29.07.2013 Views

ITALIANI OPTIMIST - Gazeta Express

ITALIANI OPTIMIST - Gazeta Express

ITALIANI OPTIMIST - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

8 NACIONALE E shtunë, 28 maj 2011

I shqetëson mungesa e sigurisë

Viti, 27 maj – Këshilli Komunal i Sigurisë

në Bashkësi në Viti, ka shprehur

shqetësim për numrin e vjedhjeve

si dhe aksidenteve të trafi kut, vepra

këto që ndikojnë edhe në sigurinë

e qytetarëve. Sipas raporteve të

policisë së Kosovës, në komunën e

Provokojnë

maturantët

Mitrovicë, 27 maj- Një grup

maturantësh serbë të Veriut

të Mitrovicës kanë festuar

maturën e tyre në cepin verior

të urës së ‘Ibrit’, duke kënduar

këngë çetnike si dhe duke

mbajtur të veshur fanella me

mbishkrimin “Kosova është

Serbi”. E tërë kjo ka ndodhur

rreth orës 11:00, me ç’rast

edhe për rreth 29 minua

ura mbi lumin Ibër ka qenë

e bllokuar për qarkullimin e

automjeteve. Maturantët e

shkollës së mesme kanë valëvitur

edhe flamuj të grupeve

çetnike. Policët të cilët kanë

përcjellë këtë manifestim,

kanë theksuar se kjo është një

festë e nxënësve dhe ajo kaloi

pa asnjë incident.

Përkrah

veteranët

e UÇK-së

Prishtinë, 27 maj- Lëvizja

Vetëvendosje me brengosje të

thellë u shpreh se po e përcjell

grevën e luftëtarëve të lirisë,

që janë veteranë e invalidë të

UÇK-së, e të cilët tash pesë

ditë po qëndrojnë në grevë,

para ndërtesës së Qeverisë.

Vetëvendosje thekson se

veteranët dhe invalidët e luftës

çlirimtare në Kosovë janë

neglizhuar nga institucionet e

posaçërisht nga qeveria. “Ata

përdoren vetëm atëherë kur

rrezikohet pozita e kryeministrit

apo e ministrave, të cilët

qëmoti i kanë shkelur parimet

dhe i kanë braktisur idealet për

të cilat luftoi populli i Kosovës.

Ata përdoren edhe atëherë

kur nevojiten si rekuizita

ceremoniale për të shënuar

përvjetorët e luftës, me të cilët

politikanët e sotëm mundohen

të fshehin dështimin e

tyre”, thuhet në reagimin e

Vetëvendosjes. Sipas kësaj

lëvizjeje, një trajtim i tillë ndaj

njerëzve që rrezikuan jetën për

ta çliruar vendin tonë është

i turpshëm. “Kjo tregon se si

politika zyrtare çdo ditë e më

shumë po degradon. Është

inkurajues fakti se grevistëve

po iu bashkohen shokët e tyre,

kështu që numri i tyre nga 27

sa ishte ditën e parë, ka arritur

në 78”, thuhet në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje përkrah

fuqishëm kërkesat e drejta të

grevistëve, duke konsideruar

se vlerat e luftës çlirimtare dhe

roli historik i UÇK-së duhen të

përfshihen në Kushtetutë.

Vitisë, brenda këtij viti kanë ndodhur

240 raste të ndryshme kriminale

apo vepra të tjera që kërcënojnë

sigurinë e qytetarëve, ku prijnë

numri i madh i rasteve të vjedhjeve

si dhe aksidenteve. Kapiteni Afrim

Halili, komandant i stacionit policor

Jeton Musliu

jeton.musliu@gazetaexpress.com

Prishtinë, 27 maj — Që nga zbarkimi

i misionit të EULEX’it, Francesco

Florit ka punuar si gjyqtar

në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Italiani, i cili ka shërbyer edhe në

Timorin Lindor, beson se situata

në të cilën ndodhet sistemi i

drejtësisë në Kosovë tash, është

shumë më e mirë sesa që ishte

dhjetë vjet më parë. Florit është

emëruar kryetar i Asamblesë së

Gjyqtarëve të EULEX’it, në vend të

bashkëkombëses së tij, Maria Giuliana

Civinini. Ai shpreson të jetë

këtu derisa t’ia fi kë dritat EULEX’it.

Express: Maria Giuliana Civinini,

ish-kryetare e Asamblesë së

Gjyqtarëve të EULEX’it, ka deklaruar

se e ka përfunduar detyrën

me merakun se nuk e ka funksionalizuar

sistemin e drejtësisë në

veri të Kosovës. A ka rrezik që ju,

si pasardhës i saj në këtë detyrë,

në fund të mandatit tuaj të shkoni

me të njëjtin merak?

F. Florit: Askush nuk e ka përgjigjen

në këtë pyetje, sepse është

në duart e politikës, por sigurisht

se ne do të punojmë në këtë

çështje dhe është një nga prioritetet

e misionit që këtë problem

të mos e lëmë prapa. Duke qenë

se problemi është më i gjerë dhe

i natyrës politike, ky mbetet një

prioritet mbi prioritetet i misionit

të EULEX’it në Kosovë. Ne

kemi angazhuar e jemi prezentë

më shumë në numër në Veri dhe

do të vazhdojmë të punojmë më

shumë për ta zgjidhur këtë nyje.

