29.07.2013 Views

Nga - Gazeta Express

Nga - Gazeta Express

Nga - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 31 mars 2011

E shkelën

të gjithë

Loni (Francë)

Ti "unë-sh" edhe opozita e ke shkel kushtetutën, por tash me ja lanë fajin atyre mendoj se

asht gabim, sepse kushtetutën e ka shkelë edhe zotëri Pacolli edhe Thaçi, bile bile edhe

zotëri Dell me ndërhyrjen e tij, kështu qe fajet i kanë këta vetë se me plot mendje edhe

duke ditur se janë duke e shkelur kushtetutën. Si politikan nuk jam i bindur se asht i aftë

zotri Pacolli, sepse shumë herë edhe nuk di se çka fl et dhe e kundërshton vetveten...

Koki (Zvicër)

A mos po dojnë me e shpërnda parlamentin edhe kasiratin pare prapë nga buxheti i

cili edhe s’do t’ju dalë vetëm politikajve në funksione e tyre që marrin apo i vjedhin.

Unë-Sh (Pejë-KS)

Vetë opozita është fajtore se u dashtë me qëndru në sallë, e jo tani, jo ashtu jo kështu

edhe për këtë arsye hiç nuk është dashtë me shkarku Z.Pacolli nga pozita e presidentit

edhe plus asaj kënd tjetër po dojnë me zgjedh se... asnjë më të mirë nuk e kanë,

bile ky fatmirësisht ka pare boll e nuk është ngushtë mi vjedh paret e popullit...

Babloku (Austri)

A ta zgjedhim President të përhershëm z. Pacollin?! Nuk na zhgënjen, e meriton.

MUJA eHALILI(DABISHEC)

Dy gjyqtarët e huaj kanë me shku një ditë, e këta tanët mbesin e mendojnë për

fëmijët e tyre, e kanë marrë vendim ashtu që është dashtë të marrin e sa i përket

Pacollit, është dashur ta dijë edhe ky, edhe Jakup Krasniqi, që kanë bërë shkelje se

nëse nuk i dinë këta dy çka presim tjetër, pra me një fj alë, po të ishte i aftë Pacolli

nuk kishte me ra në ndikim të PDK-së që ta formojë qeverinë. U bënë përrallë!

Tekahyki (Lypjan)

Kjo është shpërndarje e përgjegjësive. Kushtetutën e ka shkelur PDK-ja

në krye me Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, dhe lakmiqari z Behgjet Pacolli.

Kjo përgjegjësi nuk shpërndahet, gabimi nuk riparohet, andaj duhet

formuar një qeveri kalimtare e cila përgatitë zgjedhje standarde.

Armeni

A ma gjeni një politikan tjetër përveç Pacollit që lidh kontratë me qytetarët që për

aq kohë që do të qëndrojë president asnjë cent të buxhetit të Kosovës nuk do ta

marrë për vete, por do t'ua shpërndajë familjeve skamnore. Unë duke u bazu në përvojën

e deritashme ata po na marrin nga xhepi, e jo ma na dhanë nga xhepi i tyre.

MXhemajli (Kosovë-Suedi)

Po kjo u bë falë atyre që janë kundër shtetit të Kosovës. Vallë ku ka fytyrë opozita

me e kritikue dikë për shkelje të kushtetutës apo ligjit dhe rregulloreve të

punës kur ata vetë janë shkelës e dha një shembull, ku ke parë me e marrë pagën

si deputet dhe me e marrë meditjen e mos me qenë në seanca, me dalë sipas

qejfi t dhe dëshirës dhe kur duan me hi. Fajin e ka kryetari i kuvendit i cili nuk e

merr vendimin që me ua hjek pagat kush nuk është në seancë dhe nuk ka arsyetim

atëherë me i çue edhe në komisionin disiplinor e edhe me i përjashtu...

Brigada 138 (Istog-)

Ka President dhe do ta ketë dhe ai është B-Pacolli, e nderuara gjykate!!!

Molla e kuqe (Shqipni natyrale)

E shkelën të gjithë...

Aliu (Prishtinë)

Pacolli më i miri. Nuk i afrohet kush. I vetmi politikan

që kam besim në të. Të tjerëve u bie vijë.

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Faton Abdullahu

"Interesi strategjik i Serbisë është

anëtarësimi në Bashkimin Evropian,

por Beogradi kurrë nuk do të harrojë

raportet miqësore me Rusinë". Kështu

ka theksuar presidenti i Serbisë Tadiç

me rastin e takimit të paradoditshëm

në Beograd me kryeministrin e Federatës

Ruse V. Putin. Ky rirreshtim

dualist i Beogradit zyrtarë perëndim

– lindje, nuk është risi, edhe pse tani

ka të reja shtesë. (...)

Ky rreshtim dualist i Serbisë, ku

gjithsesi primatin e partnerit politik

dhe kulturor prore e zinte Rusia,

është ndërprerë në një periudhë jo

të shkurtë kohore. Mirëpo kjo nuk ka

ndodhur me vullnetin e intelegjencisë

as edhe politikanëve serb. Kjo qasje jo

e zakonshëm për serbët dhe Serbinë

është vendosur nga kroati Josip Broz

Tito, diktatori komunist i cili me ‘Jo’në

e tij të famshme kundër BRSS-së,

konkretisht Stalinit, për kohë të gjatë

do t’i ndërpres marrëdhëniet e Jugosllavisë

me BRSS-në e për rrjedhojë

edhe të Serbisë dhe Rusisë. Kjo do të

dëshmohet si një qasje pozitive e cila

gjithsesi bazën nuk e kishte tek mendimi

dhe kultura politike serbe, sepse

po ta kishte, prishja me Stalinin nuk

do të ndodhte në asnjë variant. ‘Jo’ja

kundër BRSS-së në shumë mënyra

do të dëshmohet si një ‘Po’ për botën

perëndimore, për kulturën dhe shumë

vlera të saja edhe përkundër faktit

se Jugosllavia do të vazhdoj të mbetet

vend komunist. Për rrjedhojë Serbia

për herë të parë në histori nuk do të

ketë raporte të mira me Rusinë, si

levi kryesor i BRSS-së, por fal qasjes

shumë të guximshme për kohën të

J. Broz Titos do të ndodhë një afrim

i gjithë atyre që jetonin në Jugosllavi

me botën perëndimore, diçka që nuk

mund të paramendohej në atë kohë

për askënd në botën eurolindore.

