29.07.2013 Views

KESHTU DUKET KRIZA - Gazeta Express

KESHTU DUKET KRIZA - Gazeta Express

KESHTU DUKET KRIZA - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E diel, 25 nëntor 2012

arté

Redaktor: Faton Raçi

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Vdiq Larry Hagman, yll i serialit Dallas

Aktori Larry Hagman, që e luajti rolin

e pasanikut intrigant, J. R. Erwing, në

serialin e njohur televiziv në mbarë

botën, ‘Dallas’, ka vdekur në moshën

81-vjeçare. Në njoftimin e familjes së

tij thuhet se ai vdiq dje në një spital

në Dallas të Teksasit, nga komplikimet

për shkak të kancerit. Ai ka vuaj-

tur nga kanceri dhe ceroza e mëlçisë

pasi vite të tëra ka konsumuar sasi të

mëdha të alkoolit. I ndjeri Hagman, i

lindur në Teksas, u bë yll televiziv në

Amerikë, në programin e viteve të 60ta,

“Ëndërroj për Xhenin”.

Në vitet e 80-ta ai arriti famë botërore

me serialin ‘Dallas’, që ishte një dramë

Tani jetoj vërtet

Philip

Roth

Romancieri amerikan tregon sesi ka ndryshuar jeta e tij e përditshme, pasi la

letërsinë. “Pres mysafi rë në shtëpi, kam një kuzhinier që gatuan për mua dhe luaj

çdo mëngjes me iPhone-n e sapoblerë”, thotë midis tjerash Roth.

Mbi kompjuterin e Philip Roth,

në “Upper West Side”, është shkruar

një shënim ku thuhet: “Lufta

me të shkruarin përfundoi”. Kjo

është një mënyrë për të kujtuar se

Roth, që do të mbushë 80 vjeç në

mars të vitit të ardhshëm dhe që

ka shijuar një prej eksperiencave

më të gjata e më të suksesshme të

letërsisë amerikane, i dha fund të

shkruarit (31 libra që prej fi llimit

të karrierës në 1959-n). “E shoh atë

shënim çdo mëngjes dhe më jep

shumë forcë”, thotë ai. Për miqtë

e ngushtë ideja e një Roth-i që nuk

shkruan më është njësoj si ideja

e një Roth-i që nuk do të marrë

më frymë. Ndonjëherë duket sikur

gjëja e vetme që ka bërë në

jetë është të shkruarit. Punonte

vetëm për javë të tëra në shtëpinë

e tij në Konektikut. Shkonte në

studio herët në mëngjes (e kishte

ngjitur me shtëpinë), ku shkruante

në këmbë dhe shpesh kthehej

mbrëmjeve vonë. Në një moshë

kur shumica e romancierëve e

rrallojnë aktivitetin e tyre, ai njohu

një rini të dytë, madje shkroi

disa prej librave të tij më të mirë,

si për shembull: “Lamtumirë Kolombus”,

“Pastorale amerikane”,

“Komploti kundër Amerikës”,

“Njolla njerëzore” dhe “Teatri i

Sabbath”.

Roth duket i gëzuar, i çlodhur,

në paqe me veten dhe me vendimin

e marrë, që u bë i ditur për

të herë të parë muajin e kaluar në

revistën franceze “Les InRocks”.

Bënte shaka dhe festonte, fliste

për shkrimtarët dhe të shkruarin,

madje nuk ngurronte të rikujtojë

karrierën e tij me shumë kënaqësi

dhe pa keqardhje. Në pranverën

e këtij viti ai zgjodhi Blake Bailey

si biografin e tij dhe që prej atij

momenti punojnë bashkë. Roth

thotë se e mori vendimin përfundimtar

për të mos shkruar më në

2010-n, pak muaj pas përfundimit

të “Nemesi”-t, një roman që fl et

për epideminë e poliomielitit në

vitin 1944 në qytetin e tij të lindjes,

Njuark. “Nuk thashë asgjë, sepse

doja të isha i sigurt në vetvete”,

thotë ai. “Mendova me vete: prit

njëherë para se ta bësh të ditur se

mund të bëhesh pishman e do të

rikthehesh sërish. Nuk jam Frank

Sinatra. Kjo ishte arsyeja që nuk

thatë asnjë fjalë”.

Mbi një tavolinë në sallon janë

vendosur disa fotografi , të cilat ia

ka dërguar para pak kohësh një

kushëri. Në njërën prej tyre është e

ëma me fustan nusërie dhe vellon

që i mbulon shkallët; në një tjetër

Roth-i shumë i ri me prindërit

dhe vëllain e madh, Sandy, para

shtëpisë së tyre në Njuark; në një

foto tjetër qëndron Roth adoleshent,

i ulur në divan me të fejuarën

e parë të vërtetë. Pranë tyre

qëndron një “iPhone” të cilin Roth

e ka blerë së fundmi. “Pse? Sepse

tani jam i lirë. Mendoj se edhe pak

e do t’ia marr mirë dorën. U bënë

plot dy muaj që nuk lexoj asnjë

fjalë. E kaloj kohën duke luajtur

gjithë ditën me telefon”, tregon.

Pastaj nuk vonon dhe e korrigjon

menjëherë veten: “Gjatë ditës nuk

lexoj, por në mbrëmje po. Në fakt

dy orë në darkë ia kushtoj leximit.

Sapo përfundova një libër të

mrekullueshëm të Louise Erdrich,

‘The Round House’(Shtëpia e

rrumbullakët). Zakonisht më

pëlqen të lexoj libra të historisë

së shekullit XX dhe biografi , sepse

atëherë kam jetuar. Në fi llim isha

një fëmijë që shkoja në shkollë,

pastaj burrë që punoja”.

