23.06.2015 Views

Raporti i investimeve të huaja direkte Shqipëri 2011 - Ministry of ...

Raporti i investimeve të huaja direkte Shqipëri 2011 - Ministry of ...

Raporti i investimeve të huaja direkte Shqipëri 2011 - Ministry of ...

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe integrimi

në Bashkimin Evropian (BE) renditen

ndër përparësitë e programit të qeverisë

shqiptare. Politikat kryesore të vendit gjatë

viteve të fundit kanë rezultuar në një kuadër

të liberalizuar ekonomik dhe kanë sjellë një

përmirësim të kushteve për bërjen e biznesit

dhe thithjen e investimeve të huaja direkte

(IHD). Gjatë periudhës midis viteve 2008-

2011, rritja ekonomike e vendit shënoi hapa

pozitive. Shqipëria, gjatë periudhës në fjalë,

ka shënuar një ndër nivelet më të larta përsa

i përket ritmeve të rritjes ekonomike në

Europë, dhe e ka përballuar relativisht mirë

krizën financiare.

Sipas Indeksit të Performancës së Investimeve

të Huaja Direkte Hyrëse të UNCTADit,

në vitin 2010 Shqipëria renditej në

vendin e 18-të midis 141 vendeve, duke

shënuar një ngjitje të ndjeshme nga vendi i

68-të që mbante në vitin 2005. Kjo pozitë e

përmirësuar reflekton një mjedis biznesi më

miqësor ndaj investitorëve dhe më shumë

mundësi të ofruara përmes privatizimit të

ndërmarrjeve shtetërore.

Përsa i takon Indeksit Potencial të IHDve

Hyrëse (UNCTAD), në vitin 2009 Shqipëria

renditej në vendin e 81-të (viti i fundit

për të cilin disponohen të dhëna), shumë më

pas vendeve të tjera evropiane. Ky klasifikim

i ulët, ndër të tjera, ishte për shkak të infrastrukturës

së dobët dhe aktiviteteve modeste

në fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Si rrjedhojë

e investimeve të reja publike, gjatë katër

viteve të fundit janë shënuar përmirësime

të rëndësishme në infrastrukturën rrugore,

ndërsa furnizimi me energji elektrike është

stabilizuar, porse mbeten ende disa fusha të

tjera ku ndjehet nevoja për përmirësime.

Shqi përia ka nevojë të bëjë përmirësime të

mëtejshme në potencialin e saj të Investimeve

të Huaja Direkte, nëse dëshirohet një nivel

më i madh Investimesh të tilla, në vecanti sa

i takon investimeve të reja nga korporatat e

huaja trans-nacionale (TNC).

Prurjet e investimeve të huaja direkte ne

vitin 2010 ne krahasim me 2009 u rritën

nga një e katërta në një të tretën e vlerës së

formimit te brendshem bruto te kapitalit

nga 717 milionë euro në vitin 2009 në 793

milionë euro në vitin 2010. Në vitin 2011,

kjo shifër shkoi sërish në një të katërtën (742

milionë euro), shifër e cila gjithësesi mund të

konsiderohet si një rezultat pozitiv, në mungesë

të marrëveshjeve të rëndësishme të privatizimeve.

Investimet e Huaja Direkte financuan

62 përqind të deficitit të llogarisë korrente

në vitin 2011, duke shënuar një rënie nga shifra

77 përqind nga një vit më parë. Pavarësisht

nga rënia e shënuar në vitin 2011, Investimet

e Huaja Direkte përbëjnë një faktor të rëndësishëm

për rritjen ekonomike dhe stabilitetin

financiar të vendit. Por, një rënie më e madhe

mund të sjellë rënie të rritjes ekonomike dhe

mund ta bëjë vendin më vulnerabël ndaj

tronditjeve të jashtme financiare.

Shqipëria ka zbatuar një kuadër të favorshëm

politikash për Investimet e Huaja

Direkte. Ndërsa kohët e fundit janë parashtruar

politika për mbështetjen e zhvillimit

të sektorit privat në përgjithësi. Gjithashtu,

janë marrë masa të tjera për përmirësime të

mëtejshme, duke përfshirë përmirësimet ligjore

dhe krijimin e agjencisë së re për nxitjen e

investimeve (AIDA).

Gjatë viteve 2010 dhe 2011, sektori industrial

(duke përfshirë manifakturën dhe

minierat) përfaqësonte afërsisht 50 përqind të

prurjeve të Investimeve të Huaja Direkte, ku

përfituesit kryesorë ishin sektori minerar dhe

ai i punimit të metaleve. Disa prej industrive

që punësojnë më shumë krah pune si p.sh.:

ajo e veshmbathjeve dhe këpucëve kanë tërhequr

një numër të madh projektesh, me kapital

modest, që e kanë burimin kryesisht nga

vende si Italia dhe Greqia.

Shkalla e pjesëmarrjes së filialeve të huaja

në ekonominë shqiptare është e ngjashme me

atë të vendeve të Evropës Qendrore. Shifra

e afarizmit e ndërmarrjeve të investimeve të

huaja (FIE) dmth ndërmarrje me 10 përqind

e lart pronësi nga një investitor i huaj, ne vitin

2010 përfaqësonte 29 përqind të totalit të

xhiros të vendit dhe 51 përqind të xhiros në

manifakturë. Të dy këto përqindje janë 1–2

pikë përqindjeje më lartë nga dy vite më parë.

Xhiro e FIE-ve sigurohet nga tri aktivitete

kryesore ekonomike: tregëtia (24 përqind),

manifaktura (21 përqind) dhe transporti

dhe telekomunikacionet (18 përqind). Në

manifakturë, FIE-të zënë një vend shumë të

rëndësishëm në industrinë e duhanit, prodhi-

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!