09.11.2012 Views

Konferenca : - Riinvest Institute

Konferenca : - Riinvest Institute

Konferenca : - Riinvest Institute

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mënyrë të pakufizuar. Ata duhet që ti përdorin njohurit e tyre për të menduar në mënyrë

kritike, për të hulumtuar, për ti përpunuar të dhënat, për të përdorur mjetet multimediale ,

për të bashkëpunuar, për të komunikuar, për të zgjedhur probleme dhe për të krijuar.

Qëllimi i këtij punimi është paraqitja e marrëdhënies në mes mendimit kritik, TIK ,

arsimit dhe zhvillimit ekonomik të cilat mund të lidhen nga krijuesit e politikave dhe

administratorët e shkollave për reformën e qëndrueshme të arsimit dhe rritjes ekonomike.

II. Hyrje

Në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe social rolë të rëndësishëm ka efikasiteti dhe

efektiviteti i sistemit arsimor . Sistemi i arsimit në Kosovë gjatë 20 viteve të kaluar, ka

lundruar përmes tranzicioneve të vazhdueshme . Sot jemi dëshmitarë të rezultateve të

ulëta të arsimit për të cilat tani më ka mjaft analiza dhe tentime për të shpjeguar se ku e

kanë burimin. Edhe në dy vitet e fundit shkollore rezultatet e provimit të maturës

shtetërore janë të ulëta (në vitin shkollor 2008 44.70%, dhe në vitin 2009 45.66% ). Ky

rezultat është një tregues i cilësisë së sistemit të arsimit në Kosovë, që është një sistem

shumë kompleks. Rezultati flet mjaft edhe për kualitetin e programeve mësimore, flet për

kualitetin e mësimdhënies, për kualitetin e teksteve, për udhëheqjen dhe organizimin që

kemi në sistemin e arsimit dhe për infrastrukturën.

Aktualisht reformat janë duke vazhduar të ndodhin duke ngritur një sërë pikëpyetjesh

dhe dilemash edhe për udhëheqjen dhe menaxhimin e institucioneve arsimore si pjesë e

këtij sistemi. Deri më tani ndër pikat më të ndjeshme të sistemit arsimor janë udhëheqja

dhe menaxhimi. Zhvillimi i koncepteve bashkëkohore planifikuese dhe menagjeriale në

sistemin e arsimit janë ndër faktorët kryesor që e përcaktojnë efikasitetit dhe efektivitetit

në arsim.

Menaxhimi i sistemeve arsimore, vjen si një fushë studimi dhe fushë praktike në lidhje

me operacionet e institucioneve arsimore. Edhe pse shumë nga teoritë e konceptet të cilat

i adresohen menaxhimit të arsimit vijnë nga ambientet organizative industriale, sot

ambienti i arsimit është i përcaktuar në ndërtimin e formave specifike të aplikimit të

teorive dhe zbatimit praktik të tyre. Si menaxhimi edhe udhëheqja , në kontekstin e

institucioneve arsimore shikohen si aktivitete praktike. Gjithsesi aplikimi i teorive në

situatat praktike shikohet nga ekspertë si një gjë e vështirë. Në çdo situatë, drejtuesit e

institucioneve arsimore duhet të rregullojnë raportet në mes të udhëheqjes , menaxhimit

dhe administrimit në punën e tyre.

Për të ndikuar në cilësinë e arsimit e cila ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapitalit

njerëzor janë identifikuar tri pyetje kyç për arsimin e mesëm të ulët :

a) A i siguron plani zhvillimor i shkollës ndryshimet cilësore ?

b) Sa i përdorin mësimdhënësit metodologjitë e mësimdhënies që i zhvillojnë shprehitë e

të menduarit kritik dhe kreativ te nxënësit ?

c)Në çmasë i kanë diktuar rezultatet e pritura dhe korrelacioni lëndor në kurrikulin e

TIK për arsimin e mesëm të ulët nivelin e njohjeve tek nxënësit ?

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!