“Mesa di unë”, thotë Roth,

“shkrimtari tjetër që u tërhoq kur

kishte akoma një shigjetë në hark,

le ta quajmë kështu, ka qenë E. M.

Forster, i cili i dha fund të shkruarit

rreth moshës 40-vjeçare”. Në fakt

Forster nuk shkroi më, sepse thoshte

se nuk mund të publikonte

libra rreth temës që atij i interesonte

më shumë, që ishte dashuria

homoseksuale. Roth reshti së

shkruari, sepse mendon se i ka

thënë të gjitha. Nuk i ka mbetur

asnjë peng.

“Qëndrova ulur për një a dy

muaj duke vrarë mendjen për

diçka tjetër dhe me vete mendoja:

‘Ndoshta ka mbaruar!’. Po përpiqesha

të rimerrja fuqitë duke

lexuar shkrimtarë, që nuk i shfl etoja

prej 50 vjetësh dhe që kishin

pasur ndikim të jashtëzakonshëm

kur i pata lexuar. Lexova Dostoevskij,

Conrad, dy a tre libra prej

secilit. Lexova Ivan Turgenev, dy

prej historive më të mëdha që janë

shkruar ndonjëherë, “Dashuria e

parë” dhe “Rrëketë e pranverës”,

shton ai. Rilexoi edhe Faulkner e

Hemingway. “Pas këtyre vendosa

të rilexoja librat e mi dhe nisa nga

i fundit, meqenëse e kisha më të

freskët. Pasi i lexova thashë: ‘Ke

bërë gjithçka ashtu siç duhet’.

Por kur arrita te Portnoy (Ankesa

e Portnoy-t, i publikuar në 1969n)

e kisha humbur interesin dhe

nuk i lexova katër romanet e para

që kam shkruar. Doja të thosha

se pasi lexova gjithë ata autorë të

mëdhenj dhe kalova nëpër duar

veprat e mia, kuptova se mendi-

19

për një familje të pasur nga biznesi

me naftë nga Teksasi dhe për intrigat

e saj ku përfshiheshin marrëveshjet e

pamëshirshme biznesore, gënjeshtra

dhe tradhti bashkëshortore. Karakteri

i tij në këtë serial konsiderohet si njëri

nga horrat më të popullarizuar në

historinë e televizionit.

met e mira i kisha konsumuar”.

Tani Roth gëzon shëndet të plotë

pas një ndërhyrjeje në shpinë në

prill të këtij viti dhe bën çdo ditë

ushtrime fi zike. “E di që edhe nëse

do të mundja, nuk do të shkruaja

dot aq mirë si dikur. Nuk kam më

forcë për të duruar zhgënjimin.

Të shkruash është zhgënjim, një

zhgënjim i përditshëm, për të mos

folur pastaj për poshtërimin. Nuk

mund ta imagjinoj më që të kaloj

ditë të tëra duke shkruar dhe

pastaj t’i bëj shuk letrat e t’i hedh

në kosh. Nuk mundem më”, thotë

shkrimtari.

Roth vazhdon ta kalojë shumicën

e kohës në shtëpinë e tij

në Konektikut dhe meqenëse nuk

shkruan më, mund të dëfrehet në

shoqërinë e miqve dhe të afërmve.

“Këtë verë shtëpia ime ishte plot

me njerëz. Çdo fundjavë ftoja në

shtëpi miqtë dhe shokët, madje

ndonjëherë ata e kalonin gjithë

javën tek unë. Tani kam një kuzhinier

që gatuan për mua. Në

kohërat e vjetra nuk do të kisha

pasur mundësi të ftoja askënd

që doja. Më zinte frika kur vinte

njeri në fundjavë, sepse nuk arrija

të shkruaja asnjë germë”, thotë ai.

Roth nuk ka hequr plotësisht

dorë nga e shkruara. Ai po bashkëpunon

përmes postës elektronike

për një tregim të gjatë me

vajzën e tij 8-vjeçare që ka nga një

ish e fejuar dhe mban shënime të

shumta për biografi n Blake Bailey.

“Pagesa nuk është shumë e mirë,

megjithatë Blake më ka hequr një

barrë të madhe nga supet”, shpjegon.

“Nuk kam më përgjegjësinë

që të gërmoj pafundësisht në jetën

time. E dini që për gjërat që shkruaja

jeta ime më duhej si trampolinë.

Duhej të kisha medoemos

diçka nën këmbë kur shkruaja,

sepse nuk jam njeri që fantazoj.

Ecja sa këtej andej mbi trampolinë,

pastaj zhytesha në ujin e tregimit”,

thotë.

Në përfundim të këtij rrëfimi,

Roth dëshiron të sqarojë një

keqkuptim të vogël, kur tha se

“romani po vdes”. “Nuk besoj se

romani po vdes. Unë e kisha fjalën

që publiku i lexuesve po konsumohet

dhe ky është fakt, madje

kam 15 vjet që e them. Ekrani po

e vret letërsinë dhe kjo është e

vërtetë, fi llimisht ekrani kinematografi

k, pastaj ai televiziv, ndërsa

tani ai i kompjuterit”.

Ndonëse numri i lexuesve po

ulet, shkrimtarët vazhdojnë të

shkruajnë kryevepra të mëdha.

“Ed Doctorow, Don DeLillo, Denis

Johnson, Franzen, Erdrich, dhe

20 shkrimtarë të tjerë që janë shumë,

po shumë të zotë”, thotë Roth

duke rreshtuar disa shkrimtarë

që admiron. Kjo nuk është pak.

Fundja përse duhet të kemi shumë

lexues? Numrat nuk tregojnë

asgjë, librat janë vlerë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!