24.11.2014 Views

Ligjërata III - Gazetaria

Ligjërata III - Gazetaria

Ligjërata III - Gazetaria

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dr. Bajram Kosumi

Editoriali Komenti Analiza

[koncept për ligjërata] 2010

EDITORIALI

3. Llojet e veçanta të editorialëve

Ligjërata III.

Klasifikimi i Hamit Boriçit dhe klasifikime të tjera

3.1. Editoriali i përgjithshëm politik

• Trajton një temë të përgjithshme politike.

• Jipen orientime të caktuara politike, shoqërore, ekonomike, etj.

Editoriali i mësipërm i New York Times-it “Ndëshkim apo llogaridhënie?” është i llojit të

përgjithshëm politik..

3.2. Editoriali propagandistik [popullarizues]

• Trajton një temë të caktuar, zakonisht një prirje apo proces i ri politik, social

apo ekonomik.

• Ka qëllim propagandues, firmues e popullarizues.

Ja një shembull i editorialit propagandistik:

Rituali

Të ulur para ekranit të vogël, shumica e kosovarëve,

edhe këtë herë do t'ia mpijnë sytë programeve të

mërzitshme të TV-ve kombëtare. Ishalla s'kanë

përfshirë në skemën programore ndonjë telenovelë

latine. Të njëjtat fytyra që na kanë ndjekur orë pas

ore, të njëjtat këngë, të njëjtat personazhe, e

njëjta rutinë, thua s'ka ndryshuar asgjë. Duke mos

pasur zgjidhje tjetër për të festuar, banorët e

UNMIK-ut (të paktën në letërnjoftim kështu

deshifrohet) do ta rrethojnë sërish pas një viti

tryezën historike, për të konsumuar ushqim të

zgjedhur dhe muhabete pikante. Zakoni me siguri do

të ruhet, pak raki për festë ia vlen. Edhe nëse

teprohet në natën e fundit të vitit, falet.

Populli i thjeshtë i këtij territori të papërcaktuar

ka me mijëra arsye për të ngritur dolli, sepse i ka

mbijetuar edhe një viti të rëndë, 12 muajve

mundimtarë, 365 ditëve të zorit, të vuajtjes, të

territ. Të vetmit, të cilët s'kanë asnjë motiv për

të festuar janë politikanët e Kosovës. Asnjë premtim

I tyre s'është realizuar. Pavarësia s'erdhi. Jeta

jonë u bë edhe më e vështirë, ndërsa e tyrja edhe më

luksoze. Tryeza jonë e përditshme u "lehtësua",

ndërsa e tyrja u mbush edhe më shumë. Në

xhirollogaritë tona Viti i Ri s'do të gjejë as disa

centë, në të tyret u depozituan miliona. Hendeku mes

nesh dhe atyre u bë edhe më i thellë. Politikanët na

bënë të kuptojmë se pakica e vërtetë e këtij vendi

janë ata. Polarizimi i skajshëm i shoqërisë është

meritë e pushtetarëve, lidhjeve të dyshimta me

1

Dr. Bajram Kosumi

Editoriali Komenti Analiza

[koncept për ligjërata] 2010

biznesin, korrupsioni, abuzimi me paratë e

taksapaguesve.

Ky minoritet i superpasur i shoqërisë formoi

pashallëqe brenda pak muajsh, ndërsa shumica e

qytetarëve mbeti e zhytur në pasiguri.

Megjithatë, shoqëria kosovare, pa kastën e saj

politike, dëshmoi se është e denjë për shtetin. Ajo

e kurseu veten nga protesta kundër mjerimit dhe

hajnisë, nga rreziku i pazareve politike që bënë

njerëzit e pushtetit në kurriz të Kosovës.

Për këtë arsye, njerëzit që sonte janë përreth

tryezave familjare, kanë pse të festojnë. Të

thjeshtët, të zhveshurit nga ofiqet, pushteti,

partia, punëtorët, të

papunët, studentët, e kaluan provën e madhe. Atë që

s'e bënë politikanët, e bëri shoqëria në rrugën e

saj të emancipimit dhe të durimit.

Gëzuar dhe …pastë fund durimi!

Kosova sot, e premte, 29,30,31 dhjetor 2006, 1 e 2

janar 2007

3.3. Editoriali operativ

• Trajton një te,ë të rëndësishme për shoqërinë, me qëllim të udhëzimit e

këshillimit të një faktori [qeveri, bashkësi etj.] për hapat që duhet të ndërmirren.

