17.08.2013 Views

I MBROJTI MASHTRUESIT - Gazeta Express

I MBROJTI MASHTRUESIT - Gazeta Express

I MBROJTI MASHTRUESIT - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

14 MARKETING E enjte, 28 qershor 2012

NJOFTIM

SharrCem së fundmi i është nënshtruar sulmeve të shumta pa fakte dhe informatave të shtrembëruara në përpjekje për të dëmtuar reputacionin

e kompanisë dhe për të informuar gabimisht publikun në Kosovë, andaj ne kemi vendosur të publikojmë këtë letër të hapur në një hapësirë

komerciale në pamundësi që të konkurrojmë me fushatat e orkestruara dhe të pashembullta kundër SharrCemit.

1. Deklaratat se fabrika e çimentos SharrCem mund të mbulojë vetëm 40% të kërkesës së tregut nuk qëndrojnë. Uzina mund të prodhojë

900.000 ton çimento, të cilat do të mbulojnë 80 për qind të kërkesës së tregut (bazuar në konsumin e përgjithshëm të çimentos në vitin

2011). Për më tepër, angazhimi ynë është që të investojmë në kapacitete, teknologji dhe efikasitet të uzinës në mënyrë që të zgjërojmë

shtrirjen e tregut dhe të forcojmë uzinën ashtu siç kërkohet e shprehet qartë në Marrëveshjen e Privatizimit.

2. Pretendimet se si rrjedhim i importeve të zvogëluara do të ketë më pak të hyra tatimore për vendin janë jo të vërteta. Tatimi mbi Vlerën

e Shtuar mblidhet në të njëjtën mënyrë pavarësisht origjinës së çimentos (qoftë ajo e importuar ose e prodhuar në vend). Përkundrazi,

tatimet e mbledhura nga një prodhues vendor janë shumë më të larta, meqë shuma e përgjithshme e të hyrave tatimore nuk vjelet vetëm

nga SharrCem, mirëpo edhe tek të gjithë të punësuarit dhe kompanitë e nënkontraktuara që furnizojnë me lëndë të parë, mirëmbajtje

elektrike ose mekanike, administrim të shërbimeve ligjore, sigurim, furnizim me ushim, etj. është shumë e lartë.

3. Dy vite pas privatizimit, kompania tashmë ka investuar shuma shumë më të larta se sa fitimet e saja.

4. Në fund, SharrCem do të parashtrojë ankesë kundër vendimit të paarsyeshëm të Doganës së Kosovës për shqiptim të gjobës ndaj

kompanisë për import të klinkerit. Ne konsiderojmë se kompania jonë ka vepruar me kujdes dhe saktësi të plotë në përputhje me Kodin

e Tarifave, ndërsa është akuzuar padrejtësisht dhe keqtrajtuar qëllimisht, gjë që ka ndikura në në prishje të reputacionit të saj. Neve

si kompani, vendimi na është komunikuar me datë 27 Qershor pasdite, prandaj për të mbrojtur kompaninë, nga tani e tutje ne do të

marrim të gjitha masat ligjore në fuqi.

SharrCem ka parashtruar kërkesë për masa mbrojtëse tek Ministria për Tregti dhe Industri, duke dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme

dhe faktet e qarta që tregojnë se janë plotësuar të gjitha parakushtet për caktim të masave mbrojtëse. Në përputhje me parimet dhe kodin e

mirësjelljes të Titan Group, SharrCem nuk do të futet në “retorikë” dhe “pohime të paargumentuara” të shprehura si shqetësime të palëve të treta.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!