29.07.2013 Views

bota - Gazeta Express

bota - Gazeta Express

bota - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 24 maj 2012

Pse u vra

Rama?

Diaspora

Shumë veteranë të UCK i shpëtuan luftës sepse nuk morën kurrë pjesë në luftë, ka të

tillë që vetëm kanë ikur malit e kurrë s’e dinë çka është lufta frontale. Nuk është për

t’u çuditur ne gjithmonë jemi vëlla vra nuk është diçka e çuditshme, të tillë jemi Ne.

Valon

Krejt komandantët mbas lufte që kanë vdekur, shumica si pasojë

e pasurisë ose konfl ikteve pronësore.

Burimi

Po kuptohet për çka është vrarë. Kanë uzurpuar dhe shumë të tjerë prapë po vazhdojnë

të bëjnë një gjë të tillë për fat të keq edhe sot... Nuk dua të paragjykoj por e kemi

rastin e freskët në Vushtrri ku unë banoj komandantë si Gani Imeri, Bajram Beqiri

e të tjerë çdo ditë e vendosin nga një shirit "E Nxone UCK ". Jemi lodhur me ...

Qeli

Është e dhimbshme historia jone e vëllavrasjes qe nga kur ekzistojmë, por gjithmonë

ka munguar drejtësia, sistemi ynë pozitiv juridik, aplikimi i ligjeve ekzistuese dhe ndarja

e drejtësisë në disproporcion me realitetin. Nga këto mungesa dhe vetëgjyqësia në

vazhdimësi e shqiptarëve vjen deri tek këto anomali. Një shembull: kur Nastradini

bëhet gjyqtar (kadi) dhe e merr njërën palë në pyetje, njërin vesh e mbyll duke e futur

gishtin e dorës së djathtë. E pyesin po pse mor Kadi e ke mbyllur njërin vesh në seance

ai përgjigjet: këtë veshin tjetër po e ruaj për palën tjetër se edhe ajo do të na thotë

diçka. Me vjen keq që familja ka ngelur pa të dashurin e tyre por gjithmonë duhet lypur

burimin -shkak pasojë- e këtyre anomalive në shoqërinë tonë të pa pushtet e gjykata.

Prishtina

Unë vetëm një nuk po e kuptoj në këtë lajm. qysh ky komandant në

Llap e u vra në një fshat të komunës së Klinës. Janë disi larg njëra-tjetrës.

Apo ka qenë ky komandant i ardhur nga Klina në Llap?

Arsim_peja

Një gjë nuk po e kam krejt të qartë se si ai nga Llapi, e familja e tij ja trashëgoi një tokë në

Klinë. Diçka nuk është në rregull këtu kur dihet se nuk është kallaj ta vrasësh një njeri.

Stuhia

Çfarë do që të jesh a je luftëtar apo parlamentar apo ministër apo kryetar apo

polic rregullat e shtetit duhet respektuar dhe së pari këta duhet respektuar rregullat

e jo të qitet populli në një anë dhe të bëjnë çka të duan vetë! Shembull

kemi KAMISHIN në Universitetin ku shkon e futet kundër rregullave të UP-së.

Hasani

Nuk po ia mohoj kontributin në luftë e po më vjen keq po nganjëherë

këta pse kane luftuar tash marrin toka e çka po duan...

ANONIMI

Po lëreni njeriun le të prehet (pushojë) në qetësi, se kush është çuar

më herët e ka vrarë (sigurisht ndonjë gjuetar ka gjuajt), por nuk më duket

abstrakte ky rast, sepse duke e shikuar dokumentarin Pa(drejtësia

në Kosovë) ka XXX raste në Llapë si ky që po përmendet sot.

Naimi

As nuk mund të akuzojmë vrasësin as të vrarin, nuk e dimë pse dhe si ka ardhur

deri aty. ne nuk e dimë raportet familjare apo afërsinë familjare. Unë s’po e kuptoj

si ka mundur dikush ta vrasë për token e tij, po nga ana e tjetër ka edhe asi që

kanë uzurpuar toka, nuk kanë para ta blejnë e në fund e vrasin blerësin e vërtetë.

