11.10.2019 Views

Forum A+P 10

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

OPINION

tashme përpara Lulzim Bashës, kryetarit

të ri të Bashkisë së Tiranës, shtrohen disa

sfida krahasueshmërisht të ngjashmë me

ato të Edi Ramës në vitin 2000.

Sfida e parë është pikërisht nevoja

për të atakuar thelbin e qytetit, i cili siç u tha

më lart shoqërohet me një problematikë

gjithnjë e më të komplikuar dhe më të

vështirë. Atakimi i parë i këtij thelbi në

mënyrë serioze është realizimi imediat

i një plani urbanistik, i cili i paraprin

zhvillimeve të qëndrueshme ekonomike

dhe sociale dhe jo siç është vepruar deri

më sot, ku plani është sabotuar qëllimisht.

Basha ka premtuar, se do ta plotësojë këtë

objektiv brenda vitit të parë të mandatit të

tij të parë. Sidoqoftë, këtu nuk duhet të

bëhet qëllim në vetvete miratimi i planit,

sesa hartimi i një dokumenti të vlefshëm

dhe transparent e gjithëpërfshirës, ku të

balancohen sa më mirë interesat indivudale

- komunitare, si nga pikëpamja sociale,

ashtu edhe ekonomike, e për më tepër

larg debatit të panevojshëm të politizuar

ekstremisht.

Sfida e dytë, Basha duhet të adresojë

nevojën për përmirësimin e aksesit si në

pjesët tradicionale dhe të reja të qytetit,

përfshi hapjen e rrugëve të reja radiale

dhe unazore, si dhe lidhje më të mirë me

komunat dhe bashkitë fqinje. Kjo e fundit

imponon nevojën për ndërtimin e një

mirëkuptimi politik dhe administrativ me

njësitë vendore fqinje, në dy nivele: i) Tirana

e Madhe (ku përfshihen veç Tiranës edhe

Kamza, Paskuqani, Dajti, Farka, Kashari),

dhe ii) Rajoni Metropolitan (që përfshin

njësitë vendore në hapësirën territoriale

midis Durrësit, Krujës e Tiranës, dhe së

Elbasani). Pa ndërtimin e një autoriteti

metropolitan do të jenë të pamundura të

ideohen dhe zbatohen projekte serioze, të

cilët e modernizojnë kryeqytetin shqiptar

si çdo kryeqëndër tjetër europiane.

Sfida e tretë e rëndësishme e

Bashës, zbatimi i një sistemi të transportit

publik të integruar dhe multimodal, bëhet

urgjente për shkak të trafikut dhe ndotjes

gjithnjë në rritje të Tiranës. Basha ka

premtuar ndërtimin e unazës së re, nisjen

e sistemit të tramvajit dhe ndërtimin e

stacioneve multimodale e të parkimeve.

Por, kjo kërkon që ai të ndërgjegjësohet

politikisht për nevojën e vizionimit të

Bashkisë Tiranë, përtej kufijve të saj

administrativë dhe në koordinim më

shumë aktorë dhe institucione të tjera.

Këto masa duhen shoqëruar nga një

sërë veprimesh energjike në përgjigje të

nevojave komunitare, siç janë risjellja e

gjelbërimit dhe parqeve urbane, ngritja e

infrastukturës dhe cilësisë së shërbimit për

mbetjet urbane, ujin e pijshëm, shërbimet

sociale, jetën kulturore apo investimi për

marketimin dhe brandimin e Tiranës si një

qytet normal europian dhe një destinacion

atraktiv-turistik dhe ekonomik.

Mbi të gjitha sfida e Bashës mbetet

sjellja e një dimensioni të ri urban dhe

social në Tiranën, që tashme duhet se po

e kalon fazën e plotësimit të nevojave bazë

dhe që duhet të ofrojë mundësi në rritje

për qytetarët e vet.

Sfida vazhdon… dhe mbetet për t'u

monitoruar…

Konkursi për masterplanin e zonës qëndrore të Tiranës, 2004

Pjesë nga projekti fitues i konkursit i paraqitur nga “Architecture Studio”, Francë

fundi me ndërtimin e autostradës edhe

72 73

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!