Rrjedhimisht Jugosllavia e në rend

të parë Serbia, do të jetë për kohë të

gjatë e përkëdhelura e botës perëndimore.

Por kjo do të pushoj me fi llet e

shpërbërjes së Jugosllavisë, kur bota

perëndimore do të vihet kundër aspiratave

hegjemoniste të Serbisë. Për

rrjedhojë Serbia do t’i kthehet bazave

të veta të identitetit të saj qytetërues,

kishës, sllavizmit, ambicieve centraliste

në Jugosllavi e gjithashtu riparimit

të marrëdhënieve me Rusinë.

Që nga kjo kohë kanë kaluar gati dy

decenie të lodhshme dhe regresive jo

vetëm për Serbinë, tani ajo gjendet

në një fazë të re. Kjo fazë tjetër është

rikthim në ato kohëra kur Serbia do

të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me

Rusinë, por në të njëjtën kohë nuk do

të jetë në raporte të këqija me perëndimin,

përkundrazi.

Kjo rizhvendosje politike gjithsesi e

arritur jo pa mundime, ky ribalancim

gjeostrategjik për herë të parë që nga

Lufta e Dytë Botërore e vë Serbinë në

E premte, 1 prill 2011

Rirreshtimi

dualist i Serbisë

dhe dialogu me

Kosovën

pozitën e favorshme dhe i jep asaj

mundësi të nxjerrë përfi time si ekonomike

ashtu edhe politike si nga

Federata Ruse ashtu edhe nga bota

perëndimore, posaçërisht nga BE-ja.

Sot Serbia ka raporte të shkëlqyera me

Rusinë. Kohë më parë ajo ka lidhur

një kontratë të madhe energjetike me

këtë shtet të cilën e kishte fi lluar Koshtunica

dhe e përfundoi Tadiç. Me

këtë “Gazprom” merr nën kontroll

51% të petrolit serb me një çmim

të lirë kurse për kompensim tubat e

gazit të tij të kalojnë edhe kah Serbia

(rreth 400 km). Po kjo Rusi vazhdon

të jetë një përkrahëse bllanko e politikave

zyrtare të Beogradit. Në anën

tjetër duke u faktorizuar në Ballkan,

ajo bëhet atraktive edhe për evropianët

të cilat me keqardhjen se Serbinë

e kanë ndëshkuar shumë dhe gjatë,

tani qasjen e tyre jo vetëm politike

e përshkruajnë nota dashamirësie.

Duket se Evropës një Serbi në të cilën

kalojnë gypat e gazit, me potencialet

që i përmendëm më lartë, natyrore e

gjeostrategjike i intereson të jetë pjesë

e BE-së të cilën do ta ketë më afër e

në disa sfera edhe nën kontroll të sofi

stikuar. Por Serbia është e vetëdijshme

për këto interesa të shtuara të

evropianëve, ashtu sikundër është e

vetëdijshme se për Rusinë dhe ambiciet

e saja tejkontinentale, në këtë

rajon askush nuk mund të jetë më

e përshtatshme për asnjë bashkëpunim

se sa aleti i saj i vjetër. Matur

me kanarin e interesave ekonomike,

fi nanciare dhe të tjera, roli politik dhe

gjeostrategjik i Serbisë është shumë

më i faktorizuar sot sesa që ka qenë në

cilëndo periudhë tjetër që nga LDBja

dhe ky faktorizim është në rritje.

Duket se është kjo pozitë e re ajo që

i jep kurajë politike kryetarit aktual

Tadic që të vijë me një propozim për

negociata të reja shqiptaro - serbe me

shpresën se nën rrethana të reja, Serbia

do të fi tonte shumë më shumë se

sa shqiptarët.

Vështruar nga kjo prizëm, marrë

parasysh edhe disa zhvillime jo të

favorshme në Kosovë, si raportin e

Dick Martit, jokushtetueshmërinë e

presidentit të ri, paralajmërimet për

burgosje të reja të ish pjesëtarëve të.

UÇK-së, pozita e Kosovës përgjithësisht

prandaj edhe në dialogun aktual

me Serbinë, është e disfavorshme.

Me këtë dialog Kosova thjeshtë po i

bënë një shërbim Serbisë në vazhdën

e faktorizimit të saj, konkretisht në

rrugëtimin drejtë BE-së. Konsiderata

më e madhe e Brukselit ndaj Kosovës

ende të brishtë, si dhe riaktivizimi më

i drejtpërdrejtë i SHBA-së në zgjidhjen

e disa problemeve në Kosovë, duhet të

bëhen tani, jo vetëm për ta ruajtur balancën

e re të vendosur në Ballkan pas

shpërbërjes së Jugosllavisë, por edhe

për ta forcuar përfundimisht shtetin e

Kosovës si njërin nga garantët e kësaj

balance.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!