12.07.2015 Views

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

RapoRti i VleRËsimit pËR fËmijË - Republika e Kosovës - Zyra e ...

SHOW MORE
SHOW LESS
  • No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

<strong>Republika</strong> e Kosovës<strong>Republika</strong> Kosova-Republic of KosovoQeveria–Vlada-Government<strong>Zyra</strong> e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister<strong>Zyra</strong> për Qeverisje të Mirë/Kancelarija za Dobro Upra vljanje/Office on Good GovernanceRaportii VlerËsimitpër fëmijëVëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtate Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013


Raportii Vlerësimitpër fëmijëVëllimi III(Janar - Dhjetor 2012)Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtate Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Ky publikim është realizuar në kuadër të Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësitë Barabarta dhe Jo-diskriminim të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës si dhe mepërkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në KosovëPrill, 20132Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIRaporti është kontribut i Grupit Punues Qeveritar dhe Policisë së KosovësNën koordinimin e përgjithshëm dhe udhëheqjen e Kryesuesve të Grupit PunuesZKM/ZQM - Habit HajrediniQëndresa Ibra-ZariqiAnëtarët/et e Grupit Punues:MASHT- Merita JonuziMPMS - Selvete SadikuMKRS- Fatmire SahitiMF- Xhevat Shabani & Minire QyqallaMD- Florentina BeqirajMSH- Sanie Kiçmari&Merita BerishaMBPZHR- Sherife SekiraqaMKK- Emsal MisiniMAPL- Kadrie MyrtajMPB- Ismail MusaMMPH- Sevim BervenikuMEM- Arbërore BernicaMFSK- Halime MorinaPK- Hysni ShalaRaporti i Vlerësimit për fëmijë 3


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013PËRMBAJTJAFjala hyrëse......................................................................................................................................................5SEKTORI I QEVERISJES........................................................................................................................................6SEKTORI I BUXHETIT...........................................................................................................................................8SEKTORI I ARSIMIT...............................................................................................................................................10SEKTORI I SHËNDETËSISË..................................................................................................................................18SEKTORI I MIRËQENIES SOCIALE....................................................................................................................23SEKTORI I DREJTËSISË PËR TË MITUR............................................................................................................30ÇËSHTJE NDËRSEKTORIALE TË RËNDËSISHME..........................................................................................35SHTOJCA - KORNIZA E MONITORIMIT..........................................................................................................394Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIII nderuari Kryeministër,Kam kënaqësinë t’ju dorëzojë raportin e tretë nga seria e Raporteve të progresit për fëmijë që hartohen nëbazë të zbatimit të objektivave dhe aktiviteteve të parapara në Strategjinë dhe Planin Nacional të Vepriminpër të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës për vitin 2012. Ky raport është hartuar nën udhëheqjendhe koordinimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim të ngushtë mezyrtarët në kuadër të Njësive për të Drejtat e Njeriut në ministritë e linjës dhe Policinë e Kosovës.Raporti i tretë për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të dokumentit strategjik, pasqyron qartëndikimin e arritjeve dhe të punës së institucioneve të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së përgjithshmetë fëmijëve, po ashtu identifikon sfidat dhe vështirësitë që janë hasur gjatë procesit të zbatimit, dhe nëkëtë drejtim ofron rekomandime konkrete karshi institucioneve përgjegjëse për tejkalimin e vështirësive tëhasura gjatë punës. Në bazë të kornizës së monitorimit të krijuar për të vlerësuar progresin në rritje karshiplanit të veprimit, mesatarisht 90% e treguesve nga të gjithë sektorët janë raportuar, ky është një rezultatshembullor që fakton shkallën e zbatueshmërisë së dokumentit strategjik dhe njëkohësisht përkushtimin einstitucioneve të Republikës së Kosovës drejt mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve.Raporti siguron përditësim të gjendjes si dhe jep rekomandime rreth korrigjimeve në fushat ku janë shfaqurmangësi në arritjen e objektivave nga institucionet përkatëse, tregon nevojat imediate për ndërhyrje meqëllim të përmirësimit të mirëqenies, shëndetit, cilësisë së arsimit dhe trajtimit të të miturve në konflikt meligjin, si dhe zbatimin e plotë të legjislacionit kombëtar dhe të standardeve ndërkombëtare, të shoqëruarame instrumentet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.Të gjeturat e evidentuara në raportin e progresit do t’i ndihmojë ministrive të linjës në hartimin e planevevjetore të punës për vitin 2013, duke marrë parasysh fushat të cilat kërkojnë përkrahje shtesë përpërmbushjen e kërkesave nga strategjia dhe plani i veprimit për të drejtat e fëmijës. Të gjitha këto janëmundësuar me anë të “Kornizës së monitorimit” duke bërë të mundur analizën e trendëve sipas kohës,vlerësimin e progresit dhe ka theksuar fushat ku ka mangësi me qëllim të ndërhyrjes së shpejtë. Kjo qasjee punës, përveç që ka mundësuar matjen e zbatimit të politikave, ka ndikuar që politik bërja të bazohetnë dëshmi duke ndihmuar Qeverinë të marr vendime në bazë të informatave më të mira dhe paraqitjene dëshmive më të mira në qendër të procesit të politikë-bërjes. Po ashtu, ka lehtësuar përpjekjet e Zyrëspër Qeverisje të Mirë/Zyrës së Kryeministrit dhe të gjithë aktorëve relevantë, që të zgjerojë analizat dhefunksionin përkrahës në ekzekutimin e detyrave në fushën e të drejtave të njeriut.Korniza e monitorimit është bashkangjitur si shtojcë e raportit, duke ditur suksesin dhe qasjen pjesëmarrësetë cilën e ka sjellë, mundësimin e matjes specifike dhe të prekshme të progresit në drejtim të elementeve tëstrategjisë dhe të planit të veprimit të cilat paraqesin sfidë për të gjitha institucionet e qeverisë, do të ishtemë se e pëlqyeshme po që se aplikohet si model për monitorimin e zbatimit të strategjive dhe planeve tjeratë veprimit në kuadër të Administratës së Kosovës.Me respekt,Habit HajrediniDrejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë<strong>Zyra</strong> e Kryeministrit të Republikës së KosovësRaporti i Vlerësimit për fëmijë 5


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013SEKTORI I QEVERISJES(100% d.m.th. u raportuan 35/35 treguesit)Komponenti i Qeverisjes merret me funksionimin e strukturave qeveritare që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.Kjo komponentë trajton raportimin e Kosovës mbi Konventën për të Drejtat e Fëmijës si dhe funksionimin e KomitetitNdërministror për të Drejtat e Fëmijëve, në kombinim me bashkëpunimin e shtuar me institucionin e Avokatit tëPopullit. Kjo pjesë është jetike për të përmirësuar funksionalitetin e strukturave prapa instrumenteve ligjore në të mirëtë fëmijëve të Kosovës.<strong>Republika</strong> e Kosovës po kalon në një periudhë kohore ku formulimi i politikave është i vrullshëm përderisa pak apoaspak nuk matet zbatimi i tyre, ky proces po dëshmohet i vështirë në përgjithësi. Që të forcohet funksioni i monitorimittë politikë-bërjes bazuar në dëshmi duke ndihmuar Qeverinë të marr vendime në bazë të informatave më të miradhe paraqitur dëshmitë më të mira në qendër të procesit të politikë-bërjes, ZQM/ZKM ka krijuar sistemin unik tëmonitorimit, vlerësimit dhe raportimit të zbatimit të Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve. Gjatë vitit 2012, mesatarishtmbi 90% të tregueseve është arritur të raportohet nga të gjithë sektorët.%Objektivi 1.1: Funksionalizimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e FëmijësQeveria e Republikës së Kosovës me Vendim (07/46) themeloi Komitetin Ndërministrorë për të Drejtat e Fëmijës, siorgan me përfaqësimin më të lartë qeveritar që simbolizon zotim të rëndësishëm ndaj të drejtave të fëmijës përgjatëgjithë sektorëve. Kjo trupë e lartë qeveritare është e mandatar të takohet dy herë ne vit dhe gjatë vitit 2012 për shkak tëzhvillimeve të shumta politike që po kalon <strong>Republika</strong> e Kosovës, nuk ka arrit të takohej fare. Sidoqoftë, Komiteti duhettë funksionojë si shembull për institucionet tjera administrative në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe përtej, në kuptimtë përforcimit të llogaridhënies së të gjitha niveleve të qeverisë dhe përmbushjes së plotë të prioriteteve të saj.Objektivi 1.2: Zbatimi, rishikimi dhe shpallja e legjislacionit për të drejtat e fëmijësËshtë arritur përparim i madh në hartimin e legjislacionit primar për garantimin e të drejtave të fëmijëve dhekonsiderohet të jetë në përputhje me parimet e KDF dhe standardet Europiane. Mirëpo zbatimi i ligjeve ekzistueserezulton të jetë i ngadaltë, çështje të cilat i paraprijnë mos zbatimit të ligjit në bazë të raporteve të kohëve të funditdedikuar fëmijëve konsiderohet të jenë se baza ligjore është e copëzuar, e shpërndarë dhe ka kolizion të madh ligjor.Andaj, nevojitet analizimi dhe vlerësimi i legjislacionit në fuqi duke pasuar me hartimin e legjislacionit sekondar dhetë programeve që parashihet të ndikojnë në rritjen e zbatimit të legjislacionit.Korniza legjislative është forcuar me aprovimin dhe rishikimin e një sërë aktesh normative, duke filluar me Ligjinpër Arsimin dhe Aftësimin e të Rriturve; Arsim dhe Aftësim Profesional; Shëndetësinë; Mbrojtje nga Duhani;Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; Skema e Asistencës Sociale; Gjykatat; Kodi i Procedurës Penale; Kodi Penal; Sportin;Kinematografinë. Fuqizimit të kësaj kornize i kontribuon hartimi i Udhëzimeve Administrative për: parandalimin dheeliminimin e punëve të rënda dhe të rrezikshme të fëmijëve; punët e rënda të fëmijëve mbi moshën 15 vjeç; masat përgrante dhe subvencione qëparasheh grupet lokale të veprimit të përfitojnë për kategorinë e grandeve për kënde tëlojërave, rrethoja të oborreve të shkollave dhe rregullimin e parqeve; nga Ligji për arsimin parauniversitar janë hartuar20 U.A. që i korespodojnë zbatimit të ligjit, e të tjera.6Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIJanë disa grupe punuese qeveritare që adresojnë çështje të fëmijëve, përgjatë vitit janë hartuar 14 raporte të cilatjapin informata të çmueshme rreth të drejtave të fëmijëve dhe mbi bazën e tyre ka rezultuar edhe orientimi ipolitikave për vitet në vijim. Mbeten ende evidente nevojat për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve në institucionetqendrore dhe lokale si dhe përforcimi i mekanizmave për këshillim dhe koordinim të cilat janë përgjegjëse përdizajnim dhe zbatim të politikave dhe programeve qeveritare, të cilat janë jashtëzakonisht të larta dhe do të ndikonteqë të drejtat e fëmijëve të jetësohen në mënyrë më substanciale.Objektivi 1.3: Institucionalizimi i pozitave të zyrtarëve për të drejtat e fëmijës në nivel qendror dhe komunalPozita e Njësive për të Drejtat e Njeriut në nivel qendror dhe lokal është pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2011,ajo nuk ka lëvizur fare në aspektin e përparimit. Duke qenë se sigurimi i respektimit të të drejtavetë njeriut nëpërgjithësi dhe fëmijëve në veçanti është prioritet kyç i partneritetit Europian, duhet përshpejtuar përpjekjet përqartësimin e mandatit dhe harmonizimin e këtyre strukturave. Mos qartësimi i këtyre mekanizmave ka rezultuartë krijoj pengesa në procesin e reformimit të administratës publike, këto pengesa kanë rezultuar edhe në mos arritjene përmirësimit të pozitës së zyrtarëve për të drejtat e fëmijës. Raportimi i paraqitur në Raportin e Vlerësimit mbiZbatimin e Strategjisë dhe Planit Nacional të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve për vitin 2011, është i vlefshëm edhepër vitin 2012.Objektivi 1.4: Krijimi i parakushteve të nevojshme për raportim për Konventën për të Drejtat e FëmijësQeveria e Kosovës tani më ka dorëzuarRaportin e parë shtetëror (2010) mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat eFëmijës (KDF) tek Komiteti për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë si organ traktati i OKB-së përgjegjës për monitorimine të drejtave të fëmijëve. Për shkak të statusit politik që ka <strong>Republika</strong> e Kosovës edhe përkundër gatishmërisë për t’iupërgjigjur çdo pyetje, këshille apo rekomandimi bazuar në rezultatet e raportit, nuk kemi pranuar ndonjë reagimnga ana e Komitetit. Përderisa asnjë përfaqësues qeveritar nuk arriti që të merr pjesë në vizitat e shkëmbyera meshtetet në rajon me qëllim të mësimit nga përvojat e tyre.Objektivi 1.5: Përforcimi i bashkëpunimi me Avokatin e PopullitMekanizmat qeveritar për të drejtat e njeriut vazhdimisht koordinojnë, bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informatatme institucionin e avokatit të popullit përderisa Njësitë për të Drejtat e Njeriut në Ministritë e linjës, monitorojnëdhe rishikojnë zbatimin e rekomandimeve nga Avokati i Popullit brenda institucionit përkatës. Në këtë drejtimpërfaqësuesit e Avokatit të Popullit janë të ftuar në iniciativat përkatëse, përfshirë edhe në hartimin e dokumentevestrategjike dhe planeve të veprimit për të drejtat e njeriut, hartimin e raporteve, punëtori, konferenca, grupe punuese, etj.Objektivi 1.6: Monitorimi i zbatimit të dispozitave të Konventës për të Drejtat e FëmijësËshtë krijuar korniza e monitorimi për të vlerësuar arritjet, ngecjet, vështirësitë e vazhdueshme mbi zbatimine strategjisë dhe të planit nacional të veprimit për të drejtat e fëmijës, kornizë kjo që indirekt i kontribuon edhemonitorimit të zbatimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Mbi bazën e të gjeturave dhe përputhshmërinë e tyremë parimet e KDF dhe standardeve europiane bëhen përpjekjet e vazhdueshme për të harmonizuar ligjet e vendit,politikat, strategjitë dhe aktet ligjore. Korniza e monitorimit përkrahë zhvillimin e mëtejmë të parakushteve përraportimin dhe vendos hapin më bazik në procesin e sistematizimit të punës në mbledhjen e të dhënave.Rekomandimet për sektorin e qeverisjes:• Komiteti ndërministror për të drejtat e fëmijës të takohet dy herë në vit;• Analizimi dhe vlerësimi i legjislacionit në fuqi dhe aspekteve krahasuese lidhur me mbrojtjen e fëmijëve;• Është e dobishme që personat e përfshirë në hartimin e Raportit për Konventën për të Drejtat e Fëmijës nëemër të Republikës së Kosovës të marrin pjesë në vizitë studimore për të vëzhguar se si palët shtetërore bëjnëprezantimet para Komitetit për të Drejtat e Fëmijës në OKB, me qëllim të ngritjes së kapacitetit të grupit punuesdhe krijimit të parakushteve të nevojshme për raportin në mënyrën më të mirë të mundshme;• Harmonizimi dhe qartësimi i mandatit të strukturave për të drejtat e njeriut;• Zbatimi i aktiviteteve për të ngritur vetëdijen në mesin e fëmijëve në lidhje me institucionin e avokatit të popullitdhe rreth mandatit të tij.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 7


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013SEKTORI I BUXHETIT(80% d.m.th. u raportuan 12/15 treguesit)Konventa për të Drejtat e Fëmijës, thekson se është obligim i shtetit që të zbatojë të drejtat ekonomike, sociale dhekulturore deri në maksimumin e mundësive në kuadër të burimeve të tyre të disponueshme. Komponenti i buxhetitështë ndër faktorët kryesorë më të rëndësishëm për zbatimin e Strategjisë dhe Planit Nacional të Veprimit për tëDrejtat e Fëmijëve, ngase përveç tjerash shumica e objektivave dhe aktiviteteve për përmbushjen e tyre në tërësikërkojnë mjete financiare. Në këtë drejtim është bërë përpjekje që në procesin e planifikimit të prioritizohen tëdrejtat e fëmijëve, duke ju ndarë buxhet atyre programeve që është paraparë se në mënyrë të drejtpërdrejtë do tëkenë ndikim duke ofruar rezultate në jetësimin dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve në përputhje me parimet eKonventës për të Drejtat e Fëmijëve.Objektivi 2.1: Të bëhet analizimi i nevojave për buxhet për realizimin e të drejtave të fëmijëveAnaliza për vlerësimin e nevojave buxhetore mbi realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk është bërë. Megjithatë,brenda përgjegjësive të punës së organizatave buxhetore që bëjnë shërbime të drejtpërdrejta për mbrojtjen dherealizimin e të drejtave të fëmijëve, në vazhdimësi realizohet studimi i nevojave buxhetore që i dedikohen garantimittë të drejtave të fëmijëve. Për më tej, ky proces vështirësohet dhe mbetet i paqartë edhe më tutje në mungesëtë kodit apo nën kodit buxhetor të veçantë për Institucionet Buxhetore të nivelit qendror dhe lokal të cilët bëjnëshërbime të drejtpërdrejta për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve, duke pamundësuar pasqyrimine saktë të shpenzimit të mjeteve dedikuar realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe njëkohësisht duke vështirësuarkuantifikimin e analizës financiare lidhur me përmirësimin e gjendjes së të drejtave të fëmijëve nëpër vite. Andaj ështëe domosdoshme të bëhet nën kod i veçantë për fëmijë në të gjithë sektorët që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejtapër fëmijë, që do të mundësonte evidentimin e saktë të shifrave buxhetore të buxhetuara dhe shpenzuara karshishërbimeve për fëmijë.Objektivi 2.2: Rritje e fondeve të alokuara për fëmijë në përpjesëtim me nevojat dhe buxhetin e përgjithshëmNë krahasim me vitin paraprak është rritur buxheti i përgjithshëm i Republikës së Kosovës, natyrisht se kjo rritjepërgjithësisht ka ndikuar në rritjen e përkrahjes së aktivitetevenë përmbushjen e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve,nga të gjitha institucionet buxhetore që bëjnë shërbime të drejtpërdrejta në këtë fushë të veprimit. Për sektorët embrojtjes sociale, drejtësisë dhe sigurisë, arsimimit dhe shërbimeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës, në vitin 2011afërsisht janë shpenzuar 33,488,100.00 €, ndërsa për vitin 2012 janë buxhetuar dhe shpenzuar 35,999,707.50 €, qëdo të thotë se për këtë vit raportues buxheti është më i lartë për 2,511,607.50 €.Sektorit tëmbrojtjes sociale i janë ndarë afro 1.5% (22,784,625.00 €) të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin2012. Prej të cilave dy të tretat (67%) e ndarjes totale për sektorin e mbrojtjes sociale, apo 0.9% e buxhetit totaltë Kosovës, përkrahin këto fusha: asistencën sociale, shërbimet sociale, kujdesin institucional, institutin për politikasociale, inspektoratin e punës dhe skemën për invalidë të luftës. Fëmijët janë përfitues nga këto shërbime, edhepse këto shërbime nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë te fëmijët. Shërbimeve jetike apo elementare për sigurimin emirëqenies së fëmijëve dhe funksionimit të tyre në mënyrë adekuate u dedikohet një shumë e vogël e të hollave.Sektori i arsimit në vitin 2012 ka pranuar 0.25 % ose 3,797,437.50 € të buxhetit të përgjithshëm të Republikës sëKosovës, ku përfitues kanë qenë: Arsimi për nevoja të veçanta; Instituti Pedagogjik; Administrata qendrore; Trajnimi imësimdhënësve dhe Zhvillimi i projekt-programeve. Nga viti paraprak vërehet një rritje e zbehtë e fondeve dedikuarprogrameve arsimore, por në krahasim me nevojat për zhvillim të mirëfilltë të këtij sektori, shuma aktuale është epamjaftueshme dhe sfidon arritjen e sigurimit të arsimit cilësorë.Shërbimeve të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë u janë dedikuar rreth 0.12% apo 1,822,770.00 € të buxhetit tëpërgjithshëm të Republikës së Kosovës, programet përfituese prej të cilave kanë përfituar edhe fëmijët janë: QendraKlinike dhe Universitare e Kosovës; Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës; Programi i HIV/AIDS; Trajtimetjashtë vendit; Programi për nënën dhe fëmijën dhe shërbimet e shëndetit mendor. Për adresimin e duhur të politikaveekzistuese është e nevojshme rritja dhe mirë-menaxhimi i fondeve dedikuar cilësisë në sektorin e shëndetësisë.Programeve dedikuar sektorit të drejtësisë dhe sigurisë në vitin 2012 i janë ndarë afro 7,594,875.00 € apo 0.5 %e totalit nga Buxhetit i Republikës së Kosovës, nga ky sektorë kryesisht kanë përfituar këto programe: ri-socializimii të miturve në konflikt me ligjin; parandalimi i krimit; ulja e nivelit të recidivizimit; zbatimi i masave alternative dhedënimeve për të miturit; mbikëqyrja dhe ndihma për të miturit të dënuar me masa të diversitetit; masat edukativedhe dënimet alternative; parandalimi i dhunës në familje ndaj fëmijëve dhe abuzimit të fëmijëve.8Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIVërehet se ka pasur rritje minimale të mjeteve buxhetore dedikuar shërbimeve për fëmijët në raport me nevojatdhe buxhetin e përgjithshëm. Është ende sfiduese dhe e nevojshme ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve në kuadërtë institucioneve që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për fëmijë për hartimin e programeve konkrete në mënyrë qëprocesi i planifikimit buxhetor për vitet e ardhshme fiskale të ndajë buxhetin në përputhje me kërkesat dhe mundësitëbuxhetore në dispozicion. Në këtë mënyrë do të ndikohet që konform politikave, strategjive dhe legjislacionit për tëdrejtat e fëmijëve mund të ndikohet në shqyrtimin e mundësisësë ngritjes buxhetore në bazë të programeve konkreteqë do ti kontribuonin ngritjes së cilësisë së shërbimeve për realizimin e të drejtave të fëmijëve në përgjithësi dhe nëharmoni me Buxhetin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.Objektivi 2.3: Krijimi i procedurave që ndihmojnë miratimin e projekteve të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtënë jetën e fëmijëveNë bazë tëLigjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive nr. 03/L-048 procedurat për aplikim tëprojekteve përfituese janë unike, më konkretisht nenet 19-23 specifikojnë këto procedura në përputhje me parimetpër përgatitjen e kornizës afat mesme të shpenzimeve. Duke qenë se procedurat në fjalë janë të qarta, dispozitatligjore nuk parashohin ndonjë ndryshim nga projektet tjera për projektet që parashihet të kenë ndikim në jetën efëmijëve. Është e nevojshme të punohet në ngritjen e kapaciteteve njerëzorenë mënyrë që të synohet përmirësimi icilësisë së gjendjes së fëmijëve, duke lobuar në ndarjen më të madhe të buxhetit për këto programe.Rekomandimet për sektorin e buxhetit:• Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve në Institucionet Buxhetore,që bëjnë shërbime të drejtpërdrejta për fëmijë,veçanërisht në: analizimin, identifikimin, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e programeve konkrete në këtësferë;• Institucionet Buxhetore të cilat bëjnë shërbime të drejtpërdrejta për fëmijë, të vlerësojnë nevojën e shqyrtimittë formimit të një nën kodi të veçantë, që i dedikohet programit të drejtpërdrejtë të fëmijëve. Kjo për qëllim dhearsye të vlerësimit të saktë të treguesve të rezultateve dhe përcaktimit të politikave të nevojshme në këtë drejtim;• Konform politikave, strategjive dhe legjislacionit, për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve është enevojshme shqyrtimi i mundësive të ngritjes buxhetore në bazë të programeve konkrete për ngritjen e cilësisë tëshërbimeve dhe mbrojtjes së fëmijëve në harmoni me Buxhetin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës;Raporti i Vlerësimit për fëmijë 9


