29.07.2013 Views

bota - Gazeta Express

bota - Gazeta Express

bota - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

28

SPORT

Sport

redaktor: Valdet Hasani

e-mail: valdet.hasani@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Kosova

Ende larg UEFA-s e FIFA-s

Edhe pse FIFA e lejoi Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore,

ndërkombëtarizimi i plotë i futbollit kosovar nuk pritet të

ndodhë shpejt. Juristi i njohur, Haki Demolli thotë se pa u

anëtarësuar Kosova në OKB, UEFA assesi nuk do t’ia hapë dyert

vendit tonë. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe krerët e FFK-së,

të cilët thonë se megjithatë po përpiqen të përfi tojnë diçka në

këtë ‘status-quo’.

Valon Konushevci

valon.konushevci@gazetaexpress.com

Prishtinë, 24 maj —

Edhe pse FIFA vendosi që ta

lejojë përfaqësuesen e Kosovës

të zhvillojë ndeshje miqësore

ndërkombëtare, anëtarësimi

i plotë i vendit tonë në UEFA

e FIFA nuk pritet të ndodhë

shpejt.

Përderisa Kosova nuk anëtarësohet

në Organizatën e

Kombeve të Bashkuara (OKB),

thuajse nuk ka kurrfarë gjasash

që UEFA t’ia hapë dyert

e saj Federatës së Futbollit të

Kosovës (FFK).

Madje, një gjë të tillë pothuajse

e paralajmëroi këto

ditë vetë UEFA, duke e kundërshtuar

fuqishëm vendimin

e FIFA-s për Kosovën dhe duke

e ndihmuar kështu edhe kundërshtimin

e ‘egër’ të Serbisë.

“Pos kësaj, janë dy opsione

kryesore nëpërmjet të cilave

Kosova mund të anëtarësohet

fi llimisht në UEFA e pastaj

në FIFA. UEFA nuk i shkel

dispozitat ligjore të saj. Statuti i

UEFA-s përcakton qartë se Kosova

fi llimisht duhet të njihet

nga OKB-ja, e më pas mund

të anëtarësohet në këtë organizatë”,

deklaroi për Express

juristi Haki Demolli, ish nënkryetar

i FFK-së.

“Opsioni tjetër është që nëse

Serbia pajtohet që Kosova të

anëtarësohet në UEFA, kjo e

fundit vendin tonë e pranon

pa problem. Por, logjikisht

kjo nuk ka gjasa të ndodhë,

sepse dihet qasja serbe karshi

Kosovës. Kështu që duhet ta

presim anëtarësimin në OKB

për t’u anëtarësuar fi llimisht

në UEFA, e pastaj automatikisht

pranohemi në FIFA”, u

shpreh deputeti i Parlamentit

të Kosovës.

Edhe sekretari i përgjithshëm

i FFK-së, Eroll Salihu, e

pranon se para anëtarësimit

të Kosovës në OKB, vështirë

se UEFA do t’ia hapë dyert

futbollit kosovar. Por, ai theksoi

se FFK-ja po përpiqet ta

thyejë izolimin sa më shumë

që është e mundur, derisa vendi

ynë të njihet nga Kombet e

Bashkuara.

“Ne e dimë këtë. Por, si FFK

deri më tani i kemi thyer dy

bllokada të forta: atë të transferimit

në mënyrë legale të

futbollistëve tanë dhe organizimin

e miqësoreve për

përfaqësuesen tonë. Deri në

pranimin tonë në OKB, ne do

të mundohemi ta nxjerrim

maksimumin e mundur nga

UEFA e FIFA, sepse kur hyjmë

në OKB s’mund të na ndalë

askush”, u shpreh Salihu.

Chelsea largon Kaloun dhe Bosingwan

Chelsea do të lirojë Salomon Kaloun

dhe Jose Bosingwan, pasi kontratat

e tyre me klubin skadojnë gjatë

verës. Gjiganti londinez ka njoftuar të

enjten se Kalou dhe Bosingwa do t’i

bashkohen sulmuesit Didier Drogba, i

cili tashmë ka paralajmëruar largimin

nga Stamford Bridge. Kalou, 26 vjeç,

erdhi në klub nga Feyenoordi më

Moral Pozhegu

moral.pozhegu@gazetaexpress.com

2006 për rreth 8 milionë funte. Kurse

Bosingwa, 29 vjeç, u transferua për

16.2 milionë funte nga Porto më 2008.

Ata të dy ishin titullarë në fi toren ndaj

Bayern Munichut në fi nalen e Ligës

së Kampionëve të shtunën. Bosingwa

bëri 127 paraqitje për Chelsean, kurse

Kalou ka luajtur në 250 takime dhe

realizoi 60 gola.

