29.07.2013 Views

ITALIANI OPTIMIST - Gazeta Express

ITALIANI OPTIMIST - Gazeta Express

ITALIANI OPTIMIST - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 27 maj 2011

Xhokeri i

Tadicit

Dukagjin (Prishtinë)

Kush na ka faj. Ata nime po e dinë 'me i lujt kokrrat'. Ne merremi

me njëri-tjetrin. Shihe se çka bëhet në Shqipëri!

Kur pranvera vonohet(CUBA)

Kësaj i thonë “katër pika me joker”. Mirë e ka luajtur pokerin, ju shqiptarët luani remi.

Agroni (Prishtinë)

E vërtetë kjo, por kur e dimë ne kjo dmth se e dinë të gjithë. E dorëzuan dy ditë pa

vdekur... ta shohim a po i mbyllin sytë Europa para kësaj komedie të serbëve a jo.

Piku (Prishtinë)

Dallimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Shqiptarët

e kishin dorëzuar (xhokerin) menjëherë.

Trinti (Prishtinë)

I luajnë letrat këta moti.

Baci (Mitrovicë)

Gjatë gjithë këtyre viteve serbët e kanë ditur se ku është dhe e kanë ruajtur

për rast të volitshëm ta dorëzojnë kur ju nevojitet dhe kur "paguhet" më lartë.

Tani ka qenë koha. Pra, kjo nuk është asgjë e jashtë zakonshme. Mladiqi ka

plotësuar misionin e tij ndaj atdheut të tij dhe tani po jep edhe më (pa marrë

parasysh se a na pëlqen neve apo jo). Po "shitet" me një çmim maksimal, ndërsa

me ketë rast për ne kosovarët një grusht më shumë. Ai prapë është në shërbim

të vendit të tij. Politikën e bëjnë politikanët e jo njerëzit e rastit.

Artani (Prishtinë)

Lërini ju xhokerët, Serbia po ecën përpara duke u bërë prej shtetit të urryer në

shtet që po e respektojnë. E Kosova prej një vendi ku kemi pasur mbështetje në

një vend që s’po duan sytë me na i pa. Kjo tregon se ku jemi ne dhe çfarë njerëz

e udhëheqin Kosovën. Edhe ju gazetaret, krejt po këqyrni me hi në politikë...

Express, 27 maj 2011

Shërohemi këtu

Diaspora (Bruksel)

Legalizim i hajnisë. Kjo duhet të përcillet me vendimin e MSH që çdo mjek të punojë

ose në sektorin publik ose në atë privat, ashtu siç është në tërë boten ku nuk vidhet.

Përndryshe kush punon në dy sektorët duhet marrë licencën dhe dënuar. Nëse kjo

nuk bëhet atëherë spitalet publike do të shkretohen plotësisht. Edhe kompensimet

që lejohen nga MSH duhet të jenë ekuivalente për dy sektorët, ashtu që sektori privat

mos të lejohet të inkasojë për shërbime të njëjta shumëfi sh më tepër se ai publik.

Blerimi (Lipjan)

Kjo është një marrëveshje që është dashur të bëhet qysh moti që mos të

maltretohen njerëzit me procedura e me rrugë të gjatë. Nëse nuk keqpërdoret

nga njerëzit keqdashës, atëherë është shumë e qëlluar. Mirëpo duhet

punuar edhe më shumë që këto shërime të ndodhin në QKUK.

Kushtrimi (Ferizaj)

Po qysh nuk po ju vjen turp me luajt me popullin. Po këta mjek të korruptuar

deri tani kanë marrë paga në spitalet shtetërore, ndërsa kanë punuar

në ato private dhe kanë plaçkitur edhe ato pak mjete dhe pak barëra

nga këto spitale derisa e shkatërruan shëndetësinë publike.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Rexhep Hoxha

Më në fund, pas 25 viteve që nuk

isha ftuar me qëllim në Mitingun e

Poezisë në Gjakovë, më ftuan madje

edhe për të më dhënë mirënjohje

për vepër jetësore në letërsi. Kjo

kishte ngjarë për shkak se unë me

kohë e kisha sulmuar orientimin dekadent

të poezisë, se, si një veterinar

i mirë me kohë ia kisha vënë vulën

mishit të prishur. Dhe unë, për mall

të madh të mitingjeve madhështore,

që mbaheshin atëherë, vendosa të

shkoj me gjithë dëshirë.

Në ato kohëra, vërtet ishin

madhështore ato mitingje. Me

mijëra dashamirë të fjalës poetike

mbushej stadiumi “Shani Nushi”.

Pak më vonë mbushej përplot salla

e teatrit në Shtëpinë e Kulturës.

Në rendin e parë ulej Fadil Hoxha i

madh, që do të jetë i pazëvendësueshëm

për shumë kohë në Kosovë.

Mandej, radhiteshin faktorë politiko-shoqëror

me pikë e pikë. Kurse

në këtë miting shoh vetëm kryetarin

e Komunës, Palë Lekajn.

