29.07.2013 Views

KESHTU DUKET KRIZA - Gazeta Express

KESHTU DUKET KRIZA - Gazeta Express

KESHTU DUKET KRIZA - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E diel, 25 nëntor 2012

Nuk na duhet të hedhim vështrimin larg në shoqëri me

demokraci dhe tradita shtetformuese të konsoliduara. Jo!

Mjafton të ndjekim modelin kroat e të heqim dorë nga

“politizimi i drejtësisë”, në mënyrë që t’i hapim rrugë “pastrimit

të politikës”.

Kroacia, modeli që

duhet të ndjekim

Ditmir Bushati

Java që po mbyllet u shoqërua me dy zhvillime

dramatike nga Kroacia prej të cilave ia vlen që

të nxjerrim mësime. Lirimi nga Tribunali Penal

Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë i ish-gjeneralit

Ante Gotovina, dorëzimi i të cilit pranë Tribunalit

të Hagës ishte një ndër kushtet kryesore të BEsë

për fi llimin e bisedimeve për anëtarësim dhe

dënimi me 10 vjet burg nga Gjykata e Zagrebit të

ish-kryeministrit Ivo Sanader për korrupsion dhe

shpërdorim detyre. Koincidenca e këtyre lajmeve

qëndron në faktin se qeveria e Ivo Sanaderit i

dorëzoi Tribunalit të Hagës gjeneralin Ante Gotovina,

i cili konsiderohej si hero, duke hapur kështu

rrugën e Kroacisë për në BE.

Për një kohë të gjatë, Ivo Sanader, Kryeministër

nga 2003-shi deri më 2009-n, konsiderohej i paprekshëm.

Nga pasues i Presidentit autoritar Franjo

Tudjman, ai u shndërrua në një kritik të tij. Është i

padiskutueshëm roli i tij në transformimin e HDZ,

nga një parti nacionaliste që mbarte mbi supe trashëgiminë

e hidhur të luftës në ish-Jugosllavi, në

një parti moderne të qendrës së djathtë, gjatë qeverisjes

të së cilës Kroacia u anëtarësua në NATO.

Por, Sanader u bë epitomë e korrupsionit, duke

kalbëzuar në këtë mënyrë qeverisjen dhe sistemin

politik. Për këtë arsye, gjatë procesit të bisedimeve

për anëtarësim, BE vuri theksin te rezultatet konkrete

në luftën kundër korrupsionit, sidomos te nivelet

e larta politike dhe vendimmarrëse. Ndërkohë

që kapitujt 23 dhe 24 të bisedimeve për anëtarësim

u kthyen në qendrën gravitacionale të avenirit europian

të Kroacisë.

Kroacia u vendos përballë dilemës të rrënimit

të mëtejshëm të sistemit politik përmes korrupsionit

apo të transformimit demokratik të nevojshëm

për përparimin në procesin e integrimit europian.

Kroacia dëshmoi vullnet politik dhe vokacion

europian. Falë kushtëzimit që imponon procesi

i integrimit europian, Ivo Sanader u tërhoq nga

skena politike dhe iu nënshtrua më pas procesit

gjyqësor për akuza që rëndojnë mbi të në lidhje me

korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

» Autori është

Deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e

Shqipërisë. Teksti është marrë nga Panorama.

Drejtësia kroate e tha fjalën e saj në këtë proces

të bujshëm në historinë e Ballkanit Perëndimor për

nga statura e të akuzuarit, në mënyrë profesionale

dhe të paanshme, duke dëshmuar në të njëjtën

kohë gatishmërinë e saj për të përballuar sfi dat

që burojnë prej procesit të anëtarësimit në BE. Ky

shembull elokuent i ligjzbatimit është pasaporta

europiane e Kroacisë që vitin e ardhshëm do të

jetë vendi i 28-të anëtar i BE-së.

Kontrasti i rastit “Sanader” me profi le pak a shumë

të ngjashme në Shqipëri është drithërues. Siç

është drithërues nënshtrimi e kapitullimi total i

Drejtësisë shqiptare ndaj presionit qeveritar, që e

ka kthyer atë në një certifi kues të “proceduralizmit

jodemokratik”. Por Kroacia është modeli që duhet

të ndjekim, pasi përmes reformave të vërteta

po zhvillohet, demokratizohet dhe, rrjedhimisht,

anëtarësohet në BE. Ndërsa ne vijojmë retorikën

boshe me procesin e integrimit europian.

Le mos ushqejmë asnjë iluzion. Modeli i Kroacisë

dëshmon qartë se procesi i përparimit për në BE

nuk varet nga lista e gjatë e ligjeve që nuk vlejnë

as sa copa e letrës mbi të cilën janë shkruar. Por,

nga vullneti dhe gatishmëria jonë për të pranuar

e zbatuar standardet demokratike. Kemi nevojë

për demokratizimin e jetës publike, ku askush nuk

është mbi ligjin, e ku korrupsioni dhe shpërdorimi

i detyrës shoqërohet me gjurmë provash solide dhe

emra konkretë zyrtarësh të lartë, qofshin këta politikanë,

gjyqtarë, prokurorë apo administratorë të

pasurive publike. Kemi nevojë për prokurorë dhe

gjyqtarë kurajozë që nuk dalin nga zgjatimi i oborrit

kryeministror në Presidencë, por që kanë frikë nga

Kushtetuta, ligji dhe opinioni publik. Për një media

dhe shoqëri civile që mbikëqyr në mënyrë të

pamëshirshme gjithçka ndodh me hapësirën tonë

publike. Nuk na duhet të hedhim vështrimin larg në

shoqëri me demokraci dhe tradita shtetformuese të

konsoliduara. Jo! Mjafton të ndjekim modelin kroat

e të heqim dorë nga “politizimi i drejtësisë”, në

mënyrë që t’i hapim rrugë “pastrimit të politikës”.

Ky nuk është një proces lehtësisht i arritshëm,

por është e rëndësishme të nënvizohet që shënon

thelbin e procesit të europianizimit të shoqërisë.

E, për këtë, nevojitet një model i ri demokratik që

prodhon kompromis shoqëror dhe standarde më

të larta demokratike, ekonomike dhe institucionale,

për të ndaluar rrënimin e mëtejshëm.

VIP shpija,

në shtëpi!

VIP Shpija tani në platformën IPKO,

24 orë LIVE!

Ndiqni spektaklin VIP Shpija, përmes

kanalit Vip Shpija, për vetëm 4€

për tërë edicionin.

Klientët të abonuar në pakon 1 vjeçare

(Familjare, Premium, Premium HD),

tojnë qasje falas.

Abonimi bëhet vetëm në dyqanet e IPKO-së.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!