POSTIERI 14 E shtunë 11 Maj 2013 c m y k
E shtunë 11 Maj 2013 15 POSTIERI Personalitetet 2013: Nicolas Adames dhe Putty Stein në pulla të reja nga Luksenburgu Pullat e reja të personaliteteve nga posta e Luksemburgut janë krijuar nga artisti i ri vendas dhe grafik dizajneri Anne Melanit dhe ilustruar nga Nicolas Adames dhe Putty Stein. Nicolas Adames (1813-1887) ka qenë peshkopi i parë i Luksemburgut, i cili ka shërbyer në periudhën 1870-1883. Koordinimi i tij zyrtar në katedrale më 25 dhjetor 1870 shënoi pikën më të lartë të një karriere të gjatë dhe të frytshme në klerin. Putty Stein (1888-1955) ishte autor-kompozitor- artist i njohur si babai i “Chanson”në Luksemburg. Ai themeloi klubin “La Mansarde”, së bashku me artistë të tjerë, në vitin 1915. Seritë e flamujve 2013- Kombet e Bashkuara Administrata postare e Kombeve të Bashkuara emetoi serinë e flamujve 2013. Lançuar fillimisht në 26 Shtator 1980, seritë e flamujve janë krijuar për të nderuar shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Katër pullar e emetuara më 2 Maj paraqesin vendet anëtare si Sudanin e jugut, një dizajn të ri për Federatën Ruse, një dizajn të ri për Bregun e Fildishtë etj. Festivali I letërsisë ndërkombëtare Posta e Gjibraltarit ka emetuar një set të pullave dedikuar Festivalit të letërsisë ndërkombëtare në Gjibraltar. Ky festival do të organizohet nga data 25 -27 Tetor 2013. Festivali I cili do të jetë pjesë e kalendarit vjetor të Gjibraltarit , do të sjellë së bashku një numër të shrimtarëve të njohur botëror të cilët do të marin pjesë në debate, inervista, diskutime në lidhje me tema të ndryshme. Selia e Festivalit do të vendoset në Bibliotekën Garrison, e cila do të përdoret gjithashtu për disa prej eventeve të programit . Urat e Spanjës në pulla të reja formuar kështu një kënd zhdrejtë në qendër, e cila e ndan atë në dy seksione. Në anën që i jep akses me qytetin qëndron një kullë mbrojtëse e ndërtuar në mesin e shekullit të 14-të. Në qendër të urës është një kullë e dytë mbrojtëse. Ura e Los Santos mbi Ria de Ribadeo lidh qytetet e Ribadeo Spanish Correos ka emetuar dy pulla të reja brenda serive “Urat e Spanjës”. Këtë rradhë këto pulla I janë dedikuar urës së Besalu (Gerona) dhe urës Los Santos Bridge mbi Ria de Ribadeo. Ura Besalu (Gerona) është një nga urat më karakteristike të periudhës mesjetare. Ajo është e vendosur në fshatin mesjetar me të njëjtin emër në krahinën e Gerona-s. Ajo nisi të ndërtohet në shekullin e 11-të për të shpëtuar lumin Fluvia dhe krijoi dhe komunikimet ndërmjet qytetit dhe tokës në anën tjetër të lumit. Ajo përbëhet nga shtatë harqe me një shtrirje prej 145 metrash duke (Lugo) dhe Castropol (Asturias) dhe nxjerr më në pah inxhinierinë civile. Ai u ndërtua mbi grykëderdhjen e Ribadeo ndërmjet 1983 dhe 1987.Ura është 600 metra e gjatë dhe fillimisht ishte 12 metra e gjerë. Nga viti 2007 në vitin 2008 ajo u zgjerua në 24,60 metra duke e konvertuar atë në katër korsi dhe dy trotuare për të lejuar r autostradën Cantabrian (A-8) të kalojë nëpërmjet saj. Para ndërtimit të urës, komunikimet ndërmjet të të dyja anëve realizoheshin me anije apo duke e bërë një mënyrë të tërthortë përgjatë rrugës së vjetër mes Vegadeo dhe Porto. Nëpullë është përshkruar ura moderne e Los