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013SEKTORI I ARSIMIT(83% d.m.th. u raportuan 156/188 treguesit)Arsimi i fëmijëve është imperativ për suksesin e shtetit dhe shoqërisë së zhvilluar si koncept i fuqishëm për zhvillimine demokracisë, drejtësisë, barazisë, shkencës, zhvillimin social dhe atë ekonomik, po ashtu arsimi cilësor dhegjithëpërfshirës është çelësi për përmirësimin radikal të kushteve të jetesës dhe luftës kundër varfërisë. Në kontekstine përpjekjeve për zhdukjen e varfërisë dhe papunësinë si probleme të mëdha të identifikuara në Kosovë është gjithsesie nevojshme përmbushja e nevojave themelore arsimore për të gjithë popullatën, qëllimi i së cilës është edukim cilësordhe zhdukja e analfabetizmit. Një nga katër prioritetet më të larta zhvillimore të Qeverisë së Republikës së Kosovësështë gjitëthpërfshirja e fëmijëve në arsim cilësor, duke ndikuar në përforcimin e kapaciteteve në fushat e përgatitjessë zhvillimit në fëmijërinë e hershme, kurrikulumit dhe planifikimin e arsimit në bazë të dëshmive, përfshirë arsimin epërgjithshëm dhe profesional.Konventa për të Drejtat e Fëmijës njeh të drejtën e çdo fëmije në arsim dhe inkurajon zhvillimin e formave të ndryshmetë arsimit, duke bërë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas dhe që mbi bazat e arsimimit të zhvillohet potenciali i plotëi personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore e fizike të fëmijës. Parime këto që janë të integruara në legjislacioninvendor në fuqi dhe të cilat kanë arritur të ndikojnë në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në arsim parashkollor, fillorëdhe të mesëm. Proporcioni i lartë i fëmijëve të moshës shkollore në popullatë dhe karakteristikat e sistemit të arsimitkërkojnë përkushtim të shtuar dhe burime nga Qeveria për zhvillimin e kapaciteteve në nivel qendror dhe komunapër zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi.Objektivi 3.1: Ofrimi arsimit cilësor për fëmijëtMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) tani ka radhitur zhvillimin profesional të mësimdhënësvedhe të administratorëve të arsimit në mesin e prioriteteve të veta më madhore. Duke u bazuar në praktikat më tëmira dhe standardet e BE-së për mësimdhënës, janë trajnuar mbi 11,000 mësimdhënës nga ofertues të ndryshëmnë partneritet me MAShT. Me qëllim të rritjes së cilësisë në arsim është duke u zbatuar programi i Avancimit tëKualifikimit të Mësimdhënësve për ngritjen e kualifikimeve prej shkollave të larta pedagogjike dyvjeçare në nivelinbachelor, përgjatë vitit akademik 2011/2012 janë rikualifikuar 1,000 që të gjithë të diplomuar, ndërkaq në vitin2012/2013 janë në proces të rikualifikimit edhe 1,914 mësimdhënës. Që mësimdhënësit tanë të kenë njohuritë eduhura kompjuterike, MAShT ka përkrahur 12,743 mësimdhënës për të marrë pjesë në programin për shkathtësitë nëkompjuterë, Licenca Evropiane e Përdorimit të Kompjuterit (ECDL). Në procesin e licencimit të mësimdhënësve kanëaplikuar mbi 19,000 mësimdhënës dhe kanë fituar të drejtën e marrjes së licencave të karrierës, licencat e para u janëdhënë 100 mësimdhënësve.Komponenta e Zhvillimit Profesional të Mësimdhënësve nuk shihet më si proces i izoluar, por i ndërlidhurme aspektet tjera të avancuara të sistemit të licencimit, veçanërisht standardet e mësimdhënies, vlerësimit tëperformancës, monitorimin e procesit, akreditimin e programeve dhe ofrueseve të trajnimeve, etj., ndonëse politikatdhe qasja institucionale në veprimet e deritanishme është gjithëpërfshirëse, mbeten edhe më tej sfida evidente qëlidhen me kapacitetet e përgjithshme në zbatimin e gjithëpërfshirjes dhe në rritjen e cilësisë.Një tregues shumë i rëndësishëm i cili direkt reflekton mbi ngritjen e cilësisë në arsim janë rezultatet e dala ngatestet kombëtare. Vlerësimi i jashtëm i nxënësve dhe institucioneve arsimore ka vazhduar të prodhojë informacionetë vlefshme për funksionimin e sistemit arsimor, nga 32,148 nxënës të klasës së 9 vetëm 57% e tyre kanë kaluar testine provimit përderisa vetëm 54% kanë kaluar provimin e maturës. Nga këto të dhëna rezulton se kemi rënie tëkalueshmërinë së testit të klasave të 9-ta për 1% ndërsa arritshmëria në testin e maturës është në përqindjene njëjtë (54%) me vitin e kaluar. Mesatarja e pikëve të provimeve pasqyron gjendjen alarmante në sistem tëarsimit, për më tej ky fakt fuqizohet edhe më shumë me rënien e përqindjes së kalueshmërisë nga viti në vit. Është erëndësishme të theksohet se rritja e shpenzimeve publike në arsim si përqindje e BPV-së në 5% është e përafërt memesataren evropiane, por shuma aktuale është e pamjaftueshme dhe sfidon arritjen e arsimit cilësor duke pasurparasysh nevojat e sektorit të arsimit në gjendjen aktuale të zhvillimit. Kjo gjendje kërkon nevojën për rritjen epërkushtimit dhe burimeve financiare nga Qeveria për përmirësimin e cilësisë në arsim, veçanërisht masat emarra për të arritur këtë qëllim duhet të bazohen mbi të gjeturat e hulumtimeve shkencore të cilat do të duhet tëtregojnë shkakun e rezultateve dhe nivelin e cilësisë.Sa i përket gjithëpërfshirjes së fëmijëve në arsim nga viti 2011 në 2012 vërehet një rritje e lehtë e përfshirjes sëfëmijëve në parashkollor nga 5,232 respektivishtnë 5,389 fëmijë, parafillor nga 21,874 respektivisht në 21,972 fëmijëdhe fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim nga 1,179 respektivisht në 1,221 fëmijë. Edhe pse 74% e fëmijëve janë10Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIItë regjistruar në arsim parafillor, do të thotë se 26% e fëmijëve nga grupmoshat (5 deri 6) janë ende jashtë sistemit/shërbimeve të arsimit parafillor. Në rast se duam të jemi shtet konkurrent me vendet e bashkimit evropian arsimiparashkollor duhet të jetë i detyrueshëm deri më 2015 dhe për të përmbushur këtë standard duhet të zhvillohenstrategji, plane dhe aktivitete të cilat do të mundësojnë mbulim të gjithmbarshëm të arsimit parafillor në vend.Një trend pozitiv është vërejtur në indeksin e paritetit gjinor (përpjesëtimi i vajzave dhe djemve) në shkollë filloredhe të mesme. Të dhënat statistikore nuk paraqesin rritje të madhe të ndryshimit të indeksit gjinor, andaj realizimi iaktiviteteve që do të ndikonin në rritjen e përfshirjes së vajzave në sistem të arsimit veçanërisht në nivelin e mesëmjanë të nevojshme. Gjatë vitit 2012, trend pozitiv po ashtu është vërejtur në rritjen e shkallës së regjistrimit bruto nënivel të arsimit fillor që është 95% , në nivel të arsimit të mesëm të ulët100% përderisa shkalla e mbijetesës e klasës sëfundit në shkollë fillore 95%. Përpjekjet e MAShT në kontekstin e gjithpërfshirjes së fëmijëve në arsim kanë rezultuarqë 1,588 fëmijë nga radhët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian të përfundojnë shkollë joformale siçështë përcaktuar me aktet normative. Përderisa 265 fëmijë të riatdhesuar janë integruar në sistemin e rregullt tëarsimit sipas nevojave të tyre, ndërsa 104 fëmijë të riatdhesuar kanë përfunduar trajnimin jo-formal. Në linjë mepërpjekjet pozitive rritja e numrit të psikologëve të përfshirë në shkolla nga 80 në 140 është për tu përshëndetur.Segmenti që vazhdon të ndihmojë si buxhetin e familjes kosovare ashtu dhe cilësinë e arsimit mbetet shpërndarjae teksteve falas për nxënësit e arsimit të obligueshëm, gjithsej 288,378 fëmijëve apo numri total i fëmijëve tëregjistruar në arsim të obliguar, janë pajisur me tekste shkollore falas dhe për këtë aktivitet janë shpenzuar8,277,543 euro.Investimet në infrastrukturë kanë ndikuar në përmirësimin e dukshëm të kushteve të punës, dukeshtuar hapësirën shkollore dhe eliminuar ndërrimin e tretë në shkollat e Kosovës, aktualisht janë të regjistruara551 shkolla që punojnë në 2 ndërrime dhe 215 në një ndërrim, numri i madh i nxënësve për kompjuter tregon seekziston kufizim në qasjen e fëmijëve në teknologjinë informative dhe komunikim.Zhvillimet për sa i përket kurrikulave, shënojnëvazhdimin e reformimit të sistemit arsimor në përputhje me trendete arsimit në BE, në vazhdim sa më parë duhet që Fakulteti i Edukimit t`i harmonizojë kurrikulat me Kornizën eKurrikulumit të Kosovës. Zbatimi i plotë i kurrikulave do të reflektojë shumë në avancimin e të drejtave të fëmijëve,pasi parimet bazë të këtyre kurrikulave bazohen në vlerat e mirëfillta të qytetërimit demokratik.Një anë e rëndësishme për funksionimin e mirë të shkollave dhe për rritjen e performancës së tyre në të mirë tëtë gjitha grupeve të interesit, janë edhe shërbimet e inspektimit në arsim, të cilat funksionojnë në shtatë rajonet eKosovës, nën udhëheqjen e Departamentit të inspektimit në MAShT. Kapacitete e këtyre shërbimeve janë duke uavancuar, sikur që edhe detyrat e tyre janë duke u shtuar në drejtim të mbikëqyrjes që sistemi arsimor, si në aspektinpedagogjik ashtu edhe në atë admistrativo-ligjor. Rritja e inspektimit, sanksionimi i udhëheqësve të institucionevepër shkak të parregullsive, largimi nga puna i edukatorëve dhe mësimdhënësve mbi bazën e performancës së punës,përveç që do ti shërbenin zbatimit të bazës ligjorë do të ndikonin drejtpërdrejtë në cilësinë dhe gjithpërfshirjen efëmijëve në arsim, andaj kjo çështje duhet të fuqizohet me prioritet nga udhëheqësit e MAShT.Objektivi 3.2: Sigurimi i gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim<strong>Republika</strong> e Kosovës ka zhvilluar kornizë të fortë të politikave për jetësimin e të drejtave të fëmijëve me nevojatë veçanta, përfshirë kodin e etikës për qendrat burimore, U.A nr.26/2012 Kualifikimet për personelin që punon menxënësit me nevoja të veçanta, U.A nr. 07/2012, Vlerësimi profesional i fëmijëve me nevoja të veçanta edukativoarsimore,U.A. nr. 12/2012, Kriteret për zgjedhjen e asistentëve dhe instruktorëve të arsimit gjithëpërfshirës dheobligimet e tyre, duke konfirmuar përkushtimin e Qeverisë drejtë themelimit të sistemeve kualitative ku mbisundonbarazia dhe gjithëpërfshirja. Megjithatë, ende nuk janë përcaktuar standardet për arsimin e fëmijëve me nevoja tëveçanta sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionaliteteve, ndërsa janë në proces U.A për qendrat burimoredhe Plani Individual i Arsimit.Vërehet rritje e punësimit të mësimdhënëseve për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në tëgjitha nivelet e arsimit krahasuar me vitin 2011, janë 148 edukatorë special të punësuar nëpër shkollat fillore, 25 soshnë nivelin e mesëm, 8 në shkollat parafillore 8 dhe 22 në parashkollor. Janë ndërtuar 14 shkolla dhe institucioneparashkollore gjithëpërfshirëse, me ç’rastjanë punësuar 14 mësues/edukatorë mbështetës, ndërsa ka filluar zbatimii Indeksit për gjithëpërfshirje në 7 shkolla.Progres drejt ngritjes së njohurive të mësimdhënësve dhe edukatorëve mbi të drejtat dhe nevojat e fëmijëve meaftësi të kufizuara është shënuar me realizimin e trajnimeve të ndryshme. Mbi arsimin inkluziv janë trajnuar 648mësimdhënës për dallim nga viti i kaluar nuk ishte asnjë sosh, ndërsa 573 janë trajnuar mbi programet: Indeksipër gjithëpërfshirje, plani Individual i arsimit PIA, Mësimdhënia në fusha të aktiviteteve, Autizmi. Në kuadër të projektitFinlandez për mbështetje të zhvillimit të sektorit të arsimit në Kosovë janë përzgjedhë 4 shkolla model dhe 4 shkollaRaporti i Vlerësimit për fëmijë 11


