09.11.2012 Views

Konferenca : - Riinvest Institute

Konferenca : - Riinvest Institute

Konferenca : - Riinvest Institute

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Konferenca :

“Aktivizimi i burimeve të rritjes ekonomike në

Kosovë”

Tema :

“Të menduarit kritik, teknologjia e informimit dhe

zhvillimi ekonomik”

Autori : Drita Kadriu

Vendi : Prishtinë ,

Data : 14/05/2010

1

Përmbajtja:

I. Përmbledhje : ...........................................................................................................3

II. Hyrje : ..........................................................................................................................4

III. Përshkrimi i problemit :.........................................................................................5

IV. Studim rasti ( Casy stady):....................................................................................5

IV.1 Planet zhvillimore të shkollave: ..................................................................5

IV.2 Metodologjitë e mësimdhënies: ....................................................................5

IV.3 Teknologjia e informimit dhe komunikimit:..........................................7

V. Rekomandimet: ...........................................................................................10

VI. Shtojcat dhe bibliografia : ........................................................................12

2

I. Përmbledhje

Është e njohur se zhvillimi ekonomik i një shoqërie është në korrelacion me nivelin e

arsimimit të popullatës dhe me aftësinë e asaj shoqërie për t’i vënë të arriturat në arsim

dhe në shkencë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor. Zhvillimi njerëzor

është më shumë se rritja e BPV-së, më shumë se prodhimi i mallrave dhe më shumë se

akumulimi i kapitalit, që janë vetëm mjete për shtimin e mundësive për njerëzit.

Zhvillimi njerëzor ka të bëjë me krijimin e ambientit ku njeriu mund ta zhvillojë

plotësisht potencialin e tij dhe të bëjë një jetë produktive dhe kreative në pajtim me

nevojat dhe interesat e tij. Njerëzit janë pasuria e çdo kombi, ndërsa zhvillimi njerëzor

është shtimi i mundësive për të bërë një jetë që ata dëshirojnë dhe vlerësojnë.

Për këtë arsye, ndërlidhja e arsimit me zhvillimet globale ekonomike dhe shoqërore është

një status normal i një sistemi arsimor me pritshmëri të larta dhe një parakusht për

ndërtimin e një shoqërie demokratike me në qendër qytetarin.

Kur Kosova ndodhet tashmë në fazën e transicionit dhe ekziston një hendek në mes të

rezultateve që prodhon sistemi arsimor dhe kërkesave që shtron ekonomia e vendit, janë

të domosdoshme debatet e hapura dhe interesimi i shtuar i punëdhënësve për zhvillimin e

arsimit për të arritur zhvillim ekonomik të përshpejtuar.

Studimi paraqet dy shkaqe të rëndësishme të rezultateve që prodhon arsimi :

• Mësimdhënia nuk zhvillohet përmes mendimin kritik dhe kreativ

• Teknologjia e informimit dhe komunikimit nuk përdoret si vegël e të nxënit

Zhvillimi i të menduarit kritik në të gjitha nivelet duhet të përbëjë shtyllën kurrizore të

tërë sistemit : planet, programet, tekstet e metodologji të cilat përmblidhen në konceptin

kurrikuli. Kjo kërkesë objektive buron nga prirja e sotme e zhvillimit , nga orientimi

strategjik i integrimit në familjen e kombeve të përparuara që ndryshe quhen edhe

shoqëri e dijes.

Për të përgatitur qytetar për shoqërinë e dijes janë përcaktuar shprehitë bazë (të emëruara

edhe kompetenca) që shkolla duhet ti përpunojë. Ato përbëjnë një tërësi njohurish,

shprehish dhe vlerash që u nevojiten individëve për zhvillimin e tyre të gjithmbarshëm.

Të gjitha këto duhet të zhvillohen deri në fund të arsimit të detyruar dhe shërbejnë si bazë

për të mësuar më tej si pjesë e të nxënit tërë jetësor.

Pjesë e këtyre njohurive e shprehive janë edhe ato të të menduarit kritik, të zgjedhjes së

problemeve , të përpunimit të informacionit, të të nxënit në mënyrë të pa varur dhe në

bashkëpunim me të tjerët.

Tipar i zhvillimit të sotëm është “Shpërthimi i informacionit” në teknologjinë e

informimit. Në këtë zhvillim të vrullshëm e të shpejt askush nuk mund të mësoj gjithçka

që i duhet të dijë , për më tepër nëse njohurit mësohen përmendësh ato harrohen shpejt

pasi që informacioni rritet dhe përtërihet me shpejtësi marramendëse.

E-mësimi është një proces edukativ (mësimdhënia dhe të nxënit) me përdorimin e

informacionit dhe të komunikimit që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së procesit dhe

cilësinë e rezultateve arsimore.