Santos dhe qyteti i Ribadeo. Nga Emona Mara Gjeorgjia e Jugut- Rex Hunt Më 11 qershor 2013 Gjeorgjia e Jugut dhe Ishujt jugor Sandwich do të emetojnë një set pullash për të përkujtuar Rex Hunt – guvernatorin shumë të njohur të Ishujve Falkland dhe varësitë e tyre (e cila përfshinte ishullin e Gjeorgjisë Jugore Posta e Finlandës ka emetuar një tabak përkujtimor me Moomins, përsonazhe qëndrore në serinë e librave dhe pjesëve komike të ilustruesit Suedezo- Finlandez dhe shkrimtarit Tove Jansson. Ata janë një familje e persoanazheve të përrallave me zana, të cilat janë të bardha dhe të rrumbullakta , me fytyrë të dhe Ishujt jugor Sandwich). Set-i i pullave emetohet për të përkuar Shërbimin Përkujtimor për Sir Rex Hunt i cili do të mbahet në St. Clement Danes, Kishën Qëndror e të Forcave Ajrore Mbretërore të Londrës, në të njëjtën ditë. Djathi në një pullë postare Prodhimi dhe shitja e gjalpit dhe djathit ka ekzistuar në Aland që nga mesjeta.Baxhoja e parë e qumështit në Aland është krijuar përafërsisht 120 vjet më parë. Sot, kooperativa e baxhove të qumështit Alands Centralandelslag (ACA), merret me prodhimin e qumështit Aland. Djathrat ACA kanë fituar disa çmime , suksesi më i fundit ka qenë Konkursi 2012 për djathin më të mirë finlandez. Djathrat “Kastelholm”, “ Alands special “ dhe “Prostens machla” dolën në vend të dytë, ndërsa Aland “Edam” fitoi vendin e tretë. Një total prej 107 lloje djathrash janë futur në konkurs në 12 kategori të ndryshme. Moomin në pulla të Finlandës madhe që i bëjnë ato të ngjajnë hippopotamuses.Familja e lumtur dhe aventureske jeton në shtëpinë e tyre në Moominvalley, në pyjet e Finlandës, edhe pse në të kaluarën rezidencat e përkohshme të tyre kanë qenë një far dhe një teatër. Ata kanë pasur shumë aventura së bashku me miqtë e tyre të ndryshëm. Sateliti i parë i Estonisë Eesti Post ( Posta e Estonisë) ka emetuar një pullë për të përkujtuar satelitin e parë estonez, ESTCube-1. Ai është ndërtuar në Estoni nga studentët nga Universiteti Tartu (koordinator), Akademia e aviacionit të Estonisë, Universiteti i Teknologjisë së Talinit dhe Universiteti i Shkencave Jetësore. Qëllimi ishte promovimi dhe zhvillimi i industrisë së lartë hapësinore të Estonisë duke edukuar ekspertë dhe promovuar njohuritë në fushën e teknologjisë hapësinore , si dhe për të frymëzuar publikun e përgjithshëm në lidhje me këtë shkencë dhe teknologji. Europa – mjetet e transportit nga Çekia Tema e emetimit të përbashkët të kësaj pulle e cila është për të gjithë vendet anëtare të PostEurop është “Mjetet postare të transportit”. Pulla Çeke përshkruan një simbol të historisë së Postës Çekosllovake – kalin duke tërhequr karrocën postare . Modeli IV i kësaj karroce është bazuar në një karrocë mallrash me një kalë të përdorur nga posta austriake. Ashtu si homologia e saj austriake, ajo tërhiqej zakonisht nga një kalë i vetëm. Posta e Çekosllovakisë e përdorte atë për dërgimin e pakove të adresuar për bizneset private ose marrësit. Për shkak të procesit të ngadalshëm të motorizimit, ky automjet postar ka qenë në përdorim deri në fillim të viteve 1960. Kjo karrocë e paraqitur është për ekspozim në Muzeun postar Vyssi Brod, ku shfqen jo vetëm ky tip karroce por dhe shume lloje të tjera të kësaj periudhe .