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013të kontrollit, me ç’rast i tërë stafi në këto shkolla është trajnuar mbi programet: Plani Individual i Arsimit, Drejt njëshkolle efektive për të gjithë (TESFA) dhe programi për shkrim-lexim. Po ashtu janë mbajtur kurse dhe hartuartestet për shkrim lexim, testet janë zhvilluar me nxënësit e klasës së 2 dhe 3, prej të cilave kanë përfituar 3,250 fëmijë.Përkundër këtyre zhvillimeve domethënëse të theksuara nga viti paraprak, sfidë kryesore dhe alarmante mbetetmungesa e ekipeve profesionale për vlerësim të fëmijëve me nevoja të veçanta në të gjitha komunat, për më tejky shqetësim rritet edhe më shumë me shuarjen/mos funksionalizimin e 2 ekipeve të themeluara nga viti 2011.Përderisa vazhdon të jetë ende sfidë e konsiderueshme numri i vogël i kuadrit profesional dhe mbështetës, si dherealizimi dhe ndjekja e më shumë trajnimeve cilësore të standardizuara për edukatorë dhe mësimdhënës. Kapacitetete kufizuara për implementim të politikave të sipërpërmendura janë të përcjella me mungesë të intervenimevekoherente dhe të koordinuara në nivelet qendrore dhe lokale.Nga viti në vit vërehet një rritje e zbehtë e regjistrimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollë dhe që të 1,221fëmijë përfitojnë nga transporti i organizuar. Aktualisht, gjashtë nga shtatë shkollat speciale janë shndërruar nëqendrat burimore, që përveç organizimit të mësimit për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda dhe të shumëfishta,ofrojnë shërbime mbështetëse sipas nevojës së paraqitur në të gjitha shkollat e rregullta. Janë bërë përpjekjenëriorganizimin e klasëve të bashkangjitura dhe shndërrimin e tyre në dhoma e burimore me synim të integrimit tëfëmijëve me nevoja të veçanta në arsim të rregullt, megjithëse vetëm 2 klasë të arsimit fillor mund të konsiderohense janë funksionale si dhoma burimore dhe asnjë (0) klasë e arsimit të mesëm të ulët.Arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta ende financohet nga niveli qendror, procesi i decentralizimit të këtyrepërgjegjësive në komuna po përcjellët me shumë vështirësi, ky proces vazhdon të vështirësohet edhe më tejngase komunat dhe shkollat nuk kanë krijuar iniciativa të duhura për të adresuar nevojat e fëmijëve me aftësi tëkufizuara dhe nuk alokojnë buxhet për adresimin e tyre.Objektivi 3.3: Parandalimi dhe luftimi i dhunës nëpër shkollaQë të drejtat e fëmijëve të përfshihen në të gjitha politikat shtetërore dhe të koordinohen aktivitetet vendore përparandalimin e dhunës tek fëmijët si dhe të merren masa specifike për eliminimin e të gjitha formave të dhunësnë institucionet e arsimit parauniversitar, është hartuar “Protokolli për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës nëInstitucionet e Arsimit Parauniversitar”. Protokolli përcakton detyrimet, qartëson rolet dhe procedurat të institucionevepër parandalimin, identifikimin, mbledhjen e të dhënave, referimin, trajtimin, mënyrën e raportimit të dhunës ndajfëmijëve në institucionet e arsimit parauniversitar. Përcaktimi i veprimeve të cilat pritet të përforcojnë bashkëpuniminndërinstitucional dhe multidisiplinar për të mbrojtur të drejtat e fëmijës dhe për tu mbrojtur fëmijët nga dhuna.Ndër qëllimet më kryesore që adreson Protokolli është formimi i sistemit unik për grumbullimin e të dhënave mbiveprimet e dhunshme, i cili do të mundëson përdorimin e informacionit për të promovuar sigurinë në shkollë dhetë mësuarit, përcjelljen e trendit të shfaqjes së dhunës dhe ndërmarrjen e masave/veprimeve të nevojshme për tëparandaluar dhe eliminuar dhunën brenda institucioneve edukativo-arsimore.Për të parandaluar dhunën në shkolla janë realizuar aktivitete të ndryshme vetëdijësuese të cilat ndikojnë në rritjene premisave për parandalimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, përfitues së të cilave ishin fëmijët/nxënësit, ndërsa në projektin kundër dhunës janë përfshirë 416 shkolla. Përkundër përpjekjeve institucionale nëluftimin e dhunës, ajo ende po vazhdon dhe atë jo në numër të vogël, andaj duhet të bëhet më shumë për ta bërëshkollën mjedis më të sigurt për fëmijët. Këtij fenomeni padyshim që i prinë edhe mungesa e hapësirës shkolloreadekuate, numri i lartë i nxënësve në klasë, mungesa e kushteve për realizimin e aktiviteteve rekreative, përfshirja epamjaftueshme të prindërve nëpër shkolla, njohuritë e limituara të mësimdhënësve për shenjat e abuzimit dheformat e dhunës.Objektivi 3.4: Integrimi i fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimorVërehet një rritje e zbehtë e progresit dhe përpjekjeve të institucioneve qeveritare drejt integrimit të plotë tëfëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor, duke filluar me trendet pozitive nëregjistrimin në shkollë fillore dhe të mesme. Nga radhët e këtyre komuniteteve përgjatë vitit 2012 janë evidentuar50 fëmijë në institucionet parashkollore, 286 në shkollë para-fillore, 6,439 në shkollë fillore, 485 në shkollë të mesme.Duke qenë se 2.06% e popullsisë konsiderohen të jenë nga radhët e komuniteteve RAE, shifrat e përfshirjes së fëmijëvenë sistemin arsimor lënë shumë për të dëshiruar.12Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIEkziston një program provues i elementeve mësimore të kulturës dhe historisë rome si lëndë zgjedhore, nëmungesë të mësimdhënësit dhe kërkesave kjo lëndë nuk është evidentuar se është ligjëruar gjatë vitit 2012. Përdallim nga viti i kaluar nuk është pranuar asnjë kërkesë nga shkollat që mësojnë gjuhën rome si lëndë zgjedhore t’ushpërndahen tekste mësimore me elemente të historisë dhe kulturës për komunitetin rom. Vështirësitë rreth zbatimittëgjuhës rome rrjedhin si rezultat i mos alokimit të fondeve nga komunat për mësimdhënës. Që fëmijët të jenë samë pak të dëmtuar deri në tejkalimin e sfidave të hasura në sistem të arsimit, janë organizuar seminare dhe trajnimepër arsimtarët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egiptian si dhe arsimtarë të cilët punojnë me nxënës të këtyrekomuniteve lidhur me respektimin e diversitetit, të drejtat e fëmijëve dhe njeriut, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimitprind – arsimtar. Tutje, në komunën e Prizrenit është mbajtur seminari mbi përdorimin e tekstit shkollor për klasën e3-të me mësimdhënësit që ligjërojnë lëndën e gjuhës Shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare.Pengesa që pengojnë rritjen e përfshirjes së fëmijëve të komunitetit RAE në sistemin e arsimit janë të ndryshme,duke filluar nga niveli i ulët i arsimit të familjeve të tyre, martesat e hershme si dhe kushtet sociale dhe ekonomikeqë detyrojnë fëmijët të punojnë. Për të përfunduar shkollimin fëmijët e komuniteteve RAE përkrahen në forma tëndryshme, gjatë vitit 2012 me ndihmën e Komisionit Europian përmes KFOS gjithsej 74 vajza kanë përfunduarkursin shkrim/lexim, 200 bursa u janë ndarë nxënësve të shkollës së mesme ndërsa 70 bursa për studentët.Përderisa kuotat në universitetet publike janë të rezervuara për studentët nga radhët e komuniteteve RAE. Meqëllim të përmirësimit të vijueshmërisë së fëmijëve të komuniteteve RAE në arsim dhe rritjen e performancës së tyrenë mësimnxënie, është zbatuar projekti“Forcimi i komuniteteve RAE në Fushë Kosovë” nga ky projekt kanë përfituar270 fëmijë.Përgjatë vitit nuk kanë munguar aktivitetet dhe përpjekjet institucionale për integrimin e komuniteteve Rom, Ashkalidhe Egjiptian në shoqëri në përgjithësi, e veçanërisht në sistemin e arsimit parauniversitar. Në këtë drejtim ështërealizuar një fushatë për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë dhe vlerën e arsimimit për komuniteteve RAE, MAShTka shënuar 8 prillin “ditën e romëve” me një seancë solemne në komunën e Prizrenit në të cilën ishin prezent drejtorëte DKA, drejtorët e shkollave fillore, arsimtarë, nxënës, organizata jo-qeveritare, lider politikë nga komuniteti rom, mekëtë rast janë nda mirënjohje për tre nxënësit më të mirë në hartimin eseve me temën “Unë dhe vendi im”.Edhe pse në përgjithësi numri i tyre është në rritje, përfshirja e këtyre komuniteteve në parashkollor, parafillordhe shkollë të mesme, është e kufizuarBurim: Ministria e Arsimit (MAShT) 2012Objektivi 3.5: Parandalimi dhe reagimi ndaj braktisjes së shkollimitEdhe gjatë vitit 2012 Qeveria është munduar që të adresojë çështjen e parandalimit të braktisjes së shkollimit ngafëmijët në mënyra të ndryshme, duke siguruar transportin falas përveç për nxënësit me aftësi të kufizuara edhe përfëmijët që shkollën e kanë 4 km larg shtëpisë së banimit, ndarjen e teksteve mësimore falas për të gjithë nxënësit qëvijojnë arsimin e obliguar, lirimi nga pagesa e arsimit joformal të rasteve sociale, ndarja e bursave për fëmijë në nevojësociale, si rezultat i këtyre veprimeve konsiderohet të ndikohet në uljen e numrit të fëmijëve që braktisin shkollimin.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 13


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Gjatë vitit 2012, gjithsej 1,339 ( 0.46%) fëmijë kanë braktisur shkollën fillore dhe atë të mesme të ultë(kl.1-9) prejtyre 695 (51%) ishin meshkuj dhe 644 ( 48%) femra, përderisa 2,642 (2.5%) fëmijë kanë lënë shkollën në arsimin emesëm të lartë prej tyre 1,877 ( 71%) meshkuj dhe 765 ( 25.54%) femra. Bazuar në të dhëna vërehet rritje e numrittë braktisjes së shkollimit për 846 dhe rënie e numrit të fëmijëve të riintegruar në arsim për 25 për dallim nga vitii kaluar, që do të thotë se gjithsej 3,981 fëmijë kanë braktisur shkollën, prej tyre vetëm 28 janë riintegruarnë sistemine arsimit nga niveli parafillor dhe asnjë nga shkolla e mesme. Shkalla e braktisjes së shkollimit është dy herë me e lartënë shkollimin e mesëm, sa i përket indeksit gjinor ai ndryshon për kah niveli i arsimit ku dallimet gjinore janë më tëlarta në shkollën e mesme, me ç’rast është evidentuar se braktisja e shkollimit nga meshkujt është rreth tri herë mëe larte se sa tek femrat. Fakti se shkalla bruto e regjistrimit ka rënë në nivelin e arsimit të mesëm të lartë, dëshmohetnga fakti se fëmijët braktisin shkollimin gjatë kalimit nga arsimi i mesëm i ulët në atë të lartë si dhe gjatë arsimit tëmesëm të lartë.Gjërat vështirësohen tutje me mos emërimin e udhëheqësit të Grupit Punues për trajtim të problemit të braktisjessë shkollës nga nxënësit në nivel qëndror, veprim ky që ka pamundësuar funksionimin dhe përmbushjen e mandatite tij sipas vendimit për themelim. UA për Krijimin dhe fuqizimin e ekipeve për parandalim dhe reagim ndaj braktisjesdhe mosregjistrimit (EPRBM) për arsimin e obliguar, është një bazë e mirë normative që rregullon reagimin ndajkëtij fenomeni. Andaj, ka filluar themelimi i ekipeve siç parashihet në U.A të cilat duhet të funksionojnë në nivelshkolle dhe komuna. Këto ekipe, kanë përgjegjësi të merren me parandalimin dhe reagimin ndaj braktisjes së mësimitnga nxënësit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, parandalimin e ndërprerjes së mësimit të rregullt dheproblemin e mosregjistrimit të fëmijëve, duke qenë se në përbërjen e tyre ekipet ne nivel shkolle kanë përfaqësuestënxënësve, prindërve, mësimdhënësve, drejtorisë së shkollës, ndërsa në nivel komune janë përfaqësues të prindërve,mësimdhënësve, nxënësve, drejtorive të shkollave, EPRBM të nivelit të shkollave si dhe ekspertë të institucioneve/organizatave qeveritare dhe joqeveritare që punojnë me fëmijë; me funksionalizimin e plotë të tyre parashihet tëndërtohet një armatë e tërë që do të luftojnë fuqishëm braktisjen në të ardhmen dhe një herë e mirë do të rregullohetreagimi institucional ndaj këtij fenomeni.Braktisja shkollimit në nivelin e mesëm të lartë është tri herëmë e lartë te djemtë sesa te femrat2,000# i nxënësve dhe momenti i braktisjes1,7501,5001,2501,0007505002500MFFillor dhe i mesëm i ulëti mesëm i lartëBurim: Të dhënat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, 2012Pengesat drejt mënjanimit të këtij fenomeni aktualisht janë mjaftë të mëdha të cilat ndërlidhen me trajtiminefikas të problemit të braktisjes dhe mundësitë e veprimeve ndërsektoriale për identifikimin dhe intervenimine duhur ndaj rasteve të braktisjes së shkollimit nga niveli qendror dhe lokal. Sipas të dhënave rezulton se përpjekjetpër parandalimin e braktisjes së shkollimit nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe të duhurat andaj duhet të bëhetmë shumë në aspektin thelbësor për të parandaluar dhe trajtuar këtë fenomen, duke mundësuar realizimin e tëdrejtës në arsim për të gjithë fëmijët.14Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIObjektivi 3.6: Rritja e përfshirjes së fëmijëve në institucionet parashkolloreNjë ndër të arriturat e MAShT është publikimi i standardeve për zhvillim dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme,duke pasuar me hartimin e shtatë moduleve të bazuara në fushat zhvillimore të standardeve 0-6 vjeç dhepilotimin e tyre në 4 komuna duke përfshirë stafin e institucioneve parashkollore të të gjitha grup-moshave. Si pjesëe hartimit te dokumentacionit pedagogjik për institucionet parashkollore, ka qenë hartimi i dy ditarëve të rinj, njëripër edukimin parashkollor dhe njëri për klasën para-fillore, pastaj rishikimi i kurrikulumit për fëmijët e moshës 3-6dhe 0-6 vjeçare; paketa komplete e udhëzuesve për ambientin fizik në arsimin parashkollor; përmbajtja e programitpër arsim të hershëm. Përkundër këtyre të arriturave, të gjeturat e dala nga raportet e monitorimit tregojnë se gjendjane teren nuk është në nivelin e kënaqshëm, vetëm 43 shkolla kanë integruar standardet e arsimit parashkollor,theksojnë nevojën për rritjen e përpjekjeveinstitucionale, marrja e masave të nevojshme të cilat do të ndikojnëdrejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë në edukimin parashkollorë, duke mundësuar zhvillimin e potencialit të plotë tëfëmijës, dhuntive, aftësive mendore dhe fizike të tyre. Duke synuar rritjen e përfshirjes së fëmijëve në institucionetparashkollore dhe ofrimin e sigurisë së tyre sipas standardeve, ka filluar procesi i licencimit të institucioneveparashkollore nga 71 sosh sa kanë aplikuar vetëm 6 prej tyre janë licencuar, ndërsa procesi i vlerësimit për licencimdo të vazhdojë edhe në 2013.Në relacion me regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore gjendja pothuajse nuk ka lëvizur fare nga viti2011, duke evidentuar një rritje të lehtë të regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore, respektivisht5,389. Ky regjistrim i kufizuar pa dyshim që sfidon arritjen e arsimit universal në parashkollor për të gjithë fëmijëtnë Kosovë.Megjithatë shifrat mund të mos e tregojnë realitetin, ngase nuk paraqesin numrin e fëmijëve të përfshirë nëinstitucione parashkollore private, vetëm në 71 sosh janë të regjistruar 1,370 fëmijë. Situatë jo e kënaqshme vazhdontë jetë edhe përfshirja e ulët e fëmijëve në arsimin parafillorë ku mbi 26% e fëmijëve nga grupmoshat 5-6 rezultojnëtë jenë jashtë shërbimeve të arsimit parafillor. Mbi bazën e këtyre të gjeturave rezulton e nevojshme realizimi iveprimeve që mundësojnë arritjen e shtrirjes së gjithmbarshëm të arsimit parafillor.Mungesa e infrastrukturës përkeqëson gjërat tutje, vetëm 24 komuna (63%) kanë së paku një parashkollor, vetëm87 edukatore janë aftësuar për zbatimin e Standardeve mbi Zhvillimin e të Mësuarit të Hershëm. Përderisa sfidëdomethënëse në ofrimin e cilësisë për fëmijë që përfitojnë nga këto shërbime mbetet rikualifikimi i edukatoreve qëpunojnë me grup-moshën 0-3 vjeç dhe cilësia e përgatitjes profesionale të edukatoreve në Fakultetin e Edukimit.Në kuadër të përmirësimit të punës në institucionet parashkollore janë ngritur mundësitë për përfshirje më tëmadhe të fëmijëve duke krijuar kushte më optimale, përveç hapjes së klasëve parashkollore në shumicën eklasave parafillore të shkollave të reja, në komunën e Deçanit dhe Prishtinës janë themeluar dy institucionetë reja parashkollore me partneritet publiko-privat, MAShT ka shpërndarë inventar për mobilimin e 12 klasavepara-fillore, 15 institucioneve parashkollore në përputhje me standardet ndërkombëtare të përcaktuara për këtogrupmosha. Aktualisht janë 32 qendra me bazë në komunitet që kryesisht për funksionimin e tyre përkrahen ngadonatorët dhe kanë për qëllim përkrahjen e arsimit në fëmijërinë e hershme. Për rritjen e vetëdijes mbi rëndësinë einvestimit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme është realizuar fushata me moton “Ylli Yt”, seanca parlamentare përfëmijërinë e hershme, emisione televizive etj.Ndarja e fondeve të pamjaftueshme për regjistrimin e plotë në parashkollor në nivelin komunal, numri i vogëli institucioneve ekzistuese parashkollore, mungesën e kuadrit akademik në edukimin parashkollor, shërbimetprofesionale nën nivelin e kërkuarsipas normave ndërkombëtare, ushqyeshmëria e fëmijëve në këto institucionenuk përmbushë cilësinë e kërkuar për zhvillimin dhe formimin e shëndetshëm të fëmijëve, shkollarizimi i edukimitparashkollor (parafillor), janë disa nga sfidat dhe parregullësitë që duhet të tejkalohen sa më parë që të jetë emundur.Çalimet, ngecjet dhe sfidat në përfshirjen e fëmijëve në edukim parashkollor nuk janë të pakta, andaj kërkohet qëurgjentisht të merren masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, politikat e hartuara dhe standardetndërkombëtare për garantimin e zhvillimit të fëmijëve nëfëmijërinë e hershme, në formimin e inteligjencës,personalitetit dhe sjelljeve sociale. Këto masa përveçse do të ndikojnë në zhvillimin e intelektit të fëmijëve ato rrisinvijueshmërinë në arsimin parashkollor dhe pregadisin fëmijët për vijimin e shkollës së rregullt.Objektivi 3.7: Krijimi i mekanizmave për ofrimin e përkrahjes për fëmijët e talentuarEkziston infrastruktura ligjore për fëmijët e talentuar, përderisa kurrikulumi u jep fëmijëve më shumë hapësirëpër programet shtesë dhe për të mësuar gjërat që janë në interes të fëmijëve, mirëpo zbatimi i tyre në tërësi hasë nëpengesë në mungesë të buxhetit dhe neglizhencën nga institucionet përkatëse për të fuqizuar këtë kategori tëfëmijëve. Fakti se MAShT ka marrë vendim për avancimin e vetëm 2 fëmijëve gjatë vitit 2012, përderisa avancimiRaporti i Vlerësimit për fëmijë 15


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013nënkupton kalimin prej një klase në një apo dy klasë më përpara, duke mos ofruar asnjë përkrahje tjetër dëshmonlënien anash dhe mos ofrimin e përkrahjes adekuate të talenteve tërijnë. Ndërsa në nivel komunal kryesishtpërkrahen fëmijët e familjeve në nevojë sociale por që kanë sukses të shkëlqyeshëm, në varësi të buxhetit tëdisponueshëm përkrahen edhe raste të caktuara. Aktualisht, identifikimi kryesor i fëmijëve të talentuar bëhetpërmes garave të diturisë.Qendra ENCOMPASS, me përkrahje të MAShT është duke zbatuar projektin ATOMI, që ka për qëllim identifikimindhe përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe synon përfshirjen e nxënësve prej klasës VIIIderi XII nga të gjitha shkollat e Kosovës. Janë përzgjedhur 500 nxënësit më të mirë, të cilëve do t’u ofrohen shërbimetë ndryshme profesionale dhe shërbime të këshillimit, prej tyre nga procesi tjetër i seleksionimit do të përzgjidhen50 nxënësit më të mirë, të cilëve synohet që t’ju sigurohet këshillim dhe përcjellje e vazhdueshme, mentorim ngaprofesionistët, qasje në literaturë të avancuar, shkollë verore me kurse të avancuara, avancim në shkollim, vizitastudimore, bursa për studime, etj.16Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIRekomandimet për sektorin e arsimit:• Kosova ka nevojë për të zhvilluar strategji, plane dhe aktivitete të cilat do të përdoren për të arritur një mbulim tëgjithmbarshëm të arsimit parafillor;• Të mbështeten DKA-të nëpërmjet të ndërtimit të kapaciteteve për menaxhimin e sistemit të arsimit në komuna;• Të përforcohet sistemi i menaxhimit të informacioneve në arsim dhe ai i vlerësimit të jashtëm dhe të brendshëm;• Përcaktimi i standardeve për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta sipas Klasifikimit Ndërkombëtar tëFunksionalitetit;• Rritja e numrit të stafit profesional dhe atij mbështetës për punën me fëmijë me nevoja të veçanta si dhe ngritjae kapaciteteve të zyrtarëve në kuadër të DKA në komuna lidhur me arsimin gjithpërfshirës;• Monitorimi i zbatimit të Planit Individual të Arsimit;• Të krijohen dhe funksionalizohen mekanizmat për vlerësimin profesional dhe edukativ të fëmijëve me nevoja tëveçanta, si Ekipet Vlerësuese dhe Mbështetëse (EVM) në komuna;• Aprovimi i Protokollit për parandalimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar dhe hartimi i manualitpër zbatimin e protokollit;• Ngritja e kapaciteteve në zbatimin e protokollit kundër dhunës në shkolla, si dhe monitorimi i zbatimit tëlegjislacionit dhe protokollit kundër dhunës në shkolla;• Marrja e masave të nevojshme për identifikimin dhe riintegrimin e fëmijëve që kanë braktisur shkollimin në arsim;• Të zbatohet plotësisht U.A krijimi dhe fuqizimi i ekipeve për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes dhemosregjistrimit në arsimin e obliguar/ të monitorohet puna e këtyre ekipeve dhe efekti i tyre në trajtimin ebraktisjes së shkollimit;• Funksionalizimi i Grupit të Punës Qeveritar sipas vendimit për themelim, zbatimi dhe shqyrtimi në vazhdimësi iPlanit të veprimit kundër braktisjes së shkollimit nga nxënësit, dhe raportimi mbi zbatimin e tij;• Ndërtimi i institucioneve parashkollore të reja, qoftë përmes investimit publik ose partneriteti publik-privat,sidomos në komunat ku nuk ka fare institucione publike;• Hapja e klasave të reja para-fillore;• Rikualifikimi i edukatoreve që punojnë me fëmijët e moshës 0-3 vjeç;• Licencimi i institucioneve parashkollore private;• Të vazhdohet me zhvillimin e kapaciteteve profesionale të edukatorëve të arsimit në fëmijërinë e hershme përfëmijët e moshës 0-6 vjeçare dhe zbatimi i standardeve në fjalë;• Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parafillor/parashkollor, duke shfrytëzuar sa më shumë formaalternative të edukimit parashkollor dhe duke inkurajuar nismat private;• Hartimi i Kurrikulës së edukimit parashkollor dhe rishikimi i kurrikulës aktuale për moshën 3-6 vjeç në harmonizimme Kornizën e re të Kurrikulës së Kosovës.• Inspektimi i kualitetit të ushqimit, higjienës në institucionet parashkollore dhe sigurimi që ato janë në përputhjeme nevojat për zhvillimin dhe formimin e shëndetshëm të fëmijëve;• Komunat dhe shkollat të shtojnë vëmendjen në identifikimin talentëve dhe realizimin e programeve të nevojshmepër avancimin e tyre;• Rritja e fondeve për përkrahjen e talenteve në vazhdimësi, nëpërmjet bursave shkollore, aktiviteteve garuese,mësimit shtesë etj.• Mesatarja e pikëve të provimit në fund të klasës 9 dhe të provimit të maturës është në rënie, andaj urgjentishtduhet të hulumtohet nëse provimi është tepër i vështirë, nëse ai ndërlidhet me materialin mësimor apo ështëthjesht cilësia e mësimdhënies së ultë që po krijon kuadro të dobët dhe kjo çështje duhet të jetë prioritet i MAShT;• Rritja e përfshirjes së komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane në arsimin universitar si dhe të punësohetpersoneli i nevojshëm për të mbajtur mësim në gjuhën rome në nivelin parauniversitar;• Të punohet në ngritjen e vetëdijes së komuniteteve RAE mbi rëndësinë e arsimimit të fëmijëve;• Grumbullimi i të dhënave të dhëna të ndara/zbërthyera mbi braktisjen e shkollimit për komunitetet RAE;Raporti i Vlerësimit për fëmijë 17


