29.07.2013 Views

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

IU SHERBEJNE SHQIPTAREVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E hënë, 28 mars 2011 3

Politika zyrtare kosovare ka marrë

drejtimin e përplasjes, e cila do t’i sjell

telashe të mëdha Kosovës si shtet dhe

qytetarëve të saj.

Drejtimi: Përplasja

Blerim Shala

Teprim? Pozicion i skajshëm i një opozitari? Lojë

politike me interesa ditor? Etj. Etj.

Mbase interpretime nga më të ndryshme mund

t’i qepen konstatimit vijues, i cili, për fatin tonë

të keq, duket që është i vërtetë, i qëndrueshëm:

politika zyrtare kosovare ka marrë drejtimin e përplasjes,

e cila do t’i sjell telashe të mëdha Kosovës

si shtet dhe qytetarëve të saj. Mund të kërkohen

fajtorët kudoqoftë për këtë drejtim të rrezikshëm,

tek OJQ-të ‘komplotiste’, EULEX-i dhe Zyra Civile

Ndërkombëtare, tek opozita dhe mediat, mund të

gjinden justifi kime nga më të ndryshmet, disa prej

të cilave edhe janë të kuptueshme dhe valide, por,

në instancë të fundit, askush nuk do të mund të

shfajësojë udhëheqësinë e sotme institucionale për

teposhtëzën e madhe, e cila po i ndodhë dhe do t’i

ndodhë Kosovës në muajtë e ardhshëm.

Autoritetet e tanishme të Kosovës, të cilat para se

të gjithash identifi kohen me emrat e Kryeministrit

Thaçi dhe Presidentit Pacolli, nuk e kanë problemin

kryesor opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare,

sindikatat e varura dhe të pavarura, OJQtë

e lloj-llojshme, mediat.

Vetë ata që janë në krye të këtyre institucioneve,

janë burimi kryesor i problemeve të Kosovës. Autoritetet

e tashme të Kosovës objektivisht, dhe kjo

do të mirret vesh përditë e më shumë, janë opozitë

ndaj Kosovës, opozitë karshi Kosovës dhe interesave

të saj, ndërsa ato janë të thirrura, me Kushtetutë,

me Ligj dhe me Logjikën politike, të jenë mbrojtësit

kyç të këtyre interesave.

Siç u pa në këto pak javë të ekzistimit të koalicionit

PDK-AKR, nuk ka vullnet minimal që prijësit

aktual të institucioneve të Kosovës, të përballen

me realitetin kosovar dhe me pozicionit ndërkombëtarë

të Kosovës, nuk ka disponim fare që

të hapet një dialog i mirëfi lltë politik dhe social

në vend i cili do të synonte mobilizimin, sa më të

madh të mundshëm, të potencialit që ka Kosova,

në adresim dhe në zgjidhje të problemeve të

mëdha ekonomike, politike dhe diplomatike që

ka shteti i Kosovës.

Pacolli dhe Thaçi po sillen, mbase, përtej parashikimeve

edhe të pesimistëve më të mëdhenj,

thuajse këndejpari gjithçka është në rregull, duke

injoruar pothuaj totalisht sprovat e mëdha të cilat

kanë mbërritë në dy vitet e fundit me faturat a llogaritë

të cilat dikush duhet t’i paguajë.

Presidenti Pacolli ka gjetë, si po duket, “formulën

magjike”, për këto fatura: Bashkimin kombëtar. Si

zakonisht, kur bëhet fjalë për Pacollin, nuk kuptohet

dot se çfarë nënkupton ai me fjalët dhe porositë

që përpiqet me një pompozitet të paparë për

këtë politikën modeste kosovare, t’i ofrojë publikut

kosovar. Për çfarë bashkimi kombëtarë bëhet

fjalë në këtë rast? Për atë që e defi non ai si bashkim

ekonomik, apo, për një tjetër që e përmendi para

disa ditësh, ku duket që aludohej edhe për bashkimin

politik (edhe në një shtet të vetëm?), i cili

do të kishte domethënien që Presidenti i një shteti

sovran, vullnetarish heq dorë prej shtetit në ballë

të të cilit është!?

