IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express
IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express
IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express
You also want an ePaper? Increase the reach of your titles
YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.
24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 27 mars 2011

Synimet e

Brukselit

Besniku (Prishtinë)

Pse po diskutohet për vulat doganore, ato janë të defi nuara sipas konventave

ndërkombëtare, dmth. në start po e humb shtetësinë e Kosovës, sovranitetin në

atë pjesë dhe Kosovën si tërësi. Me këtë që jeni duke bërë veç është status ekstraspecial

i Mitrovicës dhe ndarje e kësaj pjese të Kosovës. Kjo nuk duhet lejuar,

edhe pse është premtuar nga Thaçi dhe Delli në Washington, muaj më parë.

Visari (Gjermani)

Të gjitha këto janë të pakuptimta dhe Zonja Tahiri lidhje nuk ka me politikë. Pse delegacioni

shqiptar nuk del sikur Serbia dhe të thotë se nuk goxon të dalë jashtë Kushtetutës

së Kosovës? Normal se të gjitha këto bisedime kanë të bëjnë me statusin e Kosovës.

Driton Bakija (Gjakovë)

Zonja Edita Tahiri, kontribuo që Kosova të hyjë në Evropën e Bashkuar.

I Njohuri (Allemani)

Në princip nuk jam kundër, mund të bisedohet. Ajo që nuk më pëlqen është: Bisedimet

janë për afrimin e Serbisë në Unionin Evropian... Zonja Tahiri, pini kafe së

bashku me atë serb, mirëpo ndërpreje atë shëtitje të dështuar që në fi llim...

Express, 27 mars 2011

Kroacia e Vogël

Gjilanasi (Gjilan)

Nuk është vetëm Janjeva me kroatë, kemi edhe Letnicën e Vitisë, ku ka edhe

më tepër banorë. Se prej ku dhe nga kanë ardhur, nuk kam lexuar asnjëherë.

Me të vërtetë është mirë që dikush të tregojë të vërtetën se nga janë. Ndoshta

janë edhe dalmatë të ardhur. Apo nga Zara (ilirë). E pse ka premtu Thaçi,

ne jemi mësuar me premtimet e tij. Llaf mas darke, thotë një fj alë.

Memli (Gjakovë)

100 familje dhe do të njihen si komunitet, premton Hashimi. Po

pse nuk i kërkon Turqisë ta njohë komunitetin shqiptar atje? Ka

mbi 100 mijë familje shqiptare me preardhje nga Kosova!

Sylejman Morina (Zvicër)

E vërteta është se këta nuk janë kroatë, por shqiptarë katolikë të ardhur nga Hasi

i Thatë i Prizrenit. Edhe më qartë, janë familja e Atë Shtjefën Gjeçovit, por me kalimin

e kohës janë asimiluar në kroatë, ngase kanë ushtruar zejen e përpunimit

të arit në rajonet e Dalmacisë dhe kështu dalëngadalë janë asimiluar. Turp për

Kryeministrin tonë Hashim Thaçi, që nuk kosultohet me historianë-specialistë të

periudhave të ndryshme. Kroatët nuk e njohin Koloninë Arbëreshe në Zarë dhe

rrethinë të Dalmacisë, ndërsa italianët e Istrisë i njohin, se kanë frikë nga Italia..

Toni (Kosovë)

Hashim Thaçi, edhe pak e "fl amuri” i Kosovës do t'i ketë 50 yje të komuniteteve

që jetojnë këtu, tamam si fl amuri i SHBA me 50 yje.

Halil Sadriu (Gjermani): para 4 oreve

Një mahallë, një njohje e një nacionaliteti të ri... Zara dhe krejt Dalmacia ishin

arbëreshë. A e njohu dikush në Kroaci apo gjetiu etnicitetin tonë? Do

t’i dënojë historia këta maskarenj, nëse ne s’jemi të aftë t’i ndalim...

Emrimbiemri (Te veni)

A po e njihin edhe mahallën time si komunitet, se s`mbet kush

po u njohur pakicë me Kushtetutën e Kosoves!?

