29.07.2013 Views

AFER MARREVESHJES - Gazeta Express

AFER MARREVESHJES - Gazeta Express

AFER MARREVESHJES - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 17 maj 2011

Zbulohet

kontrata

LetiW-Zg(Vjena)

Jo more, e paskit zbulu Amerikën!

Patrioti (Prizren)

Po gjë normale është me lujt çmimi. Edhe në vendet evropiane mundet me lujtë

çmimi. E ju të VV mos e mashtroni popullin, se populli nuk mashtrohet me rrenat

e juaja. Edhe mos dilni me kontratë false pa vulë e pa nënshkrim. Edhe qeveria

ka thonë se do të bëhet rreth 700-800 milionë euro. E kurrgjë nuk kanë rrejtë.

Dr Mahije Kodra (Holandë)

Mjaft me ju të VV-së me këtë kontratë, se nuk e keni zbuluar Amerikën. Kjo kontratë

nuk ka qenë diçka sekrete, por është folur disa herë përpara, edhe në parlament…

Bekim (Prishtinë)

A bre ça paski zbulu, këto janë zero në raport me kontratat që gjeneron

KEK-u për operator të huaj, sidomos gjermanë e serbë, veçse këtu është një

ndryshim. Autostrada mbase edhe do të ndërtohet, ndërsa riparimet e pakuptimta

të KEK-ut gjenerojnë vetëm terr. Po këto nuk doni t’i zbuloni ju

Vetëvendosja, se këtu keni instalu edhe njerëz tuaj, kjo është arsyeja.

Abedin (Prishtinë)

Qito banka në Kosovë me mujt me i ndal me këto kamata mas miri kish

me qenë. Sa i përket kontratës së Bechtelit aty kemi të bëjmë me krim

të organizuar ndërkombtaro-vendor, ku ndahen paratë e vjedhura përpos

pagesës së punës dhe materialit. Kontraktorët e autostradës "Ibrahim

Rugova" unë s’di pse i kanë jep emër kësaj udhe, veç nejse…

Express, 17 maj 2011

Pushkatim për Kuqin

Ismeti (F.Kosovë)

Ju lutem ku është prokuroria e gjykatat tani, ky ''njeri'' pranon

se ka dënuar njerëz me pushkatim…

Agi (Prishtinë)

Ty bre mixhok të paskan detyru me lu rolin e budallës...

Dr.iur.Tabularasa (Heidelberg)

Dezertimi në kohë lufte gjithmonë dënohet me pushkatim. Dezertim është edhe

shmangia ndaj obligimit ushtarak… Edhe Amerika që është demokracia më e vjetër

e botës e dënon një ushtar të vetin në Afganistan ose Irak që dezerton nga fronti i

luftës dhe në këtë mënyrë rrezikon shokët, humbjen e luftës, interesat nacionale.

Agoni (Prishtinë)

Vetë fj ala "pushkatim" tingëllon komunizëm, sllavizëm, enverizëm etj. Kjo t’i

përkujton pushkatimet e shqiptarëve me dekada nga sllavët dhe hordhitë e

tyre. Shpresojmë se një ditë secili do të "shpërblehet" për atë që e ka bërë.

Gajtanja (Vitak, Drenicë)

Spiunat vriten gjithkund.

Baci (Skenderaj)

Zoti Dobruna, në çfarë ligji (ligj i Kosovës apo i Serbisë, cili nen etj) u bazuat

kur e dhatë urdhrin për pushkatim? A ishte z. Kuqi i vetmi që dezertoi

apo ishte një konkurrencë e denjë për udhëheqësit dhe urdhërdhënësit

tuaj? A mos ishte gjykim arbitrar ky? Mos kështu u dënuan edhe të tjerët që

u vran ë(pushkatuan) pa sqarime dhe që kurrë nuk u dit kush i vrau?...

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

Haki Morina

Të jesh kundër politikave ekstreme, do

të thotë të jesh kundër servilitetit politik,

por edhe kundër refuzimeve që çojnë në

vetizolim. Prandaj, ne themi që duhet

protestuar, por nuk mendojmë se protesta

patjetër duhet të përmbajë gjuajtje

gurësh mbi veturat qeveritare, sepse përveç

tjerash deri sot jemi ankuar pse serbët

po bëjnë paralelizma dhe nuk njohin insitucionet

tona legale. Dhe kur vjen dikush

nga atje, menjëherë kundërshtohet si

nënshtrim. Të mos jesh kundër dialogut

dhe takimit e vizitës së llojit të Stefanovicit

në Kosovë, nuk do të thotë të jeshë edhe

kundër një protestimi dinjitoz, sepse kjo

do të tregonte aftësinë tonë dialoguese

për arritje të drejtësisë përmes paqes e dialogut

dhe protesta do t'i rikujtonte botës

pozicionin prej pushtuesi të deridjeshëm

të shtetit serb ndaj Kosovës dhe krejt atyre

që ka bërë kundër Kosovës.

Të gjykosh kështu nuk do të thotë, se

mbështetë teorinë e barazisë në mes të

krimit dhe viktimës.

"Një trimëri ka njëqind mjeshtëri"

Po të ishte raporti i forcave i drejtë,

atëherë, kundërshtimi i pranimit të dialogut

do të ishte plotësisht i kuptueshëm

dhe në shërbim të arritjes së qëllimit.

Por, janë shumë faktorë që imponojnë

një “tjetër” qasje kombëtare e shtetërore

në rrugën e vështirë të realizimit të sovranitetit

të plotë.