Më e keqja është që në rastin e Presidentit Pacolli,

e tëra kjo me gjasë është vetëm fi llimi. Apo në të

ardhmen, do të kemi gjithnjë e më tepër “margaritarë”

të tillë politik.

Behxhet Pacolli është në postin e gabuar, në vendin

e gabuar, në kohën e gabuar.

Nuk është Kushtetuta problemi kryesor i tij. Ai

është problemi më i madh për vetëveten. Dhe për

të gjithë ne të tjerët.

Në rastin e Kryeministrit Thaçi, shembulli më

i mirë se si ai e ka ndërmend ta trajtojë publikun

kosovarë, opozitën, qytetarët e thjeshtë, faktorin

ndërkombëtarë, janë dy tema: dialogu Kosovë-Serbi

dhe buxheti i ri i Kosovës për vitin 2011.

Në te dyjat Thaçi po tregon që ai dhe koalicioni

të cilit i prinë, nuk e kanë ndërmend t’i bëjnë fare

hesapë të tjerët, e këta të ‘tjerët’, duket që janë shumë,

tepër shumë, dhe që do të shtohen gjithnjë e

më tepër.

Bisedimet e reja Kosovë – Serbi, gjithsesi politike,

kanë nisë keq dhe mbrapsht për Kosovën, dhe duhet

bërë shumë për t’i kthyer në binarë të mbarë,

apo, për t’iu shmangur epilogut lehtë të parshikueshëm,

nga pikëshikimi i sotëm.

Kjo temë patjetër duhet të trajtohet me seriozitetin

dhe përgjegjshmërinë më të madhe politike,

me hapjen e një dialogu të brendshëm institucional

kosovarë për synimet që do të duhej të mbërriheshin

përmes tij.

Buxheti i ri i Kosovës, është objektivisht, një kronikë

e një bankrotimi të paralajmëruar të Kosovës.

Kryeministri Thaçi mendon që e ka gjetë formulën

e kundërshtimit të opozitës dhe të gjithë të tjerëve

që e kritikojnë, gjithmonë duke e bartur debatin

në një terren të rrëshqitshëm pseudo-patriotik.

Kur ai pyetet, për shembull, se si mund të jetë i

qëndrueshëm ky buxhet, veçmas kur dihet se në

çfarë raporte të çrregulluara me Fondin Monetar

Ndërkombëtarë gjindet aktualisht Qeveria, ai godet

opozitën duke i thënë që ajo është kundër rritjes

së pagave. Kur Kryeministri Thaçi pyetet se si do të

sigurohen mjetet për pagesën e harxhimeve të këtij

viti të ndërtimit të autostradës Vërmicë – Merdarë,

po qës e ta zëmë, nuk do të arrihet të privatizohet

PTK, ai kundërsulmon me akuzën që të tillët

që bëjnë këtë pyetje janë kundër autostradës së

kombit.

Ndërsa realisht, sot e kësaj dite, qytetarët e Kosovës

nuk e dinë se sa do të kushtojë kjo autostradë.

Ata nuk e dinë edhe sa realisht do të jetë rritja e rrogave

në sektorin publik. Ata nuk e kanë të qartë se

çfarë do të ndodhë me këtë rritje, apo, sa do të jetë

ajo e qëndrueshme, poqëse në ndërkohë, çmimet

do të vazhdojnë ofenzivën e madhe, dhe nëse, siç

del nga Buxheti i Kosovës, në dy vitet vijuese (2012

dhe 2013), nuk do të ketë fare ngritje të pagave.

Kemi arritë në një stad, apo, thënë më mirë, kemi

rënë aq poshtë, saqë më nuk bëjnë punë numrat,

statistikat, argumentet racionale, në përpjekjen për

t’i trajtuar problemet kryesore të Kosovës.

Ky është një tjetër lajm i keq që vërteton këtë

drejtimin e përplasjes që kemi marrë si shoqëri,

si vend, si shtet.

» Autori është

Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar

enkas për Gazetën Express.

Big Brother 4

për vetëm 7€!

Abonimi në Big Brother 4 bëhet

në të gjitha dyqanet e IPKO-së.

FALAS ofrohet për abonuesit e

pakos Premium dhe Premium HD.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!