29.07.2013 Views

TRAGJEDI NE BISTRICE - Gazeta Express

TRAGJEDI NE BISTRICE - Gazeta Express

TRAGJEDI NE BISTRICE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët e Botës

NA duhet pranuar se shërbimet

tona të zjarrfi kësve s’mund të

përballen me djegien e pyjeve, të

fuqizuara nga një erë aq e fuqishme.

Ne s’kemi mjete për këtë punë.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Benjamin Netanyahu,

Kryeministër izraelit, derisa

ndihma ndërkombëtare

po e ndihmon vendin në

shuarjen e zjarrit të madh

malor, që ka lënë të vdekur

të paktën 41 persona dhe

ka shkaktuar shpërnguljen

e mijëra të tjerëve.

Lëreni që ta hapë paksa

kuletën e tij, sepse ka goxha

shumë para

Vladimir Putin,

Kryeministër rus,

duke aluduar në atë

që edhe miliarderi rus,

Roman Abramovich, të

shtojë diçka në vlerën

e planifikuar ruse prej

10 miliardë dollarësh,

sa janë paraparë

të shpenzohen në

ndërtimin e stadiumeve

dhe në përmirësimin

e infrastrukturës para

Kupës Botërore të vitit

2018.

Ata kanë bërë një rrëmujë të

përgjithshme të gjërave

DAN MCNEILL,

ish-komandant i

forcave të NATO’s në

Afganistan, derisa, në

një memorandum “të

rrjedhur”, i sqaron një

oficeri amerikan për

kontroll të drogës se

si ishte trishtuar nga

përpjekjet britanike në

Afganistan.

Max: 6 °C

Min: -4 °C

Max: 6 °C

Min: -3 °C

Edhe kjo

fushatë do të

karakterizohet

me kallaballëk

fjalësh e

premtimesh si

dëshmi e një

fukarallëku

politik.

Kandidatët

mund të na

e premtojnë

një Kosovë

faqebardhë,

por këto vite të

pasluftës kanë

dëshmuar se

politikanët e

duan Kosovën

me zemër

si sheqerka

“Negro”; me

pamje të zezë,

por me shije të

mirë.

E shtunë, 4 dhjetor 2010

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com

Ballkanexpress: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com

Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Bardh.Frangu

@gazetaexpress.com

Fytyra e Kosovës

në fushatë

Shtetin tonë të ri dhe të ardhmen e tij e ndeshëm

mëngjesin e së mërkurës nëpër posteret

që kishin ndërruar tërësisht pamjen e qytetit.

Kandidatët tanë dukeshin shumë të buzëqeshur,

ndërsa qytetarët shumë të vrenjtur. Megjithatë

këtij vendi i duhet buzëqeshja, qoftë edhe ajo

nga kandidatët për zgjedhje, të cilët kërkojnë

vullnetin tonë për të na përfaqësuar në institucionet

më të larta të shtetit. Politika është një

e keqe e domosdoshme; na pëlqeu apo jo, ne

duhet të zgjedhim. Në këtë kuptim, për rrethanat

që dihen, në këto Zgjedhje të Jashtëzakonshme,

nuk duhet të ushqejmë iluzione se kemi rastin

të zgjedhim diçka që mund të cilësohet si e pazakonshme.

Më e shumta mund të zgjedhim të

keqen më të vogël.

Mjafton të ndalesh vetëm para një druri dhe

të shohësh fytyrën e Kosovës. Sheh aty fytyra të

përkujtuara për herë të fundit, këngëtarë estradash,

shpallje për kurse të ndryshme, postere

kandidatësh për zgjedhje, etj. Druri dëshmon

se ligji nuk përfi llet në këtë vend as nga ata që e

bëjnë vetë. Inspektorët kanë një rregullore komunale

nëpërmjet të cilës janë të obliguar që t’i

ndëshkojnë ata që vendosin çfarëdo qoftë nëpër

drunj. Po ec e ndëshkoi kandidatët për zgjedhje

kur dihet se ndonjëri nga ta mund të ngjitet në

maje të pushtetit!?

I zënë në këtë lloj halli ishte gjetur të mërkurën

edhe një aktivist i vonuar partie, i cili bredhte

në kërkim të një hapësirë çfarëdo qoftë ajo, për

t’i vendosur posteret e kandidatëve të partisë

së tij. Hapësirat ishin zënë kur një minutë pas

mesnatës së të martës militantët partiakë ishin

lëshuar si cuba në pushtimin e hapësirave. Populli

thotë se puna e natës është gazi i ditës. Dhe

vërtet dukej qesharake e mërkura. Kësaj gjendje

i kontribuoi edhe era e fortë që fryu si për inat.

