17.08.2013 Views

ZOJE SHPIJE - Gazeta Express

ZOJE SHPIJE - Gazeta Express

ZOJE SHPIJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

20 ARTE

Një inaugurim në

shoqëri të portreteve

Për t’i pikturuar sytë e ndonjë personazhi, piktori ose

modeluesi, duhet ta njohë shpirtin e individit. T’i njohë

sekretet, nuancat, kontrastin, ritmin. Të ballafaqohet

me to, dhe përmes vijës, ose penelit ta përkufizojë

formën në pëlhurë. Këtë në formë të pastër, e

vërejmë në vizatimet e artistit të ri, Faik Imeraj, i cili

para artdashësve prezantoi vizatime me kontraste

të ndryshme, duke filluar nga gjendja e rëndë

psikologjike, e deri tek qetësia absolute.

Ilir Muharremi

Vizatimet, artisti i prezantoi në

Galerinë Open Art, e cila natë

më parë u inaugurua nga kritiku

i artit Hivzi Muharremi, sipas të

cilit kryeqyteti u pasurua edhe

me një Galeri. Një ambient ky

tërheqës, modest, me një imazh

të transformuar dhe me hapësirë

të mjaftueshme për prezantimin

e vlerave. Artisti Naim Spahiu,

i cili është përgjegjës për këtë

Galeri, vendosi që kryeqytetin ta

pasurojë edhe me një hapësirë

të re ngacmuese artistike, e cila

lirisht mund të thuhet se i bënë

konkurrencë shumë galerive në

Kosovë, madje edhe në rajon.

Por, nuk do ndalem vetëm tek

ambienti, por tek vizatimet me

dimensione mesatare, të ngjitura

në mur, në thellësinë e të cilave

dominojnë shqetësimet, arsyet

e humbura, që nganjëherë sikur

na shikojnë aq vrazhdë saqë ne,

si shikues dhe ballafaques të drejtpërdrejt

me këtë teatër të Grotowksit,

sikur dialogojmë me një

gjuhë të njohur për veshët e tyre.

Portretet pranojnë informatën

në mënyrë direkte dhe fare nuk e

ndryshojnë unin e tyre. Të zhytur

në shqetësim, të errësuar nga e

zeza, që na identifikon edhe hijet

në fytyrat e tyre, të cilat nxjerrin

në pah kthjelltësinë e formës dhe

detajit, autori përpiqet të na dërgojë

në momentet e ndryshme

- që fare pak ngjajnë njëri me

tjetrin. Secili portret ka histori

të veçantë, mirëpo jo edhe pikënisje,

sikurse që nuk kanë as fund,

e kjo në një të kaluar e cila na

ka humbur. “Nga erdhëm, kush

jemi dhe ka po shkojmë!”, janë

pyetjet që valëviten në mendjet e

tyre, pa ndonjë përgjigje të saktë,

por vetëm me shpërfaqje, pranim

dhe ballafaqim me shikuesit.

Vlen të përmendet aktori i

madh i ndjerë, Bekim Fehmiu, i

cili ka zënë një vend në kornizën

e Imerajt. Ai nuk na shikon me

vija ekspresive, ai e identifikon

veten, por i mungon shpirti,

ngase më nuk ndodhet në mesin

tonë. Këtë, artisti e paraqet

përmes mungesës së syve - të

cilët janë detajizuar me të zezën

e fortë. Fehmiu ishte, bëri bujë

dhe iku si një hero i vërtetë. Dhe,

ai tashmë rrjedh në Lumëbardhin

e Prizrenit, aty ku u përcoll për

herë të fundit.

Po ashtu, cikli i titulluar “Wild

Hair”, tregon një qetësi, të shoqëruar

nga një egërsirë, e të

paraqitur me flokët e valëvitura

me forma të qeta. Ky portret i

ngjan një indiani, i cili po mediton

dhe komunikon me unin e tij.

E jashtmja, edhe pse çmendet, e

brendshmja e tij ka kontrollin

absolut. Edhe tek “Goca”, artisti

ngre lartë qetësinë, sepse është

arma më e fortë për të dominuar

çdo shqetësim. Një femër më flokë

të lidhura e me kokë të kthyer

anash nuk dëshiron të shikojë

atë që po ndodhë: padrejtësitë,

vrasjet, përfitimet e shpejta të

padrejta, tragjeditë, shkatërrimin

e natyrës, ajo i ka përpirë

të gjitha dhe tashmë është distancuar

e izoluar në një qetësi të

madhe. Kjo identifikohet përmes

ngjyrës së bardhë që dominon në

fytyrën e saj, megjithëse e zeza

ruan në vete atë shkatërrimin.

