29.07.2013 Views

ZGJEROHEN TURQIT - Gazeta Express

ZGJEROHEN TURQIT - Gazeta Express

ZGJEROHEN TURQIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 8 qershor 2012

Dosti i Nanos

Agron

Nëse Ukë Rugova është INTELEKTUAL atëherë unë jam UFO.

G3

Prostitutë politike! Nuk më kujtohet kush e la këtë emër po shumë i shkon përshtati.

Më duket edhe titulli nuk është i rastësishëm. Këta janë dosta në shumë sende!

Izber

Më befason edhe shtypi dhe disa mjete të informimit që po u japin shumë publicitet

personave dhe individëve që nuk e meritojnë dhe s’kanë bërë asgjë. Ani bile me rastin

e Ukë Rugovës që ende buza i qet tambel dhe s’ka dhënë asgjë për shtet e popull.

Unë mendoi që është gabim të bëhen propaganda të tilla pa kurrfarë merite. Autoriteti

i një fi gura arrihet përmes punës së tij në çdo lami dhe ajo e fi tuar nga puna apo

veprimtarit e tjera patriotike duhet ngrit e çmuar. Ibrahim Rugova i ka meritat e veta

dhe janë të pa diskutueshme. Ndërsa djali i tij nuk duhet të hiperbolizihet aq sikur

të ishte një hero. Edhe ky është i barabartë si moshatarët e vet e hiq më shumë.

Toni

Unë nuk po mundem me besu, Kosova si shtet i Afrikës me politikanë dhe me popullatë.

Po kush është ky Ukë Rugova? Intelektual!? Vetëm pse është djali i Ibrahimit!

Kosova është bërë si shtetet diktatoriale të Afrikës dhe nëse e ke babanë ose verdhanë

apo kushëririn në pushtet automatikisht e trashëgon poste dhe tituj inteligjent!

Agron

Nuk ka asgjë për çudi. Ja ka lyjt sahanin e ky tjera kritere nuk ka. Për pushtet

dhe para ky është në gjendje të japë edhe shumë gjëra të tjera.

Satan

Kosovarët e kane trurin e pagdhendur që ta kuptojnë Fatos Nanon. Po më

vjen mirë që Ukë Rugova e ka marrë vesh këtë punë. Fjalori i z.Nano do

kohë për ta zbërthyer se nuk e kupton gjithkush në Kosovë. Unë njoh shumë

njerëz që e duan Berishën, por asnjëherë nuk e dinë pse...

Shpendi

O më mirë të mos kisha lexuar. A mundet dikush të më tregojë

se a është Uka intelektual a jo.

Remziu

Njeriu duhet të kalojë shumë kohë pranë fëmijëve të tij gjatë rritjes dhe zhvillimit të

tyre, që t’i edukojë ata në frymën e tij. Presidenti i ndjerë Rugova nuk e pat atë mundësi

dhe rezultati duket kështu: Uka përpos emrit ka pak elemente të babait të tij; ai iu vesh

pushtetit me armiqtë më të mëdhenj të babait të tij; hyri në koalicion si kurrfarë faktori

dhe tani vë edhe nënshkrime për kandidatin për kryetar të Shqipërisë, thue ti se Kuvendi

i Kosovës do ta zgjedhë atë. Këtë mund ta quaj unë Çoroditje Nacionale Politike.

Besimi

Nuk është në pyetje këtu simpatia për Fatos Nanon, jo,jo...Ibrahim Rugova, sidoqoftë,

ishte një emër i madh për Kosovën e ky është të thuash pa asnjë kuptim

intelektual e politik. Babai i tij, Presidenti Rugova, tërë jetën vet u përpoq për fi -

snikërimin e jetës kombëtare, shqiptarësinë dhe evropianizimin e vendit...

Big brother

Ky djalë për dallim nga babai i tij është i edukuar dhe shumë përparimtar. Ky e kupton

politiken dhe njëherit është patriot i madh. Gabimet të cilat i ka bërë babai i tij me

kombin ky do që t’i korrigjojë dhe nuk shoh asgjë të keqe që ky përditë e më shumë

distancohet nga mbeturinat titiste të Kosovës dhe afrohet frymës kombëtare.

