29.07.2013 Views

Nga - Gazeta Express

Nga - Gazeta Express

Nga - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Askush nuk

mund t’i obligojë

deputetët që të

qëndrojnë në sallë.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Ismet Beqiri,

Shef i GP të LDK-së, duke

iu kundërvënë asaj që e

përcakton Kushtetuta.

Kriza sociale është

në kulmin e saj.

KMDLNj,

Pas protestës së sotme

të punëtorëve të PTK-së,

të cilët kundërshtojnë

procesin e privatizimit të

PTK-së.

Kushtetuesja

tregoi se nuk

jemi “puçistë.

Ylli Hoxha,

Drejtor ekzekutiv i Klubit

për Politikë të Jashtme,

pas vendimit të Gjykatës

Kushtetuese në rastin

Pacolli.

Max: 18 °C

Min: 6 °C

Max: 16 °C

Min: 6 °C

Problemi

kryesor në

fakt qëndron

te vetë

paqartësitë dhe

ambiguitetet

e Nenit 86.

Pse është

dashur të

interpretohet

intenca e

Kushtetutës,

kur hartuesit

kanë mundur

të formulojnë

qartë

procedurat e

zgjedhjes të

Presidentit...

E premte, 1 prill 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

Shkëlzen Maliqi

Kush dështoi në

krizën e zgjedhjes

së Presidentit

Afera rreth anulimit të zgjedhjes së Behgjet Pacollit

për Kryetar të Kosovës, tani po analizohet vetëm nga

një aspekt, të disa shkeljeve të Kushtetutës së Kosovës

që i kanë bërë praktikisht të gjithë: 1) Kryetari i Kuvendit,

i cili ka lejuar që të mbahen dy raundet e para të

votimit pa prezencën e “kuorumit” të domosdoshëm

prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit, e edhe në raundin

e tretë po kështu sipas interpretimit të Gjykatës

kushtetuese është dashur të jetë prezentë në sallë 2/3

e deputetëve të Kuvendit; 2) Deputetët e tri partive

opozitare që e kanë lëshuar sallën gjatë votimit po

kështu kanë bërë shkelje të Kushtetutës; 3) të gjithë

deputetët dhe instancat përgjegjëse kanë vepruar në

mënyrë kundërkushtetuese, sepse nuk kanë propozuar

edhe një kundërkandidat për president të Kosovës.

Unë dua të shtroj një pyetje esenciale. Pse nga askush

paraprakisht nuk ka pasur sqarime se Neni 86 i

Kushtetutës dhe më saktësisht paragrafët 4,5 dhe 6

të këtij Neni, kërkojnë interpretime dhe procedime

obliguese, dhe që vetëm a posteriori Gjykata Kushtetuese

do t’i vlerësojë si shkelje të Kushtetutës? Pse, pra,

askush, bash askush, as Kryetari i Kuvendit, as këshilltarët

juridikë, as hartuesit e Kushtetutës që kanë qenë

pjesë e procedurave hartuese dhe të votimeve, nuk

e kanë thënë paraprakisht se për zgjedhjen e Presidentit

duhet të ketë prezencë obliguese e të gjithë

deputetëve (çka do të thotë se asnjë deputetët nuk ka

të drejtë ta lëshojë sallën gjatë votimit të Presidentit),

dhe se për të qenë votimi kushtetues, duhet të ketë

të paktën dy kandidat për president?

Në këtë unë shoh dështim skandaloz të politikës

dhe ekspertëve juridikë (në të gjitha nivelet!), të cilat

janë treguar thjesht tepër injorantë në leximin dhe interpretimet

e sakta të tekstit të Kushtetutës. Të paktën

Hajredin Kuçi, e edhe disa të tjerë që e kanë hartuar

tekstin e Kushtetutës, është dashur të tregojnë paraprakisht,

ose të intervenojnë gjatë procesit, se çfarë

duhet të jetë procedura e zgjedhjes së Presidentit,

në mënyrë që të mos ndodhin gjithë ato shkelje të

Kushtetutës që janë konstatuar nga Gjykata Kushtetuese.

Si është e mundur që Hajredin Kuçi nuk e paska

ditur se teksti i Kushtetuta e obligon Kuvendin që të

procedojë zgjedhjen me propozimin e të paktën dy

kandidatëve? Nëse e ka ditur këtë dhe nuk e ka thënë,

atëherë ka kontribuar në shtrembërimin e procedurës

dhe mashtrimin; nëse nuk e ka ditur, atëherë ka dështuar

si jurist edhe në fazën e hartimit, sepse ka lejuar

që paragrafët 4, 5 dhe 6 të Nenit 86 të KK, të mbeten

ambigue dhe pa sqarime të domosdoshme, e edhe

në fazën e aplikimit të këtyre paragrafëve.

Edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka një

gabim logjik, sepse nga njëra anë konstaton se asnjë

deputet nuk ka të drejtë ta bojkotojë zgjedhjen e Presidentit

(pos me lejen e Kryetarit të Kuvendit, nëse ka

ndonjë arsye shëndetësore dhe tjetër hall madhor),

ndërkaq që njëkohësisht thirret edhe në kuorumin

prej 2/3 që aktin e votimit e bënë legjitim. Nëse prezenca

në sallë është obliguese, atëherë nuk ka pse të

përmendet kuorumi i 2/3 që në Nenin 86 përmendet

disa here.

Kjo tregon se edhe interpretimi i Gjykatës Kushtetuese

është i sforcuar, kontradiktor dhe tendencioz.

Problemi kryesor në fakt qëndron te vetë paqartësitë

dhe ambiguitetet e Nenit 86. Pse është dashur

të interpretohet intenca e Kushtetutës, kur hartuesit

kanë mundur të formulojnë qartë procedurat e

zgjedhjes të Presidentit: se duhet të ketë të paktën 2

kandidatë, se askush nuk mund të mungojë pa arsye

(praktikisht se është i ndaluar bojkoti i seancës së

zgjedhjes së Presidentit), dhe se në këto kondita në

dy votimet e para kandidati zgjidhet nëse i ka 2/3 e

votës, kurse në votimin e tretë shumicën e thjeshtë.

Në të ardhmen kështu edhe duhet të amandamentohet

Neni, nëse mbetet që Presidenti të zgjidhet nga

ana e Kuvendit dhe jo me votën e drejtpërdrejtë të

qytetarëve.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!