29.07.2013 Views

BLLACA ISHTE TEK UNE - Gazeta Express

BLLACA ISHTE TEK UNE - Gazeta Express

BLLACA ISHTE TEK UNE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E martë, 16 tetor 2012

Fjalët e Botës

SHKURT E SHQIP 25

Të dashur miq, ashtu siç

kemi premtuar, ne

fi tuam.

MILO GJUKANOVIC,

Ish-kryeministri i Malit të

Zi, në fjalimin pas fitores

që partia e tij shënoi në

zgjedhjet parlamentare, të

cilat u zhvilluan të dielën.

Dështimi i euros zhyt

Evropën në luftë!

“Nobel” për Evropën Nobile

Monika Shoshori Stafa

Akademia e Shkencave e Suedisë

dhe Komiteti i Nobelit ia dha

këtë vit Çmimin e Paqes Bashkimit

Evropian. Kjo ndodhi në të njëjtën

ditë që Shqipëria mori lajmin e

pranimit si kandidate e BE-së, “me

kusht që të plotësohen kushtet”,

një formulë krejt origjinale dhe e

drejtpërdrejtë. Të dyja ngjarjet në

Tiranë u përjetuan si rëndomësi,

megjithëse për propozimin për

avancimin e mundshëm të statusit

të Shqipërisë si kandidate e bashkësisë

fi tuese të çmimit “Nobel”

në orën 23.00 nga tarraca e ndërtesës

së Teatrit të Operës u hodhën

disa fi shekzjarrë. Nuk u kuptua pse

duhej të hidheshin në këtë orë, kur

lajmi ishte bërë i ditur që në mesditë.

Sa i takon lajmit tjetër, “Nobelit”

për Evropën nobile, askush nuk

u kujtua të bëjë një deklaratë, një

koment, një urim, një përgëzim.

Evropa dhe Shqipëria kanë një

pikëtakim më të hershëm me

çmimin “Nobel” të Paqes. Në vitin

1979 këtë çmim e fi toi Nënë Tereza,

e cila, në ceremoninë e zhvilluar,

tha disa fjalë dhe në shqip.

Komiteti i Nobelit pa dyshim

që bëri një zgjedhje shumë të

mençme, duke nderuar një kontinent,

një bashkësi, një bashkësi

shtetesh të ndërvarura vullnetarisht

prej njëri-tjetrit, siç është Bashkimi

Evropian. Ishte një nderim

në momentin e duhur, kur BE-ja

vërtet ka nevojë për vlerësim e inkurajim,

që të zgjidhë problemet

e brendshme të shkaktuara nga

kriza botërore dhe të përballojë

më tej zgjerimin e suksesshëm.

Periudha euforike kaloi, muret

politike u shembën, dy Gjermanitë

u bënë një. Po ashtu edhe euforia

financiare e monedhës së re, që

hyri në tregjet botërore më e fortë

se të gjitha monedhat e tjera. Tani

është koha e përballjes me sfi dën e

mbijetesës në krizë. Sa është e aftë

Europa të ruajë njësinë e vet, kur

vendet që vuajnë “diktatin” e euros

po shtohen nga koha në kohë?

Çmimi i Paqes për Evropën e

Bashkuar ka kuptim simbolik, por

ka dhe kuptim të drejtpërdrejtë.

Kurrë ndonjëherë në histori Evropa

nuk i ka plotësuar 70 vjet pa

luftë. Vetëm në gjysmën e parë të

shekullit të kaluar u zhvilluan dy

luftëra botërore, që shpërthyen

pikërisht në Evropë; pa llogaritur

dhe dy luftërat ballkanike, të cilat

gjithsesi janë pjesë e bilancit të saj

historik. Evropa është vendi i luftës

qindvjeçare, vendi i vijës “Maginot”,

vendi i shpërthimit epidemik

të Holokaustit, vendi i urrejtjeve po

aq të përbindshme sa dhe ato të

Ballkanit. Por Evropa e Bashkuar

vendosi të ndahet nga kjo histori

e tmerrshme dhe të ndërtojë

paqen, një paqe afatgjatë dhe të

qëndrueshme, duke hedhur hapa

të kujdesshëm, mbi bazën e vullnetarësisë,

në drejtimin e kthimit

VINCE CABLE,

Sekretari britanik për biznes,

i cili deklaroi se ‘pasojat e

dështimit të monedhës së

përbashkët evropiane mund

të jenë të pallogaritshme

për Evropën, por edhe të

tmerrshme për Britaninë e

Madhe”.

në një federatë të popujve të vëllazëruar.