Ldk-isti

Ky far dosti i Nanos është shumë inteligjent. Ua ka zënë birën shpinave si Ahmet Zogu

dikur. Ky njeri është rritur në pallat presidencial. Ia mori Ramushit votat, shkoi te Hashimi...

Po cili prej politikanëve shqiptarë sot është i ndershëm, i moralshëm dhe i njerëzishëm.

Po të kishin qenë udhëheqësit shqiptarë të vetëdijshëm, të moralshëm, të njerëzishëm e

mbi të gjitha atdhetar që e duan atdheun, siç rrëfehen, nuk do të mbetet populli i ndarë në

gjashtë provinca administrative me pushtete të ndryshme , në këtë varfëri të skajshme etj.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Shoqëria jonë është e mbushur me paradokse

në rrafshin shtetëror-kombëtar, por

më të theksuarat dhe që po ndikojnë në

këtë rrafsh janë individualizmi dhe bajraktarizmi.

Për këto fenomene debatohet

nëpër të gjitha vendet ku mund të debatohet,

si në media e tjera. Nëse mendojmë

thellë për dukuritë siç janë individualizmi

dhe bajraktarizmi do të shohim se, në historinë

tonë të vlerave dhe veprimeve ato

e kanë mbrojtur në të kaluarën qenien e

identitetit tonë shqiptar, pra, ishin sjellje

veprime paradoksale që e kishin të vërtetën

brenda përndryshe, do të ishim asimiluar

sepse këtë e kërkonin pushtuesit e

shqiptarëve. Siç dihet gjatë gjithë historisë

shqiptarët kanë qene të pushtuar. Profesori

i nderuar tani i ndjerë Gani Bobi do

të thoshte se shqiptarët kultivonin këto

vlera me qëllimin që të ruajnë identitetin e

tyre kombëtar. Ata vuajtën dhe sakrifi kuan

shumë, por, arritën të krijojnë shtetin e tyre

të parë para njëqind viteve dhe para katër

viteve edhe shtetin e dytë që ishin edhe

ideale të tyre. Nëse e vështrojmë historinë

e vlerave shqiptare do të shohim se me

mendimet e Gani Bobit pajtoheshin dhe

pajtohen të gjithë mendimtarët. Ai thoshte

në ligjëratat e tij dhe shkruante në veprat

e veta: se zgjedhja e vlerave dominonte

ndër ne shqiptarët, kanë qenë, ato vlera

që e orientonin popullin në drejtim të

kundërt me pushtuesit e tyre. Vlerat dominonte

të zgjedhura në shoqërinë tonë

burrëri, trimëri, nder dhe besë ishin “mos

me lanë tjetrin me të poshtnue”, “ me dalë

në kushtrim në çdo rasë”, “me mbet në

luftë kundër armikut”, “mos me ju frigue

rrezikut”, e vlera të tjera. Lehtë konstatohet,

që këto vlera mundësuan dhe kultivuan

“përgjithmonë” individualizmin dhe bajraktarllëkun,

të cilat janë evidente edhe

sot pas 100 viteve të krijimit të shtetit të

parë shqiptar. Këto vlera natyrisht, nuk i

kërkonin pushtuesit e shqiptarëve dhe ato

i vlerësonin si paradokse, duke i cilësuar

shqiptarët si bisha të egra me fytyrë njeriu

e tjera. Pushtuesit e arsyetonin terrorin dhe

shtypjen në emër të humanizmit duke u

arsyetuar me qëllimin kinse po kryenin një

punë, po e kulturonin këtë popull e në fakt

pushtuesit dëshironin të legjitimonin terrorin

dhe shtypjen duke dëshiruar asgjësimin

në emër të humanizmit të shprehur e tjera.

