29.07.2013 Views

BLLACA ISHTE TEK UNE - Gazeta Express

BLLACA ISHTE TEK UNE - Gazeta Express

BLLACA ISHTE TEK UNE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Lirita Halili

lirita.halili@gazetaexpress.com

E martë, 16 tetor 2012 NACIONALE 7

Nacionale

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Prishtinë, 15 tetor- E hëna, dita e

parë e punës pas vikendit, nuk nisi

e njëjtë për të gjithë. Ndryshe nga

institucionet e tjera, ditën e parë

të javës e nisën punëtorët e Ministrisë

së Tregtisë dhe të Industrisë

(MTI). Zyrtarët që punojnë aty, nuk

ia fi lluan orarit të punës si zakonisht,

në orën 8 të mëngjesit. Ata u

detyruan të presin për plot dy orë

jashtë dyerve të objektit. Kjo pasi

dikush gjatë natës kishte vendosur

një mjet shpërthyes, i cili dyshohet

të jetë granatë dore, pikërisht

para dyerve të kësaj ministrie që

udhëhiqet nga ministrja Mimoza

Kusari- Lila.

Ishin vetë punëtorët e kësaj

ministrie, ata që hasën në të, gjatë

rrugës për të hyrë në vendin e

punës. Kjo u bë e ditur nga Arta

Istrefi , zëdhënësja e Ministrisë së

Tregtisë dhe të Industrisë. “Ishte

një zyrtar yni që e ka vërejtur një

mjet shpërthyes, duke ardhur në

punë. Ai menjëherë e ka lajmëruar

policinë”, ka thënë Istrefi .

Ajo thotë se gjatë kohës kur u

gjet ky mjet, për të cilin policia

konfi rmoi se është granatë dore,

të gjithë punëtorët u detyruan ta

braktisin objektin. Por kjo gjendje

aty, nuk zgjati shumë. Policia e

njoftuar nga ai që hasi i pari në

granatë dore, doli menjëherë në

vendin e ngjarjes. Iu deshën plot

një orë e gjysmë për ta shpërthyer

këtë mjet në mënyrën më të sigurt.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë

së Kosovës, ka konfi rmuar se

Policia e Kosovës saktësisht në

orën 9:30 ka bërë shpërthimin e

kontrolluar të një mjeti të dyshimtë,

i cili ishte vendosur te shkallët

e MTI-së. Megjithatë, sipas zëdhënësit

të policisë për rajonin e

Prishtinës, është shumë herët të

dihet për motivet e vendosjes së

kësaj granate, bash në shkallët që

të çojnë drejt dyerve kryesore të

Ministrisë. “Aktualisht Policia e

Kosovës është duke i bërë hetimet

dhe se tani është shumë herët për

të folur për të dyshuar, për vendosjen

e mjetit shpërthyes”, ka thënë

Borovci.

Ndihmojnë pacientët kosovarë

Prishtinë, 15 tetor- Dy mjekë specialistë

nga SHBA-ja kanë qëndruar në QKUK

në Prishtinë, ku kanë operuar 7 pacientë

dhe kanë ekzaminuar 40 të tjerë. Po ashtu,

këta mjekë i dhanë një donacion prej

20 mijë dollarësh QKUK-së. Në Klinikën

e Kirurgjisë Maksilofaciale të Qendrës

Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),

E në ndihmë për të kuptuar se

kush qëndron pas këtij akti, policisë

u doli edhe vetë Ministria. Arta

Istrefi , zëdhënësja e MTI-së thotë

se hetimet për vendosjen e këtij

mjeti kanë filluar, duke u nisur

nga kamerat që ndodhen përreth

e objektit. “Aty do të shihet kush e

ka vendosur”, tha ajo.

Por e rëndësishme, sipas saj,

është që askush nuk e ka pësuar

nga shpërthimi i saj. Madje as

dëme materiale nuk janë shkaktuar.