Jo vetëm kaq. Evropa e

Bashkuar jetoi e jeton paqen më

të gjatë në jetën e vet, por edhe

eksportoi paqe brenda dhe jashtë

Evropës historike. Kur kishte

ndodhur më parë që në Ballkan

të vinin misione paqeruajtëse, siç

ndodhi në Kosovë? Jo, nëpër Ballkan

kishin kaluar kryqëzatat dhe

dyndjet e mëdha, në Ballkan ishin

rregulluar ekuilibrat e interesave të

më të mëdhenjve. Evropa e Bashkuar

sot eksporton paqe deri në

zemër të Azisë, fl ijon për një rend

botëror të mbrojtur prej luftërave.

Pikërisht për këtë arsye “Nobeli”

për Evropën nobile, Evropën

që ka nxjerrë nga vetvetja çfarë

ka trashëguar më fisnike, meritonte

një festim simbolik edhe

në Tiranë, sepse kjo Europë, me

misionet “Alba” e “Pelican”, me të

dërguarin e saj F. Wranitzky dhe

me shumë forma të tjera pranie,

ka ndikuar dhe për një rend

paqësor në Shqipëri, sidomos në

vitet 1992 dhe 1997 e më vonë.

Por mbi të gjitha për çka ajo bëri

me Rambujenë dhe me ngjarje të

tjera diplomatike e ushtarake për

shpëtimin e Kosovës.

Sa i takon Shqipërisë vetë, në

vitin 1991 ajo i kishte të gjitha

shanset të ishte e para që mund

t’i bashkohej Evropës së humbur.

Kjo sepse Shqipëria, ndryshe prej

vendeve të tjera të ish-kampit të

Lindjes komuniste, me pozitën e

Gjendja

shëndetësore e

Tymoshenkos nuk

është e mirë.

saj jashtë-bllokiste prej vitit 1968,

kur kishte denoncuar publikisht

daljen nga Traktati i Varshavës;

pastaj dhe me kushtetutën e vitit

1976, që ia kishte ndaluar vetes

të kishte marrëdhënie me superfuqitë,

nuk kishte zinxhirë nëpër

këmbë për t’u pranuar me përparësi

në Evropën e Bashkuar.

Ajo nuk kishte detyrime ndaj të

tretëve, që mund ta pengonin apo

ngadalësonin këtë bashkim. Ajo

ishte jashtë organizatave politike

të Lindjes, jashtë traktateve ushtarake

të saj. Madje në pikëtakimin

e viteve 1960-1970 në Perëndim

ishte diskutuar për një mundësi

afrimi me Shqipërinë, për një

mundësi të kujdesshme, përderisa

një aleat tjetër lindor si Kina kishte

zënë vendin e parë në ndikim.

Të gjithëve u kujtohet me çfarë

shpejtësie u stabilizuan raportet

diplomatike me SHBA-në

dhe me Rusinë, si u anëtarësua

Shqipëria në OSBE, si u vendosën

marrëdhëniet e bashkëpunimit

me Bankën Botërore, Fondin

Monetar Ndërkombëtar, BERZHin

dhe me shumë institucione të

tjera. Në qoftë se Shqipëria do të

ishte mirë-qeverisur, shanset e saj

për t’u anëtarësuar si kandidate

e pastaj me të drejta të plota në

Bashkimin Evropian para shumë

vendeve të tjera, që drejtpërdrejt

apo tërthorazi kontrolloheshin

nga ish-Bashkimi Sovjetik, kanë

qenë shumë të mëdha. Mirëpo kjo

Shqipëria ka nevojë për një kompromis të ri

Amanda Paul

Të përqendruar, së bashku me

pjesën tjetër të botës, në transformimet

që po ndodhin në botën

arabe, ne shpesh anashkalojmë

disa transformime që zhvillohen

diku tjetër. Një rajon i tillë është

Ballkani Perëndimor. Me një të

kaluar kaq të dhimbshme dhe

gjakësore transformimi nuk ka

qenë një proces i lehtë dhe ai ende

ndodhet në mes të rrugës. Shumë

hapa duhen ndërmarrë, përfshirë

ndërtimin e shtetit dhe qeverisjen

e mirë, bazuar në sundimin e ligjit,

të drejtat e njeriut liritë civile

tregun e lirë, demokracinë pluraliste

dhe ndryshimet socio-kulturore.

Anëtarësimi në BE është përdorur

si levë për t’i ndihur realizmit të

disa reformave shumë të vështira.