E para, amerikanët nuk janë me

grup-gjak të njëjtë me shqiptarët, siç

janë rusët me serbët. E dyta, potenciali

i përgjithshëm e veçanërisht potenciali

organizativ i politikës dhe diplomacisë

së Kosovës, ka kufi zime të theksuara në

krahasim me atë të shtetit serb që është

i organizuar me qindra vjet. Këta janë

disa nga faktorët që imponojnë “rrugët e

matura”, të cilat shërbejnë përsëri për të

arritur atje ku synohet.

Pra, e vërteta nuk njeh raportin e forcave,

por rruga për arritjen e qëllimit, që

në këtë rast bazohet në të vërtetën, njeh

faktorin forcë, pengesa, të cilat pa sfi da

nuk mund të kapërcehen.

Shembulli i Mbretëreshës Teutë, e cila u

fut me perandorinë romake në lufte (për

një ishull) e që i shkaktoi humbje dhe

robëri të gjatë dhjetë shekullore shqiptarëve,

duhet marrë parasysh kur mendojmë

për “drejtësinë dhe vërtetësinë

absolute”.

Në kuadër te kësaj, dialogu nuk duhet

refuzuar, sidomos kur këtë e kërkojnë

shtetet që të njohin dhe që kanë fuqi vendimmarrëse.

Por, natyrisht, nuk duhet të

pranohet të shkohet drejt kufi zimeve të

sovranitetit tonë, por drejt rritjes së tij

sado graduale që të jetë.

Vazhdimi i një politike të drejtë refuzuese,

kur Serbia ishte në pozitë pushtuese

në kohën e paspushtimit, nuk është gjë

tjetër veçse folklor politik e ekstremizëm,

i cili mund të përkthehet edhe si veprim

me qëllime përfitimesh elektorale për

pushtet. Ti nervozosh ata që na kanë njohur

pavarësinë, do të thotë t'u imponosh

atyre reagime në stilin: "Bëni çka të doni,

zgjidhni vetë problmet". Pikërisht këtë e

kërkon regjimi aktual i Serbisë.

Teoria që dëgjohet tek politikanët

E mërkurë, 18 maj 2011

Vizita e Stefanovicit

dhe gurët e

Vetëvendosjes

(duke përfshirë edhe ata të pozitës), se

ata (ndërkombëtarët) kanë ndërhyrë

ose janë në Kosovë, sepse kanë interesa

është e rrezikshme, por edhe e pavërtetë.

Të mendosh se fuqitë e mëdha siç është

SHBA -ja ka interesa më shumë në Kosovë

sesa në Serbi, është një miopi dhe injorancë

politike e shkallës së lartë.

E keqja është se PDK politikën e bashkëpunimit

nuk e bën për interesa të

Kosovës, por për interesa të pushtetit

të saj. Aq më keq, ajo tash pasi rimori

pushtetin vazhdoi me politika jostabile

që prodhon koncepti mes serviliteti: në

njërën anë sulmon EULEX-in përmes

ministrit të Drejtësisë, Kuqi, atij të Brendshëm,

Rexhepi dhe disa deputetëve në

Parlament, e në anën tjetër përmes ministrit

të Jashtëm, Hoxhaj, mbron EULEX-in

në Këshillin e Sigurimit. Një fjalë e urtë

thotë: “Para se ta pastrosh oborrin e tjetrit,

pastroje oborrin tënd”.

Shmangia e ekstremeve dhe e fjalëve

të mëdha, nënkupton neutralizim të “patriotizmit

me bateri” siç ndodh shpesh ta

praktikojnë disa parti opozitare në krye

me LDK-në dhe Vetëvendosjen. Përderisa

qëndrimi moskundërshtues i pushtetit

për vizitën e Stefanovicit vjen si rezulat i

interesave të saj, për të pasur mbështetjen

e të huajve e për qëllime pushtetmbajtëse,

qëndrimi i opozitës ishte i paqartë,

kaotik dhe fare joprofesional. Qëllimi i

ssaj fokusohej në interesat e veta, për të

përfi tuar elektorat përmes demagogjisë

së “sovranitetit shtetëror”.

Politika ka nevojë për të gjithë, por

për më shumë për ata “që nuk ta bëjnë

rrafsh” duke menduar pozitivisht. Veprimet

e drejta, pavarësisht nga kush bëhen,

duhet të mbështeten fuqimisht, sepse në

një lidhje të shëndoshë të gjitha janë të

përbashkëta.

Konfl ikti joarmiqësor me vetvetën duhet

vlerësuar si vetëfarkim dhe, përderisa

zgjat ky konfl ikt, çdo gjë është në rregull!

Të përcaktohesh për një formë, e cila nuk

është e përsosur, nuk do të thotë se orientimi

është i gabuar. Rëndësi ka të përqafosh

idenë më të përpunuar. Mendja dhe

dija janë gjithmonë në bërje, prandaj

është e rëndësishme jo vetëm të kuptosh

atë çka dikush ta thotë, por ta kuptosh

edhe konfl iktin që lind në ty, në mes asaj

që ndjen dhe ta do qejfi dhe realitetit me

“pamëshirësinë” e tij. Prandaj, përpjekjet

tona duhet të koncentrohen në rritjen e

potencialeve refl ektuese, sepse kjo është

baza e arritjeve të niveleve më të larta të

konstatimit apo gjykimit të drejtë.

Për të vazhduar rrugën duhet forcë dhe

zemër. Kjo të mundëson aftësinë për të

kapërcyer mbi pengesën më të madhe,

pengesën e “fjalëve të mëdha e punëve

të vogla”.

Qeni kur është i ngopur ështe gjithmonë

i lumtur, sepse ai thjesht nuk e di që nesër

mund të vdesë ose të mbetet pa ushqim e

rrymë, ndërsa ne jemi në njëfarë mënyre

të shantazhuar në jetë, pasi e kuptojmë

këtë.

Autori është

Sekretar i Përgjithshëm i

Partisë Socialiste të Kosovës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!