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013SEKTORI I SHËNDETËSISË(87% d.m.th. u raportuan 110/127 treguesit)Një ndër zgjidhjet më thelbësore të sfidave shtetërore, përfshirë ato ekonomike, shoqërore dhe të zhvillimit nëpërgjithësi, është sigurimi i mirëqenies dhe mbijetesës së nënave dhe fëmijëve. Konventa për të Drejtat e Fëmijës nënenin 24 thekson se: “shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa më të mirëdhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe riaftësimin e shëndetit. Duke siguruar që asnjëfëmiu të mos i mohohet e drejta për të pasur këto shërbime të kujdesit shëndetësor, si dhe nënave të ju ofrohetkujdesi i duhur para dhe pas lindjes”. E drejta e fëmijës për mbijetesë dhe zhvillim të shëndetshëm është e përcaktuaredhe në legjislacionin vendorë, që garantojnë sistem jo-diskriminues, barazi, cilësi, ndershmëri, përgjegjësi dhegjithëpërfshirje, politika këto që janë të përafruara me standardet ndërkombëtare. Janë hartuar dhe zyrtarizuarUdhërrëfyesit dhe Protokollet Klinike: Parandalimi i transmetimit i HIV/AIDS nga nëna në foshnje; MISF-Menaxhimi iintegruar i sëmundjeve të fëmijëve; Menaxhimi i foshnjave me peshë të ulët dhe të lindura para kohe.Megjithatë, përkundër përmirësimeve të vogla të evidentuara në vitin 2012, sektori i shëndetësisë mbetet një prejsektorëve të shërbimit publik më të cenueshëm në Republikën e Kosovës. Mungesa e të dhënave të besueshmedhe unike shëndetësore akoma mbetet një çështje kritike, deri në funksionalizimin e plotë të Sistemit të InformimitShëndetësorë të dhënat e derivuara mbi treguesit e sektorit të shëndetësisë duhet të merren me rezervë ngaseekzistojnë dallime mbi të dhënat e raportuara në mes të institucioneve të ndryshme publike, mungojnë të dhënatnga sektori privat, etj. Duke qenë se dita ditës sistemi i informimit shëndetësor është duke u konsoliduar është erëndësishme që në vazhdimësi institucionet relevante të mbështeten në përmirësimin e kapaciteteve në këtë drejtim.Bazuar në të dhëna të disponueshme mbi treguesit për gjendjen e fëmijëve në luftën kundër varfërisë, luftimine kequshqyerjes, ofrimin e kujdesit cilësor shëndetësor, paraqesin gjendjen shqetësuese dhe mjaft serioze qëdominon në shëndetin publik, si dhe nevojën imediate për të prioritizuar dhe përshpejtuar përpjekjet institucionalenë përmirësimin e së paku nevojave themelore në këtë sektor. Po ashtu, treguesit mbi cilësinë e shëndetit dhe tëushqyerit janë mjaftë prapa në krahasim me shtetet fqinje dhe mesatares së shteteve europiane.Objektivi 4.1: Ruajtja dhe përparimi i gjendjes shëndetësore të shtatzënës, të porsalindurit dhe fëmijës së vogëlDuke qenë se ka filluar të funksionalizohet sistemi i informimit shëndetësor, këtë vit IKSHPK /MSH ka arriturtë raportojë të dhënat që korrespondojnë me të dhënat e vitit 2012, e që njëkohësisht pasqyron një të arritur tëkëtij dikasteri, vonesat e shkaktuara në publikimin e të dhënave janë si pasojë e mos bashkëpunimit të mirëfilltëme komunat e banuara me shumicë serbe (Leposaviç, Zutin Potok, Graçanicë, Lapnasellë dhe Shtërpcë) si dhe ngainstitucionet private. Ministria e Shëndetësisë ka arritur të vë në funksion modulin e statistikave shëndetësore nënivel te institucioneve, ka vënë në funksion modulin e Stokut farmaceutik dhe modulin e burimeve njerëzore. Mirëpo,mos funksionalizimi dhe unifikimi i plotë i të dhënave në sistem shëndetësor pamundëson pasqyrimin e qartëdhe real të situatës së përgjithshme shëndetësore, e që njëkohësisht paraqet pengesa edhe në marrjen e masavetë nevojshme për ndërhyrje. Megjithatë, gjendja e përgjithshme shëndetësore në kuptim të ngritjes së cilësisë ështëpothuajse e njëjtë me atë të vitit paraprak.Hartimi i ligjit të shëndetësisë dhe ligji i duhanit në përputhje me standardet ndërkombëtarepo ashtu është njëe arritur e theksuar që me zbatimin e tyre pritet të ndikohet në ruajtjen e gjendjes shëndetësore të shtatzënës, tëporsalindurit dhe të fëmijës së vogël. Baza ligjore për nxitjen, mbrojtjen dhe promovimin e të ushqyerit me qumështgjiri është në përputhje me standardet ndërkombëtare, mirëpo aktualisht sistemi nuk mundëson gjenerimin etreguesit mbi numrin e lehonave që ushqejnë foshnjet me gji në maternitet në baza rutinore. Edhe pse të dhënatlidhur me gjidhënien janë të limituara konsiderohet se mbi 64% e fëmijëve deri në 6 muaj ushqehen ekskluzivishtme qumësht gjiri. Me qëllim të informimit publikdhe nxitjes së masave preventive e promovuese në përparimin ekulturës shëndetësore të fëmijëve dhe prindërve është shënuar java e të ushqyerit me qumësht gjiri, shënimi i ditësbotërore të infermierisë dhe të mamive, dhe shënimi i Ditës botërore të HIV/AIDS.Evidentohet një lëvizje e numrit të punëtorëve shëndetësor, këtë vit kemi rritje të numrit të infermiereve dheneonatologëve, prej 783 në 833, respektivisht 28 në 36. Përderisa është zvogëluar numri i gjinekologëve dhepediatërve, prej 185 në 165, respektivisht 194 në 141. Është për tu vlerësuar lartë që 28,525 të grave shtatzëna kanëlindur nën përkujdesjen e personelit të kualifikuar shëndetësor dhe kanë lindur në institucione shëndetësore.Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 13,092 lindje, prej të cilave 10,125 kanë qenë lindjenormale dhe 2,967 lindje cezariane. Përderisa është brengosëse treguesi se prej tyre vetëm 3,954 apo 14.3% kanëpranuar katër apo më shumë vizita antenatale nga personeli i kualifikuar shëndetësor gjatë shtatzënisë, kjo tregon që18Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIcilësia dhe qasja në kujdesin e para lindjes nuk është e kënaqshme, ndërsa janë raportuar 841 abortime, të dhënat nëfjalë mund të mos jenë të sakta ngase mungojnë të dhënat e institucioneve private, e që kohëve të fundit ështëvërejtur se gratë shtatzëna po i bëjnë vizitat antenatela më tepër në këto institucione. Autopsia iu është bërë 16rasteve të vdekjeve të fëmijëve prej të cilave 3 raste kanë qenë foshnje të porsalindura.Sistemi i imunizimit të fëmijëve është tejet funksional nga 28,501 fëmijë, 27,500 prej tyre janë të vaksinuar meMMR dhe DPT 3, duke mbuluar kështu mbi 96% të fëmijëve. Ndërsa, 911,290 shërbime shëndetësore u janë ofruarfëmijëve nga 0-14 vjeç, 667 raste në përgjithësi janë përkrahur për trajtim jashtë vendi, prej të cilave nuk dihet numrii saktë i fëmijëve që kanë pranuar këtë përkrahje.“Fletorja e shtatzënës”dhe “Fletorja për shëndetin e fëmijës”janë në dispozicion në të gjitha maternitetet të cilat janë shpërndarë në vazhdimësi, mirëpo është e nevojshmefuqizimi i mbikëqyrjes së plotësimit të tyre nga stafi përkatës.Ruajtja dhe përparimi i gjendjes shëndetësore të shtatzënës, ofrohet edhe në tri Qendra për Mirëqenien e Gruasnë Kosovë, si: Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Në këto qendra ofrohen shërbimet mbi ruajtjen e shëndetit riprodhues,si: kujdesi antenatal, planifikimi familjar, parandalimi i dhunës ndaj femrës dhe fëmijës, parandalimi i infeksioneveseksualisht të transmetueshme dhe HIV/AIDS. Në këto qendra punojnë 17 infermiere.Për ti kontribuar ngritjes së cilësisë në sektorin e shëndetësisë është punuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzorenë shëndetësi, për këtë qëllim përmes marrëveshjeve ndërshtetërore është realizuar trajnim profesional tremujorpër 19 punëtor shëndetësor, në këtë kuadër përveç tjerash kanë përfituar të interesuarit në laparaskopinë e fëmijëvedhe neonatologji. Në kuadër të planeve për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional, konkretisht në Kujdesin ParësorShëndetësor janë trajnuar 1,060 infermier dhe mami. Po ashtu, me mbështetjen e donatorëve janë realizuarimpiantet kokleare tek fëmijët në ORL në vlerë prej 250,000 euro; sistemi i monitorimit në Klinikën Pediatrisë nëvlerë 200.00 dollarë dhe Emergjenca pediatrike është ndërtuar nga projekti i AIHA (American International HealthAlliance) në bashkëpunim me Ministrin e Shёndetёsisё.Objektivi 4.2: Ulja e vdekshmërisë te të posalindurit, fëmijëve dhe fëmijëve gjerë në moshën 5 vjeçareËshtë në përmirësim e sipër zhvillimi i kujdesit shëndetësor nëofrimin e hapësirave dhe gjasave më të larta përlindje të sigurt, këto zhvillime pozitive vërehen në rënien e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve.Vdekshmëria perinatale ka shënuar rënie nga 29 ‰ sa ka qenë në vitin 2000, deri në17.34‰ për vitin 2012. Shkallae vdekshmërisë neonatale dhe shkalla e vdekshmërisë post neonatale janë në rënie nga viti 2011 në 2012, prej 6.4‰në 2.2‰, respektivisht prej 1.6‰ në 1.1‰. Ndërsa numri i vdekshmërisë së foshnjeve dhe fëmijëve nën moshën5 vjeçare nga viti 2011 në 2012 është në rritje, prej 274 apo 8.1‰ në 337 apo 9.8‰, respektivisht nga 345 apo2.5‰ në 399 apo 2.9‰.Të dhënat e raportuara mund të mos paraqesin realitetin e sistemit shëndetësor për disa arsye, ndër to mungesae sistemit të mirëfilltë të raportimit tё tё dhënave nga vitet paraprake dhe mos regjistrimi i fenomeneve apoçështje të tjera. Sidoqoftë, edhe pse shifet një lëvizje pozitive në këtë drejtim, megjithatë këto shifra paraqesinnjë gjendje jo të mirë të sistemit shëndetësor në vend dhe kërkojnë marrjen e masave të nevojshme konkretedhe të menjëhershme. MSh është duke punuar në uljen e vdekshmёrisё së fёmijёve nё Kosovë, angazhime këtoqë ndërlidhen drejtpërdrejtë me zbatimin e objektivave të mijëvjeçarit, duke organizuar tryezën e rrumbullakët përvdekshmërinë e foshnjave në Kosovë dhe iniciativën për hartimin e planit për uljen e vdekshmërisë së fëmijëve. Nëkuptim të përforcimit dhe përkrahjes së Zyrës për shëndetin e nënës dhe fëmijës, janë mbajtur 5 takime koordinueserreth shëndetit riprodhues, por puna vazhdon të kryhet vetëm nga një zyrtar i vetëm i kësaj njësie.Objektivi 4.3: Ulja e vdekshmërisë dhe e pasojave nga lëndimet te fëmijët;Janë 16 raste të fëmijëve të përfunduara me fatalitet dhe 1.271 raste të shkaktuar nga aksidentet dhe lëndimet. Qënga 2005 kur është realizuar hulumtimi mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve pediatrike në Kosovë nga MShnë bashkëpunim me IShP-në, OBSh-në dhe zyrën italiane Burllo Garafollo, ende nuk është bërë asnjë lëvizje nëkëtë drejtim si pasojë e mos ndarjes së buxhetit për këtë çështje edhe pse një hulumtim me përmasa të tillarekomandohet të realizohet çdo 3 vite. Mos marrja e masave të nevojshme nga MSh në përputhje me të gjeturatdhe rekomandimet e dala nga raportime me anë të të cilave parashihet të ndikohet në përmirësimin e cilësisë sëkëtyre shërbimeve të cilat do të duhej të ndikojnë në uljen e incidencës së sëmundjeve dhe vdekjeve në mesin efëmijëve, mund të tregoj edhe përkushtimin e MSh në përmbushjen e këtij objektivi. Po ashtu Plani kombëtar përparandalimin e sëmundjeve ende nuk është finalizuar, me hyrjen në fuqi të tij mund të pritet të krijohet arkitekturae nevojshme për të trajtuar këtë problem.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 19


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Objektivi 4.4: Përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore dhe cilësisë për të gjithë fëmijët pa diskriminimInvestimet relativisht të ulëta në sektorin e shëndetësisë (nën 3% të BPV-së), kostoja e shërbimit dhe qasja evështirë në shërbimet adekuate, ka bërë që qasja në shërbimet shëndetësore të vështirësohet nga shumë barrierapër kosovarët e rëndomtë dhe trajtimi shëndetësor jashtë vendit të shndërrohet në fenomen për qytetarët e pasur.Shpenzimet e larta nga xhepi ndikojnë në mënyrë disproporcionale personat më të varfër dhe grupet tjera tërrezikuara, përfshirë fëmijët.Sipas të dhënave nga Raporti i Zhvillimit Njerëzor të UNDP 2010, ndarja buxhetore për kujdesin shëndetësor nëKosovë është 35 gjerë 45 euro për kokë banori, e që njëherit është tri deri nëpesë herë më e vogël në krahasimme vendet fqinje. Mos buxhetimi sipas nevojave të këtij sektori ndikon jo vetën në ofrimin e shërbimeve jo cilësorepor edhe në ngecje gjatë zbatimit të reformave institucionale dhe ligjore të miratuara nga Qeveria e Republikës sëKosovës.Me qëllim të ngritjes dhe shpërndarjes së barabartë të kapaciteteve njerëzore profesionale në institucionete sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës është vazhduar me funksionalizimin e plotë të shërbimevekirurgjike dhe gjinekologjike – obstetrike gjatë njëzet e katër (24) orëve në Spitalin Rajonal të Mitrovicësnëpërmjet angazhimit të kuadrove specialistike nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Edhe përkundër këtyrepërpjekjeve numri i pediatërve (165), i gjinekologëve (184) dhe neonatologëve (34) është i pamjaftueshëm,shpërndarja e profesionistëve vazhdon të mos jetë e drejtë dhe kjo rëndohet tutje nga fakti se në shumë viserurale, doktori nuk është prezent për çdo ditë. Duke synuar ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore janëkryer gjithsej 299 inspektime, prej tyre janë marra masa ndëshkuese ndaj 18 subjekteve.Në vitin 2008 është detektuar numri i fëmijëve të komuniteteve RAE të pavaksinuar, në këtë linjë është hartuar planipër vaksinim të fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe në vazhdimësi është duke u punuar qëtë arrihet vaksinimi i të gjithë fëmijëve të evidentuar duke bërë vaksinimin plotësues me të gjitha vaksinat sipaskalendarit të rregullt të vaksinimit në varshmëri nga mosha. Aktiviteti nuk do të përfundoj deri sa të kemi 100%shkallën e mbulimit të imunizimit tek këto komunitete. Aktualisht jo të gjithë fëmijët e planifikuar janë përfshirënë vaksinim, janë dy elemente që pengojnë në përfshirjen më të lartë të fëmijëve me vaksinim si lëvizja evazhdueshme e komuniteteve RAE dhe shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore serbe.Lidhur me vetëdijesimin e komuniteteve RAEmbi rreziqet shëndetësore të kontaminimit me plumb (Pb) përkomunitetet e ekspozuara në Mitrovicë janë realizuar aktivitete të cilësuara si të domosdoshme që ndikojnë nëparandalimin e ekspozimit. Është përfunduar raporti vlerësues mbi shkallën e kontaminimit 2012, i cili paraqetvlerësimin e situatës në teren. Gjithsej janë marrë 302 mostra të gjakut kapilar dhe mostra të gjakut venoz dhe janëtestuar 85 fëmijë të komuniteteve RAE, si dhe është siguruar terapi e mjaftueshme për trajtimin e personave menivele të ngritur të Pb BI 45cg/dl. Integrimi i komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në sistemin shëndetësorështë përmirësuar përmes ofrimit të vazhdueshëm të shërbimeve, megjithatë specifika e problematikës sëparandalimit, mostrimit, trajtimit dhe përcjellës së nivelit të Pb në gjak duhet të vazhdoj edhe në vitin 2013. Mungoninfrastruktura adekuate për qasje pa barriera të fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet shëndetësore.IKShP në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm organizon trajnime që ndikon në ngritjen e vetëdijes së punonjësvetë shkollës dhe atyre që punojnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore rreth kujdesit primar dhe parandalim tëabuzimit të fëmijëve, fatkeqësisht jo të gjitha shkollat kanëtë integruara shërbimet shëndetësore.Objektivi 4.5: Nxitja dhe përkrahja e pjesëmarrjes aktive të fëmijëve dhe të rinjve në krijimin, zbatimin dhepërcjelljen e programeve dhe të masave preventive për shëndetinLidhur me edukimin dhe problemet shëndetësore si dhe masat mbrojtëse të ndërlidhura me: rëndësinë e ushqimit tëshëndoshë, aktivitetit fizik, higjiena, prevenimit të kariesit, të këqijat nga konsumi i duhanit, alkoolit, janë realizuaraktivitete të ndryshme vetëdijësuese. Në këtë drejtim janë realizuar kampanja mediale, shpërndarja e 30,000materialeve mbi rëndësinë e shëndetit, realizimi i 88 ligjëratave, shpërndarja e rreth 20,000 fletëpalosjeve përprindësi të mirë, etj. Kryesisht nga këto aktivitete përfitues kanë qenë fëmijët dhe të rinjtë, përderisa 50 të rinj janëangazhuar edhe në planifikim dhe hartim të projektit për kujdesin shëndetësor.Është krijuar rrjeti i shkollave që promovon shëndetin, është me rëndësi të veçantë që të zgjerohet ky rrjet ishkollave, në këtë mënyrë do të ndikohet në zgjerimin e monitorimit përmes qasjes sistematike pasi që nuk ka sistempër raportimin e këtyre aktiviteteve. Për me tej kjo çështje do të perfeksionohej me krijimin e forumit të rinisë, i cili nukarriti të themelohet as në vitin 2012.20Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIObjektivi 4.6: Nxitja e formave bashkëkohore të humanizmit të spitaleve gjatë shërimit dhe trajtimit tëfëmijëveMbi bazën e programeve është duke u punuar në nxitjen e formave bashkëkohore, si; “Institucioni mik i foshnjës”;“Institucioni mik i fëmijës dhe rinisë”; “Për një buzëqeshje të fëmijës në spital”; “Spitale të hapura”; “Spitale me kopshtepër argëtim të fëmijëve të sëmurë”. Grupi Iniciativa “institucioni mik i foshnjës” ka bёrё rivlersimin e materniteteveduke riçertifikuar 17 maternitete me titullin ”Spitali Mik i Foshnjes”, po ashtu janë evidentuar 19 institucione përfoshnje dhe 7 spitale që kanë kënde për lojë për fëmijë. Edhe pse të 7-të spitalet kanë fushë loja për fëmijë që inënshtrohen trajtimit, nëse i shikojnë nga aspekti i kualtitetit dhe cilësisë së tyre lirisht mund të konkludohet se nuki përmbushin kriteret e nevojshme dhe janë të pamjaftueshme.Është finalizuar Strategjia e Kujdesit Parësor Shëndetësor konform politikave zhvillimore të Ministrisësë Shëndetësisë si dhe koordinimin e veprimtarisë për implementimin e konceptit të Mjekësisë Familjarenë Kosovë në kujdesin parësor shëndetësor. Po ashtu është finalizuar plani për sëmundjet ngjitëse, planishtetëror për parandalimin e keqpërdorimin e substancave psiko-aktive dhe trajtimin e sëmundjevetë varësisë dhe plani operativ për emergjenca në Shëndetësinë Publike, të cilat pritet të ndikojnë nëforcimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësorë në përputhje me kriteret dhe standardet europiane.MSH në bashkëpunim me UNICEF, UNFPA, OBSH kanë filluar implementimin e projektit “Partneriteti për përmirësimine Shëndetit të Grave dhe Fëmijëve në Kosovë” të financuar nga Luxemburgu në shumën prej 2,523,500 Euro.Objektivi 4.7: Ruajtja dhe avancimi i shëndetit të fëmijëve dhe të rinjveRaportet zyrtare të IKSHPK flasin për shkallë të lartë të përfshirjes me vaksinimin, nga 56,072 fëmijë 54,531 janëplotësisht të vaksinuar apo 97%. Në favor të saj janë edhe të gjeturat e hulumtimit për kualitetin e shërbimeve tëvaksinimit duke shfrytëzuar teknikat e Lotit i cili implementohet çdo 2 vjet. Janë realizuar aktivitete të ndryshmeedukative për fëmijë dhe të rinj lidhur me shëndetin riprodhues e seksual, prej tyre 30 kanë qenë aktivitetetarsimore, 50 ligjërata edukative të mbajtura në shkolla dhe 5 trajnime ‘peer to peer’, janë shpërndarë 80,000 fletëpalosjedhe broshura edukative promovuese që kanë trajtuar 10 tema. Sektori për edukimin dhe promovimin shëndetësorë nëMKRS ka shpërndarë 1,000 fletëpalosje informuese dedikuar parandalimit të përdorimit të substancave që shkaktojnëvarshmëri nga të rinjtë.Asnjë grua nuk ka marrë rezultatet e testit të HIV-it gjatë kujdesit antenatal, nuk ka pasur raste të transmetimittë HIV/AIDS nga nëna te fëmija në vitin 2012, ndërsa është evidentuar 1 rast në mesin e tinejxherëve të infektuarme HIV/AIDS. Sipas të dhënave nga Klinika Infektive janë 14 pacientë që marrin terapi ARV, prej të cilëve nuk ështëraportuar numri i fëmijëve. Ekziston një qendër për testimin vullnetar, këshillim dhe trajnim, mirëpo numri i fëmijëveqë pranojnë këto shërbime nuk regjistrohet. Një tregues tjetër që pasqyron gjendjen e shëndetit mendor të popullsisëështë rritja e numrit të vetëvrasjeve (6) dhe vetëdëmtimit (47) ne mesin e të rinjve.Shifrat rreth lindjeve nga nënat nën moshën 18 vjeçare nga viti nëvit janë në rritje, deri sa në vitin 2011 janëraportuar gjithsej 990 raste këtë vit janë 937. Nëse e bëjmë një llogaritje matematikore në relacion me numrin efëmijëve që kanënevojë për ndihmë nga të gjitha sektorët, rezulton se automatikisht 1,874 kanë nevojë të pranojnëndihmë, për më tej ky numri mundë të rritet deri në 2,711 në rast se edhe babai është nën moshën 18 vjeç. Këtoshifra tregojnë një gjendje alarmante që ka nevojë për marrjen e masave të menjëhershme në ofrimin e ndihmësdhe përkrahjes së nevojshme të këtyre fëmijëve nga të gjithë sektorët, përfshirë atë arsimor, mbrojtjen sociale eshëndetësore dhe të tjerat.Përfshirja e komunitetit serb brenda sistemit shëndetësor të Kosovës ka mbetur sfidë që rezulton në mungesë tëkomunikimit nga ana e komunitetit serb, mungesë të të dhënave si për situatën epidemiologjike me sëmundjetngjitëse, vaksinë parandaluese ashtu edhe për shkallën e përfshirjes me vaksinim, për këto zona. Hapat e parë në këtëdrejtim janë shënuar me raportimin e numrit të lindjeve dhe të porsalindurve në Komunën e Graqanicës, të cilat janëpërfshirë në Raportin perinatal 2012.Objektivi 4.8: Mbrojtja shëndetësore përmes ofrimit të ushqimit dhe mjedisit të shëndetshëmMbi 70 institucione shëndetësore, 70 kuzhina të çerdheve dhe mbi 190 institucione arsimore inspektohenrregullisht për kushtet sanitare. Tutje, mbi 1,150 shkolla dhe institucione publike rregullisht kryejnë aktivitetete dezinfektimit dhe inspektimit të objekteve ku përgatitet, ruhet dhe transportohet ushqimi, për të siguruarkushtet higjienike. Janë realizuar kontrollet e jashtëzakonshme në Institucionet parashkollore në kohën e shfaqjes sëAflatoxines në qumësht.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 21