. Këto vlera gjithmonë një pjesë e intelektualeve

komshi i quajti antivlera, e në të

vërtetë, ato ishin paradokse që kishin të

vërtetën brenda për ruajtën e identitetin

shqiptar qoftë në rrafshin popullor qoftë në

rrafshin kombëtar shtetëror. Pushtuesit e

dinin shumë mirë që veprimet dhe sjelljet

e tyre të cilësuara nga ata si paradoks kishin

të bënin me ngritjen e shqiptarëve

në të gjitha rrafshet sidomos në rrafshin

kombëtar- shtetëror. Sot edhe pse kanë

kaluar 100 vite nga themelimi i shtetit

shqiptar dhe 4 vite nga themelimi i shtetit

të Kosovës, prapë ne po udhëhiqemi me

E shtunë, 9 qershor 2012

Kemi nevojë për

rivlerësimin e vlerave

vlerat e tejkaluara të individualizmit dhe

bajraktarizmit, që kanë mbrojtur identitetin

tonë shqiptar dhe që kanë mundësuar

mbijetesën tonë. Sot kur mediton për

problemin e individualizmit dhe bajraktarizmit

të vinë në mendje mendimet e

Niçes për rivlerësimin e të gjitha vlerave.

Mendimi i Fridrih Niçes ishte se ai ishte

i pakënaqur me vlerat ekzistuese dhe për

këtë arsye kërkonte “rivlerësimin e të gjitha

vlerave”. Sipas Fridrih Niçe, shumë tregues,

siç janë dobësimi i jetës shpirtërore. Pesimizmi

, dekadenca, vlerat e rrejshme e

tjera na bëjnë me dije se “tërë kultura evropiane

po shkon drejtë një katastrofe”. Në

vend të vlerave të rrejshme, të cilat duhet

rivlerësuar dhe përmbysur, është e domosdoshme

të afi rmohen vlerat e reja. Këto

mendime të Fridrih Niçes për rivlerësimin

e të gjitha vlerave të shtyn të parashtrosh

vetes pyetjen: A duhet ne shqiptarët të

bëjmë rivlerësimin e të gjitha vlerave të

deritashme që shiheshin si paradoks, por

që ishin vlera që ruajtjen dhe bënë ngritjen

shqiptare si në rrafshin popullor ashtu

edhe në rrafshin shtetëror- kombëtar e tjera.

Nuk duhet që të kesh shumë mend që të

shohësh se ende ne udhëhiqemi me këto

vlera paradoks, të cilat tashti nuk e kanë

pronë të vërtetën por, ato po e dobësojnë

jetën tonë shoqërore dhe shpirtërore me

një pesimizëm të theksuar dhe me një

dekadencë të çuditshme dhe të pa pritur

nga vet shqiptarët. Shoqëria e jonë është

e mbushur me paradokse, jemi shndërruar

në shoqëri të paradokseve, ato i shohim

kudo në jetën tonë shoqërore i shohim në

politikë ekonomi në histori në religjion në

arsim e kudo tjetër. Këto paradokse janë

mbjell nga vlerat e deritashme që e kanë

kultivuar individualizmin dhe bajraktarizmin,

të cilat sot po ja zënë frymën vet

shqiptarëve dhe po stopojnë sot zhvillimin

tonë në rrafshin shtetëror-kombëtar. Duhet

të kërkojmë rivlerësimin e të gjitha vlerave

do të thoshte Fridrh Niçe për ne dhe

të përqafojmë vlerat që i kanë shoqëritë

e konsoliduara evropiane. Në mënyrë të

heshtur shqiptarët krijuan vlerat burrëri,

trimëri nderë, besë e tjera që kultivuan më

pastaj individualizmin dhe bajraktarllëkun

dhe mbrojtën identitetin shqiptar. Tashti

duhet të bëjmë një marrëveshje që ta formojmë

një organ të përbashkët (shtetin, të

cilin e kemi arritur) dhe mbi të, t’i bartim

të drejtat tona, që ta heqim qafe individualizmin

dhe bajraktarllëkun të cilat po

ia nxënë frymën shtetit, të cilin e arritëm

me shumë mund dhe sakrifi ca do të thoshte

Zhan Zhak Ruso. Duhet të largojmë

verbrin vlerësore qoftë si individ qoftë si

grup shoqëror për të kuptuar dhe njohur

vlerat për kohën të cilën po e jetojmë, përndryshe

do të udhëhiqemi nga antivlerat siç

janë gënjeshtra, krimi, hajnia, intriga e tjera

të cilat po lëshojnë shtat ndër ne.

Adem Gavazaj

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!