më parë fi lloi punimet

Simpoziumi XVI Ndërkombëtar i

Skulpturës.

Në mesin e artistëve të përzgjedhur,

në këtë ngjarje merr pjesë edhe skulptori

shqiptar Genti Tavanxhiu. Qyteti

Aswan njihet si qendër turistike dhe

kulturore rajonale, ndërkaq International

Sculpture Symposium’ atje mbahet

tash 16 vite. Simpoziumi në Aswan

synon të ringjallë dhe vazhdojë traditën

e skulpturës së bërë në granitin

vendas. Tavanxhiu atje prezantohet

me një skulpturë monumentale në

granit rozë, i cili nxirret nga shpellat

antike afër Aswanit. Ky material dikur

përdorej për ndërtimin e obeliskëve të

faraonëve.

Për Genti Tavanxhiun, përzgjedhja

për pjesëmarrje në simpoziume të

ngjashme ndërkombëtar ka vite që

është bërë pjesë e veprimtarisë së tij

E premte, 11 shkurt 2011

Albana S. Muja

Albana.muja@gazetaexpress.com

artistike. Skulptori shkodran ka kohë

që jeton në Ascoli Piceno, të Italisë,

dhe në vitin 2010 realizoi vepra të

shumta në botë, si në Itali, Gjermani,

Francë, Spanjë, Kinë, Turqi, Rumani,

Dubai, Holandë dhe Japoni. Emri i tij

radhitet përkrah skulptorëve aktual

më të suksesshëm ndërkombëtar.

Teatër në telev

Shfaqja e ka shtëpinë në teatër,

megjithëse atë mund ta shohim

edhe në formë të ekranizimit

televiziv. Mirëpo, ekranizimi i

shfaqjeve duket t’i ketë dy anë

të medaljes, atë pozitive dhe

atë negative. Kështu të paktën

e shohin këtë ide dramaturgët,

regjisorët dhe aktorët e teatrit.

Prishtinë, 7 shkurt - Të kesh një teatër në shtëpi nuk

është njësoj si të përjetosh drejtpërdrejt atë dhe vetë

lojën aktoriale. Mirëpo, teatri nuk vizitohet nga një

masë e madhe njerëzish, ndërkohë që ekrani televiziv

mbledh një numër dukshëm më të madh shikuesish

para vetes. Megjithatë, një shfaqje teatrore

duket se tash e tutje do të mund ta shohim edhe të

ekranizuar, ndonëse kështu humbet origjinaliteti

i drejtpërdrejtë i saj. Në Shqipëri, sikur edhe në

shumë vende tjera të botës, në televizionet private

dhe ato publike ekzistojnë termine të dedikuara për

shfaqjet e ekranizuara, që synim kanë një audiencë

më të gjerë.

Sipas dramaturgut, Arian Krasniqi, ekranizimi i

shfaqjeve nuk mund të ketë efekt të ngjashëm as

emotiv, as artistik, e as estetik, siç e ka përjetimi i

drejtpërdrejt i shfaqjes në skenat e teatrit. Mirëpo,

nga ana tjetër, praktika e “ekranizimit” të shfaqjeve

mund të prodhojë efektin tjetër - atë të depërtimit

në masë, dhe të arkivimit digjital të një produksioni

teatror.

“Ne e dimë se shfaqja e ka kohën e vet. Sado që të

jetojë ajo në skenën e teatrit, vjen koha kur shfaqja

mbaron - pra “vdes”. Prandaj, krejt çka mbetet pas

“vdekjes” së shfaqjes janë fotografi të, artikujt dhe

shkrimet në gazeta, por edhe xhirimi digjital i saj”,

shprehet Krasniqi.

Ai e përkrah idenë për ekranizimin e shfaqjes,

duke e cilësuar atë me interes për publikun. Ky

veprim, sipas tij, vjen si pasojë e asaj që ne ende

s’kemi një traditë të gjatë të frekuentimit të teatrove

nga një numër më i madh njerëzish, e as një publik

tradicionale dhe të kultivuar teatrore.

“Gjykoj se një shfaqje, pasi që ta ketë konsumuar

jetën e saj teatrore, mund edhe të xhirohet, dhe ta

ripërjetojë një jetë të re, atë të ekranizimit në një

medium viziv, si televizioni, i cili ka shikueshmëri

dukshëm më të madhe”, thotë Krasniqi.

Për regjisorin Bekim Lumi shfaqja fi llimisht duhet

të konsumohet nga publiku në teatër, dhe vetëm

pasi ta ketë përmbyllur ciklin e vetë në skenën teatrore

ajo mund të xhirohet dhe pastaj t’i transmetohet

publikut përmes ekranit televiziv.

“Natyrisht, ekrani televiziv nuk është mediumi

më i mirë i mundshëm për transmetimin e një

shfaqjeje, për shkak të vetë karakterit të saj. Mirëpo,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!