Ja se si e përfundon editorialin e saj me titull Abuzimet e fushatës gazeta Kosova sot e datës

5 nëntor 2009:

Autoritetet e vendit duhet të distancohen nga akte

të tilla dhe të kërkojnë ndjesë publike për

shkeljet ligjore që bëhen nga zyrtarët qeveritarë.

Mos distancimi inkurajon veprime të ngjashme edhe

gjatë ditëve që kanë mbetur për të bërë fushatë

deri në ditën e heshtjes zgjedhore, para 15

nëntorit. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit

është dashur të tregohej më e rreptë në raport me

përfshirjen e nxënësve në aktivitete politike.

Por, si duket, të gjitha partive politike po u

konvenon nga pak kjo gjë, kështu që nuk po e bëjnë

shumë të madhe dhe po vazhdojnë fushatën në të

njëjtën mënyrë.

Autori i editorialit i

udhëzon autoritetet e

shtetit se si të sillen

ndaj problemit të

trajtuar.

3.4. Editoriali i temës

• Botuesi e ngre temën, por nuk pozicionohet ndaj saj. Vetë nxjerrja në drite e

temës së tillë konsiderohet si një shkallë e butë e pozicionimit.

• Zakonisht trajton temat politike.

2

Dr. Bajram Kosumi

Editoriali Komenti Analiza

[koncept për ligjërata] 2010

Ja përfundimi i një editoriali të temës, në të cilin trajtohet lidhja e koalicioneve të

interesit jopolitik në balotazhin e zgjedhjeve komunale të vitit 2009:

Vendi nga vjen ndotja e Kosovës [Kastrioti, sqarim

imi, B. K.], së bashku edhe me disa qytete e qyteza

të tjera, si Klina, dëshmoi që koalicioni mes

partive nuk nënkupton edhe koalicionin mes

votuesve. Madje një koalicion i tillë në Obiliq, si

pasojë e fjalëve të gojës për pazarllëqet duket se

ndikoi që të fitojë LDK-ja. Pra, shpesh edhe është

i dëmshëm.

Anash betejës së koalicionit qeverisës, më duket

sikur fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve gjendet

në Han të Elezit. Në fund të Kosovës u thye një

tabu që nuk arriti ta thyej askush tjetër në

Kosovë-fitoi një kandidat i pavarur.

Duket se Hani i Elezit, si komunë e re, po sjell

edhe shumë të reja në Kosovë, një mentalitet të ri

votues.

Zëri, “Belly Dance 2009”

14 dhjetor 2009

Venerimi i një teme,

por jo edhe

pozicionim

Shikoni fjalinë

përmbyllëse: “Duket

se...”. Këtu nuk ka

pozicionim [nuk ka

pasur as gjatë tërë

editorialit], por

vetëm paralajmërim i

mundësive të reja.

4. Editoriali që s’është editorial

• Në gazetarinë bashkëkohore, edhe në shqip, është duke u shfaqur një prirje

për botimin e editorialëve të shkruar nga gazetarë, kolumnistë apo

bashkëpunëtorë të gazetës. Këta ditorialë botohen nën mbititullin “editorialë”

dhe luajnë rolin e editorialit.

• Kështu është shkrimi i Fatos Lubonjës Mbi kufirin detar dhe jo vetëm, botuar në

revistën Klan [www.korrieri.com], në rubrikën Editoriale. Mirëpo,

“editoriali” i Lubonjës ka një fillim ideal për një koment apo një kolumnë, dhe

jo për një editorial:

Një lexues i shkrimeve të mija më pyeste nëpërmjet

internetit pse nuk jam prononcuar për punën e kufirit

detar. E falënderoj që më dha rastin të shprehem për

këtë çështje sepse, për të qenë i sinqertë, nuk kisha

ndërmend të shkruaja pa ma kërkuar kush mendimin. Po

pse nuk kisha ndërmend të shkruaja? Zakonisht heshtje

të tilla nga shumica interpretohen si heshtje që

flasin. Në këtë rast një heshtje e tillë mund të

interpretohet se ky gazetar mund të jetë dakord me

qeverinë apo se po konformohet. Edhe letra e lexuesit

kishte një konotacion gati sikur më fajësonte që nuk

kisha shkruar për humbjen e 370 km katror sipërfaqe

ujore shqiptare.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!