Për të marrë pjesë në ekonomi dhe për të përmirësuar standardin jetësor nxënësit nuk

duhet vetëm të kuptojnë thellësisht lëndët shkollore veçanërisht shkencat matematikën

dhe teknologji .Ata duhet të kenë edhe shkathtësitë e mjaftueshme për tu përgjigjur në

3

mënyrë të pakufizuar. Ata duhet që ti përdorin njohurit e tyre për të menduar në mënyrë

kritike, për të hulumtuar, për ti përpunuar të dhënat, për të përdorur mjetet multimediale ,

për të bashkëpunuar, për të komunikuar, për të zgjedhur probleme dhe për të krijuar.

Qëllimi i këtij punimi është paraqitja e marrëdhënies në mes mendimit kritik, TIK ,

arsimit dhe zhvillimit ekonomik të cilat mund të lidhen nga krijuesit e politikave dhe

administratorët e shkollave për reformën e qëndrueshme të arsimit dhe rritjes ekonomike.

II. Hyrje

Në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe social rolë të rëndësishëm ka efikasiteti dhe

efektiviteti i sistemit arsimor . Sistemi i arsimit në Kosovë gjatë 20 viteve të kaluar, ka

lundruar përmes tranzicioneve të vazhdueshme . Sot jemi dëshmitarë të rezultateve të

ulëta të arsimit për të cilat tani më ka mjaft analiza dhe tentime për të shpjeguar se ku e

kanë burimin. Edhe në dy vitet e fundit shkollore rezultatet e provimit të maturës

shtetërore janë të ulëta (në vitin shkollor 2008 44.70%, dhe në vitin 2009 45.66% ). Ky

rezultat është një tregues i cilësisë së sistemit të arsimit në Kosovë, që është një sistem

shumë kompleks. Rezultati flet mjaft edhe për kualitetin e programeve mësimore, flet për

kualitetin e mësimdhënies, për kualitetin e teksteve, për udhëheqjen dhe organizimin që

kemi në sistemin e arsimit dhe për infrastrukturën.

Aktualisht reformat janë duke vazhduar të ndodhin duke ngritur një sërë pikëpyetjesh

dhe dilemash edhe për udhëheqjen dhe menaxhimin e institucioneve arsimore si pjesë e

këtij sistemi. Deri më tani ndër pikat më të ndjeshme të sistemit arsimor janë udhëheqja

dhe menaxhimi. Zhvillimi i koncepteve bashkëkohore planifikuese dhe menagjeriale në

sistemin e arsimit janë ndër faktorët kryesor që e përcaktojnë efikasitetit dhe efektivitetit

në arsim.

Menaxhimi i sistemeve arsimore, vjen si një fushë studimi dhe fushë praktike në lidhje

me operacionet e institucioneve arsimore. Edhe pse shumë nga teoritë e konceptet të cilat

i adresohen menaxhimit të arsimit vijnë nga ambientet organizative industriale, sot

ambienti i arsimit është i përcaktuar në ndërtimin e formave specifike të aplikimit të

teorive dhe zbatimit praktik të tyre. Si menaxhimi edhe udhëheqja , në kontekstin e

institucioneve arsimore shikohen si aktivitete praktike. Gjithsesi aplikimi i teorive në

situatat praktike shikohet nga ekspertë si një gjë e vështirë. Në çdo situatë, drejtuesit e

institucioneve arsimore duhet të rregullojnë raportet në mes të udhëheqjes , menaxhimit

dhe administrimit në punën e tyre.

Për të ndikuar në cilësinë e arsimit e cila ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapitalit

njerëzor janë identifikuar tri pyetje kyç për arsimin e mesëm të ulët :

a) A i siguron plani zhvillimor i shkollës ndryshimet cilësore ?

b) Sa i përdorin mësimdhënësit metodologjitë e mësimdhënies që i zhvillojnë shprehitë e

të menduarit kritik dhe kreativ te nxënësit ?

c)Në çmasë i kanë diktuar rezultatet e pritura dhe korrelacioni lëndor në kurrikulin e

TIK për arsimin e mesëm të ulët nivelin e njohjeve tek nxënësit ?

4

III. Përshkrimi i problemit

Një nga rolet e autoritetit drejtues është te siguroje që shkollat të realizojnë përgjegjësitë e

tyre për ruajtjen e cilësisë nëpërmjet një programi efektiv të planifikimit gjithëpërfshirës.

