29.07.2013 Views

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 17 shtator 2012

Luan

viktimën

Daja

Isa Mustafa hajni numër 1, si Edi Rama i PS. Popull budalla

nuk ka, vetëm votues të tillë sa të duash.

Agroni

O tutet Putini se e ka radhën ai tani. Këtë zor e ka, se nuk e ka zorin e Hamitoviqve. E

tradhtoi dostin e vet Fatmirit, e po ja banë gajlen Sabri Hamitit. Po tutet për vete, një

zot e di se çka ka vjedh ky për vete, tash kur ti futet EULESHI ku me dit se çka i del.

I Seferve

A bën me e ditë pra Zoti Shollaku se çka u bë me kryetarin e

Skenderajt???Apo qysh po i rriten atij milionat akoma?

Adr111

O taktika e tij e preferuar.

Lili

O ju LDK-ista, vënë gishtin në tëmth dhe mos i mbroni shkelësit e ligjit, se ata nuk

ju sjellin asgjë të mirë. A janë LDK, PDK apo AAK, keqbërësit janë të një ngjyre

dhe këta LDK-së është më se e sigurt se do ti sjellin vetëm humbje votash.

Titi

Mungon sinqeriteti i njerëzve. Deri kur me këso palaço “udhëheqësa”?

Kushi

Sami Hamiti është 100 për qind i korruptuar dhe ky është fakt dhe ka rëndësi.

Mërgimtari

Hajnin që vjedh duhet ta luftosh, pa marrë parasysh se a është pozitë apo opozitë. Një gjë

po e di se po vidhet prej organeve më të larta e deri te rangu më i ulët, por nuk ka kush ta

zbatojë ligjin. Ata që kanë miratuar ligjet janë shkelësit më të mëdhenj, e pasojat po i bart

populli i pafuqishëm. Kemi nevojë që EULEX-i me i kap këta hajna dhe me ja u konfi skuar

pasurinë, sepse asnjëri nuk ka mundur me një pagë me bë pasuri marramendëse, e

populli fukara nuk e ka kafshatën e bukës për fëmijët e vet. Po më vjen me qarë këtu në

gyrbet, kur po e shoh popullin e mjerë duke kërkuar ndihmë. Nuk është kjo Kosova, të

cilën e kemi ëndërruar me vite. Nuk ka vend në burgjet tona sa hajnin duhet me e prangosë.

Korrupsioni është në nivelin më të lartë dhe ishalla Zoti i madh ndihmon kosovarët.

Dosti

Unë mendoj se nuk ka parti politike në Kosovë që nuk është e korruptuar, nuk ka individ

që ka funksion dhe nuk merr ryshfet ose gjëra tjera nga persona dhe individ për ndonjë

shërbim. Pra politika e Kosovës në tërësi është e korruptuar, ky është bërë ligj dhe nuk ka

kush ti ikë. Pra, si PDK, LDK, AAK, partia e Behgjetit dhe të tjerat janë të korruptuara. Pra as

njëra, e as tjetra nuk guxojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën, sepse këta bëjnë biznes bashkë.

Lumja

Kështu e patët quajtur edhe Rugovën pas luftës.

Babloku

Kush nuk e din po ia përkujtoj , kryetari i Kaçanikut , Drenasit dhe Ferizajt,

janë (kanë qenë) nëpër burgje. Që të tretë janë të PDK-s! Rasti Limaj e dinë të

gjithë, por është diçka tjetër që ka dalë i pafajshëm, nga tuta apo faktet , nuk

e di!? Për mua politikan i pastër është vetëm ai që e ka një shtëpi edhe ende

është ka paguan kredi! A ka ndonjë? Krejt çka kanë më shumë është hajni!

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

E martë, 18 shtator 2012

Moti i Madh

Kalosh Çeliku

Njëqindvjetorin e Shtetit të Pavarur

Shqiptar, anembanë Atdheut në këtë

Ditë të Madhe e feston mbarë Shqiptaria.