Express: Mendoni se paraardhësja

juaj në këtë post, zonja

Civinini, ka bërë sa duhet për kthimin

e sistemit të drejtësisë në

Veri, apo ka mundur të bëjë më

shumë?

F. Florit: E them sinqerisht,

besoj se ajo çfarë ajo ka bërë ka

shërbyer si shembull i punës së

përkryer që ka mundur të ndodhë.

Më e mira e punës së saj është se

ka themeluar në mënyrë unike

vetë misionin e drejtësisë, se si e

ka shtrirë atë në Veri, duke marrë

parasysh terrenin në të cilin ajo e

ka gjetur. Ajo ka bërë gjithçka që

ka qenë në kompetencë të saj. Por,

se a ka mundur të bëhet më mirë,

kjo nuk varet krejt prej saj. Puna e

saj, e them pa modesti, shërben si

model se si duhet vazhduar tutje.

Express: Çfarë do të shohim

ndryshe nga ju?

F. Florit: Mendoj se kohërat

tani janë ndryshe, sepse momenti

ka ndryshuar dhe emërimi

i gjyqtarëve dhe prokurorëve është

bërë. Tani vetë EULEX’i është më i

qartë dhe kemi ardhur në një pikë

kthese sa i përket vetë prezencës

në Viti, ka thënë se situata e sigurisë

në komunë është e qetë dhe stabile,

por brengosëse për policinë janë

një numër i rasteve që kanë të bëjnë

me vjedhjet, incidentet me lëndime

trupore si dhe aksidentet e trafi kut.

“Policia me përkushtim është duke

së misionit këtu. Ne e kemi bërë të

qartë dhe e ka kuptuar edhe popullata

se EULEX’i nuk do të jetë

përgjithmonë këtu. Ky përbën një

ndryshim në këndvështrim edhe

për ne, edhe për gjyqtarët vendorë.

Unë kam shumë respekt për

gjyqtarët vendorë, janë me dinjitet

dhe të vyeshëm, por mendoj

se është koha kur edhe ne duhet

të kuptojmë se duhet të jenë ata

që duhet të punojnë për vendin e

tyre. Mund të jetë e vrazhdë, por

ç’kuptim do të ketë pavarësia në

rast se kosovarët nuk do të jenë në

gjendje të menaxhojnë drejtësinë,

situatën dhe të jenë zot në shtëpi

të tyre?

Express: Por zonja Civinini ka

thënë se përmirësimi i sistemit të

drejtësisë është problem politik...

F. Florit: Kjo vlen vetëm për

veriun e Kosovës, por çështjet e

u angazhuar që edhe këto vepra

kriminale t’i parandalojë”, ka thënë

kapiteni Halili. Agim Hasani, anëtar i

KLSP-së për fshatin Smirë, ka thënë

se banorët e këtij lokaliteti si dhe

lokaliteteve përreth si shqetësim

kryesor të sigurisë kanë numrin e

gjyqësorit dhe problemi i sistemit

të drejtësisë në Kosovë nuk

është i lidhur vetëm më Veriun.

Kemi gjyqësor edhe në Prishtinë,

Prizren, Pejë apo Gjilan. Këto janë

çështje që iu takojnë gjyqtarëve

vendorë. Por, jo edhe zgjidhja e

problemeve në Veri, sepse kjo i

takon një niveli më të lartë.

Express: Atëherë, përse në raportin

e punës së gjyqtarëve të

EULEX’it për vitin 2010 ka kaq

shumë të arritura, ndërkohë që

ju përmendët shumë probleme?

A nuk është kontradiktore kjo?

F. Florit: Të arriturat në sektorin

e drejtësisë janë të shumta. Ka

përmirësime të konsiderueshme

që nga momenti që kemi ardhur

këtu. Të arriturat janë të mëdha,

sidoqoftë, kjo bën pjesë në synimin

për të qenë më mirë.

madh të vjedhjeve si dhe vozitjen e

shpejtë në rrugët e fshatit. “Policia

duhet të jetë më shumë prezente,

me qëllim që këto veprime që

ndikojnë në sigurinë e qytetarëve

të mos përsëriten”, është shprehur

Hasani.

ITALIANI

OPTIMIST

Çdo ditë është duke u forcuar sistemi i drejtësisë në vend.

Qytetarët duhet ta kuptojnë se EULEX’i nuk do të jetë gjithmonë

këtu. Kosovarët duhet të jenë optimistë se situata do

të ndryshojë. Francesco Florit, i sapoemëruar kryetar i Asamblesë

së Gjyqtarëve të EULEX’it, fl et për Express.

Express: Ju ishit gjyqtar në

Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Pse e latë atë detyrë, për të pasur

një punë më të lehtë tash këtu, ku

jeni zgjedhur?

F. Florit: Puna si gjyqtar në

Gjykatën e Qarkut në Prishtinë

është më e lehtë, sepse është e

njëjta që bëj si gjyqtar në Itali. Puna

që do të fi lloj javën tjetër, do të jetë

shumë më e rëndë, sepse të duhet

një vizion, aftësia të bisedosh në

nivele të ndryshme, nga njerëz që

janë politikanë, gjyqtarë, zyrtarë

ligjorë apo draftime tekstesh, pra

është shumë më e rëndë.

Express: Çfarë vizioni keni ju,

mund t’i përmendni së paku dy

pika të këtij vizioni?

F. Florit: Po. Dy pika kyçe të këtij

vizioni kanë të bëjnë me faktin se

ky shtet është në tranzicion dhe

fakti tjetër se është vend i vogël,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!