SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express
SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express
SHFAJESIME NAIVE - Gazeta Express
Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
E shtunë, 7 janar 2012

Pekerman, selektor

i ri i Kolumbisë

Ish-selektori i Argjentinës, Nestor

Pekerman është emëruar në

krye të Kolumbisë në përpjekje

të përfundojë pritjen 16-vjeçare

për kualifi kim në një Kampionat

botëror në Brazil më 2014.

Lajmin e ka bërë Federata kolumbiane

e Futbollit nëpërmjet

Ish-sulmuesi i Chelseas, Nicolas

Anelka mund të kishte përfituar

nga një bisedë me bashkëkombësin

e tij David Trezeguet, para se të

nënshkruante kontratë të majme

me Shanghai Shenhuan. Në gusht

të vitit të kaluar, Trezeguet kaloi

atje ku dukej se do të kalonte me

lehtësi, i përkrahur nga një pagesë

e mirë, në Emiratet Bashkuara

Arabe. Ai kishte arritur marrëveshje

njëvjeçare me Baniyas SC, klub me

një deve në logo, me qendër në Abu

Dhabi. Por, qëndrimi i tij atje zgjati

vetëm tre muaj. Lëndimet që e kufi -

zuan të bënte vetëm disa paraqitje,

ishin përmendur si arsyeja zyrtare

për shkëputjen e kontratës. Klubi

madje lavdëroi sinqeritetin e tij,

duke e falënderuar që nuk vendosi

të vazhdojë të marrë pagën kur nuk

ndjente se mund të kontribuonte.

Por, erdhi afati kalimtar i janarit,

dhe duket se një çështje e zemrës

e kishte bindur atë t’u thotë lamtumirë

parave të majme në Abu

Dhabi. Një thirrje nga klubi i tij i

një komunikate të publikuar në

uebfaqen e saj zyrtare. Pekerman,

i cili me Argjentinën arriti

deri në çerekfi nale të Botërorit

2006 në Gjermani, u emërua

në detyrë të enjten mbrëma

në vend të Leonel Alvarezit të

shkarkuar në nëntor.

fëmijërisë, River Plate në Argjentinë

– prindërit e tij janë argjentinas

– doli të jetë e parefuzueshme.

Brengat e Trezeguesë për lëndime

u zhdukën dhe sulmuesi 34 vjeç

realizoi ambicien e tij jetësore

duke nënshkruar kontratë trivjeçare

me klubin e famshëm, por

që do të bëjë gara në divizionin e

dytë. Për një futbollist të kalibrit të

tij, transferimi mund të konsiderohet

si hap prapa në karrierë, por

Trezeguet e krahasoi kalimin në

River, me triumfi n në Kampionatin

botëror me Francën, ose titujt e

shumtë që fi toi me Juventusin. “Për

mua futbolli është pasion dhe nuk

e ndjeja këtë në futbollin arab. Ku

mund të gjeja vend më të mirë për

ta shijuar sesa këtu?” tha Trezeguet

për The Guardian. “Është ndjenjë

e mrekullueshme e motivuar nga

gjithçka që përfaqëson Riveri”, shtoi

ai. Trezeguet është futbollisti më

i ri me prejardhje argjentinase që

ka refuzuar të vazhdojë karrierën

në ndonjë ligë elitare evropiane për

Dortmund mohon

rikthimin e Sahinit

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit,

Michael Zorc ka mohuar

se kampioni i Bundesligës është i

interesuar të rikthejë në skuadër

mesfushorin Nuri Sahin nga Real

Madrid në fund të këtij sezoni. E

përditshmja gjermane Bild kishte

shkruar se Dortmund dëshiron të

Paratë nuk janë gjithçka

Në kohën kur shumica e futbollistëve ndjekin kontratat

milionëshe për të fi nalizuar transferimet, ka edhe të atillë që

kërkojnë shpërblime të një natyre tjetër. Sulmuesi i mirënjohur

francez, David Trezeguet u transferua në River Plate për të

ndihmuar ringjalljen e klubit. Ai thotë se vendosi me zemër

dhe kalimin në River e krahason me triumf në Kampionat

botëror me Francën.