Edhe, e meriton dhe duhet ta festojë

këtë Ditë historike të Motit Madh,

secili ashtu siç mendon, mundet dhe di

me të gjitha forcat e Trurit dhe zemrës.

Farën e Shtetit Shqiptar e mbollën të

parët tanë Rilindësit, ne sot pasardhësit

e tyre duhet ta vadisim dhe ta korrim një

ditë para Dimrit që rri gati me drapër në

dorë. Thasët t’i mbushim me grykë me

bereqet, ngarkojmë në qerre dhe rrasim

hambarët për Dimër, të dalim në Pranverë.

Edhe, ajo Ditë e Madhe nuk është

larg, vjen me kalë me shalë në 28 Nëntorin

e Madh 2012. Nusen e sjellin krushqit

me koçi nga përtej shtatë maleve me

këngën e njohur të dasmave të shpeshta

shqiptare: Hajdeni bini djemtë e Shalës,

përmes Sarajeve të Pashës.

Në hyrje të Katundit, krushqit edhe qesin

pushkë. Lajmi përhapet në të katër

anët e Shqiptarisë të Atdheut: Nusja e

maleve vjen me koçi e mbuluar me qilima

kuqezi të qëndisur me këmbë arushe.

Krushkat copë-copë i bëjnë dajret me

këngë e valle. Babai e nxjerrë mauzerrin

nga hatullat dhe shkrep pushkë, e paralajmëron

Katundin.

Dhëndri e shikon Nusen nga dritarja e

Shtëpisë dhe fërkon duart. Gëzimin nuk

mund ta përmbajë brenda si kaçak mali,

pasardhës i atyre grave e burrave trima

me pushkë e penë në luftë për liri e Shtet

të Pavarur Shqiptar. Nagantin e nxjerrë

nga brezi për dritare. Tymefl akë si rrufe

krisma e tij çanë qiellin. Nëntë plumba

ia numëron Natës në ballë. Erdhi Dita

e gëzimit, edhe Shtëpia jonë të festojë

me këngë e valle. Mjaftë më me vite e

shekuj u përpoqëm nateditë nëpër pusi

këtë Nuse ta zbresim nga malet. Ditënatë

kaluam nëpër prita e zjarre të armëve.

Qerrja na është thyer disa herë me radhë

në rrugë, dhe na e kanë ndërruar Nusen

me një tjetër Xhadi.

Dudumët, sot në Motin e Madh 2012

kot përpiqen të na ngatërrohen nëpër

këmbë si ferra me shpifje e etiketime.

Haramët që për arsimin dhe kulturën

shqiptare nuk e kanë dhënë as edhe një

kafe. Minimizojnë veprimet e Lidhjes të

Shkrimtarëve Shqiptar. Hapat e saj, që

i ka bërë nga themelimi i Universitetit

të Tetovës. Nuk i shohin gjurmët e thella

para syve, për ta si dudumë të rrasur në

batak deri në fyt. Nënshkrimet e dhëna

nëpër ato dokumente historike në atë

kohë të vështirë, kur të shkonte edhe

koka si qenit në rrush, siç thotë populli.

Hë për hë, jashtë u ka mbetur vetëm

koka. Bythën dhe barkun e madh si tinar

të lakrave turshi, moti e kanë arratisur në

hurdhë. Bataku historik, ku janë rrasur

këmbekokë dhe një ditë do t’i gëlltisë të

gjallë me duart lartë për ndihmë. Njeri

nuk do të kenë pranë t’ua zgjasë as dorën

e shpëtimit në mes të Lumit. Ne, nuk na

mbrojnë thashethemet, shpifjet dhe

etiketimet e tyre trusakate, po puna dhe

gjurmët që i kemi lënë pas udhës për në

Baba Tomor aq të thella, që nuk i fshin

dot asnjë furtunë, asnjë borë e madhe,

asnjë Dimër. Vargu shqip kur hyri i

pari me shokë në Bit-Pazar të Shkupit,

ata ende ishin në gjumë dhe gërhisnin

në prehër të Xhadisë mes ëndrrave të

ditës duke sharruar shelgje në livadh. I

përdridhnin bythët nëpër Bit-Pazar si

rrospi katundi për një asht, një torbë

taxhi.