Menjëherë pasi u gjet ky mjet

shpërthyes në shkallët te hyrja e

ka qëndruar një ekip i mjekëve nga

Oregon Portland, Shtetet e Bashkuara të

Amerikës. Dr.Brett Ueeck, kirurg maksilofacial

dhe Dr.Cheryl Cermin-ortodonte

kanë kryer operacione të ndërlikuara së

bashku me mjekët kosovarë. Siç njofton

QKUK-ja, mjekët nga Amerika i kanë

dhuruar Klinikës së Kirurgjisë Maksilo-

ministrisë që ka në krye Mimoza

Kusari- Lilën, ka reaguar Ministria

e Tregtisë dhe e Industrisë. Në

reagim thuhet se ky sulm nuk përbën

asgjë tjetër, pos që jep imazh

të keq për gjithë Kosovën. “Aq më

tepër kur ky mjet është vendosur

në hyrje të Qendrës për Shërbime

të Biznesit, i cili mund të konsiderohet

si sulm i dyfi shtë: ndaj institucionit

si dhe ndaj bizneseve”,

thuhet në reagimin e MTI-së. Sipas

këtij institucioni, përveç cenimit të

lirisë dhe të drejtave të punëtorëve

të Ministrisë së Tregtisë, gjithashtu

ky paraqet një sulm të institucioneve

dhe shtetit të Republikës së

Kosovës. “MTI-ja dënon thellë këtë

akt dhe mbetet e përkushtuar për

vazhdimin e reformave për përmirësimin

e ambientit për të bërë

biznes dhe rritjen e transparencës

dhe llogaridhënies”, thuhet në

fund të reagimit.

Shpërthim në Gjakovë

E ky nuk është sulmi i vetëm me

granatë dore që ndodhi në një institucion

të Kosovës, të hënën. Diçka

e njëjtë ndodhi edhe në Gjakovë.

Aty ka shpërthyer një granatë

dore në orët e para të mëngjesit të

sotëm, afër Kuvendit Komunal të

Gjakovës, me ç’rast përveç dëmeve

facilae, dy pajisje (osteodistraktorë) për

stimulimin e rritjes së nofullës së sipërme

në mënyrë kirurgjike, me vlerë 22 mijë

dollarë. Gjatë qëndrimit të tyre në QKUK,

mjekët amerikanë kanë operuar 7

pacientë nga lëmi i kirurgjisë ortognatike,

traumatologjia e regjionit maksillofacial

dhe anomalitë kongjenitale.

GRANATA PER INSTITUCIONET

Policia e Kosovës

shpërtheu në mënyrë

të kontrolluar një

granatë të vendosur

afër objektit të

Ministrisë së Tregtisë

dhe të Industrisë. Të

hënën, në Gjakovë

ndërkaq eksplodoi

një granatë dore

e vendosur afër

ndërtesës së komunës.

Por, pos dëmeve

materiale, në asnjërin

rast nuk raportohet

për njerëz të lënduar.

FOTO: PETRIT RRAHMANI

materiale që janë shkaktuar në

objektin e komunës dhe të Administratës

Tatimore të Kosovës,

nuk është raportuar për persona

të lënduar. Rreshter Xhevat Ibra,

zëdhënës rajonal i policisë, ka

bërë të ditur se sot rreth orës 03:00,

policia është informuar se në rrugën

“Nëna Tereze“ në Gjakovë, afër

Kuvendit Komunal është hedhur

një mjet shpërthyes. Ai tha se

menjëherë efektivët policorë kanë

dalë në vendin e incidentit për të

vazhduar me këqyrjen e vendit të

ngjarjes. Nuk është raportuar për

të arrestuar. “Njësitet përkatëse të

hetimeve, njësiti për dominimin e

mjeteve shpërthyese kanë mbledhur

prova dhe dëshmi dhe dyshohet

se mjeti eksplodues është i tipit

F1”, thotë Ibra, duke shtuar se gjatë

eksplodimit të këtij mjeti, nuk ka

pasur të lënduar dhe me që ishte

në afërsi të Kuvendit Komunal në

ketë ndërtesë janë dëmtuar disa

xhama. Po ashtu, dëme të vogla

materiale janë shkaktuar edhe

në objektin e ATK-së. Lidhur me

rastin, kanë filluar hetimet nga

njësiti përkatës i Hetimeve Rajonale,

është njoftuar edhe prokurori

publik i çështjes dhe rasti

do te procedohet në Prokurorinë

Publike të Qarkut.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!