Views
7 years ago

Infocom Albania Magazine 08/2016

  • Text
  • Magazine
  • Subscriptions
  • Mobile
  • Mund
  • Celulare
  • Cilat
  • Vodafone
  • Smartphone
  • Tyre
  • Edhe
  • Deri
  • Infocom

OVERVIEW Opportunities

OVERVIEW Opportunities in a Digital Era: Startup - Social - e-business Digital Skills: The key for success! Edhe pse ne supozojmë se brezi i ri ka marrëdhënie të mirë me teknologjitë digjitale, kjo nuk do të thotë që ky familjarizim përkthehet automatikisht në njohuri. Megjithatë, duke pasur parasysh që sipërmarrja si dhe jeta e përditshme lidhen gjithnjë e më ngushtë me teknologjitë digjitale, koncepti i arsimit digjital po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Përveç kësaj, zhvilluesit e aplikacioneve digjitale, së shpejti do të bëhen një pjesë e madhe e fuqisë punëtore të vendit dhe do të jenë në gjendje për të prodhuar nivele të lartë shërbimesh, jo vetëm për vendin, por edhe në tregun ndërkombëtar që dëshpërimisht kërkon punonjës digjital. Por a është vendi i gatshëm për të mirëpritur këtë brez të ri të biznesit? Ekziston një kuadër i përshtatshëm ligjor? Si bizneset digjitale mund të zhvillohen me anë të ekonomisë tradicionale dhe ta transformojnë atë nga brenda? A janë kompanitë gati për transformimin digjital dhe cilat janë stadet e tij? e-commerce: Every business is digital business Bashkimi Europian, një prej çështjeve kryesore në agjendën e saj ka zhvillimin e tregtisë elektronike ndërkufitare. Ai synon në vitet e ardhshme të largojë të gjitha pengesat që sot shfaqen si barrierë. Pengesa të tilla si transporti, konkurrenca dhe besimi. Rol të veçantë dhe madje "kyç" për e-business janë pagesat elektronike. Siguria dhe shpejtësia 16

për kryerjen e pagesave, është kthyer në faktor kryesor suksesi, pasi toleranca e konsumatorit ndaj gabimeve apo dështimeve është pothuajse zero. Por cilat janë platformat kryesore të zhvillimit të e-business, dhe cilët janë në sektorë kryesor në produkte dhe shërbime ku do të zbatohen këto platforma? Cilët janë sektorët që tradicionalisht lulëzon e-commerce? Ekzistojnë sektorë të tjerë përveç tregtisë me pakicë, mediave sociale, logjistikës dhe turizmit që do mund të zhvilloheshin falë teknologjive digjitale? Çfarë duhet të ketë parasysh dikush që çelë një dyqan elektronik? Cilët janë faktorët kryesor të suksesit dhe çfarë mësojmë nga dështimet? Cila është marrëdhënia e e-commerce me mediat sociale? Si mund të transformojë vizitat dhe përdoruesit në para? Social Media: Perception or Reality? Rrjetet sociale janë një mjedis dinamik që vazhdimisht evoluon. Rregullat e lojës ndryshojnë vazhdimisht, pasi nëse përjashtojmë llogaritë personale, rrjetet sociale nuk janë kanale neutrale të shpërndarjes së informacionit, por kompani që interesohen për 17

© 2016 by INFOCOM MAGAZINE