30.09.2013 Views

Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës - WWRO

Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës - WWRO

Ligji Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës - WWRO

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr.10 / 29 PRILL 2013, PRISHTINË

LIGJI PËR UJËRAT E KOSOVËS / SHTOJCA

infrastrukturës publike; ndërtimit të pajisjeve për pasuritë artificiale, të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore, të

dalura nga ky ligj; masave të zbatuara për përmirësimin e karakteristikave hidromorfologjike dhe biologjike, të ujërave

sipërfaqsor;masave të zbatuara për mbrojtje të natyrës; ndërtimit të pajisjeve të nevojshme; ndërtimit të objekteve për

përdorim të ujërve; mbrojtjes nga përmbytjet; shfrytëzimit të banjove natyrore; dhe vendosjes së pajisjeve të caktuara,

për siguri publike dhe shpëtim.

2. Pronari ose poseduesi i tokës, duhet të lejoj kalim të lirë në tokën e tij dhe pasurinë ujore dhe të lejoj përdorim publik

të pasurive ujore, për qëllimet e parapara, sipas paragrafit 1. të këtij neni.

3. Përdorimi publik i tokave, për rreth brigjeve ujore për përdorim publik, duhet të lejohet, nëse përdorimi i tillë, pronarit

nuk i shkakton ndonjë dëm.

4. Pronari ose poseduesi i pajisjeve të infrastrukturës publike, duhet ta përjashtoj përdorimin publik, në zonat ku janë

të vendosura pajisjet, nëse është në interes të mbrojtjes së shëndetit publik.

5. Pronari ose poseduesi i ujërave dhe resurseve ujore, nuk ka të drejtë në kompensim, për kufizimet nga paragrafi 1. i

këtij neni, përveç dëmit të zakonshëm.

6

Neni 11

Detyrimet lidhur me kërkimet ujore

1. Për qëllime të kërkimeve ujore, për nevojat e furnizimit me ujë të pijes, vrojtimet për interes publik të ujërave, pronari

ose poseduesi i tokës, është i detyruar që të lejoj personat e autorizuar të shërbimeve publike që t'i kryejnë të gjitha

punët e lidhura me shërbimin publik dhe të lejojë kalim të lirë në atë zonë.

2. Pronari ose poseduesi i resurseve ujore, brigjeve apo tokës tjetër, për nevojat e cekura në paragrafin 1. të këtij neni,

është i detyruar të lejoj përdorimin e mjeteve dhe instalimeve të veta të cilat përdoren për marrjen e mostrave të ujit.

3. Kryesi i punëve nga paragrafi 1. i këtij neni, është i detyruar që pas kryerjes së punëve, tokën dhe objektet, t'i kthej

në gjendjen e mëparshme.

4. Pronari ose poseduesi i resurseve ujore, brigjeve apo tokës tjetër, për punët e kryera sipas paragrafit 1. dhe 2. të

këtij neni ka të drejtë kompensimi për dëmin e shkaktuar.

Neni 12

Eksproprijimi –shpronësimi- i pronës për përdorim publik

1. Për përdorim publik të ujërave ose të brigjeve, në raste kur është e domosdoshme, Qeveria e Kosovës “këtu e tutje:

Qeveria”, mund të kërkoj ekspropriim apo kufizim të të drejtave të pronarit, përkatësisht të poseduesit të tokave, ujit

apo brigjeve, në pajtim me Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme.

2. Për ndërtimin e objekteve dhe pajisjeve ujore, të destinuara për shërbime publike sipas këtij ligji, të drejtat e pronarit

në resurset ujore apo brigjeve ujore, mund t'i merren, në pajtim me Ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

1. Ministria është përgjegjëse për:

KREU II

KOMPETENCAT DHE PËRGJEGJËSITË

Neni 13

Përgjegjësitë e Ministrisë

1.1. hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që kanë të bëjnë me të gjitha çështjet e resurseve ujore në

Republikën e Kosovës;

1.2. zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore nga fusha e resurseve ujore, përfshirë edhe ligjet tjera nga fusha

e mjedisit jetësor;

1.3. zhvillimin e politikave nga fusha e resurseve ujore, si dhe objektivave nga programi i Qeverisë për fushën

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!