29.07.2013 Views

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

20 ARTE

Elton John, një këngë për Liz Taylor

Kantautori Elton John i ka

kushtuar një këngë mikeshës

së tij, legjendës së Hollivudit

Elisabeth Taylor, e cila vdiq më

23 mars.

Elton John e këndoi këngën

«Don’t let the sun go down

on me», «Mos e le diellin të

Naile Demiri

Kësaj radhe do të ndalem

te monografi a “Katarina

Josipi – Kati”, që Frrok Kristaj

e botoi në vitin 2004.

E zgjodha këtë libër pasi

që sivjet bëhen plot 88

vjet që kur në fshatin Zym të Hasit

të Thatë u lind aktorja e madhe

Katarina Josipi, kurse sivjet bëhen

plotë 42 vjet kur ajo kaloi në amshim.

Pra, 42 vjet pa Katin zymjane,

pa Katin artiste, por 88 vjet me Katin

dhe emrin e saj. Në fakt, emri i

Katit është dërrasa e parë e binës

së teatrit në gjuhën shqipe jashtë

Shqipërisë administrative.

Katarina Josipi si aktore hapëroi

në dërrasat e Teatrit Amator në

Ferizaj, kurse në pranverë të vitit

1948 hyri si femra e parë shqiptare

në Teatrin Popullor të Prishtinës.

Në Prishtinë kishte shkuar së bashku

me Shaban Gashin e Matej

Serreqin, që të dy nga Ferizaj. Në

Prishtinë, Kati plot 21 vjet aktroi

dhe kulmoi në skenën profesionale.

Dhe, po aty, në Prishtinë, vdiq

më 29 prill 1969, kurse u varros atje

edhe nga erdhi - në Shëngjergj, afër

Zymit të Hasit, pranë meshtarit e

patriotit Atë Luigj Palaj dhe të madhit

Atë Shtjefën Gjeçovit.

Autori i monografi së “Katarina

Josipi – Kati”, Frrok Kristaj, thotë

se Katarina Josipin e kemi parë në

skenën e teatrit profesional, e kemi

dëgjuar në radio me radiodrama,

por e kemi parë edhe në një fi lm

(Uka i Bjeshkëve të Nemuna).

Megjithatë, ajo jetoi në skenën

teatrore, aty ku e fillonte jetën

magjepsëse që e sheh, e ndien, ku

perëndojë» në fillim të një

koncerti që dha në Pitsburg

të Pensilvanisë.

Para se të fi llonte interpretimin

e tij në piano, John foli

para audiencës: «Unë, tha

ai, kam humbur një mike, ju

keni humbur një heroinë. Eli-

i zbulonte karakteret e njerëzve,

rolet e të cilëve i interpretonte. Jeta

e Katit ka filluar kur janë ndezur

dritat e skenës. Aty la djersën e vet.

Por, në skenë ajo jeton edhe sot në

kujtimet e artistëve, por edhe të shikuesve

e të dashamirëve të teatrit.

Njëzet e një vjet me radhë,

aq sa jetoi në skenën e Teatrit të

Prishtinës, Kati ishte kampione,

bartëse e roleve më komplekse të

repertorit më të shumëllojshëm të

teatrit tonë. Bukuria e brendshme

e Katit shpërthente vetëm atëherë

kur fi keshin dritat në sallë e ndizeshin

të tjerat në skenë. Atëherë temperamenti

i saj artistik i magjepste

shikuesit. Për Katin ishte njësoj me

rëndësi roli kryesor, i mesëm apo

episodik. Të gjitha i interpretonte

me pasionin më të madh, me

përkushtim, duke e shkrirë vetën

në role, duke përjetuar dhe duke

krijuar fytyra dhe karaktere të reja.

Për Katin, po ashtu, ishte njësoj të

interpretonte role nga drama origjinale

apo ajo e përkthyer, drama

klasike apo bashkëkohëse. Pra, Kati

ishte në gjendje të krijonte fytyra

komplekse, madje edhe atëherë

kur nuk ishin të kompletuara nga

autori apo regjisori.

Kati me invencion të rrallë kishte

interpretuar bareshën dhe ministreshën.

Kishte aftësi transformimi.

Mishërohej thellësisht me

personazhet që i interpretonte.

Identifikohej me fatet e tyre dhe

ua zbulonte karakteret. Ajo me talentin

e saj të një artisteje, por edhe

të një primadone të madhe, ngriti

një galeri të tërë tipash që e ndien

sabeth Taylor nuk ishte vetëm

një yll kinemaje dhe ndoshta

gruaja më e bukur e botës,

por ajo ishte një nga njerëzit

më të mëdhenj që kam

njohur. Ajo i doli në mbrojtje

para të gjithëve të prekurve

nga SIDA. Ajo ishte një grua

Primadona Kati

Frrok Kristaj

“Katarina

Josipi – Kati”

(monografi ),

Shtëpia Botuese

“Anton

Pashku”,

Prishtinë,

2004.

jetën pa kufi , kohë e hapësirë. Dhe,

vërtetë është vështirë tash të bëjmë

ndonjë shëtitje nëpër ato 71 e sa

role që i interpretoi gjatë jetës së saj.