Në atë kohë shpërndaheshin

shkrimtarët për fëmijë nëpër shkolla

të qytetit e të rrethinës, ku priteshin

nga fëmijët me interesim dhe respekt

të madh. Në këtë miting, ora letrare

për fëmijë u mbajt para dyerve

të bibliotekës, don të thotë në rrugë,

ku s`ishin mbledhur më shumë se

dy klasë nxënësish. Unë nuk pranova

të lexoj, si në farë pazari.

Në orën shtatë të mbrëmjes fi lloi

Ora e Madhe Letrare, ku defi lojnë

njëri pas tjetrit poetë pak të njohur,

e shumë të panjohur, pak të

zgjedhur, e shumë të pazgjedhur,

para një publiku që s`e kishte mbushur

as gjysmën e sallës. I pari u

prezantua akademik Ali Podrimja,

alfa dhe omega e poezisë shqiptare

të Kosovës. Mungojnë shumë

shkrimtarë, që do të i jepnin hije

mitingut, të dalin një pas një poetë

për të cilët s`kisha dëgjuar kurrë.

Shumica lexonin vjersha, që s`ishin

as prozë, e as poezi, as mish, e as

peshk, të shkruara pa fi je kuptimi

e mjeshtrie poetike. Publiku duartrokitte,

por nuk besoj se e kishin

nga emocionet. Rrihnin shuplaka

si i rrihnin krahët shotat e Urës së

Taliqit.

T`i lëmë anash pak lëvdatat qesharake

të konferencierrs së bukur,

e të poetëve që dilnin në tribunë,

për t`u bërë gaz fryma dhe qëllimi i

mitingut. Zatën, edhe s`ulet ndryshe

dinjiteti i njeriut përveç se me lëvdata

e katikule të tilla.

Unë isha më i vjetri aty, veteran

i mitingut, që i kisha kontribuar

letërsisë më shumë se secili. Mirëpo,

E shtunë, 28 maj 2011

Diçka rreth

Mitingut të

Poezisë në

Gjakovë

kisha mbetur disi si pas farrashtit.

Ai menefregjizëm i tyre aspak s`ma

lodhte mendjen dhe krenarinë time,

por druaja se nuk do të ma jepnin

fjalën fare. Kur, më thirrën të fundit,

si të imponuar, u prezantova se

kam lindur në Gjakovë, në Rrugën e

Godenit, të Mëhallës së Gecës, për

të cilën kam shkruar kaherë edhe

një libër me titull “Gecatarët”. Dhe,

ia nisa betejës me fjalët e mia. Sa

madhështor kishte qenë dikur Mitingu

i Poezisë në Gjakovë, them

dhe sa i mjerë po më duket sot. Po

më duket qartë se publiku sot nuk

e do poezinë. Më tepër ka ardhur

për seri.

Për që ka rënë aq poshtë poezia,

vijoj fjalët e mia, publiku s`i ka fajet.

I kanë fajet poetët, që bëjnë ekzibicione

për të luajtur me ndjenjat dhe

arsyen e lexuesve. I kanë fajet kritikët

kameleonë, të cilët kanë shkelur

pa mëshirë qëllimet dhe moralin

e kritikës, t’i çojnë në qiell edhe

“poetët” agjentë në shërbim të politikës

së Milosheviqit, ta tradhtojnë

qëllimin e lartë të poezisë. Dhe, nga

libri im me vjersha, “Elegji dhe Satira”,

lexoj tri vjersha, “Rregjineshë

e poezisë”, “Për kë është qielli” dhe

“U fi k një jetë e madhe”, kushtuar

Hoxhës së madh të Gjakovës, Hasan

Efendi Nahi.

Për të ngjarë më e keqja, në miting,

vjen shpërndarja e mirënjohjeve poetëve

të vdekur, nga Qamil Juniku.

Ndonëse shumica prej tyre s`ishin

farë poetësh, madje edhe shpirtra

servilësh e dallkaukësh, është për

t`u çuditur se si është krijuar ajo

psikologji në mesin tonë, qyqari i

gjallë të shpallet hero pas vdekjes.

Qyqari është qyqar si i gjallë, si i vdekur.

Dhe i dhanë fund mitingut pa e

përmendur fare mirënjohjen time, e

cila ishte më e rëndësishmja, e për të

cilën apostafat më kishin ftuar. Kur

pashë kështu, çka të bëja. Iu afrova

konferencieres së bukur dhe e pyeta:

ç`u bë me mirënjohjen time, për të

cilën më keni ftuar apostafat? Kërkoi

falje. Është bërë gabim më tha.

Unë u ula dhe pastaj më thërrasin

ta marr mirënjohjen. Ma bini këtu,

i urdhëroj. Atje s`vi tjetër dhe u

detyruan të ma bijnë me përulje.

Kur unë kam parë dikur se donin

të më varrosnin, e kam ngritur lart

dorën fl uoreshente dhe u kam treguar

se kush jam. Dhe e kanë kuptuar

mirë të gjithë. Këtë lojë ma bënë,

më duket, pse fola në tribunë çka

më urdhëroi zemra. Gojën s`e kam

vetëm për të ngrënë, por edhe për

ta thënë të vërtetën.

Këtë shkrim po e përfundoj me vaj

halli për faqen e zezë të këtij mitingu

të poezisë në Gjakovë. Vaj halli!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!