Shkuli shumë posterë nga objektet e ndryshme

dhe i hodhi nëpër rrugë e trotuare. Të shkelësh

mbi fytyrat e kandidatëve tanë që na e përcaktojnë

fatin dhe të ardhmen, është një gjë që prodhon

ndjenjë të keqe. Dikush mund të thotë se e

mirë është kjo gjë, ndërsa kandidatët tanë ende

nuk janë zgjedhur dhe nuk janë vendosur në

pushtet për të na shkelur neve. Megjithatë ky

fakt mund të jetë vetëm një element më shumë

që Kosova në kohë fushate të ketë një fytyrë

tragjikomike. Lufta për pushtim hapësirash reklamuese,

bën dëshminë më të mirë për luftën

e ashpër që bëhet për pushtet, ndërsa politika

konceptohet si mundësi shfrytëzimi e të mirave

publike e jo si përgjegjësi ndaj tyre.

Vërtet procesi i bërjes së shtetit dhe organizimi

i pushtetit nuk është një gjë e lehtë, përkundrazi.

Siç ka vlerësuar edhe suedezi Ulmar

Kvik, karshi Evropës ne gjendemi rreth 200 vitesh

në vonesë historike. Kundruar nga ky fakt dhe

nga aspekti sociopolitik dhe sociokulturor, kjo

gjendje të cilën po e përjetojmë nuk do të duhej

të na shkaktonte ndonjë befasi të madhe.

Të zgjedhurit tanë do të jenë prodhim i vullnetit

tonë. Ne mund të pështyjmë përpjetë, por nuk

mund ta mbrojmë fytyrën. Kjo është fytyra jonë,

fytyra e Kosovës.

Po çfarë është në të vërtetë tezga politike e

këtyre zgjedhjeve, të cilës ne duhet t’i afrohemi

si konsumatorë? Sa për ngushëllim duhet

thënë se gjërat edhe vetvetiu ndryshojnë. Nuk

është thënë kot se edhe vetë koha shëron plagë.

Realisht tezga e këtyre zgjedhjeve na ofrohet si

dëshmi e një përpjekje të dukshme të profi lizimit

të partive, grupeve dhe lëvizjeve me ndikim në

jetën publike të Kosovës. Lëvizja “Vetëvendosje!”

është bërë opsioni më funksional politik i konceptit

etnonacionalist, i cili në dozë të madhe

ka qenë i pranishëm edhe nëpër subjektet tjera

politike. Për këtë arsye kjo lëvizje zgjodhi Mitrovicën

për fi llim fushate, sado që këtë gjë e kishte

bërë tri ditë përpara kur kishte shkulur fl amujt

shtetëror të Kosovës dhe i kishte zëvendësuar

me ata kombëtarë, për të dëshmuar se identiteti

më i rëndësishëm në etnonacionalizëm është

identiteti etnik. Në anën tjetër partia “Fryma e

re”, si prodhim i shoqërisë civile, në formë simbolike

fushatën e vet e nisi me një autobus dhe

pikërisht në vendin ku në mënyrë simbolike

u hedh themeli i shtetit të pavarur të Kosovës,

përkatësisht tek skulptura “New Born”, për të

shfaqur refl eksionet e tyre politike mbi shtetin

e ri të Kosovës si pjesë e Evropës së bashkuar,

por në të njëjtën kohë duke injoruar faktin se

zhvillimi i shoqërisë civile është parakusht për

zhvillimin dhe formimin e shtetit demokratik.

Në mënyrë simbolike dhe si një shfaqje

krejtësisht e re në skenën politike u paraqit partia

“Krahu i popullit”, e përbërë nga pesë serbë,

katër shqiptarë dhe një boshnjak, si dëshmi e

pranisë së konceptit multietnik në skenën politike

të Kosovës.

Në këtë kuptim, edhe partia aktualisht më e

madhe, PDK, u shfaq me një imazh të ri. Në posterin

e saj për fushatë, ngjyrave kuq e zi ua shtoi

edhe ngjyrat e fl amurit të Kosovës. LDK-ja zuri

vend në tezgën politike, thënë fi gurativisht, me

kostum gati të njëjtë, por me kravatë të re dhe

dukshëm më refl ektuese. AAK-ja me Ukë Rugovën

ndërroi në masë imazhin e saj, duke futur

përbrenda trashëguesin e opsionit të politikës

paqësore në Kosovë. AKR-ja u shndërrua në një si

tip të OPB-ve, përkatësisht të një Organizate për

Punë të Bashkuar. LDD-ja me akademik Dacin

vazhdoi udhëtimin me konceptin e saj alkimist.

Kështu duket imazhi i tezgës politike për këto

zgjedhje, ndërsa sa i përket programeve dhe koncepteve

politike, na duhet edhe shumë kohë të

presim. Ne ende nuk kemi bërë meny kuzhine

le më politike. Edhe kjo fushatë do të karakterizohet

me kallaballëk fjalësh e premtimesh si

dëshmi e një fukarallëku politik. Kandidatët

mund të na e premtojnë një Kosovë faqebardhë,

por këto vite të pasluftës kanë dëshmuar se politikanët

e duan Kosovën me zemër si sheqerka

“Negro”; me pamje të zezë, por me shije të mirë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!