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Rekomandimet për sektorin e shëndetësisë:• Në raportim për Departamentin e SISh-it, do të duhej të specifikoheshin gjithherë ndaras kuadri që punon nëPediatri, Gjinekologji, Neonatologji dhe të inkorporohen edhe të dhënat nga Qendrat e Mirëqenies së Gruas, nënivel vendi;• Rekomandohet planifikimi i resurseve njerëzore në sistemin shëndetësor, përfshirë profilizimin dhe barasvlerësiminsipas kornizës ndërkombëtare të kualifikimit dhe zbatimit të plotë të tij;• Realizimi i hulumtimeve qe do të mundësonin llogaritjen e tregueseve specifik, që me anë të tyre do të mund tëanalizohej gjendja shëndetësore e shtatzënës, porsalindurit dhe foshnjës;• Vlerësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore që u ofrohen këtyre kategorive vurnerabile të popullatës, në bazatë rregullta sipas normave ligjore;• Duhet të unifikohen të dhënat lidhur me dokumentacionin dhe raportimin, përmes standardizimit të proceduravedhe dokumentacioneve,duke ndarë qartë detyrat dhe obligimet individuale dhe institucionale në lidhje me raportimedhe SISH, siç parashihet në Strategjinë për SISh;• Çdo 3 vite duhet të përsëritet “Hulumtimi mbi vlerësimin e cilësisë së shërbimeve pediatrike”, të lobohet në sigurimine donacioneve për realizimin e këtij hulumtimi deri sa të buxhetohet nga MSh;• Duhet intensifikuar edhe mëtej aktivitetet dhe vazhdimin e identifikimit të fëmijëve të pavaksinuar;• Ndërtimi i institucioneve të reja dhe përshtatja e atyre të vjetrave sipas dispozitave ligjore në fuqi dhe standardevendërkombëtare për qasjen e personave me aftësi të kufizuara;• Sigurimi i pajisjeve të mjaftueshme për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të porsalindur, si: inkubator,inkubator transportues, respirator;• Sigurimi i mjeteve financiare shtesë për trajtim të fëmijëve nga kanceri dhe për trajtim jashtë vendit;• Realizimi i skriningut neonatal për zbulimin e hershëm të patologjive tek të posalindurit të cilat mund të trajtohenpo që se zbulohen me kohë;• Të rriten përpjekjet në shtrirjen e sistemit të mbikëqyrjes dhe raportimit për tërë popullatën e Kosovës;• Përmirësimi i cilësisë së të dhënave dhe dokumentacionit tjetër statistikor për të rritur numrin e treguesve të shëndetësisëpër fëmijët e moshës 0-5 dhe 0-18 vjeç;• Nuk ka të dhëna rreth numrit të nënave që ushqejnë fëmijët me gji në spital, prandaj këto të dhëna duhet të mblidhennë tabelën e të porsalindurve (HIS nr. 003) dhe duhet të bëhen hulumtimet së paku çdo tri vite për të vlerësuarprogresin në këtë fushë;• IKShP ka nevojë për përkrahje imediate nga MSH në ofrimin e pakove të avancuara për kompjuterë dhe statistika,si dhe për të pranuar trajnime përkatëse për SPSS, STATA apo softuerë të ngjashëm për të ngritur kapacitetet e tyreanalitike.22Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIISEKTORI I MIRËQENIES SOCIALE(97% d.m.th. u raportuan 104/107 treguesit)Që prej vitesh e tërë bota është pajtuar se zbutja e varfërisë së një shteti fillon me fëmijët. Të dhënat nga raporti i funditi ASK flasin se në vitin 2011, 29.7% të popullatës jetojnë në varferi absolute dhe 10.2% në varfëri ekstreme, kurse32.8% te femijeve jetojnë në varfëri absolute dhe 11.6% të fëmijëve jetojnë në varfëri ekstreme , duke e vendosurkështu Kosovën si shtetin më të varfër në Europë. Nga kjo situatë në krahasim me popullsinë në përgjithësi fëmijëtjanë në rrezik dukshëm më të lartë të prekur nga varfëria, veçanërisht fëmijët që jetojnë në vendet rurale dhe ata qëjetojnë në familje me tre ose më shumë fëmijë.Qeveria e Republikës së Kosovës në vazhdimësi është duke punuar që t’i përmbushë fëmijës një standard tëpranueshëm të jetesës që do të garantonte mirërritjen dhe mirëqenien e fëmijës, duke siguruar mbrojtjen e tëdrejtave të tyre nga dhuna, neglizhimi, abuzimi dhe duke promovuar interesat më të larta të fëmijës. Tani më ështëobligim ligjor që interesi më i lartë i fëmijës të jetë konsideratë mbizotëruese në çdo sferë, përfshirë rritjen e fëmijësbrenda familjes biologjike, me kusht që nevojat për zhvillimin psikologjik dhe fizik të përmbushen në kontekst tëfamiljes natyrore; përfshirë ofrimin e shërbimeve në kuadër të formave alternative të kujdesit të fëmijëve në gjendjetë nevojës sociale, si: strehimi familjar, bashkimi familjar, strehimi afatshkurtër rezidencial, kujdestaria, adoptimi.Nga viti në vit po shënohen përmirësime në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve duke përmbushur boshllëqet dhe sfidate trashëguara nga sistemi i kaluar. Vështirësitë më të mëdha të hasura vazhdojnë të jenë ato në procesin e stërzgjaturtë decentralizimit të shërbimeve sociale pa ndonjë strategji të qartë mbi transferimin e përgjegjësive te autoritetetkomunale. Për me tej, ky proces ka lënë gjurmë të vrazhda mbi kapacitetet edhe ashtu të kufizuara të Qendrave përPunë Sociale duke vendosur në luhatje cilësinë e shërbimeve sociale karshi fëmijëve.Objektivi 5.1: Mbrojtja e fëmijëve nga punët e rënda dhe të rrezikshmeZbatimi i Konventës Nr. 182 e ILO-së është një mundësi për të larguar këta fëmije nga errësira në të cilën ndodhendhe jep qëllimet për zhdukjen e formave më të këqija të punës së fëmijëve, parimet e së cilës janë përfshirë nëlegjislacionin vendor. Mirëpo, të gjeturat e dala nga hulumtimet e bëra mbi përfshirjen e fëmijëve në punë të rëndadhe të rrezikshme, theksojnë se rreth dhjetë milion fëmijë në botë punojnë në kushte të papërshtatshme, duke jurrëmbyer këtyre fëmijëve zhvillimin e potencialit, fëmijërinë, arsimimin, shëndetin dhe në shumë raste edhe vetëjetën. Përfshirja e fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme vazhdon të jetë e pranishme në përmasa mjaftëtë larta edhe në Republikën e Kosovës.Mbrojtja dhe parandalimi i përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe të rrezikshme mbetet një sfidëjashtëzakonisht e madhe. Fuqizimit të sfidës vazhdon ti kontribuojë shkalla e varfërisë në vend, sjelljet tradicionalesociale, mungesa e bazës së të dhënave për evidentimin e fëmijëve që janë të përfshirë në punët e rënda dhe tërrezikshme, duke pamundësuar njohjen e numrit saktë të fëmijëve të përfshirë në pune dhe kategorizimin e tyre sipasllojeve të punëve të rrezikshme, si dhe një varg faktorështë tjerë socialë tëcilët duhet të trajtohen në tersi.Progresi kah parandalimi i përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe mbrojtja e fëmijëve të përfshirë në punë ështëduke u arritur ngadalë, andaj kjo çështje kërkon përkushtim më të lartë të mekanizmave që kanë mandat dhepunojnë për parandalimin e kësaj dukurie si dhe përkrahje të tyre nga niveli politik duke bërë që problematika etillë të zë vend në prioritetet e qeverisë. Ekziston nevoja e qartë për të zhvilluar modelet e përkrahjes së familjevetë fëmijëve në rrezik potencial për tu përfshirë në forma të rënda të punës me qëllim të zhvillimit të parandalimitparësorë dhe marrjen e masave të nevojshme për të ulur përqindjen e fëmijëve karshi ekspozimit tëformave tëndryshme të rreziqeve, siç janë abuzimi, trafikimi dhe shfrytëzimi i substancave psikotrope. Edhe pse shifrat eraportuara mbi përfshirjen e fëmijëve në punë të rënda për shumë arsye nuk janë të sakta, sipas të dhënave nëdispozicion shihet një rritje e përfshirjes së fëmijëve në forma të rënda të punës nga viti në vit. Përderisa nëvitin 2011 janë raportuar 101 raste, në vitin 2012 janë identifikuar 168 raste, prej të cilave 40 kanë qenë recidivistndërsa 31 rasteve u është ofruar ndihma e nevojshme dhe është arritur që të largohen nga format e rënda dhe tërrezikshme të punës.Numri i komunave që kanë krijuar dhe funksionalizuar Komitetet Lokale të Veprimit (KLV) fatmirësisht është rriturnga 6 sa ishte në vitin 2010 në 31 në vitin 2012, megjithatë këto mekanizma duhet të themelohen edhe në komunate banuara me shumicë serbe. Në kuptim të ofrimit të përkrahjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve për largimin ngapërfshirja në forma të rënda dhe të rrezikshme të punës, KLV kanë ofruar 26 shërbime këshillimi dhe vetëdijesimi,Raporti i Vlerësimit për fëmijë 23


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013gjithsej 7 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre, 5 fëmijëjanë integruar në shkollim të rregullt, 5 fëmijë janëinkuadruar në arsim jo-formal, 8 fëmijëve u është mundësuar të ndjekin trajnime për aftësim profesional, 3fëmijë janë përfshirë në forma të përkrahjes në shkollim/mësim plotësues dhe 5 fëmijëve u është ofruar asistencëligjore.Në vitin 2012 janë kryer gjithsej 4,694 inspektime të rregullta në njësitë punuese dhe 1,886 inspektime të përsërituranë këto subjekte me synim të eliminimit të shkeljes sipas vërejtjeve që janë bërë nga inspektorët e punës. Vlen tëtheksohen se përpjekjet e inspektoratit të punës për të përmbushur mandatin e tyre dhe kontrolluar zbatimin edispozitave ligjore të cilat parashohin kriteret e lidhjes së marrëdhënies së punës në mes të punëdhënësit dhe fëmijëssi dhe zbatimit të listës që parasheh format e rrezikshme të punës së fëmijëve, janë rritur më shumë se dyfish nga viti2011 që ishin 777.Duke ju referuar Planit të Veprimit mbi Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve 2011-2013, IPS-MPMS në bashkëpunim me autoritetet komunale dhe me mbështetjen e ILO-IPEC, gjatë vitit 2012 janë bërë arritje tëkonsiderueshme në ngritjen dhe përgatitjen e strukturave të Monitorimit te Punës së fëmijëve në të gjitha komunate Kosovës, në këtë drejtim janë trajnuar 245 anëtarë/e në kuadër të KLV. Që KLV të kenë njohuritë e nevojshme nëidentifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në forma të rrezikshme të punës, janë realizuar 12 punëtori në tëcilat janë trajtuar tema mbi specifikat në fjalë, me ç’rast kanë qenë të përfshirë të gjithë anëtaret e KLV. Pavarësishtqë 31 komuna kanë krijuar KLV për Monitorimin e Punës së Fëmijëve, të dhënat zyrtare me anë të cilave do tëparaqitet situata aktuale e fëmijëve të përfshirë në forma të rënda dhe të rrezikshme të punës, ende nuk mundta paraqesin. Përvoja e punës së këtyre komiteteve dëshmon se sektorët kryesor në të cilët paraqitet puna e fëmijëvenë Kosovë janë: puna në rrugë, puna e rrezikshme në bujqësi dhe pylltari, puna në gërmimin dhe shfrytëzimin epasurive natyrore, puna në grumbullimin e materialit reciklues, puna në ndërtimtari, trafikimi i fëmijëve për punë,shfrytëzim seksual, shfrytëzimi i fëmijëve për aktivitete joligjore. Megjithatë këto struktura janë të brishta dhe endekanë nevojë për përkrahje të mëtejme nga MPMS si dhe institucionet tjera përgjegjëse relevante qeveritarenë nivel qendror dhe lokal, sipas zotimeve të përcaktuara në marrëveshjet e nënshkruara në mes të kryetarëve tëKomunave dhe MPMS.Për të ndikuar në rritjen e sensibilizimit të popullatës për pasojat e përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhetë rrezikshme dhe parandalimit të kësaj dukurie, janë realizuar një varg aktivitetesh, duke filluar ngaorganizimi i 2konferencave për shënimin e ditës ndërkombëtare për parandalimin e punës së fëmijëve më 12 qershor; 15 tryezatë rrumbullakëta, 1 fushatë, publikimi i 3 materialeve që kanë reflektuar mbi situatën dhe progresin e monitorimit tëpunës së fëmijëve dhe janë shpërndarë 550 prej tyre; fatkeqësisht nuk është arritur të realizohet asnjë hulumtimshkencor që trajton çështjen në fjalë në kontekst të vendit.Për ti kontribuar fuqizimit të rritjes së vetëdijes për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, MBPZHR ka organizuarkonferencën me temën “Parandalimi dhe eliminimi i punëve të rrezikshme për fëmijë në bujqësi”. Ndërkonkluzionet më kryesore të dala nga konferenca ishte vendosja e një platforme të përbashkët për veprim ngaMBPZHR, autoritetet përkatëse komunale, organizatat e punëdhënësve, prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit,shoqatat e fermerëve dhe akterët tjerë relevant. Në këtë drejtim MBPZHR ka organizuar takime në 6 regjione megrupet e fermerëve, në këto grupe përveç fermerëve janë të përfshirë përfituesit e granteve dhe subvencioneve,përfaqësuesit e Drejtorive Komunale për Bujqësi, zyrtarët regjional të bujqësisë.Objektivi 5.2: Ofrimi i shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindërorLegjislacioni vendor në çdo aspekt i jep rëndësi të veçantë mbështetjes së prindërve në kultivimin epërgjegjësive prindërore, duke synuar parandalimin e ndarjes së familjes kurdo që është e mundur duke synuarmënjanimin e çdo rreziku që do ta lëndonte fëmijën. Në rastet kur rritja e fëmijës në ambient familjar biologjik nukështë e mundur, shërbimet sociale për të përmbushur interesin më të lartë të fëmijës që nevojat për zhvillimin fizikdhe psikologjik të plotësohen brenda kontekstit të familjes, shqyrtojnë të gjitha mundësitë që fëmijës pa përkujdesjeprindërore të i ofrohet strehim në përputhje me format alternative për mbrojtjen e fëmijëve siç parashihen në ligjinpër shërbime sociale dhe familjare.Gjatë vitit 2012 janë evidentuar 1,310 fëmijë pa përkujdesje prindërore për dallim nga viti i kaluar numri i fëmijëvenë nevojë për mbrojtje sociale është më i lartë për 175 raste, megjithatë që të 1.310 fëmijëve iuështë caktuarkujdestari nga organi i kujdestarisë.Gjykata ka nxjerrë vendim për heqjen e të drejtës prindërore për 8 fëmijë, tëcilët kanë qenë të keqtrajtuar dhe abuzuar nga ana e prindërve, e që kanë pranuar format alternative të mbrojtjes. Nëstrehim familjarë janë vendosur 684 fëmijë, prej të cilëve 599 janë strehuar brenda familjes dhe 85 në familjestrehuese,109 fëmijë janë vendosur në strehim rezidencial, 30 fëmijë janë adoptuar prej tyre 3 janë adaptuar24Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIjashtë vendit dhe vetëm 7 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre.Aktualisht janë 33 familje strehuese të rekrutuara, pagesat mujore që ju ofrohen familjeve strehuese ndryshojnë,për strehim të fëmijës brenda familjes për një fëmijë pagesa është 75 euro ndërsa 150 euro është për strehim jashtëfamiljes. Në rast se familjet strehuese strehojnë fëmijë me aftësi të kufizuara atëherë pagesa mujorë është 250 euro.Është për tu përshëndetur vendimi i MPMS për rritjen e pagesës mujore për strehim familjarë të fëmijëve nënevojë me aftësi të kufizuara nga 150 në 250 euro.Strehimi rezidencial kryesisht realizohet në qendrat qëmenaxhohen nga organizata jo-qeveritare me të cilat MPMSka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Në organizatën SOS fshatrat e fëmijëve, gjatë vitit 2012 janë strehuar38 fëmijë me anë të projektit për strehim të fëmijëve nga 0-3 vjeç dhe 50 fëmijë nga mosha 12 vjeç deri te arritja emoshës madhore me anë të projektit SOS nënave. Ndërsa 15 fëmijë të braktisur e të lënë pas dore janë strehuar nëOJQ Karitas Umbria në Klinë. Mirëpo, MPMS ka një shtëpi nën pronësinë e saj për strehimin e fëmijëve të braktisurme aftësi të kufizuara, e cila njihet si shtëpi në komunitet e që aktualisht ka nën strehim 10 fëmijë.Aplikimi i formave themelore të mbrojtjes së fëmijëve në bazë të legjislacionit në fuqi nuk mundë të zbatohen mearritjen e moshës madhore. Fëmijët që arrijnë moshën madhore (18 vjeç) e që janë pa përkujdesje prindërore dhenë nevojë sociale, po ashtu kanë vështirësi të integrohen në shoqëri dhe komunitet, nuk ju ofrohet përkrahja eduhur deri në moshën 21 vjeçare në përputhje me nevojat e tyre specifike në mënyrë që të ju mundësohet përgatitjaprofesionale, punësimi dhe aftësimi për jetë të pavarur në të gjitha sferat. Kjo përkrahje mundësohet vetëm përmeszbatimit të projektit për rinin nga OJQ SOS fshatrat e fëmijëve, gjatë vitit 2012 janë përkrahur 3 të rinjë për tëvazhduar arsimimin akademik, që kanë qenë të strehuar në strehimoren në fjalë edhe nën moshën 18 vjeçare.Sipas të dhënave të raportuara nëpër vite mbizotëron tendenca e vendosjes së fëmijëve në shërbimet e kujdesitinstitucional, një ndër faktorët e rritjes së këtij treguesi është mos shtrirja e strehimit familjar në të gjitha komunat eKosovës, ulja e numrit të familjeve strehuese, mos zhvillimi i strehimit emergjent familjar. Mirëpo, për dallim ngaviti i kaluar në vitin 2012 janë shënuar lëvizje pozitive në zhvillimin dhe avancimin e strehimit familjar në kuptimine ngritjes së kapaciteteve të familjeve strehuese dhe zyrtarëve të QPS përmes trajnimeve të organizuara ngaMPMS në bashkëpunim me OJQ-Amici Dei Bambini. Në këtë drejtim janë realizuar 6 trajnime me temat: “Projekti istrehimit familjar dhe vlerësimi i familjeve strehuese”,“Mbështetje profesionale psikologjike e fëmijëve në strehim”,“Fuqizimi i organizatës së familjeve strehuese:, “Fëmijët e keqtrajtuar dhe relacioni i ndihmës multidiciplinare”, “Planijetësor i fëmijëve në strehim familjar” dhe “Mbikëqyrje teknike e ekipës qendrore të Amici Dei Bambini”. Këto trajnimejanë realizuar për 53 ditë dhe nga to kanë përfituar gjithsej 425 persona.Të dhënat për mbrojtjen e fëmijëve janë të fragmentuara për shkak të kategorive të ndryshme të kujdesit alternativpër fëmijët që shfrytëzohet nga OJQ-të dhe institucionet Qeveritare. Në kuadër të DMS/MPM ekziston një bazë e tëdhënave, që ajo të bëhet gjithëpërfshirëse dhe të dhënat për mbrojtjen e fëmijëve të jenë unike është e nevojshmeqë ky sistem i menaxhimi të të dhënave të përforcohet që do të mundësonte vlerësimin e cilësisë së shërbimeve nëkuptim të ndikimit të decentralizimit të shërbimeve të mirëqenies sociale për fëmijët dhe popullsinë më të rrezikuardhe të ndryshohet qasja e veprimit nga ajo reaguese në parandaluese. Që ky sistem të jetë plotësisht funksional,njëtrajtshëm duhet të punohet në ngritjen e kapaciteteve të resurseve njerëzore për të vlerësuar këto të dhëna,që në të ardhmenplanifikimi dhe zhvillimi i mëtejmë i shërbimeve sociale cilësore në fushën e mbrojtjes së fëmijëve tëorientohet duke u bazuar në fakte/dëshmi.Përveç nevojës për të zhvilluar një kornizë gjithëpërfshirëse të shërbimeve dhe një sistem unik, ekziston nevojaurgjente për t’i caktuar prioritet zhvillimit të shërbimeve të kujdesit të familjes që në njërën anë do të parandalojëbraktisjen, mospërfilljen dhe abuzimin e fëmijës, përderisa në anën tjetër do të zbatojë shërbimet e strehimit familjarsi një nga alternativat më të mira për fëmijët pa kujdesin prindëror, dhe të eliminohen veprimet e mara mbi baza adhocose të projekteve. Po ashtu, ekziston nevoja për përforcimin e mëtejmë të mekanizmave të bashkëpunimit dhekooperimit në mes të institucioneve përkatëse, që do të shpie deri në zbatim më të madh të protokolleve ekzistuesedhe politikave të tjera në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve.Objektivi 5.3: Integrimi, mbrojtja dhe ofrimi i shërbimeve adekuate për fëmijët me aftësi të kufizuarRealizimi i mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara realizohet me anë të tri formave themelore, a) strehimit familjar,b) strehimi në shtëpitë për mbrojtje në komunitet dhe c) përkrahja e familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.Bazuar në nevojat dhe specifikat që kanë fëmijët me aftësi të kufizuara, familjet strehuese paguhen nga 250 euronë muaj për fëmijë. Kur nuk është e mundur që fëmiu të strehohet në familje strehuese, përkohësisht strehohennë shtëpitë për mbrojtje në komunitet, numri maksimal i fëmijëve që strehohen në shtëpitë në komunitet është 21,Raporti i Vlerësimit për fëmijë 25