Rexhë

Këto janë private nuk kanë të bëjnë aspak me çështjen e luftës, as të lirisë. Nuk

do thotë se ka qenë komandant i UCK –ës, e tani mbas lufte të bëjë çka të dojë,

nëse dëshiron edhe t’ia marrë edhe gruan naj shqiptari që ia solli lirinë.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Në një insert të filmit britanik

‘Marrëdhëniet speciale” ku në pjesën më të

madhe të tij fl itet për Kosovën dhe intervenimin

e NATO-s, si dhe raportet e SHBA-së

me Britaninë, njëri nga protagonistët kryesor

të këtij fi lmi Tony Blair, duke dalë me

nxitim nga ‘10 Downing Street’ i revoltuar

për hezitimin e disa shteteve evropiane për

ta ndihmuar Kosovën drejtpërsëdrejti, iu

drejtohet këshilltarëve të tij: “cilësdo fjalë që

mund t’ju eksitojë si muzikë, para, ushqim,

seks, nëse ia veni prefi ksin euro përpara,

do t’i hiqet çdo kënaqësi”. Me përjashtim

të kësaj të fundit, gjithnjë e më shumë po

pajtohen me Tony Blairin edhe evropianët

e tjerë. Nuk është për t’u çuditur që kjo vinte

nga një kryeministër i një vendi shumë

euroskeptik edhe pse ai atje prezantonte

variantin më të butë të këtij skepticizmi. Politikbërësit

e Brukselit janë të njohur me atë

se kujt, kur dhe si, ia shtojnë apo ja largojnë

prefi ksin euro. Tani ata duhet dhe në këtë

drejtim menjëherë kanë fi lluar të punojnë

që të ja vënë prefi ksin euro kryetarit të ri

të Serbisë, T. Nikoliq. Politikisht një prefi ks

euro përpara, përkundër të gjithave, po iu

dashka Nikoliqit dhe pastaj si euronikoliq

do ta bëjë atë të pranueshëm për politikat

e Brukselit në Ballkan. Gjithsesi këtë nuk

do ta kundërshtojë varrmihësi i Beogradit.

Çfarë do të thoshte Tony Blair për euro prefi

ksin e Brukselit për politikat e Nikoliqit,

mbase do ta përdorte fjalën “disgusting”.

Përveç një përjashtimi, Serbia kurrë nuk

ka pasur raporte të këqija me vendet qendrore

perëndimore dhe ky përjashtim ka

ndodhur vetëm njëherë dhe atë në kohën

e Millosheviqit. Përveç një përjashtimi, Serbia

kurrë në historinë e saj nuk ka qenë në

raporte të këqija me Rusinë. Dhe ky përjashtim

ka ndodhur vetëm në ato vite kur

kreator të politikave të Serbisë nuk kanë

qenë vetë serbët, por kroati Tito dhe slloveni

E. Kardel. Prirja e Serbisë për të përfi

tuar në çdo aspekt dhe për kohë të gjatë

nga balancat perëndim – lindje, ka qenë

e shquar dhe asaj i ka shkuar për dore që

të zgjeroj shumë territoret e veta në dëm

të fqinjëve, për më shumë asaj i ka shkuar

për dore që edhe t’i përthekoj në një shtet

shumicën e vendeve fqinje ku pastaj ajo e

ka pasur fjalën kryesore dhe për më shumë

asaj i ka shkuar për dore që, idenë kroate

jugosllavizmin ta përpunoj dhe si koncept

të ri politik ta bëjë profi tabil, ide kjo e cila

varësisht sipas nevojës, nëpër kohëra të

ndryshme ka mundur të jetë herë ide proruse

herë properëndimore.

Ky balancë lindje - perëndim si abece

politike është e njohur pothuajse për të

gjithë politikanët serbë. Këtë e praktikoj

deri më tani ish presidenti Tadiq, këtë do

ta bëjë edhe i porsazgjedhuri “grobari” Nikoliq

i cili edhe ka deklaruar se Serbia do ta

ketë një këmbë në Evropë një në Rusi. Por

Nikoliqi është ndryshe nga Tadiqi dhe kjo

mund t’i jap atij mundësi më të gjëra që të

nxjerrë edhe më shumë përfi time nga ky

dualizëm sesa që kjo i ka shkuar për dore

Tadiqit edhe pse as ai nuk mund të ankohet

se nuk e ka pasur përkëdheljen e Brukselit.

