11.07.2015 Views

Vlerësimi i Kujdesit Obstetrik Emergjent në Kosovë - UNFPA

Vlerësimi i Kujdesit Obstetrik Emergjent në Kosovë - UNFPA

Vlerësimi i Kujdesit Obstetrik Emergjent në Kosovë - UNFPA

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Siç mund të shohim nga tabela 47 në listen e indikacioneve të mundshme për referim, 105 referime(64.8%) nuk janë specifikuar, që e bën të vështirë të vlerësojmë në mënyrë të plotë modelet ereferimit në Kosovë. Aktualisht, lista e gjendjeve shëndetësore maternale që kërkojnëkonsultim/referim nuk është specifike dhe kjo rezulton në shfrytëzimin e panevojshëm tëshërbimeve referuese. Është shumë e nevojshme të hartohen udhërrëfyesit e referimit që janëoperacional dhe të adaptuar sipas nevojave lokale, bazuar në situatën specifike epidemiologjike,kapacitetet e shërbimeve shëndetësore dhe preferencat e komunitetit.Kanë ndodhur trasferimet e të porsalindurve në nivelin tretësor, respektivisht në repartin eneonatologjisë të Klinikës Gjinekologjike <strong>Obstetrik</strong>e të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ecila ka volum më të madh të shërbimeve, personelit dhe pajisjeve. Reparti i neonatologjisë kamundësi të furnizmit adekuat ventilues dhe të nutricionit parenteral për foshnjet e lindura para kohe.Është në dispozicion edhe terapia e zavendësimit të surfaktantit. Ky institucion ofron teknologjirelativisht të lartë perinatale dhe ka kapacitet të reduktoj humbjet perinatale, sidoqoftë,qëndrueshmëria e këtyre arritjeve varet në masë të madhe nga organizimi i sistemit shëndetësor tështetit si tërësi e gjithashtu edhe nga gjendja socio-ekonomike e popullatës.Gjatë periudhës së vlerësimit, janë referuar 33 të porsalindur – indikacionet e referimit nuk janë tëqarta. Sidoqoftë, nëse transferimi maternal ka gjasa të bëhet me autoambulancë (foto 11 dhe 12),edhepse janë të nevojshme disa pajisje për monitorim dhe mirëmbatje të shenjave vitale, për tëporsalindur kjo mënyrë e trasportit është e papranueshme.Foto 11 Foto 12Foto 13 Foto 1451

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!