Zhvillimi i koncepteve bashkëkohore planifikuese dhe menagjeriale në sistemin e arsimit

janë ndër faktorët kryesor që e përcaktojnë efikasitetit dhe efektivitetit në arsim, kjo nuk

shihet askund në prioritetet e planeve zhvillimore të shkollave që janë hulumtuar për këtë

rast. Njëra komponentë e Projektit për Përmirësimin e Pjesëmarrjes në Arsim ( PPPA) të

Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (2005-2008) ka qenë sigurimi i cilësisë

së arsimit, duke zhvilluar aftësitë planifikuese të udhëheqësve me ekipet e shkollave. Pas

trajnimit të marrë për të zhvilluar shkathtësitë planifikuese , në këtë projekt, Planet

zhvillimore të shkollave të cilat janë motivuar me grante shkollore kanë paraqitur

prioritetet tri vjeçare zhvillimore të shkollave. Asnjë plan zhvillimor nuk e ka prioritet

zhvillimin e udhëheqjes dhe menaxhimit në shkollë. Për këtë rast të hulumtimi janë

analizuar planet zhvillimore të shkollave në katër komuna (Skenderaj, Drenas, Vushtrri

dhe Mitrovicë).

IV. Studim rasti

IV.1. Planet Zhvillimore të Shkollave

Sipas analizave të dokumentacionit shkollor (PZhSh) del se prioritetet e shkollave janë në

përmbushjen e nevojave objektive por jo edhe në zhvillimin e kapaciteteve tjera

njerëzore. ( Shih tabelën 1)

Përqindja

40

30

20

10

0

Prioritete e shkollave në Planet Zhvillimore

Menaxhimi cilesor i shkolles (0%)

Shkolla si qender e aktivitetit te

komunitetit(0.83%)

Transporti i organizuar(0.83%)

Sigurimi i kushteve higjieniko

sanitare(8.03%)

Trajtimi i nevojave sociale te

nxenesve(8.31%)

Ngritja e cilesise se mesimdhenjes dhe te

nxenit(16,34%)

Paisjet ,mjetet e konkretizimit(27.7%)

Infrastruktura(37,95%)

Grafikoni 1. Proritete t Planeve Zhvillimore të Shkollave në komunat Mitrovicë, Drenas,

Skendera dhe Vushtrri

IV. 2. Metodologjitë e mësimdhënies

Njëri prej problemeve qenësore që vazhdon ta ngulfat të nxënit e njohurive të reja dhe

zhvillimin e mendimit kritik janë metodologjitë e mësimdhënie të cilat ende vazhdojnë

me qenë të nivelit të memorizimit që paraqet nivelin më ë ulët të dijes. Problemet janë

përmbledhur në dy grupe kryesore :

5

• Mësimdhënësit nuk arrijnë të kuptojnë problemet që i kanë nxënësit gjatë orës

mësimore: sa e kuptojnë nxënësit mësimin e ri, si e ndërtojnë ata njohjen e re,sa janë

të vetëdijshëm për të nxënit, a kanë arritur ta strukturojnë njohjen, si i shtrojnë pyetjet

për ate që e dinë dhe ate që nuk e kanë të qartë, në çkuptim është ndërtuar togfjalëshi

“shprehja e mendimit të lirë”,sa kanë përqëndrim në ate që e thotë mësuesi,cili është

interesi i tyre për mësimin,sa lidhet mësimi me përvojat jetësore të tyre,a kanë qasje

kritike në diskutime e shumë të tjera.

• Në rrethana të mbingarkesës me ndryshimin mësimdhënësit kanë dilema

fundamentale për nevojën e ndryshimit të metodologjisë së mësimdhënies dhe

motivi për zbatimin e ndryshimit. Edhe pse janë zhvilluar një mori trajnimesh nuk

ka informacion kthyes rreth ndërtimit njohjve të reja të mësimdhënësve nga

trajnimet. Mbingarkesa për ndryshimet kanë shkaktu hamendësime në orën e mësimit

si dhe keqkuptimi i fjalës “reformë”. Një problem në vete paraqet edhe planifikimi i

mësimit dhe përzgjedhja e instrumenteve që e ndhmojn nxënësin të jetë aktiv dhe në

qendër. Mësimdhënësit nuk e ndërtojnë çasjen në paranjohurit e nxënësve, dhe në

ndërtimin e kuptimit për të nxënit e vetëdijshëm të nxënësve i cili proces duhet të

administrohet me kujdes. Gjithashtu përdorimi i materialeve plotësuese për

konkretzimin e mësimit e lidhë mësimin me përvojat e nxënësve. Si dhe sa e kanë

ndërtuar mësimdhënësit kuptimin e togfjalëshit “të nxënit gjatë gjithë jetës” i

kontribon pjesëmarrjes së orientuar në proces të vet mësmdhënësve dhe nxënësve.

Gjithashtu grupëzimet e nxënësve pa plan të menagjimit të punës në grup shkakton

zhurmë të pa arsyeshme.