Prishtinë, 24 maj —

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)

ka marrë përgjigje negative nga

Kanada, respektivisht nga mbledhja

e Bordit Ekzekutiv të Komitetit

Olimpik Ndërkombëtar (IOC), rreth

paraqitjes së Majlinda Kelmendit

në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’.

Në fakt, IOC ka bërë shkelje,

duke mos e lejuar xhudisten kosovare

që ta përfaqësojë vendin e saj

në Londër. Madje, Bordi Ekzekutiv

ka shkuar aq larg, sa që nuk ia ka

lejuar asaj paraqitjen as si sportiste

e pavarur, i cili ka qenë opsioni i

dytë i saj. IOC vendosi që forma e

vetme e paraqitjes së Kelmendit

në Olimpiadë është që ta përfaqësojë

Shqipërinë, e cila ishte alternativa

e tretë. I menjëhershëm ka

qenë reagimi i ministrit të Sportit,

Memli Krasniqi, i cili këtë vendim

e konsideron si shkelje e së drejtës

së njeriut.

“Vendimi i IOC-së është një

thyerje e parimeve olimpike dhe

mbi të gjitha një konfi rmim i padrejtësisë

shumëvjeçare që po i bëhet

Kosovës në sport. Është shumë

dëshpëruese se si vlerat sportive,

respekti dhe pasioni për gara, vazhdojnë

të ndikohen nga politika

në rastin tonë. Është një mesazh i

keq që u jepet rreth dy milionë qytetarëve,

gjithë atyre të rinjve dhe

prindërve”, është shprehur ministri,

i cili po qëndron në Quebec. “Është

jashtëzakonisht johumane ndaj një

sportisteje si Majlinda Kelmendi,

E premte, 25 maj 2012

DISKRIMINIMI OL

Sporti kosovar vazhdon

të diskriminohet nga ai

ndërkombëtar. Komiteti

Olimpik Ndërkombëtar ka

vendosur të mos e lejojë

Majlinda Kelmendin që ta

përfaqësojë Kosovën në

Lojërat Olimpike, e as të

marrë pjesë atje si sportiste

e pavarur. IOC vendosi që

forma e vetme e paraqitjes

së saj në Olimpiadë të

jetë duke e përfaqësuar

Shqipërinë. Ministri i Sportit,

Memli Krasniqi, këtë vendim

e quan si diskriminues,

ndërsa premton se ai, me

bashkëpunëtorë, do ta

vazhdojnë ‘betejën’, për

t’ia mundësuar Majlindës

pjesëmarrjen në Olimpiadë

me fl amur të Kosovës.

që përkundër sfi dave dhe intrigave

politike, ka arritur suksese kulminante,

duke siguruar edhe normën

olimpike, të mos i mundësohet

pjesëmarrja në Olimpiadë”, shtoi ai.

Madje, ai ka pohuar se së bashku

me drejtuesit e KOK-ut, do të bëjnë

përpjekje maksimale, që Majlinda

të shkojë në Londër me fl amurin e

Kosovës. “I siguroj të gjithë sportistët

dhe të gjithë qytetarët e Kosovës

se përpjekjet tona për të qenë pjesë

e barabartë në garat e mëdha sportive

nuk do të ndalen, por vetëm sa

do të shtohen”, ka siguruar më tej

ministri.

Kuka: Goditje e rëndë

për sportin kosovar

Trajneri i Majlinda Kelmendit,

Driton Kuka, e konsideron si goditje

të rëndë vendimin e IOC-së për

moslejimin e sportistes më të mirë

kosovare që ta përfaqësojë shtetin e

Bunjaku: Kalova periudhë të shkëlqyeshme në Nurnberg

Albert Bunjaku do ta kujtojë gjithmonë

eksperiencën që kaloi në Nurnberg. 28

vjeçari kaloi tri vjet e gjysmë të shkëlqyeshme

në klubin nga Bundesliga, sidomos

në fi llim të eksperiencës, kur realizoi 12

gola.

Por, në dy sezonet e fundit, lëndimet e

njëpasnjëshme ia pamundësuan që t’i

shfaqte vlerat e tij, prandaj ai vendosi ta

linte ekipin bardh e kuq për t’iu bashkuar

Kaiserslauternit. “Më duhet ta pranoj se

në fi llim nuk e kisha menduar se do ta

kisha aq vështirë të largohesha. Në ditën

e fundit kisha një ndjenjë të çuditshme.

Nuk ishte e lehtë t’i përshëndesja shokët.

Këtu kam kaluar vite të jashtëzakonshme”,

u shpreh sulmuesi kosovar

në një intervistë për ueb faqen sport.ch.

Por, ai nuk mundi të presë më dhe vendosi

ta pranojë ofertën e Kaiserslauternit,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!