Katarina Josipi - Kati për kontributin

e saj, por edhe për rezultatet

e arritura, mori shumë shpërblime

e mirënjohje, që i jepnin atëbotë

institucionet profesioniste. Në

veçanti po përmendim se ajo ishte

laureate e Shpërblimit të Dhjetorit

(1958) të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, Kati para se të vinte në

Teatrin Popullor të Prishtinës, në

shkurt të vitit 1947, nga pushteti

okupator serb, u mor në hetime

dhe u nxor para gjyqit bashkë me

vëllanë, Lazrin, si anëtarë të Organizatës

Nacional - Demokratike

Shqiptare me akuzën armike e

popullit. Ndër 38 anëtarët e “Grupit

të Hamdi Berishës”, që të gjithë

nga Ferizaji e rrethina, në procesin

makabër të Gjilanit, mbajtur prej 1

deri më 7 shkurt të vitit 1947, Katarina

Josipi ishte e vetmja femër

ndër 37 meshkuj.

Të themi edhe këtë se me emrin

e Katit është pagëzuar Konkursi për

Dramë Origjinale i Teatrit Kombëtar

të Prishtinës, ShKA në Zym,

që është themeluar në njëvjetorin

e vdekjes së Katit, pastaj me emrin

e Katit është pagëzuar edhe çmimi

për rolin më të suksesshëm

të femrës aktore për komedi (në

Preshevë të Kosovës Lindore).

Njëherësh, në vendlindjen e saj

tash e disa vjet jepet çmimi ”Unaza

e Katit”, si dhe në Pejë me emrin e

saj është pagëzuar një shkollë për

gjuhë të huaja.

e jashtëzakonshme dhe unë

kam patur privilegjin që e

kam njohur», tha John.

Ai e bën këtë dedikim të dytë

në radhë pas këngës që i bëri

Lady Dianës që humbi jetën

në një aksident automobilistik.

Të dielën, në

Ditën ndërkombëtare

të Teatrit,

u dhanë

çmimet për

dramë kombëtare“Katarina

Josipi”,

u promovua

monografi a

kushtuar aktores

Safete

Rogova, ndërsa

aktorit Bislim

Muqaj iu dha

çmimi vjetor

për aktorin

më të mirë.

Alfred Beka

alfred.beka@gazetaexpress.com

Prishtinë, 27 mars —

Prej tash e tutje aktorët

e Teatrit Kombëtar nuk

kanë nevojë më të ankohen

për pozitën e

tyre jo të mirë. Nëse

realizohen premtimet

e ministrit të kulturës, Memli

Krasniqi, i cili u tha atyre se do

të trajtohen më mirë se sa janë

trajtuar deri më tani, atëherë ata

kanë arsye të jenë të gëzuar.

Në Ditën Ndërkombëtare të

Teatrit, e cila u shënua të dielën

në holin e Teatrit Kombëtar,

Ministria e Kulturës, në bashkëpunim

me Teatrin Kombëtar, e

dha shpërblimin vjetor për teatër

dhe shpërblimet për dramën

shqipe “Katarina Josipi”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve, Memli Krasniqi, u

shpreh më këtë rast se shënimi i

kësaj dite në vende të ndryshme

të botës bëhet për të vlerësuar

të arriturat ndërmjet dy manifestimeve.

“Rëndom në raste të tilla festive

në vende të ndryshme të

botës shfrytëzohet rasti për të

bërë një bilanc të sukseseve si

dhe të arriturave ndërmjet dy

manifestimeve. Padyshim se

në Kosovë edhe ne kemi arsye

për të bërë një bilanc dhe për të

nxjerrë një rezultat të të arriturave

teatrore gjatë vitit që lamë

pas, por pa dyshim që ne në

E hënë, 28 mars 2011

FESTE

Kosovë duhet që në momente

të tilla të rikujtojmë dhe të ritheksojmë

edhe sfi dat e mëdha

edhe problemet me të cilat

ballafaqohen njerëzit e artit,

konkretisht njerëzit e teatrit”,

tha Krasniqi.

Ai shtoi se më në fund, ashtu

siç e parasheh ligji, shumë

shpejt Teatri Kombëtar do të

ketë edhe trupën, apo ansamblin

rezident. Dhe kjo, sipas

tij, do të ndodhë në javët e ardhshme.

“E dyta, e cila besoj ka qenë

ndër kërkesat më të rëndësishme

të gjithë njerëzve të

teatrit, të skenës kulturore dhe

artistike në vendin tonë, të gjithë

artistëve, krijuesve në vend,

ka qenë rregullimi i statutit juridik

dhe legal por edhe fi nanciar

i të gjithë krijuesve dhe

performuesve artistikë, është

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!