Shkolla fillore “Meto Bajraktari” gjatë programit të trajnimit “Të nxënit ndërveprues” ka

trajnuar dymbëdhjetë mësimdhënës.(Shih tabelën 2).Qëllimi i programit ka qenë ndërtimi

i koncepteve bashkëkohor të mësimdhënies. Mësimdhënësit kanë mësuar rreth 70 teknika

të punës të cilat më punën me klasën kanë me ju ndihmuar në zhvillimin e mendimit

kritik tek nxënësit. Mësimdhënësit u monitoruan për tu vlerësuar në pesë fusha: 1)

mjedisi i të nxënit, 2) planifikimi i mësimdhënies, 3) përdorimi i vlerësimit, 4) cilësitë

vetjake dhe profesionale të mësimdhënësve si dhe 5) vlerësimi i përgjithshëm. Për këtë

rast u përdor vlerat 1-3 ku vlera 1 paraqet nivelin e ulët ndërsa 3 nivelin më të lartë.

6

Vlera 1-3

2.5

2

1.5

1

0.5

1.5

Suksesi i përgjjithshëm

1.83

0

0 1 2 3 4 5 6

1.3

Standardet e vlerësimit

Grafiku 2. Vlerat më të ulëta të procesit të mësimdhënies janë 1) mjedisi i të nxënit dhe

3) përdorimi i vlerësimit gjatë mësimdhënies

Vlera 1-3

3.5

3

2.5

2

1.5

1

0.5

0

Mjedisi I te nxenit Planifikimi dhe

mesimdhenja

Vlerësimi i mësimdhënësve të trajnuar

2.25

Vleresimi Cilesi vetjake dhe

profesionale

Standardet e vlerësim it

Grafiku 3. Fushat e vlerësimit të mësimdhënësve dhe vlerat

IV.3. Teknologjia e informmit dhe komunikimit

1.56

Vleresimi I

pergjithshem

“Shpërthimi i informacionit” ende nuk e ka gjetur hapësirën në sistemin tonë arsimor.

Kurrikula e lënëdës së TIK nuk i ndërton raporte në mes rezultateve të pritura dhe

korrelacionit lëndor . Nxënëst nuk janë hulumtues të informacionit , përpunues të të

dhënave . TIK në shkollat tona ka vendin e një shkence të shkëputur nga lëndët tjera

shkollore. Tek e fundit mjete nuk janë vetëm paisjet teknologjike por edhe metodat e

hulumtimit që mundësojnë gjetjen , filtrimin dhe analzimin e informacionit të

nevojshëm.Kurrikuli nuk siguron që nxënësit iu ka krijuar hapësira të ndërtojnë

7

makanizmin për ta vërtetuar diçka para se të pranojnë çdo gjë si të qenë.Me këtët rast

kam hulumtuar kurrikulin e lëndës së TIK të arsimit të mesëm të ulët për ti verifikuar

sypozimet e ndikimit të kurrikulit në rezultatet e nxënësve.

Në kapitullin IV. 1 të kornizës së të kurikulit 1 bërthamë dhe pjesa sipas zgjedhjes e

kurrikulit (kurrikulit të përcaktuar nga shkolla) paraqitet përmbajtja e Teknologjisë

si lëndë bazë dhe si lëndë zgjedhore e shkollave . Deri sa përdorimi i teknologjisë për

mësimi definohet edhe si “Përdorimi i teknologjive për të krijuar, shpërndarë dhe dhënë

të dhëna, informata, mësim dhe dituri, për të përmirësuar performancën në punë, në

organizatë dhe për të siguruar zhvillimin personal” 2 , kjo nuk përcaktohet me kurrikulin e

ri të Kosovës 2001 .

Konceptet teknologjike fillojnë të ndërtohen në arsimin fillor me lëndën “Punë

dore”,ndërsa në arsimin e mesëm të ulët me lëndën e Teknologjisë së përgjithshme.

Programi brenda vetës ngërthen edhe një numër shumë të kufizuar të orëve të

Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit. (Tabela 2) . Korrelacioni në mesë lëndëve

që ndërtohet me program është kryesisht korrelacion me gjuhën shqipe dhe gjuhën

angleze ndërsa lëndët e shkencave fare pak përmenden . Krijohet perceptimi se ky

korrelacion qëndron aty sa për ta përmbushë anën formale të dokumentit sepse në asnjë

përshkrim nuk tregohet se çka synohet të arrihet me këtë korrelacion. Kjo gjithashtu i

kufizon aktivitetet e mësimdhënësve që të nxisin tek nxënësit kreativitetin,

bashkëpunimin dhe hulumtimin përmes përdorimit të teknologjis së re . (Tabela 3).

Niveli

arsimor

Prandaj problemet me të cilat ballafaqohen mësimi elektronik në arsimin e mesëm të ulët

janë të ndryshme :

• Problem të veçantë paraqet mungesa e vizionit të qartë se çka dëshirohet të arrihet

me TIK ? Programet shkollore për e-mësimin nuk përcaktojnë se çka dëshirohet të

arrihet me futjen në përdorim të teknologjisë së re në mësimdhënie. Në to paraqitet

nivel i ulët i rezultateve të pritshme si dhe korrelacioni në mes programeve dhe

1 Lëmi i kurrikulit Teknologjia nxënsit i familjarizon me format dhe dimensionet e ndryshme të teknologjisë në fusha

të ndryshme të përvojave dhe veprimtarive njerëzore (banimi, transporti, gatimi, veshmbathja, komunikimi, udhëtimi,

argëtimi etj.). Në arsimin fillor, lidhur me teknologjinë nxënësit do të mësojnë nëpërmjet punëdores. Në arsimin e

mesëm, emërtimi i lëndës do të jetë Teknologji. Edhe në arsimin fillor edhe në arsimin e mesëm, kurrikulet e lëndëve

do të merren me teknologjitë moderne të informacionit dhe të komunikimit (TIK).

