17.08.2013 Views

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

E NDJEKIN N'LIGJERATE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

2

Pressing

Fjalët tona

Fundi i

pavarësisë së

mbikëqyrur varet

nga progresi.

MOTI PRISHTINË

Sot

Nesër

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Pieter Feith,

Shef i Zyrës Civile

Ndërkombëtare në Kosovë,

pas takimit me ministrin e

Kulturës Memli Krasniqi.

EULEX është

duke humbur

legjitimitetin

ekzekutiv.

KMDLNJ,

Në një reagim ndaj

deklarimeve të zyrtarëve

të EULEX në lidhje

me funksionimin

e institucioneve të

drejtësisë, në pjesën

veriore të Kosovës e

cila administrohet nga

strukturat paralele serbe

dhe vetë Serbia.

Gjykatat nuk

janë pjesë e

negociatave.

Hajredin Kuçi,

Zëvendëskryeministër i

Kosovës, pas deklaratave

të EULEX-it, ku thuhet

se çështja e gjykatave

në veri është pjesë e

bisedimeve me Serbinë.

Max: 19 °C

Min: 6 °C

Max: 19 °C

Min: 8 °C

Shija e ëmbël e

marrëveshjes

politike të

arritur me Isa

Mustafën ka

kaluar dhe

këndej e tutje

qeveria duhet

t’i masë forcat

me problemet

reale që ka

vendi. Kjo

marrëveshje,

që në dukje i

dha oksigjen

mazhorancës,

nuk do të ketë

asnjë efekt

mbijetese nëse

kabineti Thaçi

do të ndjekë

gjurmët e

qeverisjes së

mëparshme.

E enjte, 21 prill 2011

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Bekim Greiçevci bekim.greicevci@gazetaexpress.com Nacionale dhe siguri: Jeton Musliu jeton.musliu@gazetaexpress.com

Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Shtypi: Lindi Printing Center: MediaWorks.

ArmandShkullaku

Marrëveshja nuk

e shpëton qeverinë

Kryeministri Thaçi nuk dihet se sa ka arritur

t’i bindë dje studentët në një auditor universiteti

ndërsa u ka shpjeguar prioritetet e

qeverisë, por ai ka shënuar tashmë fi llimin

e një rruge të vështirë në mandatin e dytë

problematik në drejtimin e vendit. Mandati i

dytë nuk është problematik vetëm për shkak

të numrave dhe balancave të brishta në parlament.

Ai është problematik edhe sepse këtë

herë kabineti Thaçi 2 duhet të ndërtojë një

model të ri qeverisje për të rikuperuar besimin

e humbur në sytë e qyetarëve. Shija e

ëmbël e marrëveshjes politike të arritur me

Isa Mustafën ka kaluar dhe këndej e tutje qeveria

duhet t’i masë forcat me problemet reale

që ka vendi. Kjo marrëveshje, që në dukje

i dha oksigjen mazhorancës, nuk do të ketë

asnjë efekt mbijetese nëse kabineti Thaçi do

të ndjekë gjurmët e qeverisjes së mëparshme.

Ndonëse e kapërceu krizën politike post

presidenciale, qeveria aktuale nuk është në

ditët e saj më të mira. Pavarësisht nga entusiazmi

i përkrahësve dhe pezmi i kundërshtarëve

të ashpër, me marrëveshjen e arritur

me opozitën, kryeministri Hashim Thaçi nuk

mund të quhet fi tues. Fitorja e tij nuk lidhet

me periudhën kohore deri në zgjedhjet e

ardhshme (për zgjedhje të menjëhershme

nuk ishte e interesuar as vetë opozita) por

me raportin me zgjedhësit dhe qyetarët e

Kosovës. Në këtë këndvështrim, pozita e

liderit të mazhorancës e për pasojë dhe e

qeverisë që ai drejton është dëmtuar rëndë.

Vetë fakti që u shkua drejt një marrëveshje

politike, vërteton se procesi zgjedhor i 12

dhjetorit nuk i ka dhënë legjitimitetin e duhur

kësaj shumice për të qeverisur pa kushte.