Teksa vende të ndryshme kanë

ecur përpara sipas ritmeve të

ndryshme, me shumë ngërçe dhe

vështirësi përgjatë rrugës, është e

sigurt se të gjithë kanë përparuar

sa i përket shkëputjes nga e kaluara

e tyre dhimbshme. Sigurisht

disa janë më mbrapa. Shqipëria

për shembull e nisi tranzicionin

e vet drejt demokratizimit me një

numër të madh sfi dash përpara. Lidershipi

shqiptar vijon të deklarojë

se Integrimi në BE është prioritet

kryesor i Politikës së Jashtme dhe

lidhur me këtë vendi formalisht

aplikoi për kandidaturën në vitin

2009. Gjithsesi ndërsa Shqipëria

sot është një vend anëtar i NATOs

dhe gëzon regjimin e lëvizjes pa

viza me BE-në... ajo është në pritje

të marrjes së statusit të vendit

kandidat. Por edhe nëse ja del ta

marrë atë, anëtarësimi është ende

shumë larg, dhe lufta ndaj krimit

të organizuar dhe korrupsionit

dhe zbatimi i ligjit mbeten sfi da

thelbësore. Sistemi juridik shqiptar

vijon të vuajë nga ndërhyrjet

politike dhe pasiguria fi nanciare.

Shqiptarët nuk shquhen si dialogues

të mirë dhe këtu duhet

kujtuar se bllokimi politik e mbajti

peng vendin për një kohë të gjatë.

Gjithsesi sot gjërat duken më mirë

se më parë dhe ka shpresë për një

shtysë dhe vullnet të ri politik për

të lëvizur nga vendi. Në nëntorin

e viti 2010, KE-ja i vendosi vendit

një listë prej 12 prioritetesh, të cilat

duheshin realizuar në funksion të

progresit në procesin e Integrimit.

Sipas ministrit të Jashtëm Panariti,

Tirana ka bërë një progres të dukshëm

në 6 muajt e fundit, por disa

çështje të nxehta ende mbeten.

Fatkeqësisht klasa politike shqiptare

e transformon çdo çështje në

një betejë.

Megjithatë një gjë është e

SERHIY VLASENKO,

Avokati i ish-kryeministres së

Ukrainës, Julia Tymoshenko,

duke komentuar shtyrjen e

sërishme të procesit gjyqësor

kundër saj.

nuk ndodhi, sepse vitet e para të

sistemit pluralist qenë vite egërsie,

që arriti kulmin me ngjarjet e

vitit 1997. Pikërisht këto ngjarje jo

vetëm e kthyen procesin mbrapsht,

por shkaktuan një vonesë

të projektuar të anëtarësimit në

Evropën e Bashkuar. Tanimë çdo

hap në lidhje me Shqipërinë do të

hidhej me një kujdes të jashtëzakonshëm,

pas një vargu të gjatë

raportesh e raport-progresesh,

sepse në mënyrën si funksionon

Evropa e Bashkuar është që më

parë të zgjidhë problemet, pastaj

të avancojë pozitën e kandidatit.

Këto ditë është folur e shkruar

se në Tiranë njoftimi i Strasburgut

për mundësinë e kandidimit

të Shqipërisë në dhjetor u prit pa

ndonjë entuziazëm. Kjo është e

vërtetë dhe ka shpjegimin e vet.

Sepse në Shqipëri të gjitha gjërat

bëhen me vonesë. Dhe kur bëhen

me vonesë, u humbet solemniteti

dhe gëzimi. Hapi më i rëndësishëm

drejt Evropës së Bashkuar,

që prej nënshkrimit të Marrëveshjes

së Asociim-Stabilizimit, ishte

ai i datës 10 tetor. Por ky hap

u përshëndet me fi shekzjarrë gati

si tinëz, në prag të mesnatës. Dhe

ky hap u hodh pikërisht në kohën

kur në vend u shfaqën dhe faktorë

anti-europeistë, edhe pse pa ndonjë

konsistencë të madhe. Shumë

vonë, kur dihet se shqiptarët njiheshin

si populli më fi lo-perëndimor

qysh në vitet 1990.

qartë; të gjitha vendet në rajon

betejën me korrupsionin e kanë

të vështirë. Sipas raportit të vitit

2012 të Freedom House “korrupsioni

ka depërtuar thellë në të

gjithë sektorët e jetës në Shqipëri,

duke prekur negativisht zhvillimin

ekonomik dhe politik të vendit sikurse

edhe konsolidimin e institucioneve

demokratike...”. Shqipëria

ka nevojë të gjejë një rrugë që t’i

lërë pas rivalitetet politike në emër

të së mirës së përbashkët dhe të

adoptojë një nivel tjetër, shumë

më të gjerë kompromisi dhe konsensusi,

i cili do t’i lejojë vendit

që të zhvillojë potencialin e vet të

konsiderueshëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!