Takimet nën Rrap sot festojnë

pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit si

manifestim kulturor i veçantë i poezisë

erotike, në Shkup. Po ashtu, edhe revista

e pavarur letrare STILI 97 (56 numra), organ

i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar,

që në këtë anë të Atdheut erdhi si një zë

i ri kryengritës në letërsinë shqipe. Hapi

dyert krah më krah edhe të krijuesve të

rinj, sidomos të femrës krijuese rebele

shqiptare. Sot një numër i tyre që kanë

kaluar nëpër gjirin dhe djepin e Lidhjes

të Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, janë

emra të njohur në Letërsinë Shqiptare

mbarëkombëtare, po edhe atë botërore.

Njëqind vjet shtet shqiptar nuk janë pak

në këtë Ditë të Madhe. Po ashtu, nuk janë

pak edhe njëzet vjet veprimi të Lidhjes të

Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup. Nën

Rrap ka jehuar vargu i poetëve shqiptar

më të njohur anembanë Atdheut dhe

botëror edhe para tytave të tankeve. Nata

e Madhe është përcjellë me poezi, këngë

e valle deri në agim.

Nën Rrap, unë sonte i shoh poetët e

gjallë edhe të vdekur fi zikisht kokë më

kokë, siç i shihni edhe ju brez për brezi

në valle. Ngrejnë dolli për Ditën e Madhe.

E shoh matanë tavolinave Fredrik

Rreshpen, Pano Taçin. Zyhdi Moravën,

Hida Halimin, Mehmadali Hoxhën, Sadudin

Gjurën, Abdylazis Islamin, Murat

Isakun, Ramadan Sinanin, Daut Gurrën,

Fadil Bekteshin, Shaqir Sadikun dhe

qindra poetë të tjerë të gjallë duke fi lluar

nga Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu

me Visar Zhitin e përfunduar te Vahit

Nasufi e Gani Xhafolli me shokë se si e

heqin vallen e Lirisë nën Rrap. Vetëm

se, nuk i shoh dudumët. Ngatërraçët e

dështuar, që na janë ngatërruar rrugës

nëpër këmbë dhe janë strukur sonte si

sorra nga vargu kryengritës i fuqishëm

shqiptar nëpër birucat e tyre të errëta ta

festojnë humbjen historike.

Përsëri u ngjitëm maleve. Patjetër,

Nusen e vërtetë duhet ta sjellim në Katund.

Edhe, siç duket e sollëm kësaj radhe

edhe në Shkup, në këtë Njëqindvjetor

të Shtetit Shqiptar. E zbritëm në lëmë me

këngë e valle. Cucat copë - copë i bënë

dajret. Kënga dhe vallja nuk pushon deri

në agim. Vargu shqip, ky nagantë i trashëguar

i Rilindësve tanë edhe sot si dje e

zgjon Shkupin nga gjumi shekullor rrëzë

Kalasë Dardane.

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar këtë vit

festiv të Njëqindvjetorit të Shtetit Shqiptar

i organizon dy Manifestime kulturore

tradicionale ndërkombëtar bashkë, njëri

pas tjetrit: Takime nën Rrap (29, 30 shtator

dhe 1 tetor 2012), në Shkup dhe Ditët

e Humorit dhe Satirës: Xha Deralla (01,

02 dhe 03 tetor 2012), në Kërçovë. Ditën

festive të 28 Nëntorit të Motit Madh

2012, nën Rrap do ta mbajë edhe Natën

e Madhe Poetike me poezi, këngë e valle

deri në agim.

Mirë se erdhe Nusja jonë hallëmadhe

nga pas shtatë maleve larg. Derën e madhe

të Shtëpisë moti ta kemi hapur krah

më krah. Vallen e kaçakëve hiqe edhe sot

si dikur përpara Shtëpisë me shami, që

Nesër të na e mbushësh Lëmën plot me

fëmijë trima me lapsa në brez e libra në

dorë, brez pas brezi t’i dalin zot Atdheut…

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!