17.08.2013 Views

STRATEGJIA E ENVERIT - Gazeta Express

STRATEGJIA E ENVERIT - Gazeta Express

STRATEGJIA E ENVERIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Ka dyshime se kemi

të bëjmë me një vepër

me motive islamike.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Monika Harms,

Prokurore e Përgjithshme

e Gjermanisë, në një

njoftim të prokurorisë,

një ditë pasi që Arid Uka,

nga Kosova, me banim

në Frankfurt, ka vrarë dy

ushtarë amerikanë dhe ka

plagosur dy të tjerë.

Takimi i parë

më 8 mars.

Bajram Rexhepi,

Ministër i Punëve të

Brendshme, ka konfirmuar

kështu datën e fillimit

të bisedimeve mes

delegacioneve të Kosovës

dhe Serbisë.

Ushtari amerikan

sublimon, paraqet

edhe vlerat e popullit tim.

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Kosovës,

në librin e ngushëllimeve

në Ambasadën e ShBA-ve

në Prishtinë, me rastin e

vrasjes së dy ushtarëve

amerikanë në Gjermani.

Max: 7 °C

Min: -1 °C

Max: 10 °C

Min: 0 °C

Mund edhe ta

kem gabim,

por derisa ne

vazhdojmë

të merremi

me analizat

se a duhet të

bisedohet me

Serbinë apo

jo, shpeshtimi

i vizitave të

diplomatit

evropian,

Robert

Cooper, në

Prishtinë,

tregon se

Brukseli ka

nisur njëlloj

ndërmjetësimi.

E premte, 4 mars 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Faton.Raçi

@gazetaexpress.com

Tërheqja s’është zgjidhje

Në Ballkan debatet politike për çështje të ndjeshme,

qofshin ato teknike apo politike, kryesisht

imponohen nga ndonjë palë e tretë, si BE ose SHBA.

Kjo nga shkaku se bashkëbiseduesit zakonisht

gjejnë arsyetime të llojllojshme për të mos qenë

pjesë e tyre. Ardhja dy herë radhazi në Prishtinë e

diplomatit Robert Cooper, të cilin BE e ka emëruar

për ‘lehtësues’ të dialogut të ardhshëm Kosovë-Serbi,

e dëshmon këtë gjë. Kjo, pra, i bie se, deshëm

ne apo s’deshëm, BE’ja tashmë i ka hyrë procesit,

dhe se çështja e raporteve Kosovë-Serbi në njëfarë

mënyre u është imponuar palëve. Njësoj, siç i bie

se kundërshtimi i opozitës kosovare është i vonuar

dhe vetëm shkakton huti shtesë brenda opinionit

kosovar.

Në fakt, arsyetimi i opozitës është se Kosova nga

ky dialog s’do të përfi tojë asgjë, për dallim nga Serbia,

së cilës i hapet rruga për integrime të mëtejme

drejt Unionit. Prandaj, sipas opozitarëve, Kosova

edhe s’duhet të marrë pjesë në bisedime. Mbajmë

mend se mendime të ngjashme ka pasur edhe para

bisedimeve të Vjenës, të cilat megjithatë rezultuan

me shpalljen e pavarësisë së vendit. Edhe atëherë

thuhej se po bëhej pazar për ndarjen e Kosovës, se

ne do të humbnim e Serbia do të fi tonte, etj.

As deklarimet e tanishme nuk tingëllojnë më të

pjekura politikisht.

Sepse, pohimi se Kosova s’fi ton asgjë nga pjesëmarrja

në bisedimet e sponsuara nga BE – pjesë e të

cilave sigurisht që do të jenë edhe SHBA’të – është

vetëm gjysma e së vërtetës. Gjysma tjetër nënkupton

përgjigjen në pyetjen: Cila është alternativa,

ose, çka fi tohet konkretisht me mospjesëmarrjen

tonë në to?

Po ta marrim për bazë imazhin aktual të Kosovës

në botë, të rrënuar nga raportet e çfarëdollojshme

negative ndërkombëtare, argumenti se refuzimi i

bisedimeve do të përmirësonte diçka në këtë aspekt

nuk tingëllon fare bindës. Madje, mospjesëmarrja

e jonë eventuale në dialog s’do të ndalte as rrugëtimin

e Serbisë drejt BE’së. Përkundrazi. Serbia do të

përfi tonte edhe një atu shtesë, duke u promovuar

si përkrahëse e integrimeve rajonale. Ne ndërkaq

do të përfi tonim vetëm edhe një telashe shtesë,

respektivisht një raport tjetër ndërkombëtar, i cili

për ne do të fl iste si për një shtet që tani po e pengon

edhe integrimin e rajonit.

Si rezultat i këtij lloji të të menduarit, tek ne pastaj

do të thellohej edhe më tej bindja, plotësisht e gabuar,

sipas cilës të gjithë sikur janë kundër nesh.

Edhe pse, sikurse edhe deri më tani, do të ishim ne

ata që punojmë kundër vetvetes.

