29.07.2013 Views

AFER MARREVESHJES - Gazeta Express

AFER MARREVESHJES - Gazeta Express

AFER MARREVESHJES - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E mërkurë, 18 maj 2011 EKONOMI 11

I heqin taksat me Serbinë

Tiranë, 17 maj - Shqipëria dhe

Serbia kanë arritur një marrëveshje

reciproke për heqjen e taksës

doganore, për të gjitha produktet

bujqësore. Sipas zëvendësministrit

të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës,

Enno Bozdo, "me anë të kësaj

marrëveshjeje synohet të rriten më

shumë shkëmbimet tregtare mes

dy vendeve. Kjo masë është pjesë

e marrëveshjes tregtare CEFTA, për

krijimin e një tregu të përbashkët me

vendet e rajonit". Sipas Bozdos, qëllimi

i këtyre marrëveshjeve është krijimi i

një tregu të përbashkët ekonomik për

tërheqjen e më shumë investimeve

të huaja, pasi vendet e rajonit janë të

penalizuara nga hapësirat e vogla që

ofrojnë si të vetme. Ne një prononcim

për Gazetën Shqiptare, Ismail Beka,

ekspert në fushën e tregtisë, thotë se

Ballkani është një treg, ku eksportet

shqiptare i kanë humbur shanset.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka avantazhe

konkurruese, krahasuar me një treg

solid si ai i vendeve ish-jugosllave.

Pjesa më e madhe e eksporteve

bujqësore tona janë perime, të cilat

eksportohen të freskëta me shumë

pak vlerë të shtuar. Ndërsa, prodhime

tradicionale që njiheshin në këtë

treg si pijet alkoolike (konjak, raki)

citet i butë

deklaratën e ministres Kusari,

sa i përket reciprocitetit të paralajmëruar,

për vendet të cilat

kanë bllokuar mallrat eksportet

kosovare. “Ky paralajmërim

është dëgjuar shpesh nga qeveritarët

e vendit, por prej atëherë

kanë kaluar vite dhe kjo ende

nuk ka ndodhur. Pavarësisht

se disa nga vendet anëtare të

CEFTA-s kanë shkelur marrëveshjen

në raport me Kosovën,

ne asnjëherë s’kemi qenë në

gjendje që të përgjigjemi me

të njëjtën mënyrë si shtet”, ka

thënë Shahini.

Megjithatë, ai thotë se si

biznese do ta përkrahin dhe

përshëndesin iniciativën nëse

nga deklarimet kalohet në veprime

konkrete. Sipas tij, edhe

nëse nuk ka veprime konkrete

nga Qeveria, kjo nuk është

ndonjë risi për bizneset dhe

opinionin. Shahini vlerëson

se nëse reciprociteti aplikohet,

nuk do të humbë askush. Ai

thotë se fi llimisht ndoshta do

të paraqiten probleme me aplikimin

e kësaj mase, për shkak

Do të aplikohen

masa doganore,

duke përfshirë rritjen

e TVSH-së prej 10 për

qind, sepse nuk do të

tolerojmë më tutje që

këto mallra të hyjnë pa

doganë. Do të doganohen

të gjitha mallrat e

Serbisë. ”

Mimoza Kusari-Lila

të importit të madh që bizneset

tona bëjnë me këto vende,

por ai mendon se në këtë rast

duhet të pyetet konsumatori

kosovar së pari, e jo interesat e

ngushta të bizneseve, ‘se a janë

të gatshëm të konsumojnë më

shumë prodhime vendore apo

ato serbe’.

Një nga bizneset që importon

në masë të konsiderueshme

nga Serbia, ‘Elkos’, po

ashtu e ka mirëpritur nismën

e Qeverisë.

Pronari i kompanisë ‘Elkos’,

Ramiz Kelmendi ka deklaruar

për ‘Express’ se reciprociteti

nuk i dëmton asnjëherë bizneset

e suksesshme.

“Nëse Qeveria ka vlerësuar se

duhet të zbatohet reciprociteti,

ne do ta respektojmë. Kjo masë

nuk i dëmton bizneset e suksesshme

dhe ato që veprojnë

në kuadër të ligjit”, ka thënë ai.

Po kjo masë, sipas Kelmendit,

duhet të implementohet

sa më shpejt. Ai ka thënë se

biznesin e tij nuk do ta gjejë të

papërgatitur kjo masë e Qeverisë.

Kelmendi thotë se kompania

e tij ka fi lluar menjëherë

të hulumtojë rrugë dhe tregje

të reja që reciprociteti të mos

i gjejë në pozitë të palakmueshme,

nëse mendohet që të

bllokohen mallrat në kufi , në

atë mënyrë që po bën Serbia

dhe Bosnja me Kosovën.