t’iu bashkuar kauzës për ringjalljen

e Riverit. Fernando Cavenaghi, i cili

kishte fi tuar titullin në ligë me Bordeaux

dhe Alejandro Dominguez,

i cili u shpall kampion me Zenit St

Petersburgun dhe Rubin Kazanin

në Rusi, po ashtu u transferuan në

Buenos Aires. Një tjetër, Leonardo

Ponzio, do të vijë gjatë këtij muaji

nga Real Zaragoza. River është në

mision për rikthim nga tmerri i

rënies nga liga e parë, edicionin e

kaluar. Ata janë aktualisht në pozitën

e dytë në Primera B Nacional

të Argjentinës, por ardhja e futbollistëve

me përvojë si Trezeguet,

sigurisht se do të jetë ndihmesë e

madhe për ekipin. Në kohën kur

shumica e futbollistëve ndjekin

kontratat milionëshe për të fi nalizuar

transferimet, ka edhe të atillë

që kërkojnë shpërblime të natyrës

më të thjeshtë. Për Trezeguenë,

kjo nuk do të jetë hera e parë që

do të luajë në divizionin e dytë. Ai,

Gianluigi Buffon, Pavel Nedved

e Alessandro Del Piero të gjithë

qëndruan kur Juventus ishte përjashtuar

në Serie B dhe udhëheqja

e tyre riktheu skuadrën në elitë dhe

shërbeu si ndihmesë e madhe për

të rinjtë që depërtuan në atë situatë.

Trezeguet e përcolli zemrën

e tij në River. Shoku i tij i fëmijërisë,

Thierry Henry u rikthye në Arsenal,

kurse mundemi vetëm të presim se

sa “dashuri” ka Anelka për aventurën

e tij të re në Kinë.

rikthejë Sahinin në klub, por Zorc

ka insistuar se një gjë e tillë nuk

është e vërtetë. “Këto spekulime

janë 100 për qind të pavërteta.

Për momentin nuk është duke

ndodhur asgjë”, tha ai për Kicker.

Sahin u largua nga Dortmundi, për

në Madrid në verën e vitit 2011.

Miami Heat arriti fi tore sensacionale

ndaj Atlanta Hawks 116-

109 dhe atë pas tri periudhave

të lojës shtesë në mungesë të

dy yjeve kryesore të saj, LeBron

James dhe Dwayne Wade.

Chris Bosh ishte realizatori më i

mirë te Heat me 33 pikë. Kurse,

pavarësisht 30 pikëve nga Kobe

Bryant, Los Angeles Lakers u

mposhtën nga Portland Trail

Blazers 96-107. San Antonio

shkatërroi Dallasin 93-71,

kurse Sacramento triumfoi ndaj

Milwauke Bucks 103-100.

Trajneri rumun i Shakhtar

Donetskut, Mircea Lucescu

është lënduar në një aksident

me veturë në Bukuresht, të

premten, por një doktor tha se

strategu është jashtë rrezikut. “Ai

pësoi traumë të fuqishme pas

aksidentit me veturë”, tha doktor

Mircea Georgescu për stacionin

privat Realitatea TV nga qendra

emergjente ku ishte dërguar

Lucescu. “Ai është në gjendje

stabile, shëndeti i tij është i

mirë. Ekzaminimet kanë treguar

se jeta e Lucescut nuk është e

rrezikuar, ai fl et”, shtoi doktori

SPORT

Miami fi toi pas tri

vazhdimeve, humbin Lakersat

Atlanta Hawks-Miami Heat 109-116

Atlanta: Johnson 20

Miami: Bosh 33

San Antonio-Dallas Mavericks 93-71

San Antonio: Bonner 17

Dallas: Terry 12

Sacramento-Milwaukee 103-100

Sacramento: Thornton 27

Milwaukee: Jennings 31

Portland-LA Lakers 107-96

Portland: Wallace 31

LA Lakers: Bryant 30

Lucescu lëndohet

në aksident me veturë

31

për trajnerin 66 vjeç të klubit

ukrainas. Georgescu nuk dha

detaje të tjera rreth aksidentit.

Mirëpo, në fotografi të e publikuara

në mediet rumune, vetura e

Lucescut kishte pësuar dëme të

mëdha në anën e majtë. Portali

Gsp.ro ka raportuar se Lucescu

ka thyer tri brinjë. Lucescu, i

cili udhëhoqi Shakhtarin drejt

triumfi t në Kupën UEFA 2009,

është një prej trajnerëve më

me përvojë në Evropë. Ai

ka udhëhequr edhe Interin,

Galatasarayn dhe Kombëtaren e

Rumanisë.