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013aktualisht janë të strehuar 10 fëmijë. Organet kompetente çdo herë sigurohen që marrja e një vendimi të tillë tëndodhë vetëm si masë e fundit dhe për një periudhë kohore sa më të shkurtër, duke u zotuar që paralelisht organetkompetente do të punojnë në gjetjen e zgjidhjes më adekuate për fëmijën siç parashihet në dispozitat ligjore në fuqidhe KDF. Puna ditore në shtëpitë në komunitet orientohet në përmbushjen e nevojave në përputhje me zhvillimin fizikdhe psikologjik të fëmijëve. Në shtëpinë e fëmijëve në Shtime, ku ofrohen shërbime dhe përkujdesje gjatë 24 orëve,MPMS në bashkëpunim me organizatat joqeveritare ‘One To One’ dhe ‘DOWN’ ka arritur që 8 fëmijë të integrohen nëproces të rregullt të edukimit në shkollën fillore ndërsa 2 në shkollën e mesme “Përparimi” në Prishtinë.Me qëllim të ofrimit të mbrojtjes dhe rritjes së mirëqenies së fëmijëve më aftësi të kufizuara, familjet e fëmijëve meaftësi të kufizuara nga 0-18 përkrahen me 100 euro në muaj, këtë vit nga kjo skemë kanë përfituar 2,963 fëmijë.Marrë parasysh rëndësinë e standardizimit të shërbimeve sociale dhe familjare si një ndër katalizatorët mëkyç nëngritjen e cilësisë dhe ndërtimit të sistemit rregullativ në ofrimin e shërbimeve sociale, ka vazhduar procesi i hartimittë standardeve minimale për shërbimet sociale dhe familjare, në këtë drejtim janë hartuar standardet për fëmijëme aftësi të kufizuara.Janë realizuar aktivitete të ndryshme qoftë nga institucionet qeveritare qoftë nga organizatat jo qeveritare që kishinpër qëllim kryesor ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimin e popullatës së gjerë për të drejtat e personave me aftësitë kufizuara, në veçanti për të drejtat e fëmijëve të këtij komuniteti. Mirëpo vlen të theksohet organizimi i fushatës“Gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta” që në këtë proces kanë qenë të përfshirë përfaqësuesit e QPSnë të gjitha komunat e Kosovës. Është në proces të finalizimit hulumtimi “Një shoqëri pa barriera”, nga të gjeturate të cilit pritet të pasqyrohet më qartë gjendja edhe e fëmijëve më aftësi të kufizuara dhe të kristalizohen veprimet qëduhet ndërmarrë në përmbushje të obligimeve ligjore drejt këtyre fëmijëve.Objektivi 5.4: Përmirësimi i jetës së fëmijëve që jetojnë në varfëri;Sipas raportit të fundit të ASK, varfëria mbetet një nga sfidat më të mëdha në Republikën e Kosovës ku 29.7% epopullsisë jeton në varfëri absolute dhe 10.2% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme , ndërsa 32.8% të fëmijëvejetojnë në varfëri absolute dhe 11.6% të fëmijëve jetojnë në varfëri ekstreme. Përderisa burimet kryesore të tëardhurave të ekonomive familjare janë rrogat dhe pagat deri në 25%, më të dëmtuarit nga kjo situatë padyshim sejanë fëmijët. Në disfavor të përmirësimit të standardit të jetesës së fëmijëve dhe zbutjes së varfërisë vazhdon tëmbetet skema e asistencës sociale duke përjashtuar fëmijët mbi moshën 5 vjeçare prindërit e të cilëve nuk janënë marrëdhënie pune dhe nuk mund të ofrojnë kushtet themelore të jetesës. Mos rritja e përqindjes së buxhetitdedikuar skemës së asistencës sociale në përputhje me rritjen e buxhetit të Kosovës, është edhe një tregues iradhës që i kontribuon thellimit të varfërisë në vend.Sidoqoftë, 31,134 familje me fëmijë përfitojnë nga asistencën sociale, mesatarja e shumës së ndihmës socialepër familje është 75 euro, shumë kjo që nuk mjafton në përmbushjen e nevojave elementare as për 10 ditë sipasshkallës së inflacionit në Kosovës për vitin 2012. Duke filluar nga tetori vitit 2012 MPMS ka filluar me pagesatshtesë për familjet në asistencë sociale prej nga 5 euro/për fëmijë në muaj per rreth 60,000 fëmijë.Që të kemi fëmijë të shëndetshëm, të arsimuar, të përgatitur për tregun ndërkombëtar dhe që të jemi shtet konkurrues mevendet e Bashkimit Europian, rritja e buxhetit dedikuar skemës së asistencës sociale duhet të ndodhë sa më parë, ngase siçështë vërtetuar tash më varfëria tek fëmijët llogaritet si një ndër faktorët më kryesor në zhvillimin e fenomeneve negative.Një e arritur e madhe që drejtpërdrejtë ndikon në përmirësimin e jetës së fëmijëve që jetojnë në varfëri është mbylljae kampit Ostorode në pjesën veriore të Mitrovicës si dhe akomodimi i banorëve në shtëpitë individuale nëMëhallën e Romëve. Nga ky proces kanë përfituar 90 familje me një numër të konsiderueshëm të fëmijëve. MKK kavazhduar me zbatimin e projekteve për ndërtimin e shtëpive dhe përmirësimin e jetesës së familjeve të kthyera,prej të cilave kanë përfituar 154 fëmijë kryesisht nga radhët e komuniteteve RAE dhe serb. Në baza rajonale kanëpërfituar 19 fëmijë në Prishtinë prej të cilëve 15 nga radhët e komuniteteve RAE dhe 4 serb; në Gjilan 32 fëmijë prej tëcilëve 16 nga komuniteti serb dhe 16 shqiptar; në Prizren 6 fëmijë serbë; në Pejë 97 fëmijë prej të cilëve 14 shqiptarë,40 serbë, 3 boshnjak dhe 40 RAE.Edhe për vitin 2012, MKK ka përfshirë asistencën për familjet e kthyera në Kosovë në formën e ndihmave nëushqim, përkrahje në higjienë, dru zjarri dhe grante ekonomike për gjenerimin e të hyrave, duke bërë përpjekjepër të rritur standardin e jetesës së qytetarëve. Për të përfituar nga kjo asistencë bëhet përzgjedhja e kujdesshme efamiljeve potenciale, me ç’rast prioritet u është dhënë familjeve që kanë fëmijë, komuniteteve minoritare, grupeve tëmargjinalizuara dhe personave me aftësi të kufizuara. Nga kjo asistencë kanë përfituar 282 familje, prej tyre 220 nëGjilan, 1 në Prishtinë, 31 në Pejë dhe 30 në Prizren.26Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIObjektivi 5.5: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve dhe mbrojtja e atyre të trafikuar;Mbrojtja e fëmijëve në rrezik për tu trafikuar dhe fëmijëve viktima të trafikimit është mision i Qeverisë, i cili realizohetpërmes ofrimit të mbrojtjes, parandalimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit afatgjatë të kësaj kategorie në nevojë përpërkrahje, ky mision pritet të fuqizohet edhe më tej me aprovimin e Ligjit kundër trafikimit me qenie njerëzore.Viti 2012 ishte vit sfidues për institucionet e Republikës së Kosovës në luftën e trafikimit të qenieve njerëzor, porfatmirësisht një vit që radhiti suksese të një pas njëshme. Bazuar në të dhënat sipas treguesve më kryesorë përpjekjetpër të luftuar këtë fenomen ishin shumë të suksesshme si: numri i shtuar i viktimave të identifikuara të trafikimit(54 viktima të trafikimit); numri i shtuar i hetimeve dhe operacioneve policore; numri i shtuar i arrestimeve, dhe numrii shtuar i nismave për bashkëpunim dhe komunikim me vende të tjera për trajtimin e rasteve të trafikimit njerëzor.Përderisa në vitin 2011 kanë qenë 17 fëmijë të trafikuar prej tyre 9 të ribashkuar me familjet e tyre, në vitin 2012janë raportuar 12 fëmijë të trafikuar prej të cilëve 11 janë ribashkuar me familjet e tyre. Situatë kjo që tregonrënien e numrit të fëmijëve të trafikuar dhe rritjen e përpjekjeve institucionale që fëmija të rritet në mjedis familjarduke bërë të mundur kështu realizimin e të drejtave të tyre të garantuara.Po ashtu vlen për tu vlerësuar se nga 12fëmijë viktima të trafikimit, 11 prej tyre janë dërguar në shkolla të rregullta dhe njëkohësisht janë angazhuarintensivisht në edukim joformal shkollor, ndërsa për shkak të specifikave të fëmijës 1 fëmijë ka pranuar vetëmedukim joformal shkollor. Për të përkrahur viktimat e trafikimit në ofrimin e mundësive për krijimin e kushtevemë të mira të jetesës dhe për të ndikuar në parandalimin e ri-trafikimit të tyre, 34 fëmijë viktima të trafikimit janëpërkrahur në formimin profesional të tyre.Grupi ndërinstitucional kundër trafikimit gjatë vitit 2012 është takuar rregullisht, përveç hartimit të raportit mbizbatimin e strategjisë kundër trafikimit me qenie njerëzore janë realizuar aktivitete të ndryshme, fushata mujoredhe vjetore me qëllim të ngritjes së vetëdijes së grupeve më të rrezikuara, pjesë e këtyre aktiviteteve ishin edhefëmijët. Rëndësi të veçantë luajti fushat “Hapi sytë, Ke kujdes!” e cila ishte më e fokusuar në parandalimin e trafikimittë fëmijëve, veçanërisht në: shfrytëzimin seksual të fëmijëve, eksploatimin e fuqisë punëtore dhe lypjen dhe me anëtë cilës u promovua linja për ofrimin e ndihmës së viktimave të krimit (08 00 11 112). Po ashtu u realizuan disadebate televizive, tryeza të rrumbullakëta, punëtori, materiale informative, media dhe reklama në të cilat kanë qenëtëpërfshira të gjithë akterët relevantë.Përkundër arritjeve të shënuara në këtë drejtim, kur kemi të bëjmë me re-integrimin afatgjatë të fëmijëve viktima tëtrafikimit, zakonisht haset në pengesa të natyrës së gjendjes së rëndë ekonomike të familjeve të tyre gjë që ndikon nëre-integrim jo të suksesshëm, në këto raste predispozitat që të përballemi me sfidën e ri-trafikimit të fëmijëve janë tëlarta. Andaj, është e nevojshme që mekanizmat përgjegjës përveç realizimit të aktiviteteve vetëdijësuese, nëbazë tëhulumtimeve/raporteve të bazuara në të dhëna të orientojnë politikat dhe adresojnë përpjekjet përluftimin e këtij fenomeni.Objektivi 5.6: Mbrojtja e fëmijëve të abuzuar brenda dhe jashtë familjes së tyreTani janë dy forma të mbrojtjes për fëmijët e abuzuar: e para është strehimi i përkohshëm i fëmijëve të abuzuar qënuk mund të qëndrojnë me familjen dhe e dyta është strehimi në familje. Në të dyja format e strehimit, shërbimet përmbrojtje sociale përgatisin planin e punës dhe zhvillojnë procedurat e risocializimit, të rehabilitimit dhe ri-integrimine këtyre fëmijëve me familjet e tyre biologjike.Vërehet rritje e numrit të fëmijëve të keqtrajtuar nga viti 2011 në 2012 respektivisht prej 32 në 46 të cilëve uofruan shërbimet sociale, prej tyre 11 raste janë bartur nga viti i kaluar. Është me rëndësi të theksohet se 21 fëmijëveu është siguruar strehim familjar, asnjë nuk është dërguar në strehim rezidencial. Për t’i korresponduar ngritjes sëkapaciteteve dhe rritjes së bashkëpunimit në mesin e profesionistëve për ofrimin e shërbimeve sociale, shkollës,familjes dhe komunitetit janë realizuar 6 trajnime që synojnë parandalimin e keqtrajtimit të fëmijëve nga të cilatkanë përfituar 425 persona.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 27


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Objektivi 5.7: Zbatimi, rishikimi dhe avancimi i vazhdueshëm i legjislacionit që rregullon aspektet e mirëqeniessociale të fëmijësBaza ligjore që rregullon mbrojtjen sociale rezulton të jetë solide, në përputhje me standardet europiane dheparimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Megjithatë, në vazhdimësi është duke u punuar në perfeksionimin epolitikave dhe dispozitave ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në përputhje me buxhetin e disponueshëm dhe rrethanatnë Republikën e Kosovës. Gjatë vitit 2012 është plotësuar dhe ndryshuar ligji mbi skemën e asistencës sociale,ndryshimet pozitive të tij që ndërlidhen drejtpërdrejtë me mirëqenien e fëmijës janë heqja e kufirit të anëtarëvetë familjes që përfitojnë nga skema e asistencës sociale në nenin 8; familjet me fëmijë të përfitojnë nga 5 euromë shumë për çdo fëmijënga 0-18 vjeç me qëllim të nxitjes së arsimimit dhe përmirësimit të shëndetit në nenin 9.Ndërsa sukses i gjymtë dhe që lenë hapësirë për të përmirësuar është neni 4, i cili ende parasheh kufizimin e njëjtëpër të përfituar nga skema, pra moshën 5 vjeçare të fëmijës, por për dallim nga ai paraprak thekson se kufiri i moshëssë fëmijës gradualisht do të ngritët në përputhje me fondet në dispozicion. Është draftuar U.A për Parandalimin dhendalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë, në kuadër të tij parashihet edhe lista e formavetë rënda dhe të rrezikshme të punës së fëmijëve. Që të sigurohet korniza gjithëpërfshirëse dhe multisektoriale përzhvillimin e shërbimeve preventive dhe mbrojtëse, duhet të punohet në hartimin e politikave sociale në fushën embrojtjes dhe legjislacionit sekondar i cili ndërlidhet dhe rrjedhë si obligim nga plotësim/ndryshimi i ligjeve bazike.28Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIRekomandimet për sektorin e mirëqenies sociale• Funksionalizimi i plotë i KPEPF si trup koordinues për adresimin e punës së fëmijëve bazuar në vendimin përthemelim dhe rregulloren e punës;• Të rritet bashkëpunimi në mes në Organit të Kujdestarisë dhe Prokurorisë, si dhe në vazhdimësi të bëhen tënjohura ndërmjet vete veprimet e ndërmarra;• MPMS të përkrahë KLV për përmbushjen e mandatit të tyre në përputhje me termat e referencës, në veçanti atoduhet të: zbatimi i procesit MPF në nivel lokal dhe të monitorojnë gjendjen e punës së fëmijëve, dokumentimi ivazhdueshëm i trendëve rreth nivelit të përfshirjes së fëmijëve në punë, planifikimi i veprimeve për parandalimdhe eliminim të formave të rrezikshme të punës së fëmijëve;• Të shihen modalitetet për përkrahjen materiale të KLV në mënyrë që të arrijnë të kryejnë në tërësi mandatin e tyresiç parashihet në termat e referencës të përcaktuara ne memorandum të bashkëpunimit, veçanërisht identifikimin,tërheqjen dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshire në punë të rrezikshme;• Realizimi i hulumtimit “studimi mbi format e rënda të punës së fëmijëve”;• Baza e të dhënave për punën e fëmijëve duhet të bëhet funksionale dhe të përditësohet rregullisht;• Të rritet bashkëpunimi i Këshilltarëve në kuadër të Shërbimeve Këshillimore të Bujqësisë me Drejtoratet Komunaletë Arsimit, me qëllim të mobilizimit të shkollave dhe ngritjes së njohurive të fëmijëve mbi pasojat e përfshirjesnë punë të rënda dhe të rrezikshme në sektorin e bujqësisë;• Një ndër kriteret për masat e përkrahjes në bujqësi dhe zhvillim rural të jetë garantimi për mospërfshirjen e fëmijëvenë punë të rrezikshme në bujqësi;• Definimi i masave mbrojtëse dhe masave sanksionuese për shkelësit e ligjit dhe mekanizmave monitorues;• Të monitorohet zbatimi i strategjisë dhe planit të veprimit për PEPF;• Realizimi i fushatave dhe aktiviteteve promovuese mbi identifikimin dhe raportimin e fëmijëve të përfshirë nëpunë të rënda;• Barnatoret bujqësore të mos u shesin produkte të rrezikshme (pesticide dhe plehra) fëmijëve nën moshën 18 vjeçdhe të këshillohen blerësit për mënyrat e menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme;• Çdo QPS të ketë së paku një familje strehuese rezervë të rekrutuar dhe të trajnuar mbi nevojat dhe të drejtat efëmijëve pa përkujdesje prindërore;• Fuqizimi i QPS në të gjitha sferat e punës, përfshirë plotësimin e numrit të punëtorëve me staf profesional dhe nëpërputhje me kriteret e nevojshme, sigurimi i gjërave teknike, logjistike të nevojshme për realizimin e mandatittë plotë të tyre;• Rritja e vazhdueshme e bashkëpunimit dhe shfrytëzimi i ekspertizës profesionale në mes të QPS dhe OJQ që janëtë profilizuara për mbrojtjen e fëmijëve në nevojë;• Agjensioni i Statistikave të Kosovës, sektori social në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të bëjë kalkulimine shportës së ushqimit;• Bazuar mbi plotësim ndryshimin e ligjeve bazike të hartohet legjislacioni i nevojshëm sekondar;• Është e nevojshme hartimi i programit për pavarësinë e fëmijëve pa kujdes prindëror pas moshës 18 vjeçare;• Të ofrohet përkrahja e mjaftueshme për parandalimin e recidivizmit tek fëmijët në përgjithësi, veçanërishtpërkrahja e familjeve të fëmijëve të trafikuar sipas nevojës;• Monitorimi i zbatimit të standardeve të aprovuara që trajtojnë çështje mbi të drejtat e fëmijëve;Raporti i Vlerësimit për fëmijë 29


