29.07.2013 Views

NE PRITJE TE ZVICRES - Gazeta Express

NE PRITJE TE ZVICRES - Gazeta Express

NE PRITJE TE ZVICRES - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Opozita po e

lejon pozitën

të qeverisë në dëm

të Kosovës.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

BUJAR ABDULLAHU,

Kryetar i PNDSH-së, i ka

bërë këto komente gjatë

kësaj konference për media.

PNDSH ka lansuar kohë më

parë projekt- propozimin

për një konfederatë

Shqipëri-Kosovë.

Këto ligje mund

ta sfidojnë Pakon

e Ahtisaarit.

NAIT HASANI,

Deputet nga radhët e PDKsë,

përkitazi me Projektligjin

për Hoçën e Madhe dhe

atë për Qendrën Historike

të Prizrenit, të cilat

parashohin më tepër fuqi

juridike në administrimin e

shumë pronave për Kishën

Ortodokse në qendër të

Prizrenit

Vizitat te

Tadici, si dikur

te Milosevici.

Rada Trajkovic,

Deputete e Kuvendit të Kosovës,

i ka bërë këto komente përkitazi

me ‘referendumin e veriut’ dhe

ka kërkuar që Qeveria e Serbisë

ta stopojë atë, si veprim në

kundërshtim me Kushtetutën e

atij vendi.

Max: 0 °C

Min: -3 °C

Max: -1 °C

Min: -6 °C

Konfrontimet

ideologjike

rreth

shkencës

dhe kulturës

mund të

duken se janë

të kota dhe

pa substancë,

shpërthim

joserioz

ose edhe

i sëmurë

smirash, por

në thelb,

ato duhet

të lexohen

si shfaqje e

simptomës

së krizës

së thellë

të elitave

shoqërore

shqiptare

që e kanë

bastarduar

autoritetin

autonom të

shkencës dhe

të kulturës,

që ato i

gëzojnë në

shoqëritë

normale.

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Shkëlzen .Maliqi

Kohëve të fundit janë shpeshtuar polemikat dhe debatet

rreth institucioneve akademike dhe të kulturës.

Disa javë më parë në fokus ishte Akademia e Shkencave

dhe e Arteve e Kosovës, tani në rend të ditës erdhi

Instituti Albanologjik i Prishtinës, ndërkaq që prejse

LDK-ja për herë të parë pas luftës e humbi Ministrinë

e Kulturës, në shënjestër të vazhdueshme të kritikave

publike të kësaj partie janë zhvillimet aktuale në

kulturë. Ndonjëherë krijohet përshtypja se betejat

kryesore mes pushtetit dhe opozitës, aty ku protagonistët

e kritikës po investojnë më shumë pasion, janë

mu në këto fusha. Nuk janë pra ekonomia, privatizimi,

tenderët dhe korrupsioni temat kryesore, por gjakrat

po nxehen rreth shkencës dhe kulturës, se kush po e

kontrolluaka shkencën dhe kulturën. Ky interes dhe

pasion i shtuar është krejtësisht në disproporcion me

faktin se shkenca dhe kultura janë në përgjithësi në

gjendje të mjerueshme, janë ndër fushat praktikisht

më të neglizhuara, ku deri më sot asnjëra nga partitë

nuk ka investuar as përafërsisht aq sa do të duhej nëse

ne do të ishim një shoqëri normale që kujdeset për

zhvillimin e balancuar.

Ky fokusim në shkencë dhe kulturë e ka shpjegimin

e vet. Mua më duket se në këto segmente partitë e

pushtetit dhe të opozitës më lehtë gjejnë material për

betejën konfrontuese në përpjekjet për profi lizimin

e tyre ideologjik. Ato konfrontohen rreth kontrollit

të pushteteve simbolike në shkencë dhe kulturë për

faktin se nuk e kanë lehtë që të dëshmojnë profi lizimin

ideologjik dhe përfaqësues në çështjet që përndryshe

janë shumë më prioritare, siç janë çështjet e përcaktimit

të karakterit të sistemit politik, të ndryshimit të

ligjeve mbi presidencën dhe sistemin zgjedhor, apo

edhe çështjet e sistemit ekonomik, të shkallës së privatizimeve,

të mbrojtjes së interesave publike dhe të

pronës publike… Në këto fusha të gjitha partitë kanë

programe jokonsistente me prioritetet që nuk janë

fare të dallueshme, dhe ku vetëm Lëvizja Vetëvendosje

kundërshton hapur modelin e instalimit të kapitalizmit

liberal.