2 “Best of the eLearning guild’s learning solutions : top articles from the eMagazine’s fi rst fi ve years” / edited

by William R. Brandon, 2008, Pfeiffer.

Niveli klasor Lënda

Numri vjetor

i orëve të

teknologjisë

Arsimi fillor Klasa e V-të Punë dore 37

Arsimi i

mesëm i ulët

Numri vjetor

i orëve në

TIK

4 orë

Pjesëmarrja

orëve të TIK

në %

10.8%

Klasa e VI

5 orë 13.5 %

Klasa e VII

Klasa e VIII

Teknologji

37 4 orë

6 orë

10.8 %

21.6%

Klasa e IX 70 35 orë 50%

8

lëndëve tjera është jashtëzakonisht i kufizuar posaçërisht tek klasat e IX që janë urë

lidhëse në mes arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë .

• Mosnxitja e shkollave për t’u përfshirë si tërsi në sistemin elektronik të

mësimdhënjes - nxënjes si dhe menaxhimin elektronik të të dhënave të shkollës. Këtu

duhet të përmendim mos gatishmërin e udhëheqjes së shkollës për elektronizimin e të

gjitha të dhënave përmes zhvillimit të bazës elektronike të të dhënave të shkollës për

udhëheqje dhe menagjim elektronik, për ligjërim dhe administrim të të dhënave të

shkollës.

• Administrimi dhe menaxhimi i përmbajtjeve mësimore elektronike problemet kyçe

na dalin tek motivet e ulëta të mësimdhënësve për t’u trajnuar së pari në përdorimin e

pajisjeve kompjuterike, me platformën e mësimit elektronik, qasjen në përmbajtje të

sofistikuara mësimore multimediale, qasjen e pakufizuar në përmbajtjet mësimore në

aspektin kohor dhe hapësinor, mundësitë e ndërveprimit në mes mësimdhënësve dhe

nxënëseve, qasjen në materiale të standardizuara mësimore dhe të nivelit të lartë të

cilësisë mësimore. Shkaqet e kësaj mosgatishmërie të mësimdhënësve janë të

ndryshme si mosha, mosnjohja e punës me kompjuter, mungesa e kompjuterëve

personal , forma tradicionale e punës, mos përfshirja në reforma, mos gatishmëria e

bashkëpunimeve të aktiveve profesionale të mësimdhënësve të TIK-ut me aktivet e

lëndëve të tjera.Mungesa e përkrahjes së kooperimit dhe komunikimit ndër

mësimdhënës dhe përgatitja jo e mirë e nxënësve për mësim gjatë gjithë jetës (lifelong-learning).

Përmbyllje

Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Kosovës për vitin 2008 përqindja më e lartë e të

punësuarve në Kosovë ka përgatitje të lartë arsmore 77.2% ku 80% janë mashkuj ndërsa

71.9 % janë femra. Basoj se ky hulumtimi do të i ndihmojmë mësimdhënësit t’i kuptojnë

ndryshimet që po ndodhin në botë .

Në Kosovë po ndodhin ndryshimet ekonomike dhe orjentimi kah ekonomia e tregut,

ndryshimet politike dhe synimet drejt BE dhe ndryshimet e mëdha sociale ku Kosova

synon të bëhet vend gjithnjë e më i barabart.

Edhe sistemi i arsimit i nënshtrohet ndryshimev në të gjitha fushat: decentralizimi i

udhëheqjes arsimore,planifikimi në arsim lëvizë drejt ndryshimeve sistematike përmas

përdorimit të teknologjisë bashkëkohore dhe planifikimit në nivel shkolle,kurrikulat

mësimore ndryshojnë në pajtim me nevojat e Kosovës,kompjuterizimi ofron mundësi dhe

sfida të reja e interesante për mësim. Niveli i ndryshimit bartet edhe në qasjen në klasë

që u mundëson nxënësve të hulumtojnë, të punojnë në detyra dhe të zgjidhin probleme të

jetës reale, duke përdorë metoda dhe mjete të ngjashme si të rriturit në vendet e tyre të

punës.

Këto ndrrime janë të pa shmangshme prandaj edhe fëmijët tanë nuk kanë tjetër

zgjedhje .