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013SEKTORI I DREJTËSISË PËR TË MITUR(100% d.m.th. 73/73 të treguesve të raportuar)Kodi i Drejtësisë për të Mitur siguron një kornizë të fortë ligjore për fëmijët në konflikt me ligjin, në përputhje mestandardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Kodi rregullon procedurën e shqiptimit dhe ekzekutimit të masave si dheprocedurën gjyqësore dhe të ndërmjetësimit, sistemi i drejtësisë për të mitur vë theksin mbi mirëqenien e të miturvedhe siguron që çdo reagim ndaj tyre të jetë në proporcion me rrethanat e kryesit dhe veprës së kryer. Megjithatë kavështirësi të konsiderueshme në zbatimin e dispozitave ligjore në këtë drejtim, mangësi kyçe konsiderohet të jetëmungesa e institucionit për ekzekutimin e dënimeve me masa edukative institucionale, në mungesë të institucionitfëmijët të dënuar me masë të tillë qëndrojnë në institucion të mbyllur veprim ky që për shumë arsye paraqet njëshqetësim kritik. Vërehet një shpërndarje dhe boshllëk i konsiderueshëm në aspektin e kornizës ligjore dhe atë tëpolitikave për kategoritë e tjera të fëmijëve, të tilla si viktimat dhe dëshmitarët e krimit. Mos unifikimi i politikave dhestandardeve të të punuarit me të gjitha kategoritë e fëmijëve vështirëson punën për të gjithë profesionistët si dhendikon në cilësinë e shërbimeve.<strong>Zyra</strong> për Qeverisje të Mirë/<strong>Zyra</strong> e Kryeministrit duke e konceptuar si nevojë imediate të punohet në reformimin edrejtësisë për fëmijë në Republikën e Kosovës ka aplikuar në programin kombëtar IPA 2013 me projekt propozimin“Mbështetja për Reformën e Drejtësisë për Fëmijënë Kosovë”. Projekti kap shumën e 3,250,000 euro, dhe 3 mil europritet të mbështetet nga Komisioni Europian dhe 250,000 nga UNICEF dhe pritet të filloj të zbatohet në qershor të2013. Projekti do të përforcojë kornizën ligjore dhe shërbimet për të siguruar të drejtën në drejtësi të kategorive tëndryshme të fëmijëve, dhe do të nxisë shtimin e llogaridhënies së ofruesve të shërbimeve dhe institucioneve kyçe tëdrejtësisë, po ashtu do të ndërtohet institucioni i hapur për të miturit që vuajnë masat edukative institucionale sipasKodit e Drejtësisë për të Mitur. Fuqizimit të kësaj nisme i bashkëngjitet riorganizimi i gjykatave nga Këshilli Gjyqësor iKosovës, aprovimi i ligjit për Gjykatat dhe themelimi i departamenteve për të mitur në shtatë gjykata themelore dhenë gjykatën e apelit, të cilat pritet të funksionalizohen nga data 1 Janar 2013.Objektivi 6.1: Nxjerrja dhe plotësimi i legjislacionit për drejtësinë për të miturJanë shënuar hapa pozitivë dhe të arritura të theksuara në sistemin e reformimit të drejtësisë në përgjithësi përfshirëedhe atë për fëmijë. Përgjatë vitit 2012 janë draftuar një sërë ligjesh të rëndësishme për funksionimin e sistemit tëdrejtësisë në vend, si hartimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale që në dispozitat e tyre parashohin avancimine mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Po ashtu është miratuar paketa e ligjeve për gjyqësorin, që parasheh njëriorganizim të të gjitha gjykatave në Kosovë në një formë që siguron më shumë efikasitet si dhe themelimin edepartamentit për të mitur. Ligji për ndihmën juridike falas i cili rregullon aspektet e ofrimit të ndihmës juridikefalas edhe për të mitur. Është draftuar ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe pritet të aprovohen në 2013,në këtë ligj parashihet që Shërbimi Korrektues dhe Shërbimi Sprovues të avancohen në nivel agjencie, përkatësishttë funksionojnë si dy organe të veçanta të administratës në kuadër të MD. Ky fakt dhe fakti se në këtë draft-ligj janëpërmirësuar edhe procedurat e ekzekutimit të dënimeve kryesore dhe dënimeve alternative, duke i përafruar këtoprocedura me standardet më të avancuara evropiane, krijojnë avantazhe të shumta edhe në punën me të miturit.Është e nevojshme që Kodi i Drejtësisë për të Mitur të harmonizohet sipas obligimeve që rrjedhin nga Kodi Penaldhe Kodi i Procedurës Penale si dhe të sigurohemi që fëmijët viktimat dhe dëshmitarët të trajtohen nga sistemi idrejtësisë në përputhje me standardet Evropiane dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve.Duke synuar ndarjen e pushteteve dhe siguruar pavarësinë e pushteteve në sistemin e drejtësisë është formuar KëshilliProkurorial i Kosovës, i cili ka një sistem të veçantë krahas sistemit organizativ të Këshillit Gjyqësor. Reformave të sistemittë drejtësisë i kanë paraprirë krijimi dhe funksionalizimi i shërbimeve alternative gjyqësore, përfshirë atë të noterisë,ndërmjetësimit, përmbarimit. Në vitet paraprake është vërejtur si sfidë zhvillimi i programeve të specializuaratrajnuese për të gjithë profesionistët e drejtësisë për të mitur, duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, avokatët,policinë, punëtorët social. Hapat e parë në këtë drejtim janë ndërmarrë me hartimin e kurrikulës trajnuese përShërbimin Sprovues të Kosovës, kurrikulës trajnuese për Shërbimin Sprovues të Kosovës, doracakun e trajnimitpër avokatët në fushën e drejtësisë për fëmijë, manualin e trajnimit për Ndërmjetësim (viktimë- delikuent për tëmitur).Përkundër sukseseve të vazhdueshme me reformat në drejtësinë për të miturit, akoma mbesin sfida të mëdha qëkryesisht kanë të bëjnë me jetësimin e kësaj kornize politike si dhe fuqizimit të kapaciteteve profesionale dhe rritjessë performancës së përditshme në zbatimin e mandatit të tyre, përfshirë kthimin e fëmijëve në përditshmëri,risocializimin dhe riintegrimin e tyre në familje, komunitet dhe shoqëri. Gjithsej, 1,772 të mitur të dyshuar30Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIsi kryes të veprave penale, 780 raste të fëmijëve të ndjekur penalisht që u janë shqiptuar masat e diversitetit dhedënimet alternative nga prokuroritë dhe gjykatat, prej tyre 381 ishin masa të diversitetit dhe 399 dënime alternative.Prej tyre 476 u ekzekutuan nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, 301 masa të diversitetit dhe 175 dënime alternative. Përdallim nga viti i kaluar numri i ekzekutimit të masave të diversitetit dhe dënimeve alternative ka qenë më i ulëtnga 542 në 476.Gjatë vitit 2012, janë 14 të mitur të cilëve gjykata u ka shqiptuar Urdhrin për Punë në Dobi të Përgjithshme dhetë gjithë këta i kanë kryer orët e punës të shqiptuara, për dallim nga viti i kaluar është përgjysmuar numri nga 29, këtëvit vërehet shqiptimi më i madh i masave të diversitetit dhe atyre edukative nga gjykata. Orët e punës nga të mituritkryhen kryesisht në institucione publike në nivel lokal me të cilat Shërbimi Sprovues ka marrëveshje bashkëpunimi.Puna që kryen i mituri është në përputhje me aftësitë psiko-fizike, duhet të ketë më shumë qëllim edukuesdhe vetëdijësues se sa përfitues, dhe ajo realizohet me pëlqimin e të miturit. Edhe pse nga viti në vit vërehet njërritje e shqiptimit të masave të diversitetit dhe dënimeve alternative, është e nevojshme të rriten përpjekjet përparandalimin e përfshirjes së fëmijëve në konflikt me ligjin.Objektivi 6.2: Ngritja e kapaciteteve në institucionet e drejtësisë për të miturMbrojtja e të drejtave të fëmijës është mjaftë mirë e mbuluar me legjislacion vendor, ajo se çfarë duhet bërë dhenga duhet orientuar energjinë është përforcimi i përpjekjeve në avancimin e zbatimit të ligjeve dhe politikaveekzistuese, duke e vendosur sigurimin e të drejtave të fëmijëve në një nga prioritetet kyçe siç kërkohet edhe mestandardet evropiane. Tani janë 10 gjyqtarë të emëruar dhe të specializuar që merren me rastet e të miturve,42 zyrtarë sprovues, 95% (40) zyrtarë policor dhe 100% (3) punëtorë social që janë të specializuar për tëpunuar me fëmijët në konflikt me ligjin, 15 ndërmjetës janë licencuar dhe kanë mbajtur trajnim për specializim përndërmjetësim për të mitur me ç’rast të njëjtit janë profilizuar në fushën penale për të mitur, përderisa nuk është asnjëprokurorë i emëruar apo specializuar që punon për fëmijët në konflikt me ligjin.Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) ka drafruar modulin e trajnimeve për drejtësinë për të mitur, i përbërë nga tripjesë: materiale, procedurale dhe pjesës ku fëmijët janë viktima dhe dëshmitarë. IGjK me mbështetjen e vazhdueshmetë UNICEF është duke punuar në krijimin e kapaciteteve profesionale dhe të qëndrueshme në fushën e drejtësisëpër të mitur. Mbi çështjet e drejtësisë për të mitur janë trajnuar 15 punëtorë nga radhët e IGJK-së dhe 6 personajanë certifikuar për trajnim për trajner mbi drejtësinë për të mitur. Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim meInstitutin Gjyqësor në vazhdimësi ka organizuar trajnime për gjyqtar lidhur me zbatimin e Kodit të Etikës, ku kanëqenë te përfshire edhe gjyqtarët për të mitur. Po ashtu, Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan ka punuar nëngritjen e kapaciteteve për trajtimin e të miturve me masë edukative korrektuese dhe atyre të dënuar me burg përtë mitur.Edhe pse janë bërë lëvizje në këtë drejtim, është e nevojshme që në përputhje me kërkesat dhe normatndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve të punohet edhe më tej në specializimin e profesionistëve të drejtësisëpër fëmijë, përfshirë: gjyqtarët, prokurorët, zyrtarët sprovues, zyrtarët korrektues, nëpunësit social në kuadër të QPStë,avokatët. Në bazë tëtë gjeturave të raporteve, rezulton se kapacitetet e Qeverisë janë të kufizuara kryesisht nëkuptimin e monitorimit,vlerësimit dhe raportimit; ekzekutimi i masave dhe dënimeve sipas KDM; përcaktimidhe koordinimi i veprimeve të ndërlidhura; përmirësimi i menaxhimit bazuar në të dhëna dhe rezultate.Në kuadër të reformës për krijimin e sistemit të edukimit ligjor, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë iniciativë përthemelimin e Akademisë së Drejtësisë, i cili parashihet të jetë institucion i specializuar për ofrimin e trajnimevepër profesionistët e gjyqësorit dhe që do të ndikojë në rritjen e standardit të këtyre shërbimeve. Që të drejtat efëmijëve që bien në kontakt me sistemin e drejtësisë të jenë sa më të mbrojtura, veçanërisht gjatë arrestit dhe fazëssë hetimeve janë themeluar 5 dhoma miqësore për fëmijë në kuadër të Qendrave për Punë Sociale në komunat:Gjilan, Dragash, Ferizaj, Prishtinë dhe Gjakovë. Përderisa në vitin 2011, themelimi i 7 dhomave rajonale miqësorepër fëmijë në stacionet Policore, është theksuar si e arritur pozitive për të fuqizuar qasjen miqësore nga policët ndajfëmijëve, mos funksionalizimi i këtyre dhomave dhe hartimi i udhëzuesve për mënyrën e përdorimit të tyreështë mjaft shqetësuese, përderisa nevoja që të shtohet numri i këtyre dhomave është mjaft e lartë.Mungesa e profileve profesionale adekuate për të mitur nëkuadër të Universitetit të Prishtinës pa përjashtuaredhe Universitetet private, lëvizja e shpeshtë e kuadrit të punësuar në gjykata dhe prokurori, niveli i ulët ipagave karshi specifikave të punës në shërbimin korrektues, janë një ndër faktorët më kryesorë që ndikojnënë mos ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 31


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Objektivi 6.3: Themelimi i institucioneve për zbatimin e masave edukativo institucionaleAktualisht nuk ka institucione të veçanta ku mund të zbatohen masat edukuese korrektues për të mitur nëpajtim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Ndërtimi i institucionit të tillë parashihet të ndërtohet në kuadër tëprojektit “Mbështetja për Reformën e Drejtësisë për Fëmijë në Kosovë” të IPA 2013, me anë të këtij projekti do tëofrohen mundësitë më optimale në krijimin e hapësirave për zbatimin e masave të diversitetit. Në kuadër të ndërtimittë Institutit të Psikiatrisë Ligjore nuk është paraparë ndarja e hapësirës së veçantë për trajtim të miturëve siçparashihet në nenin 29 të KDM, urgjentisht duhet të shikohen të gjitha mundësitë që kjo hapësirë të parashihet nëkuadër të objektit para se të finalizohet së ndërtuari.Megjithatë, gjatë vitit 2012 është rinovuar në tërësi objekti për të mitur nëQendrën Korrektuese në Lipjan(QKL)dhe është ndërtuar kabineti i informatikës. Këtë vit theks tëveçantë i është dhënë trajnimit profesional të stafitpër trajtimin e të miturve, 22 punëtorë kanë përfituar nga këto trajnime për dallim nga viti i kaluar që ishin vetëm3.Aktualisht janë 12 mësimdhënës në QKL dhe është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të MD dheMAShT që ka për qëllim funksionalizimin e plotë të shkollimit për të mitur në Qendrën Korrektuese të Lipjanitdheplotësimin e lëndëve shtesë nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Lipjanit. Gjithsej, janë 42 të mitur në QKL dhe qëtë gjithë janë të integruar në sistemin e arsimit, prej tyre 15 janë në shkollë fillore dhe 27 në shkollë të mesme,përderisa 4 kanë ndjekur mësimin jashtë perimetrit të burgut, ndërsa 24 të mitur janë trajnuar dhe certifikuarnë këto profile: Elektro-instalime, hidroinstalues-ujësjellës dhe ndërtimtari.Objektivi 6.4: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë për të miturMe themelimin dhe funksionimin e Këshillit për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijë ka rezultuar të forcohetbashkëpunimi ndërmjet institucioneve të drejtësisë për fëmijë në nivel qendror. Përveç realizimit të më shumëse 20 aktiviteteve të përbashkëta kjo trup qeveritare tani më ka arritur të publikoj raporte dhe dokumente tejet tënevojshme që shërbejnë orientimin e politikave qeveritare drejt reformimit të sistemit të drejtësisë në vend, siçështë publikimi i Raportit të Hartëzimit dhe Vlerësimit të Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve në Republikën eKosovës, hartimi i Tregueseve për Drejtësinë për Fëmijë, draftimi i Protokollit për Parandalimin e Dhunës nëInstitucionet e Arsimit Parauniversitar.Edhe përkundër disa aktiviteteve të realizuara nga Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim më UNICEF lidhur me“Koordinimin e institucioneve në nivel lokal në fushën e Drejtësisë për Fëmijë” dhe “Parandalimin e Delikuencëssë të Miturve” në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Gjilan, vazhdon të mbizotëron situatë jo e favorshme në nivellokal, në këtë drejtim.Shërbimi Sprovues ka një varg marrëveshjes me institucione në nivel lokal, qëllimi i të cilave është ofrimi i shërbimevetë ndryshme për të miturit që janë në konflikt me ligjin, përfshirë edhe ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternativenë komunitet, sidomos urdhrin për punë në dobi të përgjithshme. Si rezultat i bashkëpunimit tëmirëfilltë në mes tëShSK, QPS dhe DKA gjithsej 11 fëmijë janë kthyer në shkolla gjatë vitit 2012.Hartimi i “Protokollit të Përbashkët Referues për Institucionet e Drejtësisë për Fëmijë” ka për qëllim të kontribuojënë krijimin e praktikave unike dhe zbatimit të drejtë të strukturës ligjore vendore dhe ndërkombëtare në këtë lëmi. Poashtu, me anë të këtij dokumenti synohet të rritet dhe forcohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve më kryesore tësistemit të drejtësisë për të mitur, si: Gjykatave, Prokurorive, Policisë së Kosovës, Shërbimit Sprovues, Ndërmjetësimit,Qendrave për Punë Sociale, Avokatëve, Qendrave Korrektuese, etj., me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të të miturveduke siguruar zbatimin sa më efektiv të ligjeve të aplikueshme nga fusha e drejtësisë për të mitur.Mirëpo, në aspektin e qëndrueshmërisë është e nevojshme të shtohen angazhimet për të promovuar përgjegjësinëe komunave në shërbimet e përforcimit të bashkëpunimit, parandalimit dhe të mbrojtjes së fëmijëve të cilët janë nëkontakt me ligjin dhe shërbimet parandaluese.Objektivi 6.5: Përmirësimi i mbikëqyrjes së sistemit të drejtësisë për të miturËshtë e vërtetë e dëshmuar që grumbullimi i të dhënave sasiore dhe prodhimi i të dhënave cilësore është burimkryesor ose një sine qua non për krijimin e politikave “gjithëpërfshirëse” dhe strategjive efektive për parandalimin eveprave penale të të miturve në Kosovë. Vërehet se të dhënat për të mitur janë të fragmentuara dhe ka vonesa tëmëdha rreth koordinimit në mes të institucioneve të drejtësisë që ofron shërbime për të mitur.32Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIPër tejkalimin e kësaj sfide mjaft madhore kanë filluar të shënohen hapat e parë, baza e të dhënave është instaluarnë Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Divizionit për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, të cilat mundësojnëmonitorimin e të gjitha kategorive të rasteve lidhur me të miturit dhe të tjerët, si dhe të mbledh, përdorë, analizojdhe publikoj këto të dhëna dhe veprime të cilat janë ndërmarrë në drejtim të ofrimit të mbrojtjes dhe ndihmës përfëmijët. Pritet që këto dy iniciativa së bashku do të japin një kontribut të rëndësishëm në të ardhmen për të siguruarpërmirësimin e reformave dhe planifikimit të bazuar në të dhëna. Qeveria në përgjithësi ka kapacitete të limituarapër monitorimin e politikave bazuar në të dhëna, analizimin, krahasimin dhe vlerësimin e tyre, andaj duhetfokusuar në ngritjen e kapaciteteve në këtë prizëm.Shtrirja e ShSK në komunën e Ferizajit është një tregues që i ofron hapësirë zbatimit në masë më të madhe Kodittë Drejtësisë për Fëmijë.Objektivi 6.6: Ofrimi i kujdesit cilësor shëndetësor dhe arsimor në institucionet korrektueseSistemi arsimor dhe shëndetësor funksionon brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan. Shërbimet shëndetësorepër fëmijë janë në dispozicion 24 orë në ditë, shërbimet e psikologut dhe psikiatrit nuk janë në dispozicion përgjatë24 orëve në ditë kjo tregon një përkeqësim të situatës për dallim nga viti 2011, është e rëndësishme të theksohet seasnjë fëmijë nuk ka pranuar trajtim shëndetësor si pasojë e sëmundjeve që lidhen me higjienën. Përkundër këtyrezhvillimeve pozitive, ende kërkohet përpilimi dhe miratimi i protokolleve në bazë të udhëzimeve të OBSh rrethshëndetit në institucionet korrektuese.Në vitin shkollor 2012/2013 është plotësuar mungesa e kuadrit arsimor në shkollën e QKL duke u shtuar numrii mësimdhënëseve nga 4 në 12, në këtë mënyrë është arrit të mbulohen nevojat për lëndë dhe profilet për shkollëprofesionale. Ky bashkëpunim i mirëfilltë me MAShT duhet të vazhdoj, dhe gjithsesi duhet sigurohet mbulimi itestit, përfshirë testin e maturës dhe testin kombëtar, për të gjithë fëmijët në QKL.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 33