A ka vend të konstatojmë kështu? Po.

E premte, 25 maj 2012

Euronikoliqi

Ja se pse. Sepse kërcënimet e Beogradit

zyrtarë, për shembull të asaj natyre se

nëse nuk na do Brukseli ne kemi me këd

të shkojmë, pra me Rusinë, tash me në

krye Nikoliqin do të jenë goxha më reale,

sepse gjithsesi do të jenë më shumë dhe

më konkretisht të përkrahura nga Moska.

Ai në rast të zhgënjimit nga Brukseli do të

anoj më shumë kah Rusia. Thënë ndryshe

për aq sa ai do të jetë i pakënaqur me

Brukselin, për aq do të jetë i përkrahur dhe

drejtuar kah Rusia. Sa më shumë që ai do

ta refuzojë Brukselin, aq më shumë Rusia

do ta përkrahë Serbinë. Dhe mashtrohen

të gjithë ata që mendojnë se Nikoliqi nuk

do ta bëjë këtë. Kushtëzimet e Brukselit

të çfarëdo natyre qofshin ato ndaj Serbisë

do t’i amortizojë premtimi për ndihma

dhe ekstra mirëkuptim i Rusisë së Putinit.

Imagjinoni kërcënimin serb ndaj perëndimorëve

për një bazë ushtarake ruse në

Serbi, apo diçka të ngjashme. Kjo fl et se sa

mund ta ngritë pazarin Serbia në raport

me Brukselin dhe përgjithësisht me perëndimorët.

Këtë Nikoliqi mund ta bëjë larg

më mirë se Tadiqi. Aq më shumë mund të

konstatohet kështu kur dihet se tani Putini

si kryeministër i konsoliduar me ekipin e

vjetër i ka me ka krejt dizginat në duar të

politikës zyrtare moskovite i cili gjithsesi do

të sjell risi gjeopolitike dhe gjeoushtarake

pa mëdyshje kokëçarse për perëndimorët.

A është kjo e mundshme të funksionoj

kështu sikundër e shtruam problemin,

pra në të mirë të Nikoliqit? Ka gjasa. Përveç

përkrahjes së Rusisë e cila gjithsesi se nuk

do ta lë pa e shfrytëzuar ultra prorusizmin

e Nikoliqit, për këtë duhet të plotësohen

edhe dy kushte të tjera. E para duhet që

administratorët e Brukselit të vazhdojnë

si deri më tani me Tadiqin edhe me Nikoliqin.

Kjo do të thotë që të jenë shumë të

kujdesshëm dhe të mos jenë refuzues ndaj

politikave të Beogradit, as të mos vënë kushte

të rënda në drejtim të hyrjes së Serbisë

në Bashkimin Evropian, posaçërisht jo të

tilla në raport me Kosovën. Për këtë as që

duhet të dyshohet. Asgjë nuk ka ndryshuar

në Bruksel që të mos jetë kështu. Pesë

shtete ende nuk na njohin, çka e bën Brukselin

jo unik ndaj pavarësisë së Kosovës dhe

shumë shtete të BE-së kanë marrëdhënie

të shumta e dobiprurëse ekonomike e

tregtare me Serbinë dhe gjithsesi edhe

me Rusinë, sidomos ato me “Gazpromin”

gjigant, tubat e së cilës 400 km bartin gaz

edhe përmes tokës serbe e për të cilin aq

shumë ka nevojë Evropa Perëndimore. E

dyta që ky dualizëm përfi tues të funksionoj

në të mirë të Serbisë së Nikoliqit, më mire

se që dje ka funksionuar për Tadiqin, qeveritarët

tanë duhet të vazhdojnë të bëjnë

“play back politikë” pa kurrfarë kreativiteti,

duke mos e refuzuar as edhe një herë Brukselin

bile edhe kur ajo bën diskriminime

fl agrante ndaj qytetarëve të Kosovës. Këtu

do t’i shkonte shumë prefi ksi euro fjalës

diskriminim. Nëse do të jetë kështu ne nuk

i kemi punët mirë. Apo thënë ndryshe mos

involvimi direkt i administratës amerikane

do të mund të na kushtojë shumë shtrenjtë.

Faton Abdullahu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!