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

E hënë, 28 mars 2011

Frika si

mentalitet

Hajrulla Çeku

Kultura e frikës, sado që është një term

shumë i ri, po përdoret nga shkencëtarë,

shkrimtarë, gazetarë e politikanë të caktuar

për të shpjeguar një femonen relativisht

të vjetër. Sipas tyre, individë të

caktuar brenda shoqërisë, e nxisin dhe

kultivojnë frikën tek publiku për arritjen

e qëllimeve politike. Një refl ektim të këtij

termi e gjejmë në dokumentarët e BBCsë,

punuar nga gazetari Adam Curtis, ku ai

fl et për politikën e frikës, duke argumentuar

se politikanët e përdorin frikën tonë

për të rritur fuqinë dhe kontrollin e tyre

mbi shoqërinë. Ndërsa David Altheide në

librin e tij për rolin e medias në kultivimin

e frikës, analizon diskursin e frikës, brenda

të cilit, frikën e interpreton si optikë

përmes së cilës njerëzit e shohin botën, i

përcaktojnë situatat shoqërore me të cilat

ballafaqohen, konstruktojnë identitete

dhe i strukturojnë marrëdhëniet e tyre.

Reagimi i para disa ditëve i pushtetit në

Kosovë, përmes mediave të kontrolluara,

ndaj një iniciative legjitime të shoqërisë

civile, dëshmoi edhe një herë për politikën

e frikës. Ndonëse as demokracitë

nuk janë imune ndaj kësaj praktike, kultivimi

i frikës (bashkë me shpërblimin e

lojalëve) është metodë e regjimeve autoritare

për të ruajtur pushtetin e tyre.

Frika, si mjet shumë efi kas për arritjen

e qëllimeve politike, është gjithmonë në

shërbim të elitave, derisa njerëzit dita

ditës izolohen më tepër dhe fi llojnë të

mos ndjehen pjesë e shoqërisë. Si Altheide,

ashtu edhe Corey Robin në librin e tij

mbi historinë politike të idesë së frikës,

konkludojnë se frika është mjet represioni

që përforcon (legjitimon) ndarjen e

pabarabartë të fuqisë shoqërore. Regjimi

autoritar në bërje i Hashim Thaçit, po e

përdor politikën e frikës për të shtypur

dhunshëm zërin kritik dhe mospajtues.

Porosia e reagimit linçues të mediave të

kontrolluara nga regjimi është me rreze të

gjata dhe e prek shoqërinë gjerësisht. Përmes

persekutimit publik të individëve të

caktuar, po e disiplinojnë tërë shoqërinë,

duke ju treguar se çfarë i pret në rast të

shprehjes së mospajtimit. Përmes mediave

të tyre, po bëjnë thirrje publike për

linçim, duke e shndërruar zërin kritik në

zë djalli, dhe apeli: gjuajeni djallin me

gurë. Sepse nuk duan që dikush t’i trazojë

në përvetësimin dhe shijimin e fuqisë dhe

pasurisë së këtij vendi, përmes praktikave

kleptokratike të qeverisjes.

Në fjalimin e saj të vitit 1990 “Liria nga

Frika”, liderja opozitare dhe avokatja e demokracisë

në Birmaninë e sunduar nga

junta ushtarake, Aung San Suu Kyi fl iste

për përditshmërinë dhe zakonshmërinë

e frikës në një sistem që i mohon edhe

të drejtat elementare të njeriut. Mes tjerash,

sipas San Suu Kyi frika nga burgosja,

frika nga torturimi, frika nga vdekja,

frika nga humbja e familjes, shokut, pasurisë,

frika nga varfëria, frika nga izolimi,

frika nga dështimi shndërrohen në

përditshmërinë tonë. Në këtë linjë, në

shkrimin e tij “Fuqia e të pafuqishmëve”