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Rekomandimet për sektorin e drejtësisë për të mitur:• Në departamentet për të mitur të ekzistojnë dhomat e ndalimit të të miturve qe vijnë në seance për paraburgim;• Funksionalizimi i plotë i dhomave miqësore për fëmijë në shtatë rajonet e Policisë së Kosovës dhe Hartimi i udhëzuesitmbi mënyrën e përdorimit të këtyre dhomave;• Përveç përmbylljes së programit të përkujdesjes së pas lirimit, kthimit të rinjve në familjet e tyre dhe në komunitet,kërkohen edhe programe dhe mundësi afatgjate risocializuese, duke përfshi këtu përfshirjen e tyre në tregune punës;• Të rritet buxheti i Shërbimit Sprovues (ose të sigurohen donatorë), nga i cili të ndahen mjete të veçanta, me qëllimqë të përkrahen të miturit që kanë rënë ndesh me ligjin në procesin e tyre të risocializimit dhe re integrimit tëtyre në shoqëri;• Anketat sociale të jenë më gjithëpërfshirëse dhe në të të jenë mendimet e të gjithë profesionistëve (psikologu,sociologu, pedagogu dhe defektologu);• Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve Qeveritarë për monitorimin e politikave bazuar në të dhëna, analizimin, krahasimindhe vlerësimin e tyre;• Krijimi i bazës unike së të dhënave për sistemin e drejtësisë për fëmijë;• Hartimi i manualit për zbatimin e Tregueseve të Drejtësisë për të Mitur;• Plotësim ndryshimi i KDM sipas nevojave të derivuara nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale dhe në përputhjeme Konventën për të Drejtat e Fëmijëve;• Profilizimi i zyrtarëve të Shërbimit korrektues, Shërbimit Sprovues dhe Ndërmjetësve që merren me rastet e fëmijëve;• Në kuadër të ndërtimit të Institutit të Psikiatrisë Ligjore të parashihet hapësirë e veçantë për trajtim të miturve siçparashihet në nenin 29 të KDM;• Vlerësimi irregullt i cilësisë së shërbimeve shëndetësore, cilësisë së Dezinfektimit, Dezinfektimit dhe Deratizimit,dhe cilësisë së aplikimit të Udhërrëfyesit te OBSH-se në burgje;• Sigurimi dhe caktimi i edukatorëve në QKL sipas obligimeve që rrjedhin në KDM, ku parashihet që një edukatorëtë ketë 20 nxënës;• Furnizimi i rregullt me barna dhe material shëndetësor në QKL;• Të sigurohet për 24 orë në QKL shërbimet psikiatrike dhe psikologjike;34Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIÇËSHTJE NDËRSEKTORIALE TË RËNDËSISHME(83% d.m.th. 55/66 tregues të raportuar)Ekziston një numër i çështjeve të gërshetuara të rëndësishme për garantimin e të drejtave të fëmijëve, të cilat çështjejanë multi-sektoriale dhe kërkojnë qasje të integruar.Objektivi 7.1: Regjistrimi i lindjes së të gjithë fëmijëveInfrastruktura ligjore që rregullon regjistrimin e lindjeve në Republikën e Kosovës është mirë e rregulluar,parasheh procedura që rregullojnë regjistrimet e lindjeve të rregullta dhe të mëvonshme. MPB në vazhdimësi i kaadresuar mangësitë e sistemit të regjistrimit civil përmes procesit të digjitalizimit. Softueri i regjistrimit aplikohetnë të gjitha zyrat civile në Kosovë, regjistrohen të gjitha lindjet, në rubrikë të veçantë mund të shënohen lindjet emëvonshme dhe etnia. Që nga viti 1998 janë të evidentuar si të regjistruar rreth 471,283 fëmijë, aktualisht ARC nukmund të ofrojë të dhëna mbi regjistrimin e lindjeve për vit, mirëpo me lansimin e sistemit të ri të gjendjes civileështë mundësuar grumbullimi i të dhënave të sakta mbi numrin e të regjistruarve në nivel vendi për të gjitha faktete gjendjes civile përfshirë edhe moshën. ARC në bashkëpunim me UNICEF me qëllim të promovimit të rëndësisëmbi regjistrimin e lindjes kanë publikuar broshurën “Regjistrimi i fëmijës tuaj është i rëndësishëm” e cila ështëshpërndarë veçanërisht në rajone me komunitete të painformuar mirë. Në këtë drejtim po punohet në një modalitettë ri për identifikimin e fëmijëve të paregjistruar me anë të SMS. Për të nxitur regjistrimin e mëvonshëm janërealizuar disa punëtori me akterët relevantë në komuna.Regjistrimi i lindjes bëhet falas, përderisa përcaktimi i kostos së certifikatës është në varësi të politikave komunale,zakonisht kushton 1 euro, por disa komuna me qëllim të nxitjes së regjistrimit të faktit të lindjes e ofrojnë atë papagesë, ndërsa komunitet rome, ashkali dhe egjiptian dhe rastet sociale janë përjashtuar nga ky rregull.Objektivi 7.2: Pjesëmarrja e fëmijëve në procesin e vendimmarrjes dhe ngritja e vetëdijes së shoqërisë civilenë lidhje me të drejtat e fëmijësPjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse të institucioneve qeveritare është ngritur dukshëm gjatë vitit2012. Këshilli kombëtar rinor dhe 34 këshilla rinor në nivel lokal janë funksional. 706 shkolla kanë themeluarkëshillin e nxënësve, Ministritë e linjës, në veçanti MAShT organizon takime me këshillat e nxënësve me qëllimqë të dëgjojë mendimet e tyre rreth fazës së hartimit të legjislacionit, kurrikulumeve dhe politikave tjera arsimorqë i dedikohen fëmijëve/të rinjve. ZQM/ZKM dhe MASHT në bashkëpunim me KRK kanë organizuar konferencën “tëdrejtat e mia”. MKRS në vitin 2012 ka kryer 20 aktivitete për ngritjen e zërit të fëmijëve dhe pjesëmarrjes aktive të tyrenë proceset e vendimmarrjes. Për të bërë këtë fuqizim më cilësor, MKRS ka trajnuar 25 përfaqësues të QendraveRinore, nga çdo komunë janë përkrahur së paku 2 organizata rinore si dhe janë funksionale 35 qendra rinore nënivel lokal, të gjitha këto aktivitete që i kontribuojnë realizimit të aktiviteteve rinore. Përfaqësuesit e Këshillave Rinortë Veprimit dhe atij qendror, kanë marrë pjesë aktive në hartimin e Planeve të Veprimit në nivel lokal, respektivishtnë hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Rini (2013-2017).Objektivi 7.3: Krijimi i sistemit efektiv për mbledhjen e të dhënave që mbulojnë çështjen e të drejtave tëfëmijësPërderisa është krijuar sistemi për mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave që mbulon fushën e të drejtave tëfëmijës në nivelin qendror dhe lokal, ende nuk është krijuar sistemi unik për mbledhjen e të dhënave për fëmijëtnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës.Objektivi 7.4: Krijimi dhe sigurimi i mjedisit të pastër nga armët për fëmijëtSi rezultat i përdorimit të armëve 3 fëmijë humbën jetën përderisa u lënduan 5 gjatë viti 2012, situata mëtone përkeqësuar për dallim nga viti paraprak. Për të përmirësuar jetëne qytetarëve të Kosovës përmes promovimit tësigurisë dhe sigurimit të bashkësisë si dhe ngritjen e mirëqenies dhe kualitetin e jetesës është hartuar Strategjia dhePlani i Veprimit 2012-2016 Policimi në Bashkësi, dokument ky që pritet të ndikoj në rritjen e sigurisë së jetesës edhetek fëmijët. Policia e Bashkësisë në bashkëpunim me OSBE ka publikuar doracakun për fëmijët mbi sigurinë “Sigurtnë shkollë, në shtëpi dhe me shokë” që ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga mjediset e pasigurta, duke ju siguruarudhëzime dhe këshilla, përveç fëmijëve u dedikohet prindërve dhe mësimdhënësve. Në vazhdimësi inspektohenshkollat, në varësi të nevojave dhe kërkesave shtohen patrullimet dhe bastisjet në lokacione të dyshuara nga PK.Rritjes së njohurive mbi rreziqet nga minat dhe mjetet e paplasura po i kontribuon realizimi i aktiviteteve ngaForca e Sigurisë së Kosovës në shkollat e mesme dhe fillore.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 35


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Objektivi 7.5: Krijohet infrastrukturë, hapësira të sigurta, dhe kënde për lojë për fëmijëMKRS duke dashur të rrisë angazhimin e fëmijëve në aktivitete kulturore këtë vit përveç teatrit për fëmijë Dodonaka participuar në funksionalizimin edhe në Teatrin e Qytetit për të Rijnë. MKRS ka ndërtuar 12 palestra sportive,7 terene sportive të ndërtuara me standarde ndërkombëtare, ka investuar në 60 shkolla në salla të sportit, sidhe 15 terene sportive sipas standardeve ndërkombëtare.Gjatë vitit 2012 DiR dhe DK ka realizuar gjithsej 340 aktivitete ku kanë qenë të përfshirë fëmijët dhe të rinj, prej tyre5 fushata me qëllim të motivimit të fëmijëve për pjesëmarrje të plotë në jetën kulturore dhe artistike,13 aktivitetekulturore me qëllim promovimin e vlerave kulturore për fëmijë dhe të rijnë, 38 aktivitete kulturore ku kanë qenëpërfitues fëmijët, organizimi i Muajit të Rinisë. Për të rritur përfshirjen e fëmijëve/rinjve në edukimin joformalmbi çështjet mjedisore ka zhvilluar 20 aktivitete të ndryshme që i janë dedikuar mirëqenies dhe sigurisë sëfëmijëve në komunitet, ndërsa janë realizuar 13 aktivitete me karakter preventiv për mbrojtjen e fëmijëve/rinjvenga format e ndaluara të punës në Kosovë. Në kuadër të zbatimit të Politikave Programore nga DS janë realizuaraktivitete të ndryshme të sporteve individuale dhe kolektive në tri nivele si: në aktivitetet sportive janë përfshirë 514shkolla të ulëta të mesme nga 28 komuna, ndërsa përfitues të këtyre aktiviteteve ishin 860,000 fëmijë/nxënëstë grupmoshave 12-18 vjeç.Federata e futbollit ka mbështet 300 të rinj të grup moshave 15-16 vjeçar në aktivitetin “Prishtina 2012” me10,000€; Federate e basketbollit ka mbështetë 120 të rinj në grup moshat 16 vjeç “Ulqini 2012” me 11,900 €; Federata ehendbollit ka mbështet 140 të rinj grup moshat 15-16 vjeç në “Gjakova 2012” me 9,000 €; Federata e Volejbollitka mbështet 60 të rinj grup moshat 16-17 vjeç në aktivitetin e mbajtur në “Durrësi 2012” me 9,000€. Po ashtu, janëpërkrahur kadetët dhe juniorët në sportet individuale si: Atletikë, Mundje, Xhudo, Boks, Tenis, Tekëondo, Karate dhenë pjesëmarrjen në kampet dhe garat për të rijnë të organizuara në Kosovë dhe ndërkombëtarisht.Një ndër prioritetet e MKRS është përkrahja e vazhdueshme e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe angazhimi i tyre nëaktivitete të ndryshme sportive, të cilët janë pajisë me rekvizita dhe ofrimi i mundësive më të mëdha në shfrytëzimine infrastrukturës hapësinore. Nga ky angazhim janë veçuar ndër më të mirët dy ekipe sportive të fëmijëve meaftësi të kufizuara, të cilët do të reprezentojn Republikën e Kosovës në Olimpiadën Speciale në Korenë e Jugut dhenë garat e rregullta në kampionatin botëror në Çipro gjatë vitit 2013. DiR gjatë vitit 2012, ka subvencionuar 34qendrat rinore në nivel komunal me 10,000 euro dhe me pajisje të inventarit për këto qendra. Gjithsej, 61,900 €janë shpenzuar për sport dedikuar fëmijëve/rinjve duke bërë kështu të përfitojnë prej tyre 620 fëmijë.Ministritë e linjës, në veçanti MKK ka realizuar aktivitete të shumta që lidhen me përmirësimin e bashkëpunimitndëretnik në mes të rinjve, përfshirë organizimin e 2 ekskursioneve, 1 shfaqje teatrale, 7 aktivitetet kulturore,ndërtimin e qendrës kulturore dhe një salle tenisi me pajisjet përcjellëse në komunën e Graçanicës, ndërtimi i sallëssportive, vendosjen e koshave të basketbollit, fushë futbolli në komunën e Shtërpcës. MKRS/DK ka përkrahur 29projekte bartës të të cilave kanë qenë të rinj të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, 7 koncerte promovuesepër të rijnë në muzikën (etno, jazz, artistik etj.) me 57,484 € të shpenzuara.Për ti kontribuar krijimit të hapësirave sa më të sigurta për fëmijë MBPZHR në masat e përkrahjes në bujqësi dhezhvillimin rural dhe me qëllim të ngritjes së infrastrukturës bujqësore dhe rurale ka përkrahur 50% të investimevepër rregullimin e oborreve shkollore si rrethoja. Prej të cilave kanë përfituar shkolla me 425 nxënësnë fshatinKoshtovë të Komunës së Mitrovicës (6,436.09 €), shkolla me 1,306 nxënës në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit(7,000.00 €) si dhe parku i fshatit Krusha e Madhe të Komunës së Rahovecit me ( 7,000.00 €).36Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIIRekomandimet për sektorin e gërshetuar:• Realizimi i aktiviteteve rreth rëndësisë së regjistrimit të lindjeve;• Shpërndarjes së materialit rreth pasojave të mos-regjistrimit të lindjes në institucionet shëndetësore dhe nëpërshkolla;• Aktivitetet që promovojnë regjistrimin e mëvonshëm;• Ekziston nevoja për ngritjen e bashkëpunimit me organet shkollore, prindërit e nxënësve dhe përfaqësuesve tëadministratës për qëllim të informimit dhe identifikim të fëmijëve që posedojnë çdo lloj të armëve;• Ulja e numrit të vdekjeve dhe lëndimeve të fëmijëve si pasojë e përdorimit të armëve;• Specializimi i policisë në komunitet për qasje të përshtatshme ndaj fëmijëve;• Rritja e hapësirave të gjelbërua dhe këndeve për lojë për fëmijë në çdo komunë;• MMPH së paku dy herë në vit, të ndërmerr nisma të ndryshme për të pastruar mjedisin, e kështu të ngritët vetëdijarreth rëndësisë së mjedisit dhe zbatimit të masave ligjore kundër ndotësve mjedisor;• Vazhdimi i ndërtimit të hapësirave sportive, si palestrave dhe këndeve për lojë për fëmijët;• Ekziston nevoja për rritjen e numrit të hapësirave kulturore dhe rrija e numrit të teatrove për fëmijë.Raporti i Vlerësimit për fëmijë 37


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013REKOMANDIMET KRYESORE• Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës duhet të përmbushë mandatin e tij sipas vendimit për themelim;• Ngritja e vetëdijes së zyrtarëve përgjegjës për raportim shtetëror mbi zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës;• Të vlerësohet nevoja e shqyrtimit të formimit të një nën kodi të veçantë për të gjitha institucionet buxhetore që idedikohen programeve të drejtpërdrejta me qëllim të realizimit të të drejtave të fëmijëve, nën kodi i veçantë do tëmundësonte vlerësimin sa më të saktë të treguesve të rezultateve dhe përcaktimin e politikave të nevojshme nëkëtë drejtim;• Kosova ka nevojë për të zhvilluar strategji, plane dhe aktivitete të cilat do të përdoren për të arritur një mbulim tëgjithmbarshëm të arsimit parafillor;• Përcaktimi i standardeve për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta sipas Klasifikimi Ndërkombëtar iFunksionalitetit, dhe monitorimi i zbatimit të Planit Individual të Arsimit;• Marrja e masave të nevojshme për identifikimin dhe riintegrimin e fëmijëve që kanë braktisur shkollimin në arsim;• Të vazhdohet me zhvillimin e kapaciteteve profesionale të edukatorëve të arsimit në fëmijërinë e hershme përfëmijët e moshës 0-6 vjeçare dhe zbatimi i standardeve në fjalë;• Mesatarja e pikëve të provimit në fund të klasës 9 dhe të provimit të maturës është në rënie, andaj urgjentishtduhet të hulumtohet nëse provimi është tepër i vështirë, nëse ai ndërlidhet me materialin mësimor apo ështëthjesht cilësia ulët e mësimdhënies që po krijon kuadro të dobët dhe kjo çështje duhet të jetë prioritet i MAShT;• Duhet të unifikohen të dhënat lidhur me dokumentacionin dhe raportimin, përmes standardizimit të proceduravedhe dokumentacioneve, duke ndarë qartë detyrat dhe obligimet individuale dhe institucionale në lidhje meraportime dhe SISH, siç parashihet në Strategjinë për SISh;• Realizimi i skriningut neonatal për zbulimin e hershëm të patologjive tek të posalindurit të cilat mund të trajtohenpo që se zbulohen me kohë;• Të rritet bashkëpunimi në mes në Organit të Kujdestarisë dhe Prokurorisë, si dhe në vazhdimësi të bëhen të njohurandërmjet vete veprimet e ndërmarra;• Baza e të dhënave për punën e fëmijëve duhet të bëhet funksionale dhe të përditësohet rregullisht;• Çdo QPS të ketë së paku një familje strehuese rezervë të rekrutuar dhe të trajnuar mbi nevojat dhe të drejtat efëmijëve pa përkujdesje prindërore;• Agjensioni i Statistikave të Kosovës, sektori social në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të bëjë kalkulimine shportës së ushqimit;• Në departamentet për të mitur të ekzistojnë dhomat e ndalimit të të miturve qe vijnë në seance për paraburgim;• Funksionalizimi i plotë i dhomave miqësore për fëmijë në shtatë rajonet e Policisë së Kosovës dhe Hartimi i udhëzuesitmbi mënyrën e përdorimit të këtyre dhomave;• Profilizimi i zyrtarëve të Shërbimit korrektues, Shërbimit Sprovues dhe Ndërmjetësve që merren me rastet e fëmijëve;• Realizimi i fushatave rreth rëndësisë së regjistrimit të lindjeve, përmes shpërndarjes së materialit te institucionetshëndetësore dhe nëpër shkolla, rreth pasojave të mos-regjistrimit të lindjes, si dhe aktivitetet që synojnë promovimine regjistrimit të mëvonshëm.38Raporti i Vlerësimit për fëmijë


Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-2013Vëllimi IIISHTOJCA - KORNIZA E MONITORIMITRaporti i Vlerësimit për fëmijë 39


Vëllimi IIIStrategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve në Republikën e Kosovës, 2009-201340Raporti i Vlerësimit për fëmijë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!