9

90

80

70

60

50

40

30

20

10

0

2007

2008

1-Arsimi fillor

2-Arsimi i mesëm

3-Arsimi i lartë

V. Rekomandimet :

Shkalla e punësimit sipas arsimit dhe gjinisë 2007-08

1 2 3 1 2 3 1 2 3

Mashkuj Femra Gjithsejtë

1. Planet Zhvllimore të Shkollave duhet ta sjellin nxënësin në qendër

2. Metodologjit e mësimdhënies duhet ti kushtojnë rëndësi të veçantë krijimit

të mjedisit të të nxënt dhe procesit të vlerësimit për të siguruar informata kthyese nga

klasa.Kjo ndikon në krijimin e individëve mendimtar kritik dhe bashkëpunëtor të

ekipeve si dhe në formimin e qytetarisë me shkathtësi të ndërrmarrësis dhe punësimit

3. Kurrikuli i lëndës së TIK duhet të shtrihet nga arsimi fillor (klasa 1-5) si

dhe rezultatet e pritura të rriten. Korrelacioni lëndor të shtrihet në shkencat ekzakte

ku përdorimi i TIK është mjet për zhvillimin e njohjeve të reja duke ju përshtatur

nevojave të shkollës së shekullit 21.

Arsyeshmëria

Shkollat të planifikojnë me gjithpërfshirje dhe të ballafaqohen me ndryshimin që është

proces ciklik. Në mjedisin shkollor ndryshimi nuk e nënkupton një model të dhënë saktë

se si të përmirësohet arsimi, por ai nuk nënkupton një filozofi që angazhohet për analizën

dhe të menduarit e vazhdueshëm si dhe si dhe për njohuri të reja. Kjo e nënkupton

pranimin se ndryshimi është i vazhdueshëm duke përfshrë bashkëpunimin me të gjitha

palët e interesit. Planifikimi duhet ti sjell rezultatet e pritshme për nxënësit në qendër.

Rekomandojmë :

• Përfshirja në licencim e udhëheqjes dhe menaxhimit të sistemit arsimor

• Planifikimin e programeve për aftësimin e vazhdueshëm të udhëheqjes arsimore.

Taksonomia e Blumit e cila i ndanë qëllimet arsimore në tri fusha atë emocionale,

psikomotorrike dhe kognitive .Qëllimi i Taksonomisë së Blumit ishte që t’i motivojë

arsimtarët që të fokusohen në të gjitha fushat që ashtu të krijojnë formë më të shprehur

holistike të arsimit. Megjithatë pjesa më e madhe e literaturës i referohet taksonomisë në

10

fushën kognitive. Shkathtësitë kognitivie i referohen diturisë, kuptimit dhe “të menduarit”

për një temë të caktuar. Arsimi tradicional duket se i potencon shkathtësitë e kësaj

fushe, veçanërisht qëllimet nga nivelet më të ulëta. Në vitin 2001 u rishkruan nivelet e

taksonomisë së Blumit dhe nga niveli i parë njohja u shëndrrua në memorizimin ndërsa

kuptimi dhe sinteza u zëvendësuan me kuptimin dhe krijimin, ndërsa vlerësimi ka rënë nji

shkallë më poshtë në vendin e sintezës. (Figura 1)

Konstruktivizmi është i orientuar drejt nxënësit; ai presupozon se mjedisi i të mësuarit

duhet të mundësojë pikëpamje ose interpretime të ndryshme të realitetit, konstruktim të

diturisë, pasuri të përmbajtjeve dhe aktivitete që bazohen në përvojë. Konstruktivizmi

fokusohet në diturinë, e jo në përsëritjen e diturisë. Këtu bëhet fjalë për besimin se

personi e krijon diturinë e tij në bazë të përvojës së tij, strukturave mendore dhe besimeve

që përdoren për interpretimin e objekteve dhe ngjarjeve. Mendja përdoret si instrument

në interpretimin e ngjarjeve, qëllimeve dhe perspektivave, sepse ato janë personale dhe

individuale. Pikëpamja ndaj botës së jashtme dallohet nga ajo e të tjerëve për shkak të

përvojave personale që i kemi përvetësuar ne.

Rekomandojmë që programet e aftësimit profesional të mësimdhënësve të mbështeten në

zhvillimin e mendimi kritik duke përdorur konstruktivizmin si shkencë dhe të mësuarit

autentik , që u mundëson nxënësve të hulumtojnë, të punojnë në detyra dhe të zgjidhin

probleme të jetës reale, duke përdorë metoda dhe mjete të ngjashme si të rriturit në

vendet e tyre të punës. Kjo siguron zhvllimin e shkathtësive për ndërrmarrësi dhe

mendimikreativ. Mësimdhënësit duhet të aftësohen në :

• Organizimin e nxënësve para së gjithash të punojnë në grupe.

• Aftësohen që programin mësimor e rregullojnë nga e përgjithshmja drejt

individuales me theks në konceptin më të gjerë.

