29.07.2013 Views

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

Shkarko - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4

Politikë

redaktor: Shpend Limoni

e-mail: shpend.limoni@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Sekretarja amerikane

e Shtetit, Hillary

Clinton pritet

të vizitojë Kosovën

në fi llim të tetorit.

Burime të Express

bëjnë të ditur se ajo

do të jetë një ndër

400 mysafi rët e

Presidentes Atifete

Jahjaga, në një konferencë

për rolin

e gruas që do të

mbahet në Prishtinë.

Këtë vizitë, Shefja

e diplomacisë

amerikane do ta

shfrytëzojë edhe për

të inkurajuar dialogun

mes Kosovës

dhe Serbisë.

Leonora Aliu

leonora.aliu@gazetaexpress.com

Prishtinë, 17 shtator–

Shefja e diplomacisë amerikane,

Hillary Clinton pritet të vizitojë

Prishtinën në fillim të muajit të

ardhshëm.

Sekretarja Clinton vjen në kryeqytetin

kosovar me ftesë të Presidentes

së Republikës, Atifete

Jahjaga.

Përveç të parës së diplomacisë

së SHBA’së, në Prishtinë do

të vijnë edhe rreth 400 zonja të

tjera për të marrë pjesë në një

konferencë ndërkombëtare për

rolin e gruas.

Në Presidencë ende nuk e kanë

konfirmuar mbajtjen e kësaj

konference, por burime të gazetës

Express thonë se do të marrin

pjesë disa prej grave më të suksesshme

të botës.

“Konferenca pritet të mbahet

më 4 tetor, ndërkaq zonja Clinton

është njëra ndër 400 mysafi ret e

ftuara”, ka thënë një zyrtar i lartë

ndërkombëtar, në kushte anonimiteti

për Express.

“Ajo pritet të marrë pjesë në

konferencë së bashku me gra

lidere nga e gjithë bota, ambasadore

dhe ministre të jashtme...”.

Këtë vizitë, zonja Clinton pritet

ta shfrytëzojë edhe për takime

me liderët politikë të Prishtinës, të

cilët do t’i inkurajojë për nisjen e

bisedimeve me Beogradin.

“Zonja Clinton do të shfrytëzojë

punimet e konferencës që të tako-

jë Thaçin. Ata pritet të diskutojnë

për vazhdimin e dialogut ndërmjet

Prishtinës dhe Beogradit që

pritet të nisë në tetorin e këtij viti”,

ka thënë burimi.

Para se ta takojë Sekretaren

Clinton, Kryeministri Hashim

Thaçi për të njëjtën temë do të

bisedojë edhe me një zonjë tjetër,

Shefen e diplomacisë europiane,

Baroneshën Catherine

Ashton. Ky takim do të zhvillohet

gjatë punimeve të Asamblesë

së Përgjithshme të Kombeve të

Bashkuara.

Kjo është konfi rmuar ditë më

parë nga Maja Kocijancic, Zëdhënëse

e Ashtonit.

“Shefja e diplomacisë europiane,

Catherine Ashton do të

bisedojë me Presidentin e Serbisë

dhe me Kryeministrin e Kosovës,

Hashim Thaçi, për vazhdimin

e dialogut mes Beogradit dhe

Prishtinës, gjatë punimeve të

Asamblesë së Përgjithshme të

OKB’së, në New York”, ka thënë

Kocijancic. Zyrtarët e BE’së

dhe ata të SHBA’së ka kohë që

i kanë intensifikuar përpjekjet

për të rifilluar bisedimet mes

Prishtinës dhe Beogradit. Madje

nga qarqet e ndryshme vendore

dhe ndërkombëtare, mbledhja

e Asamblesë së Përgjithshme të

OKB’së në New York po shihet si

arena më e përshtatshme për një

duarshtrëngim ndërmjet dy liderëve

shtetërorë, Thaçi dhe Nikolic.

E martë, 18 shtator 2012

Kroacia mbështet Kosovën drejt integrimeve europiane

Marrëdhëniet në mes të Republikës

së Kosovës dhe asaj të Kroacisë janë

të mira, ndërsa ato do të thellohen në

shumë fusha të interesit të përbashkët.

Kështu u tha në takimin e zhvilluar sot

në mes të Zëvendëskryeministrit dhe

Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi,

me Zëvendëskryeministrin e Repu-

blikës së Kroacisë, Neven Mimica.

“Kroacia e përshëndet përfundimin

ndërkombëtar të pavarësisë së

mbikëqyrur dhe suksesin që Kosova ka

arritur në ndërtimin e institucioneve

të reja. Shprehëm mbështetjen e plotë

në integritetin politik dhe sovranitetin

e Kosovës. Jemi të gatshëm ta

ndihmojmë Kosovën në çdo aspekt”,

tha Mimica, duke shtuar së Kroacia

si anëtare e BE’së është e gatshëm ta

ndihmojmë Kosovën në procesin e

liberalizimit të vizave, në marrëveshjen

për stabilizim-asocim, t’i përcjellë përvojat

në sundimin e ligjit dhe të gjitha

format e tjera të ndihmës.

ME FTESE TE PRES

E paqartë mbetet nëse një skenar

i tillë do të mund të realizohet.

Autoritetet kosovare zyrtarisht

nuk kanë folur për një takim të

tillë, ndërkohë që në opinion

janë zotuar se nuk do të ketë

kurrfarë dialogu me palën serbe

pa u implementuar marrëveshjet

e arritura në bisedimet paraprake

në Bruksel.

Mirëpo Zëvendëskryeministri

Hajredin Kuçi javën e kaluar

para gazetarëve ka pohuar se

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!