Atraktivititi i përplasjeve rreth shkencës dhe kulturës

vjen nga bajraktarizmi më i dallueshëm ideologjik

në këto fusha elitare të shoqërisë. Akademitë

e shkencës dhe të artit jo vetëm në Kosovë por edhe

në Shqipëri disa vjet më herët, janë parë si bastione të

elitave të “regjimit të vjetër”, ndërkaq që forcat elitare

të “regjimit të ri”, synojnë korrigjimin ose pushtimin

e këtyre bastioneve, me çka do të triumfonte “ideologjia”

e re. Është interesant se beteja për kontrollin

e Akademive në Kosovë dhe Shqipëri nuk i ka konfi

guracionet e njetja të konfrontimit të ideologjive,

por janë beteja të përmbysura. Në Shqipëri e djathta

në pushtet ka luftuar që të bllokojë Akademinë që

e kontrollonte elita e vjetër e privilegjuar nga koha

e regjimit enverist; në Kosovë e majta në pushtet e

sulmoj rishtazi Akademinë që perceptohej jo vetëm

si bastion i LDK-së por edhe nën kontrollin e një elite

të privilegjuar nga koha e bashkëjetesës me titizmin.

Këto konfrontime ideologjike rreth shkencës dhe

kulturës mund të duken se janë të kota dhe pa substancë,

shpërthim joserioz ose edhe i sëmurë smirash,

E hënë, 9 janar 2012

Autoriteti i

abuzuar shkencor

por në thelb, ato duhet të lexohen si shfaqje e simptomës

së krizës së thellë të elitave shoqërore shqiptare

që e kanë bastarduar autoritetin autonom të shkencës

dhe të kulturës, që ato i gëzojnë në shoqëritë normale.

Në Kosovë, e besoj se kjo ka ndodh edhe në Shqipëri,

Universiteti, Akademia dhe institucionet e kulturës,

nuk po politizohen rishtazi në konfrontime e sotme,

por i kemi të trashëguar thellësisht të politizuara. Polemikat

e fundit njëfardore i ngjajnë asaj metafore të

kthimit të autorit të krimit në skenën e krimit. Nëse e

marrim vetëm Universitetin e Prishtinës si prodhuese

e shtresave elitare shoqërore që nga vitet ’70 të shek.

të kaluar, nuk ka aspak dyshim se, përkundër kontributeve

të mëdha që ka dhënë në avancimin e dijeve

dhe rezistencën ndaj regjimit serb, në raport me politikat

dhe mbrojtjen e dinjitetit dhe autonomisë së

shkencës, nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e duhur.

UP nuk ka krijuar mekanizma rigoroz të mbrojtjes së

autoritetit shkencor.

Bota akademike në vendet e zhvilluara nuk mund

të paramendohet pa mekanizmat e mbrojtjes së pavarësisë

së shkencës dhe kulturës në ato aspekte ku

ajo i ka kompetencat ekskluzive, dhe këto janë kompetencat

e plota në vlerësimin e dijeve, të aftësive dhe në

gradimin e tyre: diplomat, titujt shkencor dhe pedagogjik

i nënshtrohen një sistemi rigoroz të aprovimeve

dhe verifi kimeve jo vetëm përmes komisionimeve dhe

referateve kompetente dhe institucionale, por edhe

përmes kontrollit nga opinioni kritik shkencor dhe

kulturor. Në botën e avancuar akademike nuk mund

të ndodhë që një titullar shkencor i cili zbulohet se

titullin e ka fi tuar me plagjiat, të mbetet në universitet

si pedagog, e as të ushtrojë funksione publike!

Në Kosovë prej kohësh janë zbuluar një sërë rastesh

të plagjiaturave dhe të promovimeve dhe gradimeve

të dyshimta shkencore, dhe asnjëherë nuk është aktivizuar

mekanizmi korrigjues dhe ndëshkues i cili do

të rivendoste autonominë dhe autoritetin shkencor.

Kjo për arsye se interesat politike dhe klanore e kanë

mbisunduar fuqishëm vlerësimin dhe ndëshkimin e

abuzimit shkencor. Duke mos e respektuar dinjitetin

dhe autoritetin e shkencës, dhe duke ua hapur rrugën

sundimit të mediokritetit abuzues, në shkencë dhe

kulturë në përgjithësi po ndodh gërshetimi struktural

i mediokritetit abuzues shkencor me politikën dhe

pushteti. Në të vërtetë, ky fenomen bën pjesë në sistemin

e çoroditur të shoqërive në transicionon, që

prodhon pushtet dhe elita abuzive edhe kur sistemi

prodhon ligje të mira, por shoqëria nuk ka mekanizma

korrigjues dhe nuk funksionon opinioni dhe gjyqësori

i pavarur.

Ashtu sikur që sot administrata dhe ekonomia kontrollohen

nga elitat transicionale të përbëra nga politikanët

dhe bosët e bizneseve të privilegjuara, që me

pushtetin real që e kanë pengojnë sundimin e plotë

të ligjit dhe punën e pavarur të shtyllave të sistemit

demokratik (gjyqësori, legjislativi, institucionet e pavarura

publike…), ashtu edhe autoriteti i shkencës

dhe kulturës abuzohet në mënyrë permanente nga

simbioza e pushtetit me një kastë të shkencës dhe

kulturës abuzive.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!