Kjo shumicë gjithashtu pranoi de facto, atë

që kundërshtarët e saj e deklaruan prej fi llimit,

se nuk kishte fuqi politike t’i impononte

parlamentin një president të zgjedhur vetëm

prej saj. E po kështu, vetë Hashim Thaçi, nga

një lider i fortë që shpallte fi toren dërrmuese

në sheshin 21 mesnatën e 12 dhjetorit dhe u

drejtohej militantëve të LDK që kishin dalë

rrugëve të Prishtinës se mandati i tij ishte i

pacënueshëm, u detyrua t’i zgjasë dorën Isa

Mustafës dhe të pranojë botërisht shkurtimin

e ditëve të tij kryeministrore. Afati prej rreth 2

vjet e gjysëm që i është lënë qeverisë nuk ka

vlerë kohore aq sa ka vlerë simbolike për të

treguar pafuqinë dhe tërheqjen e koalicionit

qeveritar. Pa mohuar rëndësinë e marrëve-

shjes së 6 prillit në shmangien e një krize

me pasoja të paparashikueshme, në aspektin

politik ajo e nxorri shumicën krejtësisht

të zhveshur në ballafaqimin me elektoratin.

Marrëveshja vërtet u duk si një komardare

shpëtimi për qeverinë, por në fakt ajo e ka

lënë atë në mes detit dhe dalja në breg nuk

është aspak e sigurtë. Për këtë mazhorancës

do t’i duhet të përballet me shumë vështirësi,

faturën e të cilave nuk mund t’ia veshë më

destruktivitetit të opozitës.

Për këtë arsye, prova e vërtetë për kryeministrin

Thaçi fi llon tani. Topi është plotësisht

në fushën e tij dhe ai duhet të tregojë këndej e

tutje se nuk di vetëm të bëjë marrëveshje e të

ndërthurë interesa, por edhe të qeverisë. Me

kalimin e krizës politike, gjithë vëmendja do

të vijë duke u përqëndruar tek performanca e

qeverisë. A do të jetë ajo në gjendje të ofrojë

një model të ri, të ndryshëm nga ai që e çoi

vendin drejt zgjedhjeve problematike dhe

në një situatë tepër delikate? Korrupsioni,

abuzimi me pushtetin, emërimet nepotike,

improvizimet ekonomike, privatizimet e dyshimta,

përfi shrja në politikë e elementëve të

inkriminuar etj, ishin disa nga karakteristikat

e qeverisjes së kaluar dhe që dashje pa dashje

rëndojnë edhe mbi qeverisjen aktuale. Vërtet

kemi ministra të rinj dhe jo të përfolur për

afera korruptive, por kemi të njëjtin kryeministër,

i cili duhet të dëshmojë me prova se

do të ndërtojë një model të ri qeverisje. Dhe

për më tepër duhet ta bëjë këtë duke mos

patur komoditetin e numrave, me probleme

të brendshme në parti dhe me një koalicion

tashmë pa zemër me AKR pas zhgënjimit të

Behgjet Pacollit. Përballë një opozite të fortë

dhe një opinioni publik tepër të ndjeshëm,

Hashim Thaçi nuk mund të bëjë sikur por

duhet të japë prova reale të ndryshimit. Një

testim të parë do të ketë pak a shumë pas

një viti kur do të votohet për presidentit e

Republikës.

Për mandatin e dytë të kufi zuar të Hashim

Thaçit numërimi mbrapsht ka fi lluar. Patericat

e marrëveshjes politike kanë rënë dhe

prej sot e tutje kabineti i tij do të gjykohet

çdo ditë për punën që do të bëjë. Kjo mbetet

dhe e vetmja mënyrë që një forcë politike

të rifi tojë besimin e humbur. Atë nuk ta jep

asnjë marrëveshje apo kompromis. Zgjatja e

përkohshme e jetës nuk do të thotë shpëtim

dhe dy vjet e gjysmë kalojnë shpejt.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!