(1978) mbi regjimin autoritar të Gustav

Kusakut në Çekosllovaki, Vaclav Havel,

disident dhe lider opozitar i asaj kohe,

argumentonte se njerëzit nën regjimin e

Kusakut orientohen, para se gjithash, në

bazë të frikës. Kjo frikë, sipas tij, shpesh

nuk është frikë nga burgosja ose ekzekutimi,

por frikë nga humbja e vendit të

punës, frikë nga pamundësia për të punuar

në fushën e preferuar, ose frikë nga pamundësia

që fëmija i dikujt të pajiset me

diplomë universiteti. Frika – përfundon

Havel – në këtë mënyrë, i detyron njerëzit

të bëjnë çkado që është e nevojshme për

të përftuar edhe favorin më të vogël të

mundshëm. Si San Suu Kyi ashtu edhe

Havel, përshkruajnë realitete ku frika

imponohet si mentalitet i përgjithshëm i

shoqërisë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në

përcaktimin e mendimeve dhe veprimeve

të individëve. Regjimi autoritar në bërje i

Hashim Thaçit i ka nxjerrë të gjitha mësimet

nga historia e vonshme, por edhe e

sotshmja e politikës së frikës. Deri sot, i

ka realizuar me përpikmëri veprimet për

ruajtjen e pushtetit. Me këtë përkushtim,

ky regjim po na tregon që projekti i tyre

është shumë serioz dhe që nuk do të ndalet,

derisa të ngufatet e tërë jehona e zërit

kritik në Kosovë.

Por, si funksionon i tërë sistemi i politikës

së frikës dhe a janë të aftë vetëm

një grup njerëzish të zbatojnë këtë politikë?

Në analizën e tij mbi shumësinë

e aktorëve të përfshirë në fabrikimin e

frikës politike, Robin konstaton se përveç

elitave, edhe bashkëpunëtorët (lojalët,

mediat, etj.), të distancuarit, dhe

vetë viktimat (qytetarët) kanë rol qendror

në këtë proces. Duke u ndalur në

shoqërinë civile, Robin përmend faktin

që aktorët socialë dhe ekonomikë, larg

nga roli i tyre pengues ndaj frikës politike,

shpesh mund të shndërrohen në

bashkëpunëtore të elitës politike, në

propagimin e represionit dhe frikës. Në

Kosovë, vepron edhe një aktor shumë i

fuqishëm, ai ndërkombëtar, i cili ka 12

vjet që përmes praktikave neokoloniale

të protektoratit dhe administrimit ndërkombëtar,

ka kontribuuar aktivisht në

krijimin dhe mirëmbajtjen e mentalitetit

të frikës brenda shoqërisë kosovare. Për

të funksionuar si duhet politika e frikës,

kërkohet përfshirja e shumë aktorëve. Në

situatën e krijuar para disa ditësh rreth

një plani të veprimit të shoqërisë civile

në Kosovë, të gjithë këta aktorë e luajtën

rolin e tyre, përmes gjuhës linçuese (mediet),

kërcënimeve (strukturat ilegale),

distancimit (shoqëria civile), heshtjes

(intelektualët) dhe mosdeklarimit (ndërkombëtarët).

Ndërsa viktima (i frikësuari,

qytetari) është aktori i fundit dhe kontribuesi

kryesor në mirëmbajtjen e mentalitetit

të frikës. Duke u frikësuar, ai i bën

nderin më të madh këtij regjimi, ia zgjat

kohën në pushtet.

San Suu Kyi, në fund të fjalimit të saj

mbi lirinë nga frika, përgjegjësinë e zbriti

në nivel të qytetarëve. Një popull që aspiron

të ndërtojë një shtet ku institucionet e

forta dhe demokratike janë të ndërtuara

si garanci kundër keqpërdorimit të pushtetit

shtetëror, në rend të pare duhet të

mësojnë të çlirojnë mendjet e tyre nga

apatia dhe frika. Ajo përfundon optimiste,

pasi beson që edhe nën makinerinë

më shtypëse shtetërore, guximi shfaqet

përsëri, pasi që frika nuk është gjendje e

natyrshme e njeriut të civilizuar. Në linjë