Është e vërtetë se, siç tha ditë më parë Sabri Hamiti,

me Serbinë qoftë edhe një debat për kanalizime

fshatrash konsiderohet çështje politike. Por, është

po aq e vërtetë edhe ajo se, çdo tërheqje jona nga

dialogu me Serbinë, qoftë ai teknik apo politik,

paraqet njëlloj pajtimi të heshtur me situatën në

të cilën ndodhemi. Pra, me pamundësinë e gjetjes

së trupave të kosovarëve të zhdukur tash 11

vjet, për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë;

me pamundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve

të Kosovës që në Serbi kanë farefi se, për shkak të

mosnjohjes së dokumenteve tona të udhëtimit;

me pamundësinë e defi nimit të saktë të mezhdave

e pronave në Kosovë, për shkak se shumica e

regjistrave kadastralë ende ndodhen diku në Serbi;

me pamundësinë që pensionistëve t’iu kthehen

mjetet e deponuara në fondin e dikurshëm pensional,

të cilat ende mbeten padrejtësisht në Serbi;

me pamundësinë që për prodhimet kosovare të

sigurohet një rrugë më e shkurtër për plasman në

vendet e rajonit, ngase targat tona nuk njihen në

Serbi; me pamundësinë që, përmes arritjes së një

marrëveshjeje me Serbinë, të vihen nën kontroll

vendkalimet kufi tare 1 dhe 31, prej nga vazhdon

të dëmtohet buxheti i Kosovës; me pamundësinë

që, si pasojë e një poroziteti të tillë të kufi rit tonë

verior, Kosova të mund ta luftojë efektshëm krimin

e organizuar ndërkombëtar; e shumë e shumë probleme

të ngjashme.

Po ashtu, është e pakontestueshme se Unioni Evropian

ka kohë që, me meritë a pa të, po e tërheqë

me këmbëngulje Serbinë drejt anëtarësimit. Si pasojë,

Serbia, shpesh edhe kundër vullnetit të saj, ka

arritur të përmbushë ose është në rrugë e sipër të

përmbushjes së disa kushteve të rëndësishme për

anëtarësim. Lëshimi i dokumenteve biometrike të

udhëtimit për qytetarët e saj, fi llimi i reformimit dhe

i dakordimit të sistemit të saj juridik me atë të BE’së,

sigurimi dhe monitorimi i kufi jve, janë vetëm disa

nga to. Si rezultat i këtyre arritjeve, Serbia fi llimisht

ka marrë, e pastaj edhe e ka dorëzuar në Bruksel

Pyetësorin për përfi timin e statusit të vendit kandidat

për BE.

Megjithatë, Serbisë i duhet përmbushur edhe një

kusht, tejet i dhimbshëm dhe problematik për të.

Ajo duhet të konfirmojë se nuk ka pretendime

territoriale ndaj shteteve fqinje, gjegjësisht se me

to ka marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Në të

kundërtën rrugëtimi i saj do të mbetet aty ku është

sot.

Nga ana tjetër, është e natyrshme frika që edhe veriu

i vendit do të mund të shndërrohet në temë ‘të

nxehtë’ të këtij dialogu. Mirëpo, meqë mosndryshimi

i kufi jve të jashtëm të Kosovës është garantuar

shumë herë deri më tani nga SHBA’të dhe BE’ja, nuk

është e natyrshme frika se nga kush tjetër presim

që të na e rikonfi rmojë këtë gjë. Serbia sigurisht

që s’do ta bëjë një gjë të tillë vullnetarisht, dhe pa

u detyruar. Tek e fundit, as frika e as detyrimi nuk

mënjanohen pa përballje me to. Së këndejmi, kërkesa

për një reciprocitet në trajtimin e çështjes së

veriut me atë të Luginës së Preshevës sigurisht që

s’do të mohohej as nga BE, e as nga SHBA. Këtu

assesi nuk mendoj në shkëmbim territoresh e as në

ndarje, por në parimin e njëjtë të trajtimit të brendshëm

të veriut nga Kosova me atë që tash e tutje

do të duhej ta aplikonte edhe Serbia ndaj Luginës

së Preshevës. Pra, përmes futjes ‘në lojë’ të njëlloj

shantazhimi politik.

Kjo do të duhej të ishte karta e duhur e Kosovës

në raport me veriun, me qëllim të kanalizimit të

dialogut drejt gjetjes së zgjidhjes së çështjeve të

numëruara më lartë, e jo tërheqja nga përballja nën

pretekstin se s’është koha për dialogim.

Vizitat e shpeshtuara të Cooper në Prishtinë sugjerojnë

se nuk është më çështje nëse bisedimet duhen

mbajtur apo jo. Rrjedhimisht, nuk është as çështje

që partitë politike kosovare të garojnë se cila është

më patriotike se tjetra. Çështje e kohës është arritja e

një konsensusi të plotë politik dhe shtetëror, lidhur

me formën e përfaqësimit në bisedime, temat që

duhen trajtuar, dhe për mënyrën e vendimmarrjes.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!