• Nxitja e nxënësve për të parashtruar pyetje ka vlerë të madhe.

• Aktivitetet mësimore bazohen në burimet arësore të informacioneve.

• Nxënësit përjetohen si mendimtarë me pakufi teori për botën.

• Arsimtarët kryesisht sillen në mënyrë ndërvepruese, duke krijuar mjedis të

këndshëm të mësimit për nxënësit.

• Arsimtarët kërkojnë nga nxënësit ta shprehin mendimin e tyre që ta kuptojë se çka

kanë mësuar dhe si e zbatojnë atë që e ka mësuar.

• Vlerësimi i diturisë është pjesë përbërëse e procesit mësimor dhe kjo ndodhë kur

arsimtari i vëzhgon ata derisa punojnë, përmes prezantimeve dhe portofolave.

Teknologjia moderne ka ndikim të rëndësishëm jo vetëm ndaj shoqërisë, por edhe ndaj

përditshmërisë sonë . Duhet të kihet parasysh se edhe në mjedisin e zhvilluar teknologjik

arsimi është i orientuar drejt qëllimeve të mësimit dhe mësimdhënies, e jo drejt vetë

teknologjisë – teknologjia është vetëm mjet për zbatimin e mësimdhënies. Ekziston një

lidhje e fuqishme ndërmjet përdorimit efektiv të teknologjisë moderne dhe teorisë së

kontruktivizmit. Kjo lidhje është aq e fuqishme saqë do të shkaktojë ndryshim thelbësor

dhe orientim nga teknikat didaktike dhe do të shpijë në kornizën origjinale

konstruktiviste. Edhe shkollat duhet të përgatisin nxënësit për jetë në botën intensive me

shumë informacion. Nxënësit duhet të mësojnë në mënyrë efektve për të përdorur

kompjuter dhe të jen në gjendje të inkorporojnë idetë bazë algoritmin e të menduarit për

të zgjedhur problemet e përditshme. Hartuesit e kurrikulit duhet të përfshijnë mësimin e

11

TIK që nga arsimi u fillor (Klasa 2-5 dhe 6-9) . Rekomandojmë që programet mësimore

duhet të ju mundësojnë nxënësve :

• Zgjedhjen e problemeve

• Komunikimin nëpërmjet mediave të ndryshme

• Grumbullimin, organizimin , analizimin sintetizimin e informacioneve ,

• Kuptimin dhe vlerësimin kritik të informatave të mbledhura

• Për të krijuar përfundimet në bazë të informavcioaneve të përpunuara

• Për punë në grupe për zgjedhjen e problemeve.

VI. Shtojca dhe literatura

Tabela 1 . Prioritetet e Planeve Zhvillimore të Shkollave

Nr. Llojet e

prioriteteve

Drenasi

17 shkolla-

80 priori.

Mitrovica

22 shkolla-

106 prior.

Skenderaji

17 shkolla-

86 prior.

Vushtrrija

18 shkolla

90 prioritete

Vlera % Vlera % Vlera % Vlera %

numerike numerike numerike numerike

1. Infrastruktura 35 43.75 34 32.07 29 33.72 39 43.33

2. Ngritja e

13 14.44

cilesise se 11 13.75 21 19.81 14 16.27

mesimdhenjes

dhe e te

nxenit

3. Shkolla si

1 1.1 %

qender e

aktivitetit per

komunitet

0 0 0 0 2 2.32%

4. Menaxhimi

cilesor I

shkolles

0 0 0 0 0 0 0 0

5. Sigurimi I

8 8.88 %

kushteve 6 7.5 12 11.32 3 2.32%

higjienike dhe

sanitare

6. Trajtimi I

3 3.33 %

nevojave 4 5% 6 5.66% 17 17.44

sociale te

nxenesve

7. Transporti I

0 0

organizuar 0 0 1 0.94% 2 2.32%

8. Paisjet 24 30% 32 30.18 19 22.09 25 27.77

Gjithsejt: 80 100% 106 100% 86 100% 90 100 %

12

Mësimdhënësit

Tabela 2 . Rezultatet e monitorimit të mësimdhënësve

Mjedisi i të nxënit

Planifikimi dhe mësimdhënia

Vlerësimi

Cilësi vetjake dhe profesionale

1. 1 2 1 2 2

2. 1 1 1 2 1

Vlerësimi i

përgjithshëm

3. 2 2 2 3 2.25

4. 2 2 2 2 2

5. 1 1 1 2 1

6. 2 3 2 3 2.5

7. 3 3 2 3 3

8. 1 1 1 2 1

9. 1 2 1 1 1

10. 1 2 1 2 1

11. 1 1 1 2 1

12. 2 2 1 3 2

Gjith 1.5 1.83 1.3 2.2 1.56

13

Fig 1. Taksonomia e Blumit e rishikuar

në vitin 2001

Tabela 3. Rezultatet të pritura dhe korrelacioni lëndor në kurrikulin e TIK (2001)

Rezultatet Korelacioni

Klasa e pestë (4 orë ose 10.89%)

Nxënësit duhet të njihen me kompjuterin duke bërë identifikimin e pjesëve përbërëse

të tij.