Mirëpo, sipas kreut të AKBsë,

problemi më i madh qëndron

te porta 1 dhe 31, sesa

te reciprociteti. “Nëse institucionet

tona, policia, dogana,

ATK-ja nuk janë në këtë pjesë,

atëherë edhe vendimi për reciprocitet

nuk do të jetë i zbatueshëm”,

ka thënë Shahini.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë,

Xhevat Meha mendon

se masa e reciprocitetit mund

të vendoset, mirëpo kjo kërkon

përgatitje më të madhe. “Sepse

mallrat që vijnë nga Serbia dhe

Bosnja mund të blihen edhe

nga tregje të tjera. Nëse analizohet

furnizimi dhe njoftohen

bizneset me kohë, sigurisht

tregu nuk do të ketë shkundje

të madhe. Mirëpo, kjo nuk do

të thotë se nuk mund të ketë

shkundje të tregut, sidomos

në një periudhë afatshkurtër”,

thotë ai. Meha vlerëson se masa

e reciprocitetit nuk pritet të paraqesë

probleme të mëdha për

Kosovën. Por, sipas tij, përveç

reciprocitetit duhet të mendohet

edhe në kundërmasat e Serbisë

në këtë reagim të Kosovës.

“Këto veprime duhet të kombinohen

me Brukselin, meqë

Brukseli është sponsorizues i

marrëveshjes CEFTA”. Sipas tij,

vetëm Brukseli dhe bashkësia

ndërkombëtare mund të mbajë

gjendjen nën kontroll dhe të

mos dalë jashtë kontrollit, “që

nënkupton të mos ketë efekte

të mëdha negative për bizneset

dhe ekonominë”, ka thënë ai.

apo duhan, sot nuk eksportohen më.

E, me Kosovën një marrëveshje e

tillë ende nuk është në fuqi dhe më

shumë se një herë autoritetet dhe

biznesi kosovar janë ankuar për taksat

doganore që vendosen nga Shqipëria

me çmime referencë të ekzagjeruara,

si për shembull në rastin e patates.

Nis më 2017

Prishtinë, 17 maj – Deri në vitin 2017

nuk pritet që termocentrali Kosova e Re

të prodhojë rrymë. Sipas projeksioneve

të Qeverisë së Kosovës, ky termocentral

vetëm në këtë vit do të arrijë të gjenerojë

rrymë. E, nëse ky projekt vonohet

së tepërmi, kjo situatë mund ta dërgojë

Kosovën para një kolapsi energjetik. Kjo

gjë mund të ndodhë, pasi që miniera

e Sibofcit Jugperëndim ka kapacitete

prodhuese deri në vitin 2025. Gjatë vitit

2012, Qeveria parasheh që ta përmbyllë

marrëveshjen me investitorin e ri për

Kosovën e Re. E, investitorit të ri do t’i

duhen 5 vjet për ta vënë në punë këtë

termocentral. Ministri i Zhvillimit Ekonomik,

Besim Beqaj tha se janë parakualifikuar

katër kompani për këtë projekt.

“Të gjitha këto kompani me përvojën

e tyre nëpër vendet nga kanë ardhur

dhe plotësimin e kushteve, të cilat janë

paraparë në ftesën për parakualifikim,

tregojnë një argument të fuqishëm që

ato janë serioze dhe që kanë interesim

për të hyrë në këtë proces”, tha Beqaj.

Deri më tani, ai tregon se kanë kryer një

agjendë kohore, me të cilën planifikojnë

që deri në fund të vitit 2012 ta përmbyllin

marrëveshjen me investitorin e ri dhe të

bëjnë bartjen e aseteve tek investitori

potencial. Ai tha se planet e tyre janë

që në vitin në vitin 2017, Kosova e Re të

japë kilovatët e parë të rrymës. “Ne, sipas

projeksioneve që i kemi, do të thotë deri

në vitin 2017, realisht do të fillojë gjenerimi

në Kosovën e Re”, ka thënë Beqaj.

Ndërsa në Strategjinë minerare, Qeveria

e Kosovës kërkon zgjerimin e mihjes në

Sibofcit, në pjesën Jugperëndim, deri

në futjen në prodhim të termocentralit

të ri. Zëdhënësi i Korporatës Energjetike

të Kosovës, Viktor Buzhala, tha për

“Express” se kapacitetet prodhuese të

mihjes së Sibofcit Jugperëndim, janë të

mjaftueshme deri në vitin 2025. “Kapaciteti

prodhues në mihje është 130 milionë

tonë, e ai vjetor është 10 milionë tonë”,

tha Buzhala. Sipas tij, këto kapacitete

mjaftojnë deri në mbylljen e termocentraleve

A dhe B. E privatizimi i distribucionit

të furnizimit në KEK, pritet të bëhet në

fund të këtij viti. Ministri Beqaj tha se ka

kompani që janë të interesuara për këtë

projekt, të cilat tani janë parakualifikuar

dhe po vazhdohet me procedurat e parapara.

“Ne kemi miratuar një agjendë, e

cila këto ditë është duke u specifikuar

me hapa konkretë dhe shpallja e fituesit

pritet të bëhet diku në fund të shtatorit

dhe njëkohësisht pretendojmë ta mbyllim

këtë projekt para këtij viti”, ka thënë Beqaj.

Ndonëse problemi i Veriut vazhdon

të jetë i pazgjidhur, ministri tha se furnizimi

dhe shpërndarja do të privatizohet

si projekt në tërë Kosovën.

Albulena Maloku

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!