Por në esencë, ky portret na jap

një barazim të qetë vlerash.

Të gjitha portretet janë ngacmuese,

të paraqitura me vija

të lakuara, ekspresive, të ndërprera,

që identifikojnë nuancat

shpirtërore të këtij krijuesi, e që

si përmbledhje vlerash triumfojnë

me ciklin “Hipnoza”. Një cikël

ky që të futë në një rreth dhe

shpërndanë energji nga brendësia.

Përmes bebëzës së theksuar

të syrit spektatori sheh çelësin e

së vërtetës, dhe shndërrohet në

një nxënës për këtë vëzhgues të

mprehtë.

In Touch në AUK

Ekspozita “In Touch”, që është hapur

në Ndërtesën e Kaltër të Universitetit

Amerikan në Kosovë (AUK),

prezanton veprat artistike të realizuara

nga studentët e verbër dhe të

dëmtuar të Shkollës së të Verbërve

në Pejë. Veprat do të jetë në shitje,

ndërsa të ardhurat do të shkojnë për

studentët e verbër dhe pjesërisht

të verbër. Qëllimi i ngjarjes është

që studentët e komunitetit të të

verbërve të integrohen në jetën

publike të Kosovës.

Projekti është realizuar nga studentja

e AUK, Rrita Zejnullahu, në

bashkëpunim me Shoqatën e të

Prishtinë, 11 maj —

Tri vjet punë iu deshën grupit

Jericho për realizimin

e këngës “Kanga Jonë”. Me

tekstin e shkruar nga Petrit

Çarkaxhiu, në të kujtohet

e kaluara e shqiptarëve, derisa

paralelisht bëhet thirrje për një

të ardhme ku ata do të ishin të

bashkuar.

Petrit Çarkaxhiu tregon se kënga,

në fakt, ndahet në dy pjesë.

“Pjesa e parë e këngës fl et kryesisht

për atë se si jemi ne sot, si

shoqëri. Ndërsa, pjesa e dytë

është njëlloj përkujtimi i asaj

nëpër çka kemi kaluar”, sqaron

Çarkaxhiu për gazetën. “Kanga

Jonë” është e pesta në mesin e

këngëve që do të përthekohen

në kuadër të projektit, gjegjësisht

kompilacionit “Gegë Rock”, të

cilin grupi synon ta përfundojë

brenda vitit.

“Kur do të Pushojë Kjo Kangë”,

“Zgjohu”, “Tomlin e Nonës”, dhe

“Shkaba” - e cila nuk është pjesë

e asnjë albumi, janë edhe katër

këngët tjera që do të jenë pjesë e

këtij projekti.

“Nona po vet: Ku i kom djemt

o ku m’kanë mbet. Në pragun

e shpisë, marre e madhe na ka

prekë. Gurë o për gurë, kullën

E enjte, 12 maj 2011

Verbërve të Kosovës, dhe është

mbështetur nga UNICEF Innovations

Lab.

Fjalime para të pranishmëve me

rastin e hapjes mbajtën Johannes

Wedenig, shef i Zyrës së UNICEF’it në

Kosovë, dhe Mexhit Foniqi, drejtor i

Shoqatës së të Verbërve Kosovës.

Realiteti përm

“Kanga Jonë” quhet kënga e fundit grupit kosovar

Jericho. E nëpërmjet saj, Jericho përpiqet të

pasqyrojë realitetin kosovar.

tonë jonë tu e rrnue. Kthemuni

djem, nonën qysh bon me

harrue”, është vetëm një prej

vargjeve të kësaj kënge.

“Deri në fund të vitit do të

prodhohen edhe dy ose tri këngë

të tjera. Projekti do të përfshijë

këngë që janë përafërsisht të

stilit të njëjtë, që kanë elemente

folklorike, dhe që kryesisht janë

të kënduara në dialektin gegë”,

shprehet Çarkaxhiu.

Është me rëndësi të përmendet

se të gjitha këngët përmbajnë

elemente folklorike të Kosovës,

Shqipërisë së Veriut dhe Maqedonisë.

Për Çarkaxhiun nuk do

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!