23.06.2015 Views

Raporti i investimeve të huaja direkte Shqipëri 2011 - Ministry of ...

Raporti i investimeve të huaja direkte Shqipëri 2011 - Ministry of ...

Raporti i investimeve të huaja direkte Shqipëri 2011 - Ministry of ...

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ciativat e ndërmarra nga qeveria shqiptare

në fushat e fillimit dhe licencimit

të biznesit, sigurimit të lejeve

të punës dhe regullores së punësimit.

• Kompanitë janë shprehur pozitivsht

në lidhje me kostot e krahut të punës,

ndërveprimet me autoritetet

dhe kapacitetet gjuhësore dhe ICT

që gjenden në Shqipëri.

• 40 përqind e FIE-ve, në përgjithësi

janë të kënaqura me sistemin tatimor

dhe regulloret për punësimin.

• 85 përqind e kompanive kanë pritshmëri

pozitive për shtimin e aktiviteteve

të tyre në Shqipëri.

• Pjesa dërmuese e kompanive ka ardhur

në ekspanion gjatë viteve të fundit,

56.6 përqind e komapnive kishin

më shumë punonjës në vitin 2010

sesa në vitin 2008, 68.1 përqind e

kompanive kanë rritur xhiron, 66

përqind kanë rritur aksionet në treg.

Në vitin 2012, 57 përqind e kompanive

do të rrisin punësimin, ndërsa

35 përqind e tyre do ta mbajnë atë

konstant.

• Më shumë mendime negative

(zhgënjim) u shprehën për fushat në

vijim:

• Progresi drejt anëtarësimit në Bashkimin

Evropian;

• Funksionimi i Gjyqësorit;

• korrupsioni;

• të drejtat e pronësisë mbi tokën;

• mundësia për të gjetur burimet

lokalisht;

• sigurimi i lejeve të planifikimit dhe

ndërtimit;

• mungesa e zonave industriale apo

ekonomike.

Gjithashtu, vrojtimi përmbante pyetje në

lidhje me aktivitetet që FIE-të kryejnë në Shqipëri.

Përsa i përket novatorizmit, FIE-të bazohen

kryesisht tek teknologjia nga importi dhe

nuk kanë aktivitete kërkim-zhvillimi (R&D)

në Shqipëri. Vetëm 25 përqind e kompanive

kanë investuar në aktivitete R&D, ndërsa mbi

72 përqind e tyre nuk kanë akorduar fonde

për inovacionin e teknologjive apo në përfshirjen

herë pas here në projekte R&D. Nga

kompanitë e përfshira në aktivitete R&D, 32

përqind e tyre punojnë në bashkëpunim me

një apo më shumë FIE dhe 22 përqind e tyre

bashkëpunojnë me universitetet. Afërsisht 54

përqind e FIE-ve kanë investuar në monitorimin

e regullt të tregut. Gjithashtu, 85 përqind

e tyre kanë plane strategjike për vitet në vijim.

Investimet do të financohen nga burimet e

veta në 56 përqind të rasteve dhe vetëm 25

përqind përmes financimeve bankare.

Marrëdhëniet tregtare dhe ato të rrjeteve

karakterizohen nga një mbizotërim i lëndëve

të para të importit dhe shitjeve vendase. Kjo

tregon orientimin ndaj tregut lokal të kompanive,

përvec orientimit të dobët ndaj eksporteve.

Por orientimi nga eksporti ndryshon

nga njëra FIE tek tjetra sipas aktiviteteve të

ndryshme ekonomike.

Një grup tjetër pyetjesh që iu drejtua

kompanive kishte të bënte me pengesat që

ato hasnin. Përgjigjet tregojnë se shumica e

investitorëve të huaj mund të bazohen tek

fonde të mjaftueshme dhe të gjejnë krah

të mjaftueshëm pune për aktivitetet e tyre.

Ato janë shumë të ndara përsa i përket disponueshmërisë

se krahut të kualifikuar të

punës, që mund të përkthehet në kërkesë për

arsimim më të mirë dhe trainim profesional.

Një fushë tjetër problematike ka të bëjë me

qartësinë dhe paanësinë e ligjeve dhe regulloreve,

si edhe funksionalitetin e gjyqësorit

dhe të sistemit tregëtar ligjor. Kushtet e aksesit

në treg ishin të kënaqshme, por nuk mund të

thuhet e njejta gjë për ndërveprimin me autoritetet.

Problemet në komunikimin me autoritetet

janë shprehur gjithashtu edhe si pjesë e

komenteve me shkrim.

Anëtarët e komunitetit të biznesit të

huaj për të ardhmen parashikojnë që qeveria

shqiptare të përmirësojë më tej klimën e

biznesit përmes thjeshtësimit të procedurave

administrative, përmirësimit të licensimit

dhe zbatimit të shtetit ligjor. Në këtë aspekt,

proceset post-regjistrim duhet të thjeshtohen

më tej, duke ndihmuar në shmangien e burokracisë

dhe në forcimin e kompentencave

të agjencive publike. Ata kërkojnë stimuj të

mëtejshëm tatimorë, një administratë më të

mirë tatimore dhe përmirësim të infrastrukturës

ekzistuese. Ata identifikojnë si pengesë

ndaj biznesit mungesën e gatishmërisë së autoriteteve

për zbatimin e ligjeve tatimore me

të gjitha bizneset dhe se e gjejnë shumë të

vështirë të marrin fatura të regullta nga bizneset

e vogla. Për mendimin e tyre, kompanitë

kapitulli 2

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!