Nxënësit duhet të njihen me mundësitë e zbatimit të kompjuterëve në jetën e

përditshme, nëpërmjet rasteve konkrete.

Nxënësit duhet të bëjnë veprime të drejtpërdrejta në kompjuter duke përdorur

programe konkrete, siç janë:

programi calculator, programet për ekzekutimin e këngëve, filmave, lojërave të

ndryshme,etj.

Klasa e gjashte

Të dijë të përdorë kompjuterin për punimin e

dokumentacionit

Klasa e shtate

Të kuptojë teknologjinë e sistemit të komunikimit telefonik dhe mundësitë e përdorimit të

tij.

Të kuptojë teknologjinë e sistemit të komunikimit

radiofonik dhe mundësitë e përdorimit të tij.

Të kuptojë teknologjinë e sistemit të komunikimit televiziv dhe mundësitë e përdorimit të

tij.

Të kuptojë teknologjinë e sistemit të komunikimit përmes kompjuterit (internetit).

Klasa e tete

Aftësi të demonstruara në përdorimin e programit Internet Explorer.

Shkathtësi të treguara në kërkimin dhe gjetjen e të dhënave perms Internetit.

Aftësi të demonstruara në hapjen e E-mail adresës dhe komunikimit përmes saj

(dërgimi i porosive, dokumenteve, marrja e porosive,

shtypja etj.).

Shkathtësi të demonstruara në përdorimin e Web – faqeve me interes për mësim.

Klasa e nenet

Njohja e njësisë për sasinë e informatës, operacionet me shumëfisha të bitit dhe

byteit.

Identifikimi i pjesës harduerike dhe softuerike të sistemit kompjuterik.

Identifikimi i komponentëve të ndryshme të sistemit kompjuterik.

Njohja e cilësive të komponentëve të sistemit

kompjuterik.

Dallimi i funksionit të sistemit operativ nga

aplikacionet softuerike.

Njohja me aplikacionet softuerike për përdorime praktike.

Njohja e operacioneve themelore në Windows.

Aftësimi i nxënësve për ekzekutimin e operacioneve themelore në Windows.

Njohja e operacioneve themelore të MS Word-it dhe të aplikacioneve të

integruara

në Windows-it.

Aftësimi i nxënësve për ekzekutimin e operacioneve themelore të MS Word-it dhe

të aplikacioneve të integruara në Windows.

14

Gjuhë

amtare,

Gjuhë

angleze

Gjuha amtare

Gjuha

angleze

Matematika

Gjuha amtare

gjuha angleze

fizika

dhe të gjitha

lëndët

e tjera

Gjuhë amtare

Gjuhë

angleze

Lëndët

shkencore

etj.

Matematikë,

Gjuhë

shqipe

Gjuha

angleze

Literatura

Dokumente:

European Union Policies and Strategic change for e-learning (HECTIC

report)

Korniza e kurrikulit të ri të Kosovës – Arsimi parashkollor, fillor, i

mesëm dhe i mesëm i lartë – Libri i bardhë për diskutim – Shtator

2001

Libra:

Davis,B.G (2001) “Tools for teaching” , Jossey-Bass,San Francisco

Fullan, M “Kuptimi i ri i ndryshimit në Arsim” Tiranë : Pegi ,2001

Hyseni,H “Qeverisja dhe udhëheqja në arsim; Si të bëhemi udhëheqës

të suksesshëm?”, Qendra për Arsim e Kosovës,Prishtinë,2003

Musai,B., Metodologji e mësimdhënies /Bardhyl Musai, -Tiranë :

Pegi,2002

Musai, B (2003) Psikologji edukimi, Ribotim, Tiranë: Pegi

Nevo, D., School-Based Evaluation: A Dialogue for School

Improvement. Oxford: Pergamon, 1995.

Programi i trajnimit ,të MKLSH-së (Mendimi Kritik gjatë Leximit dhe

Shkrimit ) kodi 005 , KEC

Tahir Zajazi (2003): “Metodologji të mësimdhënies dhe mësimnxënies”

Vinsent Graphic,Shkup.

Literatura nga interneti:

http://www. odu.edu/educ/llschult/blooms_taxonomy.htm

http://www.cambcitypct.nhs.uk/Cambridge Strategy of learning

http://www.cardiff.as.ukE-learning strategy – Cardiff University

http://www.qub.ac.uk E-learning strategy – Queens University

http://www.e-learning.ed.ac.uk E-learning strategy – Edinburgh

University

http://www.masht-gov.net

Drita Kadriu

Prishtinë,

Më 14.05.2010

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!